Diskutim i lirë - nëntor 2017

Po pse keto vezet nuk rrezikohen te shkrihen nga gjalpi ?

1 Like

Nuk jane parazit i shoqi kishte 50 te punesuar ne restorant …

Nuk e kam idene si eshte kjo lloj proçedure ketej …por mendoj qe duhen te jene shume me liberal …te pakten ne itali shume shqiptare dhe te huaj i kane marre dokumentet pa shume veshtiresi …Prandaj po them nuk eshte paradoks qe klandestin mund te jetosh dhe i ligjshem te nxijne jeten me rregulla…

Eshte Ironi Dasara…Ironi…une kom votuar Hillarin e jo Trapin.
Sic ta shpjegova kjo duhet te kthehej mbas shkolle ne Shqiperi por ka ndejtur duke shkelur ligjin e me pas eshte martuar. Juridikisht kjo ka pasur detyrim te kthehej ne Shqiperi mbas shkolle ndonje vit dhe Burri ti kthehej ne Shqiperi e ti bonte dokumentat nga ambasada amerikone ne Tirone. Perkundrazi kjo ka marr riskun e ka hedh letrat per azil ne maerike e ka humbur e prandaj i ka dal deportimi. Raste te shumta sepse shqiptaret hudhen perpara e mendojne me pas e ngelen rrugve.

1 Like

Kape i cik ne foto sa krenare eshte Bleona qe ka ul breket ne publik e po ngrin vezet

8 ose 10 vjet eshte kur humbet ceshtjen e azilit, por kur humbet azilin dhe nderkohe je martuar me shtetas amerikan e ke familje, me ngjan se eshte diku te 1 vit e gjysme. Te me thoshin mua ik 1 vit e gjys e hajde prape, me vrap qe neser. Shko bej pushime, tako familje e shoqeri, beni parazit ne kafe e kthehu prape.

Nuk du me u bo moralist ,se me ate timen me duket vetja liberale …por mire qe marrin kot po njeçike dhimshuri nuk kane per ato prinderit e shkrete, qe kushedi si mund te ndihen te zinjte …bo …mos te zente thuaj …kot nuk kan thone te vjetrit …femija ta fut koken ne hale…ça te bo fmija ,s’ta bo as perenia etj etj

Cfare dokumentash kane marre? Nenshtetesi?

Liberalizmi dhe exhibicionizmi jane 2 gjona te ndryshme. Ekzibicionizmi eshte shpeshhere anomali psiqike edhe kur motivohet nga perfitimi financiar apo i karieres.

1 Like

Ne fillim lejen e qendrimit pastaj mbas 10 vjetesh merret pashaporta italiane …

Nuk jam shume i sigurte sidomos kur del deportimi ka penalitet kohor kur e kundershton ne gjykate shkalle pas shkalle deri ne kasacion … ndryshe kur kthehesh vullnetarisht mbas del deportimi

Ketu varet nga situata, por per nje ceshtje te paster domethene pa probleme ligjore, max 5 vjet behesh nenshtetas. Kjo problemin e ka qe theu ligjin duke qendruar me teper se leja qe i dhane. Ne syte e ligjit konsiderohesh kriminel, na pelqen s’na pelqen neve.
Shpesh varet nga gjykatesit, domethene si te te marrin. Po te moren me sy te mire, e gjejne menyren per te justifikuar vendimin ne favorin tend.

1 Like

Ja cuku Suedia Italise 1-0 per Botnor, tip goli me devijim nga mbrojtesi

Nuk shkon deri ne kasacion, max ne Apel. Apelon brenda 30 ditesh nga vendimi. Apeli nje vit e gjysme - dy merr dhe shanset qe vendimi i gjykates se emigracionit ne shkalle te pare te anullohet ne Apel jane 1:1 milion. Apeli nuk e shikon ceshtjen me detaje, e vetmja gje qe shikojne eshte nese gjykatesi e ka marre vendimin e tij/saj bazuar ne ligj, that’s it. Nuk shkon te deshmosh ne Apel, pala qe apelon dergon nje permbledhje (brief) me arsyetimin e tyre pse apelojne vendimin. Po ashtu dhe pala tjeter arsyeton pozicionin e tyre. Gjykatesve nuk ju pelqen kur vendimet kthehen ne Apel keshtu qe sigurohen ta argumentojne mire vendimin e tyre.

