Diskutim i lirë - Korrik 2018

Nga Owen Jones*

Mediat britanike po përndiqen nga një spektër i ri, një spektër me qëndrime negative ndaj kapitalizmit.

Qëkur shkrimtarja dhe akademikja Ash Sarkar tha në një TV kombëtar: “Jam komuniste, o idiot”, e djathta u shtrembërua me tmerr. Zelli me të cilin iu qepën opinionistët komentit të papërgatitur të Sarkar, për të rihapur diskutimet mbi luftën e ftohtë, tregon shumë.

E djathta është tmerruar nga fakti që po humbet betejën e ideve kundër së majtës, pasi vitin e shkuar laburistët e Xheremi Korbinit i lanë konservatorët pa një shu micë parlamentare.

Veçimi i paqëllimshëm që i bëri Sarkari vizionit komunist të Marksit nga sistemi totalitar i Stalinit (një shoqëri pa shtet, pa klasa, ku njerëzimi çlirohet nga puna me rrogë), e bëri revistën “Elle” të deklaronte se “ajo ishte vërtet një komuniste, dhe heroina e tyre”. Gazeta “Telegraf” argumentoi: “Komunizmi ka çuar me miliona drejt vdekjes. Pse të duket bukur ta mbash të shkruar në bluzë?” Ndërsa për Douglas Murrayn e “Spectator”, Sarkar nuk është më mirë se një fashiste.

Mos më keqkuptoni, regjimet që morën emrin “komuniste”, që nga Stalini e deri te Pol Poti, kanë kryer krime të tmerrshme. Por, për të djathtën, rikthimi i interesit te komunizmi para-stalinist i Marksit, është shembulli më ngjethës i rënies së supremacisë ideologjike. Për ata, komunizmi është sinonim i krimeve që lanë me dhjetëra miliona të vdekur dhe asgjë tjetër. Kapitalizmi, në anën tjetër, paraqitet si një motor zhvillimi njerëzor, pa gjakderdhje e pa faje.

Historia e kapitalizmit është më e ndërlikuar se aq. Nëse do të lexosh lavde të shfrenuara për kapitalizmin, do t’i gjesh pikërisht te Manifestoja Komuniste e Marksit dhe Engelsit: “Dinamizmi revolucionar i kapitalistit,” shkruajnë ata, “ka krijuar mrekulli që ua kalojnë piramidave egjiptiane, ujësjellësve romakë dhe katedraleve gotike.” Por kapitalizmi është një sistem ekonomik i zhytur në gjakun e milionave.

Sigurisht, kjo nuk i shfajëson tmerret e stalinizmit: modeli totalitar që zhvilloi dhe eksportoi regjimi i Stalinit, u hoqi lirinë miliona njerëzve dhe shkaktoi vdekjen e shumë të tjerëve. Po ashtu, milionat që vdiqën nga zia e bukës në Kinën e Maos nuk mund të harrohet kurrë. Megjithatë, numri i lartë i këtyre viktimave nuk i ndihmon mbrojtësit e kapitalizmit aq sa do të dëshironin. Sipas Librit të Zi të Komunizmit, një pikë referimi për të djathtën, rreth 100 milionë njerëz janë zhdukur nga regjimet që vetëquheshin “komuniste”, shumica prej tyre nga Mao Ce Duni në Kinë. Ekonomisti nobelist, Amartya Sen, shkruan se në vitet 1950-1960, politika katastrofike e Maos, e quajtur “Hapi i Madh Përpara”, ka sjellë vdekjen e 23 deri në 30 milionë njerëzve.

Por, ai vëren gjithashtu në një shkrim të vitit 2006, se në mesin e shekullit të 20-të, si Kina, ashtu dhe India, kishin të njëjtën mesatare jetëgjatësie të popullatës, rreth 40 vjeç. Pas revolucionit kinez u bë një ndryshim i madh. Në vitin 1979, mesatarja e jetëgjatësisë në Kinën e Maos ishte 68 vjeç, 14 vite më shumë se në Indinë kapitaliste. Mesatarja e ulët e jetëgjatësisë në Indi shkaktonte vdekjen e 4 milionë banorëve në vit. Pse nuk shihet kjo si vrasje e shkaktuar nga kapitalizmi?

