Diskutim i lirë - dhjetor 2016

se paskam harru me u mirmjesu me Manjolen.

Mirmengjes Manjola! Çfar insekti je zgju sot?

1 Like

miremengjesi shpretke e manjoles

Te japin dhe cmim nobel :joy:

Jo vetem kjo, por tgjitha fjalite e ketij komenti jane best of Heretik.

Manjola, shpejt 10 zemra rresht per heretikun.

1 Like

shkaba nuk lufton me eren, por lufton konkretisht qe Peshkun ta beje pershesh fare.

Shkaba i ndershem dhe i kualifikuar perfaqson dhe misheron totalisht çfare ne te gjithe kemi me te ndyre dhe shkaterrimtare ne skutat me te errta te shpirtit tone, ndryshe nuk shpjegohet se si vazhdoni t’i jipni pergjigje dhe ta konsideroni, bile edhe ta vlersoni si i ndershem, i kualifikuar, dhe ndokush si Korriksja, si hero luftetar qe qellon pa pushim me shkelma bolet e PD-se.

1 Like

Kjo temë u sinjalizua nga komuniteti dhe është fshehur përkohësisht.

1 Like

https://www.youtube.com/watch?v=dvNkdakBexU

Jo mos qaj ti o njeri i vetmuar
Se jeta doren ty nuk ta dha
I lene ne mes te rruges
Ti dhimbjen mban ne krah
Ne qiell je…

I zhytur ne mendime
Per endrrat pa mbarrim
Per ty si shpetimtar
Vec droga kish kuptim

(refren)
Mos qaj, mos qaj
Mos qaj per vdekjen o njeri
I lene, (i lene), menjane
Ky ishte fati yt i zi

Jo tani asgje ti me s’mendon
As zemren se degjon, larg vetes je
Rri pret i shtrire ne trotuar
Qe vdekja te te marre me lot ne sy

I zhytur ne mendime
Per endrrat pa mbarrim
Per ty si shpetimtar
Vec droga kish kuptim

(refreni)

Jo mos qaj ti o njeri i vetmuar
Se jeta doren ty nuk ta dha

Pershendesim gjithe antaret qe jetojne ne nje bote makabre pa pike intimiteti!

http://www.gazetadita.al/rama-perkujton-20-vjetorin-e-vdekjes-se-aktorit-italian-marcello-mastroianni/

http://www.dailymotion.com/video/xfec9d_interview-de-michel-piccoli-sur-le-general-de-l-armee-morte_news

http://www.gazetadita.al/rama-ate-qe-i-kane-bere-prones-gjykatat-e-ketij-vendi-nuk-e-ka-bere-asnje-pushtues/

se kam harru me pyt: per kurjozitet
A u kapen najhere ato banditat qi vodhen ato paret ne Rinas?

Jane propozu per drejtore policie, fiqo. Biles Sajmia u ka leshu formulare standard qe leshohen zakonisht pasi pytet per sjelljen e familjeve respektive

1 Like

Kjo temë u sinjalizua nga komuniteti dhe është fshehur përkohësisht.

Elvis Roshin e paska hetuar edhe DEA amerikane.

Tamam ta kepusin. Dhe kjo vec nga historite e verteta te Anabel. Pse nuk sjell dhe disa nga Anabel MAMA?

1 Like

You know you are Albanian when:

Per ca gjera ja ka fut kot, po ca te tjerave ju ka rene ne koke.

1 Like

Kjo temë u sinjalizua nga komuniteti dhe është fshehur përkohësisht.

1 Like

41 arsye, ja si dallohet lehtë se jeni një shqiptar

Uebsite-i i njohur amerikan “Buzz Feed” ka publikuar një artikull në të cilin rendit disa nga gjërat që i karakterizojnë shqiptarët, nën titullin “E dini që jeni shqiptar kur…”

Një formë ironie dhe humori kjo, për të dhënë përshtypjen se cilat janë karakteristikat më tipike të shqiptarëve.

