Diskutim i Lirë - Prill 2018

Te gjithe kane probleme, po ky sherri i vogel i ps, eshte rende fare

t’gjithe kane probleme, vetem Godard nuk ka probleme.

No problem Godard.

E thame pra, ata cerrat e medhenj te PDhit i kane problemet te lehta fare.

Shpirti vogel sa i mire o Zot…me kete mrekulli te vogel me siguri do behet anti-racist edhe katrori…

20180417_113756

2 Likes

Katrori prit te festoje i her, ka pune tjeter bashke me Houllbekun dhe Godardin:

Thashetheme mirfilli, sic dhe patriotizma, ka kudo. Per syte e botes ama eshte goxha toksike psikosociologjisht per njeriun e shoqerine. S’e di nese kjo ka ndryshuar pozitivisht kohet e fundit n’memedhe apo thjesht eshte transferuar ne Facebookra e gjetiu ne internet.

Lidhur me kete dhe tendenca per t’i zhvatur tjetrit/tjetres asaj qe n’inglisht referohet si agency, e drejta per te ‘vetevendosur’ si te thuash per veprimet e tua personale. P.sh. Alba2265 duket sikur ofendohet a proteston pse Ornela boton ne jo-shqip. Po ajo boton per qejf te vet mer dhe nuk eshte ne ndonje pozite formale qe i dikton te perfaqsoje Shqiperine a kombin. Nuk eshte se shof problem tek shfaqja e nje mospelqimi personal per kete; personat publike jane pak a shume fair game per komente te tilla. Problem, ta quajme, fillon e behet kur mospelqimi kalon (nese) ne ofendim personal apo proteste apo arsye per ta paragjykuar e goditur tjetrin per vendime personale qe afermendsh i takojne personit te vendose por dhe s’i prishin pune te tjereve. Ne kete rast problem per ne se kesisoj bezdisim njeri-tjetrin ne shqip-shoqerimet tona (nuk eshte se shduket tendenca offline) me shume sesa per nje person publik qe ka gjasa s’i lexon fare komentet tona ne internet.

nuk eshte ofendim por me duket dekllarate fallco .shkrimtaret e kane me per mbare te shkruajne ne gjuhen e memes e jo ne gjuhen e dyte te mesuar ne moshe te madhe .por kjo mund te jete perjashtim.

Kjo Ornela eshte pak a shume si prof. Tole, madje edhe si kjo Dafneja e Peshkut, nuk i ka kaluar traumat e femijerise. Pa te atin ne burg ne Spac, te shfytyruar, dhe qe atehere u tehuajt, sic i thone, u ftoh, me Shqiperine e me shqipen, e madje edhe me te atin. E megjithate, nuk eshte ajo rasti i vetem i dikujt qe i vjen me per mbare te shkruaje ne gjuhe te huaj. Kam nje shoqen time une qe nuk ka kaluar asnje problem me te atin apo me te tjeret dhe shkruan ne frengjisht.

“problemin me atin” (kompleksi i edipit) mund te projektohet ne problem me at-dheun (ne shqip kemi fatin qe problemin me memen ta projektojme me meme-dheun), por problemi me i madh kur problemi me atin projektohet ne problemin me Atin Qiellor, dmth ne mohimin te Zotit ose me sakte te “vrasjes se Zotit” (kapur sakte nga Niçe), e per pasoje mohimit te parimeve te Tij, me pasoje perfundimtare pallimin ronshem “ho me se s’ka zot mer jau”.

por problemi me i madh eshte kur nuk ke problem fare me atin dhe memen, dmth kur je rrit ne shtepi te femijesh, ne konvikt dhe jasht shtetit, atehere je demokrat i modh ne Amerike pa probleme fare qe ben ç’te teket se nuk perfaqson asgje, as nene, as babe, as atdhe, as memedhe, bile nuk perfaqson as veten tende si kopil ferre, shume shume perfaqson ferren ku je ngjizur.

