Detyrimi moral

Problemet politike nuk zgjidhen nëpërmjet politikës, edhe sikur politika të jetë në plan të parë; sqepari nuk e gdhend dot bishtin e vet.

(e njejta gjë mund te thuhet per ekonominë dhe çdo veprimtari tjeter kulturore)

Besimi tek Tjetri (ose i Afërmi sipas fetarëve) i vesh edhe merita që nuk i ka, mosbesimi i heq edhe ato që ka; nuk ka të mesme të artë në ndjenja. Sidoqoftë del me humbje, e për këtë arsye ka më leverdi besimi.

Një presor fiskulture po më shpjegonte që nëse atleti nuk bën stërvitje të programuar me synime gjithnjë në rritje nuk arrin rezultate, mbetet në vend numro, madje humbet formën sportive nëse përsërit të njëjtën ngarkesë stërvitore.
Me fjalë të tjera nëse nuk bën përpara, mbetesh ngambrapa, nuk rri dot në të njëjtin vend ose nivel, nuk ekziston mediokriteti i artë; dhe jo vetëm në stërvitje sportive, por në çdo veprimtari njerzore, edhe në ato kulturore. Për këtë arsye kush del në pension në të njejtë punë, shembull më tipik burokratët, kanë muskulaturë mendore të squllët.

Qenia kundër vaksinimit e no vax është frikë primordiale dhe instiktive nga gjilpëra, gjithashtu edhe e natyrshme sepse organizmi në origjinë është i krijuar si i tërë në harmoni, dhe lëkura është mbrojtëse e kësaj tërësie harmonike. Çdo ndërhyrje si trup i huaj prish harmoninë dhe tërësinë origjinale mëvetore të organizmit njerzor që ngjason simbolikisht me Kozmosin.

Sa herë bëj një gjilpërë, dmth fus ne trup një lëng të huaj, reagimi i parë instiktiv është tmerr arketip no vax si në fëmijrinë e hershme. Më pas kujtohem që jam njeri i shkencës, dmth modern i shkolluar, shtërngoj dhëmbët dhe i rezistoj shpimit të lëkurës.

4 orë udhëtim në mes te zhegut me diellin që më rrihte përmbi kokë. Më në fund një çezmë publike në të hyrë të një katundi, gjë fort e rrallë në këtë kohë individualiste “o Mete për vete”, që bëhet edhe shumë e çmueshme dhe e domosdoshme sepse kam harruar të mbush paguren, fyti më është enjtur nga etja, rrezik dehidratimi. Nuk e ke idenë çfarë kënaqsie të përkulesh dhe të pish ujë në pëllëmbë të dorës në një çezmë katundi mbas orë e orë udhëtimi në mes vapës së gushtit.
Vetëm mbasi u zhdëpa me ujë të freskët u kujtova se me të njëjtën dorë që kisha hapur rubinetin, kisha bërë pëllëmbë për të pirë ujë pa respektuar masat e mbrojtjes koronavirus.

(nga Ditar i një fuksi)

Dëshmi taze e artit të prodhuar në epokë e pandemisë: tani nuk bëhet më fjalë për përhapje, shtrirje dhe shtim galopant të perversionit si dikur kur nuk të kërkonte njeri pashaportën për të hyrë në kafene, por për ekzaltim të perversionit.

Njerzit dëshirojnë, me të drejtë, të ndodhin ngjarje të mëdha, por ngjarjet e mëdha duhet të paraprihen nga vizione të mëdha. Ndryshe ndodhin vetëm ngjarje zulmëmëdha, krisëm e ropamë pa gjë në trajsë.
Nuk ka vizione të mëdha, nuk ka ngjarje të mëdha; nuk ka si të ketë.

-E shikon atë qenushin agresiv që po leh vazhdimisht mbas gardhi? Shikoja organin seksual, e ka më të madh se trupi!

-Bravo i qoftë, e paska arritur ambicjen e njeriut modern për të pasur organin gjenital më të madh se trupi.

(nga romani Përse trokëllijnë këto bole?)

Demokracia nuk ka vizion, qëllim dhe finalitet, përveç funksionit të bllokojë diktaturën dhe vizionin e ofruar prej saj.

