Diskutim i lirë - dhjetor 2016

Duke filluar nga janari 2017 do kenaqemi prej verteti.
Për momentin, prova teknike : :joy:


https://mobile.twitter.com/GeorgeTakei/status/810123529219870720

Me ka marre malli per pa censuren, per disa dialoge te sinqerte edhe pse kundershtues, per hidhje-pritjet gjith lezet,etj,etj. Peshku sot,modern ,i bukur ne pamje,plot me opsione porr me jep ndjesine e Bicentennial Man. :pensive:

Ndoshta ngaqe mungon Brad?

Pershendes @ACDC dhe @Whitesnake: https://www.facebook.com/thegirlgod/photos/a.247135242001934.50049.246744282041030/1122089874506462/?type=3&theater

Me ka marre malli,shume me ka marre….

http://www.whatismymovie.com/results?text=remo+tare+remo

http://www.gazetatema.net/web/2016/12/19/si-kane-perfunduar-universitetet-private-qe-u-mbyllen-2-vjet-me-pare/

Bravo, Edvin Kristaqi!

1 Like

Po kjo gazeta Tema si ka përfunduar?!

Konfirmohet vdekja e amb rus ne Turqi

Signora Korrikse, ketu diskutohet ne vazhdim, dhe çfar ndodhi me lart midis teje dhe “atyre personave” eshte nje konstante banale e bere boze ne Peshk. Eshte gjithashtu banale qe boza midis jush dhe “atyre personave” here pas here ka pas natyre ideologjike, e me shpesh natyre politike si bole te pjerrta majtas dhe djathtas. Qe ne vazhdim ju i qelloni boleve te njeri tjetrit edhe per shkaqe te ulta (si edhe ne kete rast), eshte gjithashtu banale, jo vetem ne rastin tuaj, por edhe te miletit ne pergjithsi, sepse dihet qe konfliktet politike degradojne rendom ne konflikte ordinere.

Ti dhe shkaba e keni shprehur hapur perkatsine tuaj si fele majtas, nuk e fshihni si une, gje per te cilen, nese te kujtohet, me ke uruar te me bjere kanceri ne gryke. Rast me te mire nuk gjen per te ilustruar idene se si konflikti politik degradon, dhe ne rastin tenden me dashje dhe duke gabuar rende, ne konflikt ordiner.

1 Like

Tiku kam vetem nje saktesim per veten time persa i perket komentit tend. Nuk me intereson asnje parti ne shqiperi. Me intereson shqiptari dhe vendi im. Nuk zihem per çeshtje politike, i mirkuptoj bindjet e sekujt. Nuk para kam qejf njerzit qe te lodhin koken qofte se flasin shume apo bejne sikur dine shume duke fol pak. Dhe e fundit, ketu hyj vetem per “nje dore muhabet” me ata qe kane qejf dhe kuptohemi dhe sigurisht per te lexuar ndonje koment (1 ne 100) qe ia vlen. Ti i ke kredencialet e tua dhe pavaresisht se mund te mos jem 100% dakord me çfare shkruan prape te lexoj me kenaqesi.

2 Likes

E kam vene re simpatine tende dhe te jam mirnjojhes.

Ndersa per poziten tende them se eshte kollaj te thuash me intereson shqiptari dhe vendi im, por fatkeqsisht ne pergjithsi Korriksja ka te drejte kur mundohet te gjeje perkatesi politike te fshehur, ne menyre te pandergjegjshme apo te ndergjegjshme, mbas çfadolloj pozite, edhe poziten qe ekspozon ti. Nuk shpetohet kollaj nga politika, ne qoftese te kujtohet atebote deri edhe indiferenca konsiderohej akt politik, biles shume agresiv. Eshte çeshtje hapsire, deformimi te hapsires, s’ke nga e lu bishtin, o kendej o andej do jesh pa tjeter. Ka vetem nje mundesi tjeter te vetme: te jesh mbipolitik, dmth te akuzohesh nga te djathtet qe je i majte (komunist) dhe nga te majtet qe je i djathte (fashist). Dmth te jesh gjithnje ne kryq, gjithnje i qelluar nga te dyja bolet.

Vlonjat, po e ndaj veçan kete koment per ty se ka rendesi.

deklarata tende se te intereson shqiptari dhe vendi yt nje trup gjykues i majte klasik do ta akuzonte per te djathte, sepse te majtes klasike i interesonin edhe vendet e tjera, i interesonte bota si e tere, dmth ne plan te fundit interesimin per vetem vendin tend e quanin te gabuar, interes egoist.

