Diskutim i lirë - Korrik 2018

Varet nga pozicioni qe eshte marre foto. Kjo foto e jote eshte marre me qellim ngambrapa qe te duket e shemtuar si ngambrapa e Putinit. Ti, perveç ngambrapen, shif edhe ngaparan e Putinit:

Rusia tani (2017) ka nje borxh publik 150,5 miliardi $, qe eshte i barabarte me 1.029 $ per njeri, ndersa USA ka nje borxh publik prej 20 trilione $, i barabarte me nje shifer skandaloze prej 879.989 $ per njeri. Edhe Evropa e Bashkur nuk eshte keq si skandal me nje borxh publik 13,5 trilione $ qe i takon 26.519 $ per njeri.

do kete ndrruar mendje per ruset edhe Rama me levdatat ne publik per jahtin luksoz rus, do kete kthyer nga Putin me keq se Trumpi.
http://www.gazetadita.al/video-jahti-me-i-madh-ne-bote-ankorohet-ne-sarande/

edhe kur trimerohemi dhe dalim anti-rame ne militantet, s’te le trolli i blogjeve

Eh, kur militantet e bloqeve nuk jane te vetedijshem çfar bejne, mbetet te shpetoje situaten trolli i bloqeve.

hidhi nje sy te dyte ‘batutave’ se ka mundesi s’ke kuptuar gje me te paren, si tek blogu tjeter

E çfar rendesi ka kuptimi? Mjafton te funksionojne dy bLoqet e trollave dhe dy felet e militanteve te kerleshur midis tyre!

Po si ka mundesi qe feminizmi me vone u shnderrua ne nje levizje pseudospirituale e hedoniste etj…
Te “therrmija elemebtare” e hoelebeck preket nder te tjer edhe ajo levizje qe perfshin feminizmin pjese e frymes se clirimit seksual te 60 e me rradhe.
Ndoshta eshtw ajo qe thu ti, qe citon heideger, vetem fillimet jane te bukura.

1 Like

Perveç anes metaforike te problemit (“vetem fillimet meritojne te jetohen”), shnderrimi (denatyrimi) ka ardhur pa dyshim nga te dyja krahet, pra sa nga Lindja aq nga Perendimi (problemet societale s’para njohin kufij, dhe nganjehere jane ato qe nxjerrin ne pah ca te verteta me te dhimbshme).
Ne Lindje (dhe ketu kam parasysh Bashimin Sovjetik, si modeli i parë dhe modeli i gjithe modeleve), pa dyshim qe kjo lidhet me burokratizimin e sistemit (ose ajo qe thote Zizek: Stalini, më burokrati nga revolucionarët e fillmit, e kuptoi shume shpejt se ‘duheshin çuar kalamajt në çerdhe’). Qe nga ky moment, sigurisht qe filloi dhe nje konservatorizim, standartizim i te gjitha levizjeve emancipuese (biles dhe regres: homoseksualitetin per here te pare e ka depenalizuar Bashkimi Sovjetik permes kodit penal sovjetik ne 1922, por duke filluar nga mesi i viteve '30, Stalini anulon ligjin ne fjale).

Nga perendimi pastaj, gjerat jane çik me te thjeshta, ne sensin qe problemet societale nuk mund te jene te shkeputura nga ato sociale. Qe nga momenti qe pranojme se shoqerite perendimore kane qene dhe jane te ngritura mbi bazen e fitimit (ajo qe quhet ekonomi tregu), eshte logjike qe transformimi i feminizmit ne levizje pseudospirtualiste dhe hedoniste te jete pasoje e drejtperdrejte e influences se tregut.

Per te evituar thelbin e problemit dilet jashte problemit duke u marre me lodra fjalesh dhe lingustike metafore, burokraci, societale, sociale, ka thon Zhizheku me biberon ne goje.

Nje levizje ta do mendja mbasi te prishe sistemin vjeter do ndertoje, s’do mend se per prishur eshte me veshtire se per te ndertuar, prandaj metafora “vetem fillimet meritojne te jetohen”, revolucioni si tip gallate. S’do mend qe Stalini do t’i çoje kalamjte nga mendja (ata qe kane ndermend te prishin ne menyre permanente) ne çerdhe, ku do te rrine ne menyre permanente me biberon ne goje, sepse Stalini morri persiper te ndertoje Komunizmin ne nje vend te vetem, mbasi komunizmi deshtoi si fitore ne te gjitha vendet. Prandaj fitorja e Stalinit qe fatale, humbi Trocki pa fitoi Stalini. Po te mos kish fitu edhe Stalini i binte pastaj te kishte fitu Cari, dmth komunizmi te kishin mbet si fitore e Karit (siç ne fakt mbeti me vone ne vitin 1989).

Stalini nuk hoqi vetem ligjin e sumsave, por edhe ligjin e divorcit, dmth ne pergjithsi ndaloi lirite seksuale te fituara prej revolucionit, dhe kete e bere jo ne baze te ndonje parimi fetar, ose metafizik, ose tradicionalist, por ne baze te nje pragmatizmi administrativ. Ne tryeze te punes i vinin te dhenat qe vendi ishte zhytur ne kaos te plote, asnjeri nuk punonte, te gjithe palloheshin midis tyre, edhe thereshin midis tyre (eros-thanatos). Ky eshte shembull i perkryer qe nje shoqeri nuk mbahet dot ne kembe pa ca parime, qe baze e qytetrimit eshte Dekalogu.

Po prej shembullit te Stalinit qe njekohesisht luftoi tregun e lire leninist, mund te nxirret perfundimi treg i lire = seks i lire. Ja perse kjo qe thu ti:

eshte shume e vertete me pak ndryshim dhe pak shtese:

eshte logjike edhe transformimi i feminizmit ne levizje pseudospirtualiste dhe hedoniste si pasoje e drejtperdrejte e influences se tregut te lire (= seks i lire).

Prandaj kam thene vazhdimist qe ti nuk je komunist, dhe ju qe e mbani veten per komunist, nuk ju merret vesh çfare kerkoni (perveç dafit qe tani e kerkojne edhe kapitalistat, ose kapistallistat)