Kapitalizmi është ndërtuar që në fillim me gjakun e miliona njerëzve. Që nga shekulli i 17-të e më mbrapa, tregtia trans-atlantike e skllevërve u bë një nga shtyllat kryesore të kapitalizmit. Shumica e pasurisë që ka vënë Londra, Bristoli dhe Liverpuli, që ishin portet kryesore për tregtinë e skllevërve në Evropë, vinte nga puna e afrikanëve të skllavëruar. Kapitali i mbledhur nga skllavëria, që nga duhani, pambuku dhe sheqeri, solli revolucionin industrial në Mançester dhe Lankashër. Shumë prej bankave të sotme, madje, e kanë pikënisjen nga kapitali që vunë nëpërmjet skllavërisë.

Edhe kur tregtia ndërkombëtare e skllevërve nisi të binte, kapitalizmin perëndimor po e pasuronin paratë e përgjakura të kolonizatorëve. India kishte kohë që sundohej nga Britania, fuqia kryesore e kapitalizmit në botë: siç shpjegon “Holokausti Viktorian” i Mike Davisit, në Indi kanë vdekur rreth 35 milionë njerëz nga disa zi buke që ishin krijuar në mënyrë të panevojshme, në një kohë kur India eksportonte me miliona tonë grurë në Britani. Kjo ishte një lopë e majme për paratë e kapitalizmin dhe në shekullin e 19-të u bë burimi kryesor i të ardhurave të vendit. Perëndimi është ndërtuar mbi pasuri të vjedhura e të marra nëpërmjet nënshtrimit të popujve, me një çmim shumë të lartë njerëzor.

Evropa kapitaliste nisi t’i importojë vetë tmerret që u kishte shkaktuar të tjerëve, por vetëm në shekullin e 20-të. Depresioni i Madh është kriza më e rëndë e kapitalizmit, e cila krijoi pakënaqësitë popullore që çuan drejt fuqizimit të nazistëve. Në vitet e para të regjimit të Hitlerit, bizneset e mëdha gjermane, të cilat i druheshin fuqisë të së majtës, bënë kompromise të ndyra me nacional-socialistët dhe i panë nazistët si një armë me të cilën do të godisnin komunistët dhe sindikalistët njëherazi. Bizneset gjermane u kishin dhuruar fonde nazistëve, si para se të vinin në pushtet ashtu edhe më pas, që nga korporatat industriale si IG Farben dhe Krupp. Shumë biznese kanë përfituar nga puna skllavëruese e nazizmit dhe nga holokausti, si IBM, BMW, Deutsche Bank dhe Grupi Schaeffler.

Është e mundur të kesh besim me pasion te kapitalizmi e t’i drejtohesh si i vetmi sistem që funksionon, por jo pa pranuar hijet e errëta që ka, si dhe rolin në episodet më vrastare të historisë së njerëzimit. Por, ta shkelësh me këmbë idenë se ka dhe alternative të tjera veç kapitalizmit, ide që bazohen mbi të tjera vlera e parime, kjo i shërben vetëm funksioneve politike.

E majta radikale demokratike ka kohë që e ka pranuar makthin e sistemeve totalitare si dhe ka reflektuar shumë për mënyrën se si ndodhi. Por, mbrojtësit e papenduar të kapitalizmit nuk e kanë shqyrtuar fare të shkuarën e vet. Ka politikanë dhe historianë të respektuar që vazhdojnë të mbrojnë kolonializmin, pavarësisht tmerreve groteske. Nuk është e drejtë që socialistët demokratë të shekullit të 21-të të kundërshtohen duke u sjellë si shembull ditët e errëta të sistemeve totalitare të shekullin të 20-të.

Të shpresosh në krijimin e një bote ku mund të ketë mjaftueshmëri materiale, të çliruar nga shteti e që bazohet në bashkëpunim, nuk e bën dikë vrasës totalitar. Edhe nëse nuk besoni se kjo mund të ndodhë ndonjëherë, kjo s’do të thotë që duhet t’i dorëzohemi fundamentalizmit të tregut, si për shembull ndryshimet klimatike (të shkaktuara nga një rend ekonomik që nuk e ruan mjedisin) gjë që do të sjellë shkatërrim në planetin tonë. Një shoqëri e drejtë e demokratike po pret që të lindë, një shoqëri që do të ndahet nga të gjitha sistemet e dështuara të së shkuarës.
/The Guardian

Well seen !

Po me kujton nje artikull qe lexova para disa muajsh. Ish bere nje studim nga “World Wealth and Income Database” (WID.world) qe krahasonte papabarzite aktuale midis dy vendeve shume te krahasueshme mes tyre per nga popullsia : midis Indise dhe Kines.

Studimi kish arritur ne perfundimin se, pabarazite, ne keto 30 vitet e fundit, ne Kine jane me te buta se ne Indi.

1 Like

e gjeta !!

psh:

Midis viteve 1980 dhe 2014, te ardhurat e 10 % te indianeve me te pasur kaluan nga 30 % në 56 % te te ardhurave totale; ne Kine, rritja kaloi nga 27 % në 41 %.

Trashegimia historike doemos qe eshte faktori ndikues (perndryshe, te dy vendet sot praktikojne ekonomi liberale tregu)

1 Like

Trashegimia historike patjeter!
Shoqeria indiane vazhdon operon me kasta si ne epoken koloniale.

(Mbi krahasimin e dy vendeve kisha pare shkarazi kete liber)

1 Like

Shoqeria indiane… nuk ka vetem nje te tille. Shtetet e bashkuara te Indise kane multivers kulturash e gjuhesh. Indianet musulman jane krejt bote tjeter.

I shemtuar, ‘bullie’, dhe rus

http://www.gazetadita.al/foto-brenda-jahtit-superluksoz-te-miliarderit-rus-qe-ndaloi-ne-sarande/

Lexoj qe projektuesi eshte francez dhe prodhuesi gjerman. Rus eshte vetem pronari. Nuk me duket i shemtuar, me duket i çuditshem sepse kerkon pertej formave te zakoneshme, qe guxon nje çike si teper, dhe mund te dale apsajt ne te ardhmen, pra te rezultoje i shemtuar.

aaaa tani i rashe ne te, eshte Putini i shemtuar, pranej jane ta shemtuar pamporet ruse!

Varet nga foto

Varet nga pozicioni qe eshte marre foto. Kjo foto e jote eshte marre me qellim ngambrapa qe te duket e shemtuar si ngambrapa e Putinit. Ti, perveç ngambrapen, shif edhe ngaparan e Putinit:

Rusia tani (2017) ka nje borxh publik 150,5 miliardi $, qe eshte i barabarte me 1.029 $ per njeri, ndersa USA ka nje borxh publik prej 20 trilione $, i barabarte me nje shifer skandaloze prej 879.989 $ per njeri. Edhe Evropa e Bashkur nuk eshte keq si skandal me nje borxh publik 13,5 trilione $ qe i takon 26.519 $ per njeri.

do kete ndrruar mendje per ruset edhe Rama me levdatat ne publik per jahtin luksoz rus, do kete kthyer nga Putin me keq se Trumpi.
http://www.gazetadita.al/video-jahti-me-i-madh-ne-bote-ankorohet-ne-sarande/

edhe kur trimerohemi dhe dalim anti-rame ne militantet, s’te le trolli i blogjeve

Eh, kur militantet e bloqeve nuk jane te vetedijshem çfar bejne, mbetet te shpetoje situaten trolli i bloqeve.

hidhi nje sy te dyte ‘batutave’ se ka mundesi s’ke kuptuar gje me te paren, si tek blogu tjeter

E çfar rendesi ka kuptimi? Mjafton te funksionojne dy bLoqet e trollave dhe dy felet e militanteve te kerleshur midis tyre!

Po si ka mundesi qe feminizmi me vone u shnderrua ne nje levizje pseudospirituale e hedoniste etj…
Te “therrmija elemebtare” e hoelebeck preket nder te tjer edhe ajo levizje qe perfshin feminizmin pjese e frymes se clirimit seksual te 60 e me rradhe.
Ndoshta eshtw ajo qe thu ti, qe citon heideger, vetem fillimet jane te bukura.

