Diskutim i lirë - Qershor 2018

ajo eshte.
e paska dhe teksti

Kështu, pas interpretimit të tre këngëve të para, spikeri dhe drejtuesi i festivalit, thoshte: Përsërisim këngët, në tre interpretime të reja.

aty ne tekst nuk do isha dakord me kete:

Ishte edhe një lloj konkursi, sepse dilnin në pah diferencat.

interpretimi i dyfishte nxirrte ne pah kengen si krijim, si te thuash ajo shihej nga kendveshtrime alternative, realizime vokalesh alternative
Por edhe promovonte kengetarin e ri qe zakonisht perseriste.

asnje s’gjeten nga lajmet me emoji

Me ne fund lexova te thuhet “banja e se dieles”. Nuk e di pse te tjeret gjithmone thone te shtunen dhe me dukej vetja si alien.

Harrojne se e shtuna ka qene dite pune ato kohe.
(Edhe leja per pushime vetem dy jave, si 5 vjet seniority si 20 vjet seniority, saqe quhej leja e zakonshme)

Po pra. Po jo vetem kaq. Supozohet njerezit laheshin te dielen per te qene te paster per javen e re, qe niste te henen e jo te dielen.

Te tjeret ne kete rast kane te drejte, zakoni e donte qe banja te behej te shtunen ne menyre qe e djela te gjente te lare. Me futjen e uikendin ra rendesia e te djeles si dite e vetme pushimi. Dikur e djela ishte dite feste qe shkohej ne Meshe. Ne diten e 7-te te krijimit Zoti pushoi.

Ka shume mundesi qe larja te shtunen trashegohej nga kjo kohe, ne Meshe ne mengjez te djeles duhej te ishe lare.

Ketu nuk eshte puna e drejte apo e terthorte. Kjo e shtuna sipas kesaj qe thua ti, duhet te kete qene me e vjeter, aq me teper i bie te kete qene jo fort e perhapur, meqe shumica e shqipove jane myslo. Po deri gjithkush ka permendur te shtunen, si ata te moshes sime qe me kapi vetem pak komunizmi, ashtu edhe te tjeret,

Kaqe gje e kisha parasysh kur shkrova. E kisha llafne per arketipin e te Djeles qe eshte me i hershem se Mesha e krishterimit, qe i mbivendoset arketipit te lashte te se Djeles, te cilit i jane vendosur shtresa shtresa te gjithe sedimentet e epokave te mevonshme gjeologjike, deri sa arrijme te kllufi ateist mekanik turni qe lante e pastronte biçikleten me lecka per te bere shetitje dyrroteshe diten e Djele nga kisha e shen Perkopit.

Nuk e di nese e ke vene re qe e Djela koiçidon gjithnje dite e bukur dhe Dielli ndrit me qarte se ditet e tjera te javes. Nuk ka arsye tjeter statistike shkencore, perveç se ekziston nje Diell tjeter qe shendrrit brenda nesh.

Di vetem qe e diel do te thote dita e diellit, etimologji e shfrytezuar me mencuri nga Adi Krasta per emisionin e vet “E diell”.

:smile:
E bukur kjo, sido qe ta kesh thene, me ironi apo naivitet. :laughing:

Prandaj edhe Sun-day. E hena eshte per henen, (Moon) Mon-day.

… dhe në vijim, e marta për Marsin, e mërkura për Merkurin, e enjtja për Jupiterin-Jovis, e premtja për Venusin- Veneris dhe e shtuna për Saturnin.
Troç - duke i bërë besim intuitës iliro-albane, e cila ka kopjuar fqinjët e vet të fuqishëm latinë - përveç faktit botërisht të njohur se enjtej kur i kujtoje Jupiterin dhe premtej kur i përmendje Venerisin, vazhdojmë të ndjekim (me apo pa vetêdije) mençurinë - në mos, budallallekun e të parëve tanë paganë dhe besëtytë!

1 Like

zemrem pelqyese e ke fituar me hak vetem per kete fraze:

Pikërisht, Inkuiz,

në kto zgafllima leksikale si e enjtja dhe e premtja duhet me u zhyt albanologu, për t’vërtetu origjinën e mirëfilltë të gjuhës shqipe - si edhe birësinë (e mundshme) të saj me të lavdishmen gjuhë ilire!

epo dyfish zemer atehere, se un kapa vetem humorin, por paska pas me teper se humor.

Rrnofshin kto zemrat qi arrijn me mçef marifetin - stilin kominac perzi me tullumin polikums, se besa kisha fryg se mos vazhdojshe tuj i ra fyllit:

1 Like

Rrnofsh Square që na rikujtove pikërisht atë që na përbashkon :

shkencën e trurit të traktoristit Inkuiz me përvojën e vreshtarit Xixe