Detyrimi moral

kjo tregon mendjemprehtesi ,Inkuzicion …
qe nje shembull te kontestit ne teks gjate debatit rreth veprimit .
ne perfundim te dites vie puntorja dhe duke dalur thote ndodhi ky deme material … ( ne te qintat e secondes mendova vleren e demit , nuk kisha si ta zevendesoja me , etje etj ) as toni i ult i saj as menjanimi i kokes ne shenje pervuajtje nuk qonte kandar ne shokin qe perjetova . dhe duke degjuar pa vemendje zerin e saj rreth hipotezave qe vetem ne fantashkence do te ndodhej nje dem vete, i pergjigjem me ze te prere , stop, ketu ti je per te vepruar , ky eshte funsioni yt , per te menduar jam une, mos me fyej intelegjencen me arsyetime te idiotafta ,perfundo punen . ( dhe dola une duke mbyllur deren , jo ajo! )
Ketu fillon kontesti ne zbatim( qe eshte adn -ja e gjithe testit .) Sot fillon dita ,une bej sikur ska ndodhur asgje dhe me vie tek tavolina me krenarin e dinjitetin e budallait ( shifej reaksioni ne vetebesim , shtjellimi i gjate qe problemi kishe marrur ne koke te saj ne kohe kishte humbur rendesin e veprimit te shkaktuar dhe transformimi i saj kishte kaluar nga ekstrimiteti ne extrimitet , me nuk e kishte pervuajtjen ) dhe mu drejtua bukfal . Shiko Dafne , Une kam zgjedhur heshtjen si pergjigje per ekcesin e djeshem …
wow , shprehja ,une kam zgjedhur ,… me ndroj total disponimin , dhe ju ktheva me ze autoritar , ti nuk luxin e perzgjedhjes , a e kupton ? Ti nuk e ke luxin e perzgjedhjes , vetem pas momentit te fakturimit te demit qe shkaktove nese ta kisha zbatuar dhe ishe ti e demtuar ne kete rast ,do te kishe te drejten e perzgjedhjes se veprimit ,te heshtesh apo te reagosh , A e kupton qe ne kete rast nuk e ke asnje te drejte sepse ti nuk je e demtuar ?
Po pra, ishte pergjgjia e saj , ( kurr nuk e morra vesh pse matan kufirit e perdorin kete pohim qe eshte ne kontest me veprimin qe thone apo kryejne )
Po pra , me thua ? Po pra dhe une po them , dje e perfundove me heret , sot nga ky moment merre pushimin vjetror dhe 3 jave reflekto si te komunikosh me mua … je e lire …
Sipas gjithe ksaj Inkuzicion , kuj ti ve theksin e gjemes , kontestit qe me irritonte apo testit qe veq me demtoj …?

per kete problem, tekst-kontekst, kam komentuar shpesh. Qe te mos ndodhin keqkuptime, dhe midis meje dhe teje ndodhin shpesh per shkak te gjuhes amë (per shkak te kontekstit :smiley:), duhet me ra dakord se çfar quhet tekst dhe çfare quhet kontekst, ndryshe njeri i bie gozhdes, tjetri patkoit, dmth njeri i bie tekstit e tjetri kontekstit :smiley:.

Më në fund duke ecur në një shteg pylli e gjeta zgjidhjen e një problemi tepër të rëndësishëm, i cili më mundonte që prej kohësh. Arrita deri edhe ta formuloj diskursin e plotë në mendje, por meqe nuk kisha njeri pranë për t’ja komunikuar, e harrova krejt idenë me ta formuluar.
Harresa ishte definitive, pa shpresë rikujtimi e ringjalljeje, gjë që më la një brengën e një vepre të shkuar kot, të pakryer si vepër dhe të pakallur si brengë. Por të paktën mbeti në bejleg ideja e vlerës së dishepullit.

