Diskutim i lirë - Mars 2019

Vetem emertini jo shqiptar i titullimit-samiti i diaspores, eshte ofendues per shqiptaret .
Edhe lubonja me mutc-in ta kishin emertuar, do kishin gjetur nja 2 fjale shqip. Eshte shume pozitive qe la takime te tilla,por fatkeqesisht ? kerkohet mendesi kombetariste per ngjarje te tilla.

Duket se keni fatin e madh ta njihni nga afer Shkaben, z. Pjer, qe e dini qe i ka paguar taksat. Shkaba do te ishte kunder qe Palloshi abuzon me taksat e tij, sidoqofte.

Shkaben , une nuk e njoh Arbano, por sa per ate qe ai eshte kunder kesaj qe thashe, kjo nuk dihet, une do ta prisja me interes opinionin e tij ne lidhje me abuzimet e taksave.

diaspordha ka braktisur vendin, dmth ka tradhetuar atdheun, çfar emri shqiptar do qe te kete? Pastaj diaspordha emer shqiptar eshte, biles pellazg fare.

Shkaba eshte i abuzuar si kreature, nuk ke se ç’pret prej tij opinione.

Mona ka premtuar qe mbas rrenximit te qeverise rama shqyptaret do hane me luge floriri . Nga ay me i miri!

Thashe vetem per vjedhjen nga Palloshi. Ja mund ta pyetni vete drejtperdrejt.

Me duket çudi qe nuk po ta mban alba😋

shpresoj qe shkaba (te cilin une e vlersoj per mendimin ndryshe dhe te pavarur), te pronocohet per kete çeshtje

Pjer, edhe une e vlersoj shume Hitlerin per mendimin ndryshe dhe te pavarur.

1 Like

çfar te mbaje alba, un po ja mbaj edhe vetes si pjestar i diaspordhes (si edhe ti).

Sic te tha dhe Arbani, e njihke mire shkeraben, por jo aq mire. Ai e ka deklaruar vete qe nuk paguan taksa per pagesat qe i bejne klientet e huaj.

Sa here permend fjalen “veglia” ti me arbanin filloni pellisni .
A sinus asinum fricat :blush:

Ministrja e Enver Hoxhës bën strategjinë e Bujqësisë, e ftuar nga Bledi Çuçi

Ku futet xha Abazi te pershkrimi i Deltes per Alben me zamete dhe te ftohur ngambrapa.

xha abazi ka folur per vegla si ty e delta.
"… Le të këthehemi përsëri te kuptimi që i japim ne Shqiptarët historisë. Na ka mbetur zakon që nga brezi i Rilindjes të jetojmë me një farë kompleksi heroik të së kaluarës sonë kur jemi disi në qejf, por shpejt këthehemi në ndjenjën e kundërt dhe themi, “s’bëhet me Shqiptarët”, kur na has sharra në gozhdë. **Kompleksi heroik, po të shikohet në dritë të psikologjisë, s’është tjetër veçse një ndjenjë inferioriteti, një lloj mekanizmi psikik i nevojshëm për të na fshehur dhëmbjen e gjendjes sonë më t’ulët kundrejt popujve të tjerë. **Mbasi s’kemi se ç’të tregojmë për në kohët e sotme, rrimë duke përsëritur si një daulle e plasur: “të Parët tonë kanë tundur botën, kanë vajtur deri atje e deri këtje”.

  • Mirë, mirë (mund të na thotë ndonjë i huaj), por na tregoni pak se përse kini mbetur populli m’i rreckosur i Evropës, dhe rrini duke cfilitur kokën e njëri-tjetrit pa u nginjur dot as me brumë misri, i cili sot, në botën e Perëndimit, s’iu mungon as derravet. Aq më keq për ju që rridhni nga një origjinë kaq’e shkëlqyer!-

Pikërisht këtë shpjegim ka dashur të japi auktori i këtij studimi, i cili, bashkë me tiparet e shëndosha të kombit shqiptar, ka treguar edhe anët e dobëta, domethënë shkaqet (historike a çfarëdo qofshin) e përçarjevet e të ndasivet, ngaha i kanë ardhur të gjitha mjerimet. Sepse historia, sikurse e tërë kultura përgjithësisht, duhet të ketë një rol edukonjës: t’iu dëftejë popujvet cilësitë e mira që duhen ruajtur dhe anët e shtrembëta që duhen ndrequr. I tërë përparimi i njerëzisë s’është veçse një rrugë e kryq-e-tërthortë gabimesh dhe ndreqjesh. Kombi shqiptar nuk mund të bëjë përjashtim nga ky ligj. Por që të jetë në gjendje për të bërë ndreqje, duhet më parë të shohë se ku qëndrojnë gabimet.

Prandaj në vend që të rrimë duke u mahnitur se sa trima jemi ne, le të fillojmë të themi edhe se sa punëtorë të mirë jemi, se sa t’afruar me njëri-tjetrin, se sa të zotët për t’u bashkuar në shërbim t’atdheut dhe sesi dimë t’a përdorim trimërinë atje ku duhet. Besa, nderi e burrnija, tri vleftat më të larta të Shqiptarit, janë vlefta kur mbahen me të vërtet, dhe jo kur bëhen si një përsëritje banale në gojën e atyre që s’i kanë. Një farë bombastike kombëtare që përdorin agjentët e të gjitha ngjyravet për të gënjyer njerëzit e thjeshtë, na duket krejt e pangjyrë. Dashurinë edhe nderimin për kombin, për atdheun, e tregojnë puna, lufta, disiplina, theroria, dhe jo fjalët e trasha. S’është nevoja të bërtasim botërisht se ne jemi mrekullia e tetë e botës, kur midis nesh rrimë duke përsëritur që “s’bëhet me Shqiptarë”. Megjithë të metat që mund të kenë (e cili popull është pa të meta?), Shqiptarët janë një racë energjike, e zgjuar dhe plotë cilësira. Prandaj mund të bëhet fare mirë me ta, po të punojnë mirë ata që duan t’udhëheqin. Dhe detyra e udhëheqësvet, qoftë n’anën kulturore qoftë n’anën politike, duhet të jetë detyrë edukonjësi dhe jo mashtrim demagogu as cinizëm përbuzësi. Një Dante, një Goethe, një Montesquieu nuk kanë shkruar lëvdata për kombet e tyre, as përbuzje mistreci, por lëvdohen me ta Italia, Gjermania, Franca…"

nuk e ka keq xha Abazi, por pse permend vetem klasiket Dante, Gete, Monteskje? Pse nuk permend fare modernet dhe personazhet moderne frenge qe nuk kane as te kaluar dhe as te ardhme, bile as te tanishme? Mire e ben qe kritikon kultin e heroit, por nuk na thote asgje per kultin e deheroit me te cilin eshte mush tumllas letersia moderne, dhe çfar ka me teper rendesi, edhe jeta moderne?

Nje prej problemeve te intelektualeve tone t’mdhenj eshte se jane gjithnje nje hap ngambrapa me kohen, duket sikur xha Abazi as nuk i ka haberin kultures moderne, nuk permend nje emer moderni. Dhe ky fenomen ndeshet njesoj edhe tek ata qe i mbajme me te shquarit, si psh Noli, Konica, Fishta etj.

Pushteti vendor eshte inegzistent ne fshatra! Kjo ishte ankesa kryesore e njerezve nga Bistrica gjer ne Fan. Vendim marres me 7 klase shkolle.