Diskutim i lirë - Mars 2019

E mori ndonje nga ju peshqit titullin Ambasador i Kombit?

oidriso
WTF is : Trupi seems unclear, is it a complete sentence?

Ja nje sihariq aq shume i deshiruar per popllin shqyptar te shqyperise londineze!
Me ne fund ne kuvend hyri partija konservatore e shqyprise. Rrofte partija konservatore shqyptare, rrofte poplli konservues shqyptar!

Per shembull, Alba me zamete dhe e ftohur ngambrapa, nuk e degjuar kur ia ka thene xha Abazi kete

http://www.njekomb.com/?p=25262

E ka thene avokat Ngjela, po Alba me zamete dhe e ftohur ngambrapa nuk e beson

1 Like

E bukur eshte Shqiperia, po ne dore te Shkabave pak bukuri ka per t’i mbetur. Shyqyr qe po shkojne sirianet dhe afganet thuj.

Miti i dosjes ‘339’, një propagandë politike!

Nga Mero Baze

Prej disa kohësh opozita ka ngritur mitin e një dosje të ashtuquajtur “Nr 339”, në të cilën ka transkripte nga përgjimet që i janë bërë një bande krimimale në Shijak dhe gjatë përgjimeve shfaqet dhe emri i Vangjush Dakos, kryebashkiakut të Durrësit.

Dosja është krijuar në kohën që prokuroria drejtohej nga Adriatik Llalla dhe gjysmën e qeverisë e kishte Partia Demokratike.

Në fakt nga mënyra se si serviren copa nga dosja dhe miti që krijohet për ato biseda të shkëputura me të cilat po bëhet më shumë film artistik se sa dokumentar, është e udhës që vetë qeveria duhet të këmbëngulë në zbardhjen e kësaj dosje dhe një hetim për keqpërdorimin e saj.

Dosja ilustron sfondin e zgjedhjeve në Shqipëri dhe përpjekjet që ka bërë Prokuroria dhe ministrat e PD në qeverinë Rama për të prodhuar fakte penale gjatë fushatës. Nuk është se nuk janë përpjekur, por miti i dosjes 339 është fals dhe pa asnjë vlerë juridike. Ajo dosje vlen vetëm kështu si po serviret, duke ua shpërndarë disa gazetarëve që ka përdorur vazhdimisht prokuroria për punët e veta, duke e përdorur opozita në debate televizive dhe duke mos u hetuar kurrë seriozisht për t’i vënë pikat mbi “i” se çfarë është.

Nëse objekt i hetimit të dosjes, pra i vënies nën përgjim të një bande të Shijakut, që ka qenë në traditën e saj një skalion elektoral i PD dhe Dukës, dhe shikohej nga prokuroria e Llallës si “tradhëtare”, ka qenë veprimtaria e tyre kriminale, transkriptet që tentojnë ta lidhin veprimtarinë e tyre me zgjedhjet, të vetmen vlerë proceduriale që kanë, është pikërisht kjo që po përdoren duke u nxjerrë copa copa në media.

Nëse gjatë përgjimit ka pasur biseda reale për shitje blerje votash, jo biseda shijaksish që fryhen në tavolina, prokuroria duhet t’i kishte marrë masat për vënien në vëzhgim dhe arrest të personazheve në fjalë.

Kështu që këtu vepra më e madhe penale, nëse egziston, është pikërisht mosveprimi për t’i arrestuar, nëse ka pasur fakte të besueshme për blerje votash.

Duke mos vepruar, por duke i zbardhur dhe duke i lënë në dosje hetimore që kanë objekt çështje të tjera, ato janë thjeshtë dokumentacion shantazhi politik, që tregon se Adriatik Llalla dhe disa prokurorë kamikazë të tij, nuk janë marrë me hetime, por me përgatitje materialesh propagandistike të PD, në një dosje ku nuk kanë mundur të prodhojnë dot akuza për vepra penale.

Nëse personat në fjalë kanë qenë nën përgjim, se po blinin a shisnin vota, nëse Vangjush Dako shfaqet aty si blerës votash, apo detaje të tjera që implikojnë atë ligjërisht, të parëve që u duhen hedhur hekurat sot, janë mbikqyrësit e asaj dosje, që nuk kanë prodhuar dot asnjë rrethanë përmes vëzhgimit direkt, apo flagrancës, për një vepër penale.

Miti i kësaj dosje, e cila nuk hetohet kurrë, nuk çohet kurrë në gjykatë, nuk dënon kurrë njeri, por është vetëm si preambul protestash të opozitës, është shembulli më i ndyrë i prokurorisë politike të Shqipërisë, e cila në vend që të bëjë punën, të dokumentojë krime dhe vepra penale dhe të çojë fajtorët para drejtësisë, prodhon materiale propagandistike me një çetë propagandistike gazetarësh që kanë një jetë që i mban me bukë prokuroria duke dizinformuar publikun.

Ndaj nëse dikush duhet të këmbëngul për dosjen 339 duhet të jetë qeveria dhe duhet ta çojë deri në fund pastrimin e një historie falso të luftës kundër blerjes së votave.

Faktet për blerjen e votave në Shqipëri janë shumë më të rënda, shumë më flagrante, shumë më të dokumentuara, për të mos e nisur që nga koha që votat nuk bliheshin, po rrëmbeheshin me dhunë.

