Diskutim i lirë - Qershor 2018

… dhe në vijim, e marta për Marsin, e mërkura për Merkurin, e enjtja për Jupiterin-Jovis, e premtja për Venusin- Veneris dhe e shtuna për Saturnin.
Troç - duke i bërë besim intuitës iliro-albane, e cila ka kopjuar fqinjët e vet të fuqishëm latinë - përveç faktit botërisht të njohur se enjtej kur i kujtoje Jupiterin dhe premtej kur i përmendje Venerisin, vazhdojmë të ndjekim (me apo pa vetêdije) mençurinë - në mos, budallallekun e të parëve tanë paganë dhe besëtytë!

1 Like

zemrem pelqyese e ke fituar me hak vetem per kete fraze:

Pikërisht, Inkuiz,

në kto zgafllima leksikale si e enjtja dhe e premtja duhet me u zhyt albanologu, për t’vërtetu origjinën e mirëfilltë të gjuhës shqipe - si edhe birësinë (e mundshme) të saj me të lavdishmen gjuhë ilire!

epo dyfish zemer atehere, se un kapa vetem humorin, por paska pas me teper se humor.

Rrnofshin kto zemrat qi arrijn me mçef marifetin - stilin kominac perzi me tullumin polikums, se besa kisha fryg se mos vazhdojshe tuj i ra fyllit:

1 Like

Rrnofsh Square që na rikujtove pikërisht atë që na përbashkon :

shkencën e trurit të traktoristit Inkuiz me përvojën e vreshtarit Xixe

Fyllit i ke ra ti pergjys, un prej teje i rashe fyllit (qe e kam lene edhe une pergjys) me shpjegu çfar eshte komunizmi, gje qe per mu eshte teme aqua passata, teme vari hejbet.

Un prita sa prita ty, me kot, kom fillu me e mbaru krejt fyllin tim. Nuk e kam per zakon me i lone gjonat pergjys, edhe kur nuk me interesojne.

1 Like

A thu se ndigjon Katrori me at’vesh fylli?
Un me ty rregullohna n’mos sot nesret, çere ti bojm Pjerit qi i bi fyllit belg, stili VQ…

Pranevenia ishte rastesore, nuk e kam idene per cfare po beni fjale :slightly_smiling_face:;

eshte bere zakon i perditshem ketej ne Tirane, nje si lloj paranoje po te duam ta ekzagjerojme pak, qe njerezit t’ia diktojne stilin e jeteses vetes dhe te tjereve ne baze te lajmeve mbi ‘studime shkencore’.

1 Like

çere osht ky marifet Tirone or’Square? se ne knejna jasht’ ne kina met’ injoranta t’trash !

Si tha ajo gjyshja jeme m’vaktit?
Sa bukur flinsi ju tironsat, as’i llaf sun e morra vesh!

Ironi per emisionin? Jo mo, eshte e vertete, ka bere dikur nje emision tip “Domenica In”, sic dine vetem te kopjojne shqipot.

Po, por sipas te Mothit, e diela ka vertet me shume diell, ose eshte “perceptimi”, gje qe nuk mund te thuhet per te henen, nuk eshte se ka me shume hene. Ose mbase ka dhe nuk e kemi vene re,

Ta do mendja qe mbas Diellit te vije Hena, mbas drites te vije erresira, mbas pushimit duke bere xhiro me biçiklete te vije dita e punes per mekanikun e turnit qe fillon javen e punes gjith hunë e buzë. Kam turinin e njonit ne pune qe nga menyra tonale se si shqipton “ciao!” kupton se çfare dite e javes jemi. Kreshedo otimismo nga e hena ne te premte, si procesi i krijimit te botes: nga erresira ne drite. Kur e imitova nje here te gjitha intonacionet e ciao-s se tij per çdo dite te javes se punes, koleget u shtrine ne dysheme nga e qeshmja. Kjo ishte deshmi e pastert per karakterin emocional te kohes, kot eshte lodh Prusti me Bergsonin duke shkrujt vellime te tera per kete teme. Per dy minuta tak-fak ideja ne dore, pa qene nevoja per gje tjeter.

Ne fakt edhe çdo ore e dites ka emocionin e vet, qe varret nga pjerrsia e rrezeve te diellit. Ideja kerkon zhvillim, por he per he merre kallup si ide.

Ti nuk e ke vene re qe populli shqiptar qe nuk e ka shume qef diten e Hene, perdor shprehjen: “njeri me honë”? Qe do te thote i paparashikueshem, sonambul, iracional, onirik, qe shef “endrra ne diell” (shif temen time “Interpretimi onirik i relitetit”). Ose do te thote qe ben pjesen e pare te shkrimit te Djelen, dhe te Henen i teket te mos ta beje me pjesen e dyte. E kur i thu pse kshtu mer vlla? Te thote: “e shtun, e shtun osht”, megjithse eshte e hene dhe duhen ca ciao akoma te vije e shtuna, dmth dita e Saturnit, dmth te vijne saturnalet ku prishet rendi zakonshem i gjerave qe mban ne kembe rregullin shoqeror, dmth te vije revolucioni i Korrikses na rrofsh per dimer ne dysheme te apartamentit te shkrete me Marlonin siper. Dmth prit prit se ka per te ardhe pjesa e dyte e pjerdhjes frenge sa majtas djathtas mbi viktimat shqiptare qe pijne vere vreshte franceze diten e djele duke pare se si punon diten e hone traktoristi i Frosinones.

Nderkohe ne Shqiperi nuk i del gjithe pjesa tjeter e vitit por kujtohen ne sezonin turistik te rregullojne rrugen. Cdo vit e njejta histori.

http://www.balkanweb.com/site/nis-puna-per-autostraden-tirane-durres-nga-e-hena-devijohet-levizja-e-mjeteve-ja-nga-do-kalojne/

http://oranews.tv/article/sherr-mes-kryemadhit-dhe-balles-ne-oborrin-e-kuvendit

Si ka qene ajo anekdota e kohes se dulles .Na thuej nje rrene te forte iu luten shkodranit .me gezim po shkoj ne pune tha ai :grinning:

po kur kujtohen te pastrojne kanalet kulluese kur uji ka arritur nje boje kali dhe gjysma e vendit eshte nen uje …

Nuk eshte vetem populli shqiptar qe e ka zet te henen. Sipas statistikave, dita kur vdesin me shumt robt ne bote eshte e hena. Po shqipot e thone drejt, te ishte puna e mire, punonte edhe mbreti.

Shqipot ne kete pike jane koqe fare, se mbreti punon e ç’te punume, dhe ne menyre me rraskapitese se hamalli. Vetem se puna e tij eshte e ndryshme nga e hamallit.
Ndersa per punen e punes: çfar e ben te keqe dhe shtresuese punen nuk eshte puna ne vetvete, qe eshte nder dhe lavdi, por kushtet e saj ku mbizoteron urrejtja midis kolegeve, garizmi frenetik, idjotsia e te pazoteve qe merren me spijunime dhe intriga etj. Shqipot jane kampione per kesi gjerash, siç jane kampione ankimi per turpe qe i krijojne vete, autoviktima.
Un e ve re kete edhe ne Peshk, qe eshte nje vend ku punoj, dhe degjoj ankesa nga Katrore dhe kompania bella qe vetem te pjerdhin dine. Per pune tjeter si ke.