(nga Ditar i një fuksi)

Mbas disa vjetësh në mërgim në ato fillesa të lirisë, u ktheva në atdhe. Një shok i vjetër më mori në makinë nga aeroporti, dhe meqë i duhej t’i jipte makinës më la çunin e vet 3 vjeçar ta mbaja në krah ulur përbri tij.
-Nuk ke atë si punë ndenjëse të mbajtur me rripa (as fjalë shqip nuk ekziston) që shërben për të ulur kalamajt në makinë? Shoh që as tek vendi i pasagjerit nuk ka rrip për ta hedhur kraqafë, e as ti si shofer nuk ke! Nuk di si ja bëni për të udhëtuar, sikur të frenosh gaz drrasë se të del moca përpara, çuni të përplaset me kaptinë tek kroskoti, rrezik vdes në vend!? - i thashë i bezdisur.

-Ku ka tek ne nga këto salltanete të jashtme? Jeni mësuar keq ju atje; dava rrypi, më mirë pa rryp, je i lirë! - më tha gjysëm me tallje e gjysëm seriozisht.

-Problemi është se unë ndjehem i sëkëlldisur kur jam pa rrip, pra nuk ndjehem i lirë pa rrip! - i thashë.

Në këtë incident - që përmban në vete potencialisht një aksident - qendron i tërë problemi i botës, problemi i lirisë.

(nga romani Përse trokëllijnë këto bole?)

Pa rënë dakord me përkufizim se çfarë quhet tekst dhe çfarë quhet kontekst, me domosdo njeri i bie gozhdës, tjetri patkoit; dmth njeri i bie tekstit e tjetri kontekstit, sepse gozhda është Teksti (në modernitet i shpërfillur, mbetur vetëm si gozhda e Nastradinit), ndërsa patkoi është konteksti (qendra e botës është aty ku ka lidh gomorin Nastradini).

(nga romani Përse trokëllijnë këto bole?)

-Si është e mundur, ti sikur thoje që ajo është e mirë?

-Nuk e di si është, nuk e njoh dhe aq mirë, për të njohur si duhet tjetrin duhet të hash një furrë bukë me të. Ndryshet sillet njeriu kur është një javë ose një muaj mik në shtëpi, e ndryshe kur do banosh gjithnjë me të. Pastaj edhe i zoti i shtëpisë sillet ndryshe kur si zot shtëpie pret mikun, gjithçka është variabël. Por edhe në qoftë vërtet e mirë, nuk është gjithçka që duhet të jetë, një njeri i mirë është pretendent për të qenë viktimë.

(nga romani Përse trokëllijnë këto bole?)

Edison ypi po te vjedh idete :grinning:
Edison Ypi: Bole! - Shqiptarja.com

edhe un ate po pres me padurim dhe shprese qe ndonjeri te me vjedhe idete, por akoma s’ka sy per qabe, akoma s’ka te tille burra verdalle, sepse te kopjosh do te thote te besh te tuat idete e vjedhura, dhe te kopjosh idete e mia duhet te kesh fuqi me te madhe se Bolja e injorantit qe ka vene poshte Felen e intelektualit bythpamuk. Thene kjo per eksperience personale, sepse edhe un i kam te vjedhura idete, nuk i kam origjinale.

Njeriu është qenie e pabesë, por si intelektuali është akoma më i pabesë sepse justifikon intelektualisht pabesitë e tij (intelekti e ka këtë aftësi të gjejë argumenta logjike për të dyja bolet) dhe se është i përkëdheluri i shoqërisë që prej epokës së Iluminizmit, me kulm epokën e Komunizmit, ku “intelektual” ishte titull i një kaste aristokratike, që fitohej automatikisht me marrjen e diplomës universitare, e jo prej fuqisë së provuar të intelektit.

Ka një ndryshim të madh midis dikujt që të kërkon sepse ka nevojë për diçka nga ty dhe dikujt që të kërkon, sepse ka nevojë për ju - G. Stella.

Nuk ka asnjë ndryshim nëse ti je vetëm diçka që ka nevoja: nevojë e madhe dhe nevojë e vogël - i Modhi :smiley:

Të gjitha filozofitë dhe mendësitë relativiste, që tani shihen vërdallë me shumicë gjithnjë e më tepër, shërbejnë që secili të shofi bythën e vet, dhe miletit e intelektualëve t’mdhenj i shkojnë për shtat për bukuri, përderisa nuk bien viktima të bythës tjetrit. Në këtë rast të fundit ndryshon avazi, kthehet ngambrapa pllaka e gramafonit.

Shprehja “leximi midis rreshtave” rrjedh nga teknologja e perdorur nga spiunët e ushtrisë romake që zhytnin nje si pune lapsi në urinë për të shkruar nje dokument sekret midis rreshtave të një teksti çfardo. Një teknologji e ngjashme me funksionimin e bojes simpatike, ku shkronjat bëhen të dukshme vetëm duke ekspozuar letren një burimi nxehtësie.
Kjo qenkerka boja amoniakale dhe stilolapsi amoniakal me te cilen shkruajne ata qe flasin me filozofira te thella, nënkuptime të shifruara dhe fraza te pambaruara me në fund pika pika … (urine). Per here te pare kuptova pse nuk jam ne gjendje te kuptoj intelektualet e mdhenj postmoderne qe flasin gjithnje midis rreshtave.

-Ç’ke që zemrohesh? Eshte normale që bijtë të maten me atin që t’ia kalojnë.

-Ç’të kalojnë këta, as të dështojnë si unë nuk janë të zot!

(nga romani Përse trokëllijnë këto bole?)

Të mos e dijë dora e majtë çfarë bën dorë e djathtë - Mateu 6,3

Të mos e dijë bolja e majtë çfarë bën bole e djathtë - i Modhi :smiley:

Artisti postmodern është një i vetëvrarë me përkufizim, dhe që shpesh herë kryen edhe vetëvrasje me të vërtetë; ose më saktë kryente vetëvrasje në shekullin e kaluar (pothuajse rregull midis shkrimtarëve amerikanë dhe artistëve të Hollivudit), sepse tani nuk ka as forcën për tu vetëvrarë, rallë ndonjë tek-tuk.

Puristët në shkencë (dhe jo vetëm) parapëlqejnë konceptet abstrakte dhe universalë si të pastërt e të papërzjerë me konkretësinë reale utilitare. Tipik purist ishte matematicieni David Hilbert që përbuzte teknicistët dhe inxhinierët, të cilët sipas tij degradojnë teoritë matematike në përdorime praktike, në ndërtimin e makinave ose ndërtesave.
Puristët dehen me alkool të pastërt 95%, nuk humbin kohë të rrumbullosen me raki ose verë siç bëjnë pijanecët teknikë dhe inxhinierë në pijetore.

Shoku Enver i bën nder intelektualit të shquar disident, dhe sidomos babës së tij biologjik, i cili Kompleksin e Edipit (urrejtjen instiktive ndaj të atit) e hedh mbi bacë Enverin, të përdorur si kazan plehrash toksike.
Mjere brezat e rinj që kanë për kazan vetëm atin e tyre biologjik: disidentin xhaxhi veteran. Lumsi kopilat!

Kur shohim një person që vrapon nuk mund të themi dot kurrë me siguri nëse ai po shkon drejt një synimi, apo po i ikën një problemi.

(nga romani Përse trokëllijnë këto bole?)

1 Like

Kur shohim njerzimin që vrapon me dihatje drejt progresit me llapën jasht, nuk mund të themi dot kurrë me siguri nëse ai po shkon drejt një finaliteti historik, apo po i ikën një problemi, gjithashtu historik.

(nga romani Përse trokëllijnë këto bole?)

Sipas Testamentit te Vjeter (Es 20.5, Lv 26.39 dhe Is 14.21), faji i baballarëve bie mbi fëmijët.
Sipas Dt 24.16 dhe Ez 18.20, faji i baballarëve nuk bie mbi fëmijët.

2 bolet e Marlonit bien mbi te gjithe, eter dhe bij.