1-Gjysma e njerëzve që njihni janë kushërinjtë tuaj

2-Lini bakshish edhe në supermarkete

3-Në dasmën tuaj keni rreth 400 të ftuar (Ndërkohë njihni ¼ e tyre)

4-Nëse jeni nga Kosova, Maqedonia apo Mali i Zi praktikoni turizmin patriotik – Nëse vizitoni gjirin shqiptar çdo verë të jetës suaj, e nëse shpenzoni aty paratë jeni një patriot i pamohueshëm

5-Shanset janë, që në shtëpinë tuaj ka më shumë alkool se sa në lokalin e lagjes tuaj

6-Nuk mund të vishni të njëjtin fustan në dy dasma

7-Sa herë që gjyshi juaj sheh politikanë në televizor do t’i bërtasi atyre për 20 minuta

8-Përdorni raki për çdo gjë

9-Mamaja juaj është e fiksuar për të pastruar shtëpinë shtatë herë në ditë

10-Çdokush rreth jush di si të shajë në shqip

11-Gjyshja juaj pëson atak në zemër nëse nuk keni ngrënë

12-Frigoriferi juaj ka më shumë mish sesa supermarketi

13-Jeni me katër miq në tavolinë dhe secili ka bindje të ndryshme politike

14-Një djalë që keni qejf ju pyet “A jeni vajzë e mirë?” dhe ju bëni çdo gjë për ta bindur

15-Edhe një muaj pas Vitit të Ri ju vazhdoni dhe hani Bakllava

16-Për ju dita më e rëndësishme e vitit është nata e Vitit të Ri

17-Jeni krenarë për Dua Lipën, Bebe Rexhën, Rita Orën dhe Era Istrefin

18-Shqiptarët martohen vetëm me shqiptarë

19-Habiteni (në mënyrë pozitive) kur serbët nuk ju shajnë apo komentojnë në videot tuaja në Youtube.

20-Prindërit e miqve tuaj shqiptarë gjithmonë ju pyesin se si fëmijët e tyre shkojnë në shkollë (sikur nuk jetojnë me ta).

21-Kur prindërit tuaj nuk janë në shtëpi, dhe një nga miqtë e tyre shqiptarë ju telefonon, bëni mirë të keni një shpjegim se ku janë prindërit.

22-Ekziston gjithmonë një i afërm me të cilin gjyshërit tuaj nuk flasin.

23-Nëse jeni ftuar për darkë, ata që ju mirëpresin refuzojnë ta besojnë se stomaku juaj ka një limit, dhe ofendohen kur ju nuk e mbaroni pjatën e pestë.

24-Keni frikë të kolliteni apo të teshtini para prindërve sepse automatikisht ata do ju bërtasin pse jeni sëmurë.

25-Gjyshja juaj do të çohet e do t’ju përgatisë ushqim edhe nëse është në shtratin e vdekjes.

26-Të gjithë miqtë tuaj janë lodhur duke dëgjuar nga ju se Nënë Tereza, Eliza Dushku, Vëllezërit Belushi dhe krijuesi i Viagrës kanë origjinë shqiptare.

27-Mbani ndonjë lloj forme të flamurit shqiptar, në bluzë, në varse, tatuazh ose sfond në telefonin tuaj celular.

28-Mamaja ju detyron të vishni një “kanatjere” sa herë që dilni që të mos ftoheni.

29-Festoni të gjithë festat fetare, pavarësisht besimit tuaj

30- Jeni në restorant me familje të tjera shqiptare dhe ka një sherr 10 minutësh se kush do paguajë, që përfshin sharje, goditje dhe madje grisje të parave.

31-Mamaja ju bërtet në shqip përpara shoqeve të tua të huaja

32-Babai juaj gjithmon tenton të bashkohet me komunitetin shqiptar

33-Jeni futur në telazhe në klasë të 10-të kur bëtë me bojë murin e klasës me flamurin shqiptar

34-Kur jeni me një shqiptar dhe nuk i dini emrin, thjesht i thërrisni “ej Shqipe”

35- Keni ose një Mercedes të zi ose një BMË përpara shtëpisë tuaj

36-Prindërit tuaj ju tregojnë histori se si ecnin 8 milje në 1.5 meter trashësi bore zbathur në kodra e male për të shkuar në shkollë

37-Flisni rreth një orë para derës kur largoheni nga shtëpia e dikujt

38-Përdorni qese ushqimesh për të hedhur mbeturinat

39-Babai juaj ka therur derr apo qingj

40-Shkoni në festa shqiptare vetëm për t’u dukur

41-Bëheni shumë shpejt me nerva

Kjo temë u sinjalizua nga komuniteti dhe është fshehur përkohësisht.

Kane harruar 42 - Duhet t`ju lusin 3 here qe te pranoni per nje gje edhe pse po vdisni per ta pasur ate, por thjesht nuk duhet te pranoni me te paren

1 Like

43- Sa do hall i modh t’iu kete rene ne koke, iu lehtesohet gjysma kur merrni vesh se nji i njohuri juaj ka bo aksident te rende me makine ( u bo bytha atij me makine te re ).

2 Likes