Ky fenomen i shëmtuar duhet të zhduket me çdo çmim. Por mbi të gjitha duhet të zhduket spekulimi me luftën kundër blerjes së votave që është e ashtuqujtura “Dosja 339”, e cila ka prodhuar deri më sot vetëm honorare për gazetarë dhe lëndë të parë për debate politike, por asnjë vepër penale. Është thjeshtë një material propogandistik, nga ata që shitën pushtetin e demokratëve dy vjet më parë, kur hynë në qeveri me Edi Ramën dhe pas dy vjetësh paraqesin si punë të tyre, përgjime ordinere, për të justifikuar një pazar të ri.

1 Like

hajt se me nje kembe do shkojne ne Zgjedhjet Lokale po hë (kur s’ka pas bythe shefi i tij, dmth doktor Mortja me braktis zgjedhjet, harroje të kete Lulthimi)

“Lulzim Basha tha se këto janë orë intensive për politikën dhe se me ‘të vegjëlit’ u diskutua për përzgjedhjen e kandidatëve në votimet e ardhshme”

Me duket mua, apo eshte shume e qarte cfare po ndodh: Europa do stabilitet, Putini me ane te PDhit dhe LeShIt do te beje rremuje, sic ka bere edhe gjetke ne Ballkan. Kaq hapur ta bejne thua. Me duket si ai skeci i shume vjeteve me pare: "C’eshte nje gje qe e godasim me cekic dhe ngulet ne dru?’, e pyeten kandidatin per kualifikim. “Te jete kaq pyetje e thjeshte,” tha ky. E keshtu vazhdon historia.

Kot nuk tha “komb hajdutesh” merhumi Bismarck per shqipot .ne gjithe vendin partite nuk gjejne dot 140 kanidate qe te mos kene patur probleme me ligjin :blush:

Une personalisht nuk besoj shume tek teorite me Putin (e kam fjalen vetem per Shqiperine). Ah ok, qe ata gjejne shesh (nje ish-kryeminister dhe ish-l’home fort du pays qe: 1.ka frike se mos kryeministri aktual e shet tek drejtesia e re 2. ka delirin e madheshtise per te terhequr akoma fijet e politikes shqiptare) dhe bejne pershesh, kjo eshte tjeter gje.
Sa per Europen pastaj, me pak rradhe gjendja eshte e tille: Europa i ka hallet me maje në raport me rritjen e fuqise se forcave te ekstremit te djathte (92 deputete ne parlamentin gjerman, hera e parë per kete vend qe prej 1945; per Francen e ke vete parasysh (Le Pen), Italia po ashtu nuk do koment).
Per pasoje, kush e ha? E hà zgjerimi (mos pranojmë më vende te tjera etj etj se rriten votat per ekstremin e djathte).

Per mua, gjithçka vendoset ne qershor. Nese Shqiperise i hapet drita jeshile per kandidaturen e saj, eshte eveniment per vendin (por automatikisht dhe per qeverine).
Per fat, zgjedhjet per parlamentin europian jane ne 26 maj (ne te njejten dite, ne te gjithe vendet e BE), ndersa vendimi per Shqiperine (dhe Maqedonine, ne fakt) eshte ne qershor

ky ka qene ne liste te LSI, dmth te nje force politike opozitare te ciles Lapsi i Bushatit sot i ben fresk, kshu qe…

Per ata qe ju pelqen turizmi malor apo ne keto zonat off the beaten path, ajo zona e Zagorise, Kelcyres dhe pjese e Kurveleshit qe bie ne Tepelene (Progonat, Nivice, etj.) eshte vertet fantastike. Une per vete kur vete ne Shqiperi koken e kam ne Zagori per arsye personale. Megjithese fshatrat jane shkretuar disi, natyra te kenaq. Fshati i gjysherve te mi kishte vetem 20 shtepi qe ne kohe te Enverit. Tani ka ngel ndonjeri tek-tuk, po shumica kush nuk eshte ne emigracion ka levizur ne Gjirokaster. Si cdo gje me cikle, do marre ca kohe, por do rigjallerohet prape, po qe se robte i futen seriozisht investimit ne turizem.

Po pra hajduti therret kapeni hajdutin .c’na ka gjet ne mos gjette njeri thoshte hasan bardhi dikur :blush:

Male ku ha pula strall jane mor jahu .po te kesh natyren me sevda dil shiko ameriqine .kopesht me trendeline literally .njehere shkova ne I-40 mes Tennessee dhe North Carolina.parajse mbi toke kur mos te kem njeri .fatkeqesisht plot me rednecks qe mos I pac as ne te njejten galaxy le me ne te njejtin vend.

Ahahaha, 1m01cm Hasani :grin:

thagme i kemi malet ne fakt! thagmë ! (zaten vetem male ka ai vend)

Jo megjithese, po shyqyr qe jane shkretuar thuaj. Me mire le tia bejne nenen Tiranes e ta lene natyren andej te paprekur. Megjithese permetaret jane permetare. Une isha ne Permet vjet, fjeta nje nate te Bredhi i Hotoves, hengrem qengj te pjekur ne hell, gliko e mjalte qe c’te te them. Me falenderuan edhe mushkerite qe thitha me ne fund ajer te paster. Nemercka pastaj eshte mal shume i bukur. Kete vere dua te shkoj andej nga Kelcyra e Leskoviku.

Nuk kemi tradite pyllezimi se pyjet duan 20-30 vjet te rriten ndersa shqipua i varfer i do te rriten brenda nates :blush: