Diskutim i lirë - Qershor 2018

Ky a kjo, ashtu sic nuk merret i vesh se cfare gjinie jane, duken si deledash, ashtu nuk dihet jane te majte a te djathte. E vetmja gje qe u dihet eshte qe nuk kane tru, po tallash ne koke.

qr ca bejne kafshet

Me fondet e UNHCR apo Te europes per refugjatet o idiot prehistoric.

Po ti qe predikon mos pranimin e refugjateve ne shqiperi a nuk je ne Te njejten kategori me ta ?po policet shqiptare Te cilet sipas shume deshmive po sillen shume keq me refugjatet e huaj a nuk jane ne Te njejten life ?

1 Like

Asnji vend ne bote sado i avancuar ekonomikisht & kulturalisht nuk ka mundur te zhvilloje nje zgjidhje racionale perfundimtare per dukurine e emigrimit masiv, qofte ky politik a refugjate a ndonje perndjekje tjeter (qe ne fund, le te pranohet se shndrrohet/ transformohet ne emigrim ekonomik).
Ne kushte kur zgjidhjet per popullatat emigruese (se tani emigrojne me popullata jo me individe) jepen te perkoheshme ad-hoc e jo shteruese, pasojat e vendimit pro-imigrim vijne me risk ne kohe e hapesire per hosting countries.

Ti je rrezik potential per vendin ne Te cilin ke emigruar?

Po, millenials s’para i preferojne emigrantet sado liberale dhe anti-trump shfaqen,

Vertete?

Cfare rreziku i paraqet ti vendit qe Te ka pritur ?

Nje Feministe shqiptare.

nuk di pse me duket zhardin kjo, vetem zhardin mund te kete forma kaq lozonjare.

Po spekullohet se BE po planifikon të hapë qendra refugjatësh në Shqipëri si pika zbarkimi për refugjatët afrikane që po zbarkojne në Itali. Sipas Politico Gjatë Samitit BE do të dalë me një plan të detajuar në ndihmë të Italisë. Gjithë refugjatët që kapen në brigjet e Mesdheut do të dërgohen në këto kampe masive. Është përmendur Tunizia dhe Shqipëria si pika grumbullimi
https://www.politico.eu/article/regional- disembarkation-platforms-eu-leaders-consider-camps-outside-bloc-to-process-refugees/

Adi, blogu me thote se komenti jot me eshte drejtuar mua. Eshte gabim i rastit ky, apo vertet me je drejtuar mua?

fol per migracion masiv jo individual, eshte njelloj ‘importi’ popullate.

Me standartet e demokracise ke detyrime te larta si shtet nese merret persiper akomodimi definitiv i nje popullate te tere, pasardhesit e tyre (ne te ardhmen), gjithashtu te afermit e tyre (bashkim familje) dhe nderhyrjen e kultures se saj ne vendin prites.

sigurisht qe nuk dua emigrante, por ne ardshin nuk dua t’u marr femijet e t’ua fus ne kafaze sic bejne shtazet e amerikes qe vijne e na japin mend per njrezillek

Ku e di ti qe une kam emigruar? Dhe ti enkas a nga budallalleku fut ne nje thes emigrantet me refugjatet. Megjthese edhe nuk ke faj, se shpesh jane nje, po per hir te bisedes, nje here flet per qasjen humanitare ndaj refugjate, nje here per te mirat qe na sillkan emigrantet. Problemi me kokrra dogmatike tallashore si ty eshte se i shihni gjerat bardhezi. Emigrimi/imigrimi si shume gjera te tjera nuk eshte bardhezi, ka te mirat dhe te keqijat e veta. Varet si e menaxhon, por jo vetem nga kjo.

Inkuizitor çështje qëndron se Shqipëria me politikanët e vet karagjoze mund të shndërrohet në kampin e refugjatëve(emigranteve) të BE. Jo se këta emigrantë duan të jetojnë në Shqipëri se nuk ju ofron asnje te ardhe ai vend, plus edhe ata nuk kane c’te ofrojne. Eshte nje reth vicioz i cili prodhon veç tensjone. Nderkohe qe gomonet sa po vijnë dhe po shtohen dhe Salvini po shkumezon i terbuar, BE ne anen tjeter me brekët nëpër kembe ka shume gjasa tja hedhe këtë barre Shqiperise se varfër. Politikanet tane per nje premtim për hapje negociatash anëtarësimi janë gati të firmosin cdo traktat.

Adi, tani e shoh qe me qeke drejtuar mua. Çudi se per kete teme (si dhe per nje kategori te caktuar temash) une nuk jam shprehur perveçse indirekt, te tjeret kane bere bere deduksione imagjinare per poziten time. Ose ndoshta edhe te sakta, ja te shofim ty.

Sidoqofte meqe me je drejtuar, dhe siç duket ke ngel keq per muhabet, per te mos u treguar pa respekt, po te pergjigjem duke thene opinionin tim.

Sigurisht una jam per globalizmin, por aksioma ku mbeshtetet globalizmi im nuk eshte politik si e BE me shoke shume, eshte nje deduksion qe ekziston Zoti, dhe kjo implikon liri, vllazeri, barazi, nje bote pa kufij etj atj lloqe si jakobinet dhe zhirondinet. Por ndryshe nga Revolucioni Francez dhe Revolucioni Anglez, ekzistenca e Zotit implikon kryesisht PERGJEGJSI.

“Burokratet e Brukselit”, perdor nje shprehje qe e ke per zemer, te gjitha te mirat i kane, por nuk kane kryesoren: PERGJEGJSINE (ne nje kuptimin qe i jep kesaj fjale te bezdiseshme besimi ne Zot sot).

Ti kerkon qe une te futem ne keto muhabete me emigrante, kampe refugjatesh, Salvini, Kalvini, Stalini, por me keto muhabete nuk del gjekundi, nuk ja vlen as per te kaluar kohen e lire. Dihet se si do perfundoje e gjithe kjo vazhduar me kete stil, te gjitha keto jane levizje fatale drej matit. Nje shahist i zoti e le ndjeshjen 50 levizje para matit fatal, te tjeret dun me “honger mbretin”. Ju befte mire!

Thene te gjitha keto me keqardhje, por nuk di tjeter, dhe jam i sigurte qe nuk ka tjeter shpetim. Nuk jam per formulen cinike “Me keq, me mire!”. Eshte provuar historikisht qe kjo formule nuk funksionon, bile funksionon ne te kundert, kush e ka perdorur, me pas eshte penduar, shpesh here ka ndodh qe e ka honger i pari telin e ndryshk.

Nuk eshte pune te majte apo te djathte, kaosi politik qe perjetojme eshte pasoje direkte, ose me sakte eshte dora vete, i kaosit te brendeshem moral. Nuk mund te vesh rregull kurre jashte, nese mbreteron kaosi brenda vetes.

Sos ka roitur vetem Alba me zamete. Ne ate vend veshtire te gjesh ndonje te pashkare