Nje cuni qe e kam patur roommate para shume vitesh fitoi ne shkalle te pare dhe ju kthye ne Apel. U cudita ne fakt se s’e kisha pare ndonjehere te kthehej vendimi, pastaj kur erdhi letra e mora vesh arsyen. Vendimi u apelua nga prokurori. Avokati i tij i mori 2 mije dollare per te shkruar ate permbledhjen dhe nuk e dorezoi ne Apel, domethene vetem Prokurori kishte argumentuar anen e tij, pala tjeter s’eshte perfaqesuar keshtu qe vendimi u mor kunder ketyre. Ate avokatin pas nje muaji e kapen FBI per mashtrime me ceshtje emigracioni dhe ja hoqen lejen po c’e do, demi ishte bere.

Une s’kam degju nai rast ku eshte lene ne dore te gjykatsit. Gjykatsi nuk e bo dot ligjin synet se eshte e zeze ne te bardhe dhe do ruje sumatricen e vet. Nji avokat i zoti dhe me eksperience edhe mundet me i gjet nai anash kalim. Por me bast qe keta ( s’e kam lexu shkrimin) nuk jane keshillu me avokat perpara. Mbrapa pilafit do kene mor avokatet me te mire meqe burri paska restorant, por sa pare bo … Jane shume brima qe ne kujtojme se i dijme por NUK … P.sh. Nje njeriu im i afert i beri letrat mbas shume vitesh ne kohen e Bill Clinton qe shpalli nji si fare amnistie te pjesshme dikur. Ai/ajo kishte hyre me nji pasaporte fallco. Pyetja e pare e avokatit : Si ke ardhe ne Amerike ? - Me pasaporte fallco . U cu, duke dale nga dhoma i tha : I got to go out for a minute, would you want to think that over ? - Une po perktheja dhe desh zoti e kapa qe ishte NO, NO …Hyn avokati mbas nja dy minutash : Ku e lame muhabetin se nuk e degjova mire ate pergjigjen e fundit ?.. -Kaloji kufirin nga Kanadaja mceftas nji note te bukur … E pra, se thashe se mos kishe commit fraud … Qe aty puna shkoji vaj …

Nuk thashe qe eshte ne dore te gjykatesit nga ana ligjore, por cfare dua te them eshte qe behen leshime. Kam punuar ne gjykaten e emigracionit si perkthyes per 5-6 vjet dhe kam pare raste, madje nje here pyeta gjykatesin se rastisi te hanim dreke afer njeri-tjetrit gjate pushimit. “Une e di qe nje pjese e mire e ketyre genjejne ne aplikime dhe ne deshmite e tyre - tha, dhe ne pjesen me te madhe jane white lies, perpiqen ta tregojne veten si viktime e sistemit apo si hero antiqeveritar, por shikoj si sillen e si pergjigjen gjate seances dhe mendoj “do te doja ta kisha kete njeri dhe familjen e tij komshi? Duken njerez te mire?” Nese me duken njerez te mire jam me i predispozuar te marr vendim ne favor te tyre.”. Jo te gjithe ishin ashtu, por kishte dhe nga keta zemerbutet.

https://l.facebook.com/l.php?u=http%3A%2F%2Fgazetavatra.com%2Fkadare-kurthi-serb-turqizimi-yne-dhe-armiqesimi-me-evropen%2F%23.WgYek7RdsKA.facebook&h=ATNqceLwX9Em5cgHz47wtoYI_8YtnF4C7F8TEuT00wHluoKUwdK941td8UdQ_Af_dcXGYmdotaGasg1aRi0TFCmgttl2KmlLHylNmfgVz6aPWLhCoPxWLRZiMi10elf6cv3gyPC-riL1SpGtrsuOKyVVV7dXyccMXZvlEXALEypGu8fTYfPehmZVCYNUopvvTzDLVerzgkNhsEsEIcKf5X8RvJq--JecBL8PVBCN2dakf-U9c5Ih3sNpgT0sD58GqsEtS2kSUdSrudh63xBByI7Bemb5RS3TBC6R

No problem, plako. As une nuk ta thashe per kundervenie, vetem per muhabet.

S’e mora jangllesh, edhe une per muhabet. Po thoshim te njejten gje, kur duan e bejne nje sy qorr.

Ama dhe shqipot lloj-lloj histori shpiknin.