Njoh dike nga Luxemburgu gjuha meme e te ciles eshte luxemburgisch ndersa vete shkruan vetem ne gjermanisht dhe anglisht ne artikujt qe boton per revista kulturore. Morra ate si shembull sepse vjen nga nje vend i vogel si Ornela pour si fenomen eshte i perhapur. Ne Europe te pakten.

… shembuj me imediate: lexo Xhibin me amalgamat e tij - karakteristike anglo-saksone- apo Aquamarinen qe perdor shume fjale ne anglisht. Eshte e qarte qe kur shkruajne ne shqip jane te influencuar nga anglishtja dhe per rrjedhoje ndjejne nevojen te shkrujne sic shkruajne per te percjelle mendimin. Gjuha meme nuk ploteson gjithmone nevojat per t’u shprehur ne menyre te caktuar.

1 Like

uee, lum si ata qe i kane shpetuar femijet nga shkollat shqiptare. apo jo?

Tahiri shantazhon Ramën, me ‘armët’ e tij :joy::joy::joy::joy:

Edhe sot Tahiri shfrytëzoj Kuvendin, për ti dërguar mesazhin e radhës duke e ditur se presionin ndërkombëtar ndaj kryeministrit për ta arrestuar është bërë gati ultimativ.

Sërish Tahiri zgjodhi një nga shprehjet e famshme të Ramës të lëshuara në pranverën e vitit 2009, kur në Kovend u grit një komision parlamentar për të hetuar pasuritë e kryebashkiakut të Tiranës në atë kohë, i cili akuzohej se shiste lejet e ndërtimit.

“ Nuk ka bir nëne dhe kurve që të gjejë para në xhepat e mi”, tha Ramë atëherë. Me të njëjtën monedhë ja ktheu sot edhe Tahiri; Nuk ka bir nëne dhe kurve të më pengojë…
https://www.syri.net/politike/154239/video-tahiri-ka-nje-tjeter-mesazh-nuk-ka-bir-nene-e-bir-k-rve-qe-me-pengon/

Kur i them Kapos lidheni Komandantin, nuk me degjon

1 Like

Pershendes shoket Trapiste

https://www.forbes.com/sites/danalexander/2017/06/06/how-donald-trump-shifted-kids-cancer-charity-money-into-his-business/#45e1b1de6b4a

t’u lexu n’arkiv te peshku i vjeter, hasa ne nje koment t’imin, qe me vdek s’e mora vesh ca kisha dasht me than. :smiley: :smiley: :smiley:

http://www.gazetadita.al/studimi-amerikanet-hedhin-ne-plehra-150-000-tone-ushqime-ne-dite/

Një studim bën të ditur se, amerikanët hedhin në plehra rreth 150 000 tonë ushqime në ditë, ose e barasvlefshme me më shumë se 400 gramë për persona.

Frutat dhe perimet ishin ato që hidheshin më tepër.

Ky ushqim që shkon i gjithi në koshin e plehrave është kultivuar në afro 7% të tokave bujqësore amerikane dhe mijëra miliarda litra ujë që janë përdorur për prodhimin e tyre, sipas një artikullit të publikuar në gazetën “PLOS One”.

Kjo korrespondon gjithashtu me 30% të kalorive që konsumohen çdo ditë nga çdo shtetas amerikan. Frutat dhe perimet përbëjnë 39% të gjithë këtyre produkteve, të ndjekura nga produktet e qumështit (17%), mishit (14%) dhe drithërat (12%).

Në mesin e produkteve që kanë më pak mundësi për të përfunduar në koshin e plehrave renditen patatinat, vaji, produktet me sheqer dhe pijet pa alkool.

Regjimet ushqimore të cilësisë më të lartë bazohen në sasitë më të bollshme të frutave dhe perimeve, që përfundojnë në kosh në sasi më të mëdha se produktet e tjera.