1 Like

Perveç anes metaforike te problemit (“vetem fillimet meritojne te jetohen”), shnderrimi (denatyrimi) ka ardhur pa dyshim nga te dyja krahet, pra sa nga Lindja aq nga Perendimi (problemet societale s’para njohin kufij, dhe nganjehere jane ato qe nxjerrin ne pah ca te verteta me te dhimbshme).
Ne Lindje (dhe ketu kam parasysh Bashimin Sovjetik, si modeli i parë dhe modeli i gjithe modeleve), pa dyshim qe kjo lidhet me burokratizimin e sistemit (ose ajo qe thote Zizek: Stalini, më burokrati nga revolucionarët e fillmit, e kuptoi shume shpejt se ‘duheshin çuar kalamajt në çerdhe’). Qe nga ky moment, sigurisht qe filloi dhe nje konservatorizim, standartizim i te gjitha levizjeve emancipuese (biles dhe regres: homoseksualitetin per here te pare e ka depenalizuar Bashkimi Sovjetik permes kodit penal sovjetik ne 1922, por duke filluar nga mesi i viteve '30, Stalini anulon ligjin ne fjale).

Nga perendimi pastaj, gjerat jane çik me te thjeshta, ne sensin qe problemet societale nuk mund te jene te shkeputura nga ato sociale. Qe nga momenti qe pranojme se shoqerite perendimore kane qene dhe jane te ngritura mbi bazen e fitimit (ajo qe quhet ekonomi tregu), eshte logjike qe transformimi i feminizmit ne levizje pseudospirtualiste dhe hedoniste te jete pasoje e drejtperdrejte e influences se tregut.

Per te evituar thelbin e problemit dilet jashte problemit duke u marre me lodra fjalesh dhe lingustike metafore, burokraci, societale, sociale, ka thon Zhizheku me biberon ne goje.

Nje levizje ta do mendja mbasi te prishe sistemin vjeter do ndertoje, s’do mend se per prishur eshte me veshtire se per te ndertuar, prandaj metafora “vetem fillimet meritojne te jetohen”, revolucioni si tip gallate. S’do mend qe Stalini do t’i çoje kalamjte nga mendja (ata qe kane ndermend te prishin ne menyre permanente) ne çerdhe, ku do te rrine ne menyre permanente me biberon ne goje, sepse Stalini morri persiper te ndertoje Komunizmin ne nje vend te vetem, mbasi komunizmi deshtoi si fitore ne te gjitha vendet. Prandaj fitorja e Stalinit qe fatale, humbi Trocki pa fitoi Stalini. Po te mos kish fitu edhe Stalini i binte pastaj te kishte fitu Cari, dmth komunizmi te kishin mbet si fitore e Karit (siç ne fakt mbeti me vone ne vitin 1989).

Stalini nuk hoqi vetem ligjin e sumsave, por edhe ligjin e divorcit, dmth ne pergjithsi ndaloi lirite seksuale te fituara prej revolucionit, dhe kete e bere jo ne baze te ndonje parimi fetar, ose metafizik, ose tradicionalist, por ne baze te nje pragmatizmi administrativ. Ne tryeze te punes i vinin te dhenat qe vendi ishte zhytur ne kaos te plote, asnjeri nuk punonte, te gjithe palloheshin midis tyre, edhe thereshin midis tyre (eros-thanatos). Ky eshte shembull i perkryer qe nje shoqeri nuk mbahet dot ne kembe pa ca parime, qe baze e qytetrimit eshte Dekalogu.

Po prej shembullit te Stalinit qe njekohesisht luftoi tregun e lire leninist, mund te nxirret perfundimi treg i lire = seks i lire. Ja perse kjo qe thu ti:

eshte shume e vertete me pak ndryshim dhe pak shtese:

eshte logjike edhe transformimi i feminizmit ne levizje pseudospirtualiste dhe hedoniste si pasoje e drejtperdrejte e influences se tregut te lire (= seks i lire).

Prandaj kam thene vazhdimist qe ti nuk je komunist, dhe ju qe e mbani veten per komunist, nuk ju merret vesh çfare kerkoni (perveç dafit qe tani e kerkojne edhe kapitalistat, ose kapistallistat)