Intelektuali di vetëm ç’ka dijnë librat, më tepër nuk ka nevojë, kusurin e di gruaja ose shërbëtorja e vet.

-Muajin e ardhshëm merr fund asistenca e papunësisë, punë gjen një lesh në këtë situatë katastrofike, pare mënjëanë shum pak, mbas disa muajsh 0 lekë, rrezik ngordhim për bukë.

-S’ka gjë, më mirë të ngordhësh urie se nga dhjamosja, hipertensioni dhe sëmundja e sheqerit.

(nga Ditar i një fuksi jasht shtetit)


faleminderit tiku

1 Like

mirjam, kur shkarkon nje foto (ose kur shkruan) ne peshk, ne te djathte te shfaqet imazhi paraprak, poshte te cilit ke tre shifra 100%, 75%, 50% si opsione mundesije zvogelimi te foto. Provo te klikosh mbi 75% ose 50% sepse foto qe ke botuar eshte e manget, i mungon nje pjese sepse me e madhe sa duhet per tu pare e plote.

1 Like

Diskutimi është thjeshtë argëtim, nuk arrihet kurrkundi duke folur mbrapë e prapë sipas qefit, gjuha, si do gjë e krijuar, është natyrshëm bipolare në rastin më të mirë ose ambige në rastin më të keq. Me fjalë tjera gjuha i shpjegon gjërat të paktën në dy mënyra të ndryshme, komplementare në rastin më të mirë ose të kundështueshme në rastin më të keq, të dyja të ligjshme nga pikëpamja e logjikës formale. Duhet të hyjë ndjenja në lojë për të vendosur zgjedhjen informale.

Ketej po luten per punetore e s’po I gjejne.kemi ca fabrika paketimi te pulave ne nahijen tone .Para do kohesh bera sehir ne haberet e akshamit ne tv local se si ICE (emigracioni) raided the place e zuri nje tufe meksikanesh pa letra te cilet punonin per $10-11 ne ore e I perzuri.kuptohet haberi u pasua me intervistat e kaureve lokale te indinjuar nga punesimi I punetoreve te padokumentuar te cilet sipas ketyre trashaluqeve zinin vendin e punes amerikoneve te cileve u hane duart per pune .ka nje nje muaj Nashi qe tv local ben reklama oferte punesimi ne spanjisht duke iu lumtur meksikaneve te vijne te punojne per $15 ne ore + $2500 bonus nese qendrojne ne pune per nje vit .kuptohet qe kjo kosto do te reflektohet ne cmimet e ushqimit .

Alba, besoj qe ky eshte nje fenomen lokal. Apo tek ju kan vdek nga gripi shume puntore si ne France? :smiley:

Aksioni paraprin discursin ilustrues.
Në fillim veprohet, dhe mbi bazë të veprimit konkret, arsyetohet dhe sqarohet përse, qysh e tek e veprës. Kurse vërdallë shihen vetëm filozofë të mëdhenj e të vegjël që vazhdimisht prodhojnë arsyetime pa bërë veprime. Edhe e vërteta më e madhe, pa aksion transformohet në falsitet dylekësh.

https://www.google.com/amp/s/www.cbsnews.com/amp/news/job-openings-jolts-report-11-million/

artikulli eshte shembull perfekt qe eshte e pamundur te gjenden motivet me te thella te shpirtit njerzor, qe ekonomia eshte shkence e pamundur (edhe politika).

sidoqofte menyra çeshtja e punesimit eshte kryesorja qe dallon Evropen nga Amerika. Ketu, mesa di per kete òeshtje (nuk di shume), eshte nje situate krejt tjeter.

Prandaj dhe amerikanet deshtuan ne Afghanistan.Sherret e afganeve jane te pakuptueshme per ta qe mendojne qe mendojne se me pare e bumje zgjidhen te gjitha .E pranojne se europianet jane po aq gurmaz preres por e kane bere per pasuri e pushtet .Ndersa atje ka vetem gure e pluhur ,e gjithnje Sa here dilte ne ekran Afghanistan behej pyetja :po perse vriten?veten vrafshin,ne duhet te ikim prej andej …