Ata qe kujtojne se do vijne disa here ne kete dynja i marrin punet me nxitim, shqipot e dine qe nje jete kemi, keshtu qe pse te nxitojme, ta marrim shtruar e te bejme qejf. Shqipot nuk duhet te bejne kalimin e menjehershem traumatik te japonezet, prandaj kemi kete fazen e ndermjetme te sirianeve hidraulike e bojaxhinj.
C’na ke gjet ti qe ben Ironi shkruajte vete nje koment Te tipit :kur do Te behen shqipot njerez?
(Redaktuar)
Ua mami, termet te Gjiri i Lalzit. Iken vilat.
Termeti nuk diskriminon .pensionistet ne pallatet evamortizuara te kohes se Dulles jane me Te rrezikuar
Ku e pe ironine ti.
(Redaktuar)
na u bo dhe ky teatri mo
na le rehat megjithman!
Kam frigë se një ditë ka me ardhë liria:
E unë s’kam m’e njoftë,
S’kam me e dallu.
Ka m’u ulë pranë meje n’autobus,
E ka me zbritë në ndonjё vend të largët.
E mandej kanë me m’thanë:
“Ja ajo qe liria. S’e njofte a?”
Ka me ardhë liria, si vdekja e tim eti,
Të cilën s’e besova kurrë…
Kam frigë se liria ka me ardhë me shumë dritë.
Kam frigë se liria ka me ardhë krejt e qetë.
Kam frigë se kam me vdekë
Derisa ajo në paradhomë asht tue i zbathë këpucat.
Kam frikë se liria asht një femën e bukur,
Me të cilën kurrë s’kam me çu dashuni.
Kam frigë se liria, e shkreta liri,
Ka me ardhë, e do ta kem ndër duer,
Por kam m’e humbë si fotografinë ma t’dashun.
Kam frigë se liria s’ka m’u ndalë prej turri,
Ngase makinistin e lokomotivës ka m’e zanë gjumi,
Apo s’ka me m’pa, si marinari,
Lundërthyesin e lodhun mbi valët e detit,
Kam frigë se mos kam m’i thanë lirisë: “Shporru shtrigë e keqe!”
Apo kam m’i thanë: “Aman, të keqen, e ku ishe deri tash?
A vihet në Kosovë kaq vonë?”
Kam frigë se lirisë ka m’i ikë aeroplani,
Apo kanë me e kidnapu terroristat,
Apo ka me e humbë biletën.
Kam frigë se mos kam me u gëzu shumë,
Tepër, kur ta shoh se ka ardhë;
E me u pikëllu shumë kur ta kuptoj se s’ka me ardhë.
Mos vallë ka me m’shkelë ndoj tren i shpejtë,
Derisa unë i hutuem e i ngazëllyem kam me qenë tue e përshëndetë lirinë,
Kam frigë se mos ka me u rrënu godina,
Nën hijen e së cilës me flamurth në dorë pres me kalu liria.
Ka me ndodhë diç e paplanifikueme.
Kanë m’e marrë irlandezët e me çu në Dablin
Për me e mësu me vallëzu irlandisht.
Apo italianёt e m’e çu nё Romё e me shti me hangër makarona.
Edhe zotin edhe dreqin kam me i falënderu,
Një ditë kur kam m’e pa lirinë.
Kam frigë se dikush ka me ma falë lirinë,
E unë s’kam m’e marrë nga mirësjellja.
Apo kam frigë se kam m’e marrë, pikërisht nga mirësjellja.
Kam frigë se ka me qenë ftohtë,
Dhe liria mun m’u mërdhi rrugëve.
Kam frigë se ka me qenë zheg i madh,
E ka me vdekë prej pikës në tru apo nga etja e madhe,
(Nuk kam kojshi të mirë që kishin m’i ndihmu).
Kam frigë se liria ka me hangër ndoj mollë,
E ka m’i mbetë n’fyt…
Apo ka m’u rrëzu prej biciklle,
E atë ditë ka me qenë e diell,
Dhe s’ka me punu ndihma e shpejtë…
Kam frigë se liria s’ka me e pasë pasaportën në rregull,
Ndonjё vulë të Qafë Thanës apo afat të tejkaluem.
Kam frigë se mos po e ha lirinë në ndonjë ambëltore,
Apo mos po e kapërdij si ndoj qebap,
Pa e ditë kurrë se çfarë kam hangër.
Kam frigë se mos po pëlcet liria,
Në tullumbacen e ndoj carroku,
Ku papritmas e ka zanë gjumi.
Kam frigë se mos e kanë mbyllë lirinë
Në ndoj kopsht zoologjik sepse asht kafshë e rrallë,
Shumë e rrallë.