1 Like

Po pra kete po them dhe une, nuk mund te pranoj te shoh realitetin me syzet e pd apo ps. Problemi eshte te kjo shprehja qe ke thene me lart, duhet te presesh goditje si majtas dhe djathtas por jo kendveshtrim objektiv.

Vlonjat, megjith rrezikun se mund te dukem mendjemadh e qendroj me lart se te tjeret, nuk kam nga luaj as une nga e verteta, do ta them si eshte.

Ka dallim te jesh i barazlarguar politik nga mbi politik, kjo e fundit permban nje dimensjon me teper, ate fetar.
Nga pikpamja e goditjes se boleve nga te dyja anet, jam dakord se eshte njesoj, vuan njesoj, por kjo nuk ka shume rendesi per çfare dua te them, ka rendesi per veten tende, sepse vizonin per boten e ke sipas dimensjonit ku ndodhesh, sa me lart aq me teper rrok nga bota, perfiton me teper. Ndryshe vuajtja te shkon per dhjame qeni.

bravo Bleta se the thjesht dhe bukur çfar kam thene me siper, qe ne thelb te tere duan para, sepse “siguri jete, sherbim te denje shendetesor, konkurrence te ndershme per femijet e tyre, shkolla te hajrit …” jane para te materializuara.

Ku eshte ndryshimi prej Shkabes dhe kundeshtareve te tij?

Pra kot e shani Shkab Prezerven, ose, sipas psikologjise se thellesise, prandaj e shani.

Ne thelb te tere duan te mbijetojne, se kafshe jemi thelle thelle! Por kur ke nje iluzion qe nuk jeton ne xhungel, po ne qyteterim, atehere logjikisht ke dhe pretendime pertej te qenit kafshe. Nuk mendoj qe Shqiperise i kane munguar parate, sepse para kane ardhur pa fund. I kane munguar njerezit e duhur, sepse i kane perzene dhe i perzene perdite.
Une nuk jam as kunder as pro shkabes, realisht s’me intereson fare, po ai pergjigjet te gjitheve dhe e ka kthyer ndarjen pro dhe kunder. Ku pe ti ta shaja njehere? Nese nje njeri eshte i lumtur e para e punes nuk vjell vrer, Keshtu qe shkaba vete e hedh poshte lumturine e madhe ne te cilen jeton.
Kur flas une flas per problemet qe shoh, sepse rris femije ne kete vend, punoj dhe jetoj dhe ndryshe nga si mendon shkaba kam dhe shume para :). Kjo nuk mi erreson arsyen dhe vetedijen!

1 Like

jo e dashur Bleta un nuk mendoj si ty dhe nuk besoj si ty qe te tere duan te mbijetojne dhe per me teper jemi kafshe thelle thelle. Nuk mendoj as si Franc Kafka qe ne jemi insekte, zgjohemi ne mengjez buburreca, grenza apo blete.

Un mendoj se thelle thelle njeriu ka origjinalisht natyre hyjnore, dhe ne se beson dhe vepron si kafshe, bie me poshte se kafshet qe jane origjinale. Njeriu ka humb origjinalitetin, prandaj eshte bere si Shkaba dhe Darvini.

:grinning: Ok, ti ke mendimin tend! Tani madje do filloj dhe une ta shoh veten si hyjnore, mbase mesohem me kete ide!

Shum mire Bleta, vetem se ne fillim do te kesh ca telashe, sepse mendimi, ndryshe nga si rendom mendohet, nuk eshte nje proçes abstrakt ne vetvete, por eshte proçes real me pasoja konkrete, implikon automatikisht veprime. Dmth neqoftese vertet mendon nje gje, atehere konsekuencialisht vepron per ta realizuar ate gje, pak a shume si ne rast programimi.

Te mendosh vertet qe ke potencjalisht natyre hyjnore dhe je rrethuar nga krijesa te rena me poshte se kafshet, dhe te veprosh per konseguence, nuk e ke aq kollajte jeten. Keshtu qe mendohu mire para se te mendosh qe ke natyre hyjnore. Ndoshta te bjen me mire te mendosh si Kafka ose Kadareja qe je bu-burrec, te japin edhe çmim Nobel.

Ditet e mira pasketaj vine!

4 Likes