Kam frigë se mos, liria, asht masku në lepur,
Për m’i argëtu fëmijёt,
Dhe ndonjë gjuetar del dhe e vret, pak para se t’i thom,
(Si në filma): “Mos gjuj!”
Kam frigë se mos liria asht ndoj arushë,
Të cilin ndonjë jevg e ngre për hunde,
Dhe e shtyn me vallëzu katund-ëm-katund.
Kam frigë se mos liria asht gozhdë,
Të cilin ndoj katundar e ka ngulë në ndoj tra
Dhe tash e ndryshk pikëllimi.
Kam frigë se ka me mё telefonu liria,
E unë tue u rru kam me vërshëlly në banjë,
E s’kam me ndëgju cingërimën e telefonit.
Apo ajo ka me mё trokitë në derë,
E unë kam me qenë me shokë në ndoj kafeteri,
Tue diskutu për specat që s’i ha kurrë.
Prandej, kam frigë kur dal nga banesa,
Kam frigë kur rri në banesë,
Kam frigë kur jam tue ecë apo tue ngranë,
Thom mos e ka humbë adresën apo numrin e telefonit,
E ka plaçkitë ndonjë brac, pa e ditur kend,
Dhe çka.
Kam frigë se mos po verbohem, mos po shurdhohem,
Kam frigë se mos sëmuhem, se mos po vdes,
Mbasi robninë s’mujta me e pritë qysh duhet,
Lirinë du m’e pritë me të gjitha: i gatshëm si fshisa.
I buzëqeshun. I krehun. I hekurosun. I parfumosun.
Kur dal në rrugë i vëzhgoj mirë njerёzit,
Thom, mos po e shoh ndër ta lirinë,
apo lajmtarin e saj.
E vëzhgoj me kujdes ndoj gomar të ngarkuem,
Apo ndoj qen endacak.
I kundroj me vëmendje valët e lumit,
Dhe orarin e trenave.
I hulumtoj zgjojet e bletëve dhe vezët e qyqeve.
Çdo ditë e hap kutinë e postës,
Dhe shpupuris mbrapa shtëpisë.
E përcjell krrokamën dhe fluturimin e shpendëve,
Thom, mos e lodhun
E sëmutë apo e etshme,
Ka mbetё diku
Dhe më pret mue.
Agim Morina, Prishtinë 1989
Ky Dawn Morina nuk ka mujt me e transletu’ ate " Apo kanë me e kidnapu terroristat " ? … Gjynof, se e kisha nda menien me e lexu deri ne fund …
në trojet shqiptare ,njëlloj si në afrikën qëndrore, sa më shumë anglo-greqizma, aq më i ‘‘ndritur’’
ndërsa në evropë , kundërta:ferris_wheel: megjithatë,gimi mirë!
E ka shkru krejt qysh folet ne Kosove.
Ky termi ‘liberal’ ne fakt, nuk do te thote asgje. Sepse : Orban (partia e tij) ose ajo e Salvinit jane mire e bukur pro ekonomise (liberale !) te tregut, etj etj. I vetmi ndryshim eshte qasja e tyre ndaj emigranteve, e cila, per Europen, eshte çeshtje kalimtare : qe nga momenti qe kjo e fundit do filloje (dhe ka filluar) ti lere te vdesin ne det kandidatet per emigrante nga ana tjeter e Mesdheut, do te shterë edhe fluksi i tyre.
Ose nje tjeter kunder-shembull: Macron eshte po aq anti-emigracion sa dhe dy haletë e tjera (italiane dhe hungareze) : ishte ai qe nuk pranoi qe anija me emigrante te ankorohej ne brigjet franceze. Njesoj dhe Merkel : para 5 ditesh nenshkroi me aleatin e saj (qe kercenonte te largohej nga koalicioni qeverises) nje kontrate sipas te ciles Gjermania nuk do krijoje qendra refugjatesh, pra nuk do te lejoje hyrjen e tyre ne territor.
Thene ndryshe: ate qe proklamojne me te madhe Orban apo Salvini po e bejne déjà Macron e Merkel. Pa merak.
Ne fakt, duket sikur Macron e Merkel po i dorzohen antiemgracionit qe ne kushtet e nje tolerimi me te madh te emigracionit duket se do ti rreshqiste vendet e tyre drejt populizmit te djathte, salvinit e orban, nen drejtimin e te cileve ne evrope do te mund te lindte nje e majte autentike si kunderreaksion.
kunder shantazhit te dyfishte do thosh zizek.
e vetmja menyre qe ju te kuptoni se nuk ka me te djathte dhe te majte, eshte t’ju lesh vetem ne barke per nje jave rresht ne mes te detit ku nuk duket toke, pa harte e pa busull, pa ngrene e pa pire, vetem me nje kompjuter pa gugell maps.