Diskutime te lira - Dhjetor 2019

tironco, Pallosh i thosh i gjith populli, jo vetem une, megjithse per ç’ka thua ketu, te mbeshtes :grin:

ketu te mbeshtes, se eshte teza ime e para 20 vjeteve, por te lutem mos i thuaj; Gjigand, se bohesh qesharak, lere me emrin qe i kam ngjitur qysh para shum viteve; Pallosh.

pika e pare bie kategorishte poshte .
evitohet por me shume pasoja ( sapo ta kuptoni se me ke keni te beni pune )
dhe kyesorja e gjithe permbledhjes se analizes se pare . ke keqkuptuar mesazhin e tantes Merkel , te jetosh done te thote te akceptosh te korspodosh e jo te kurorzosh .

tjerat pika sja vlejti te lexohen, jo per faktin qe Tironci ka shkruar por per vertetesin qe tironic perfaqeson, eshte pinjoll i denje i trurit momental expensive emocional qe karakterizon arberin .

Whatever it is mos harroni se Zoti I do shqiptaret e do ua shpetoje bythen sa here te bejne gafa.
Gezuar per shume vjet krishtlindjet !

dafina moj vajze, e mira do ishte qe ne mini-shengen, te futej edhe kosova, se keshtu behej faktor i rendesishem, mirpo ajo ngurron e kundershton, ç’a ti bojm ne tashti

Dergoji nje kopje te VK Ramushit Pjer se mbase ftillohet kur ta lexoje e ta kuptoje c’gabim po ben tani.

Dita e Legalitetit
“… Për këtë realitet, Sejfi Vllamasi shkruante: “Në këtë anarshi ku ishte zhytur vendi, një ditë vendosëm të shkojmë te Noli, në zyrën e tij, në kishën ortodokse, Bahri Omari, Rasim Babameto dhe unë (Sejfi Vllamasi), për të biseduar me të mbi situatën. Ora ka qenë 11. Nolin e gjetëm vetëm, porsa ishte ngritur nga gjumi dhe ishte duke i rënë fyellit. Folëm mbi situatën, shfaqëm sinqerisht mendimet tona vetëm e vetëm në interes të shtetit, pa prekur aspak çështje partie. Por Noli na priti keq dhe as nuk u vinte vesh fjalëve tona, që ishin për të mirën e vendit dhe për të mirën e tik…”

:smiley:
duket shqiperuesi i Shekspirit si bari dhensh :smiley:
“fyelli” eshte perdor per ironi, apo sepse nuk perdorej fjala “flaut”?

Si prift eshte edhe bari I tufes.duhet ta kene fjalen per fyellin sepse flautin nuk kishte se pse te vinte qe ta mesonte ne shqiperi .

S’di a ka ekzistu si shprehje ne ate kohe, por ne Kosove kur dikush rri kot ose mbetet pa asgje, thuhet “ish tu i ra fyllit” ose “tash bjeri fyllit”.

Ose, e ka Migjeni ate “popull qe tredh miza” per popullin qe rri kot.

eshte edhe nga nahija e jone e njejta gje.

Ne fakt Noli i binte flautit dhe ishte njohes i mire i muzikes.
Ka shume mundesi qe Sejfiu e ka perdor me ironi kosovare fjalen “fyell” (nis edhe nga kontesti anti-nol), por ka edhe pak mundesi qe nuk perdorej fjala “flaut”, prandaj “fyell” i bi te jete perdor ne kuptimin neutral, dhe e interpretojme ne sot si tallje “bjeri se i bi bukur!”.

Dmth 1985. Kur e ka mbajte Rugova kete fjalim ne eventin me te famshem akademik ne jugosllavi, udba ka qene ne zenitin e saj, ndersa patriotet e sotem kane qene tu pa lepa brenen e jugosllavin me kanoqe.

Fjala e Ibrahim Rugovës në Kongresin e IX-të të Lidhjes së shkrimtarëve të Ex Yu - NOVI SAD 18-20 PRILL 1985, DOKUMENTI-KNJIZEVNA ZAJEDNICA NOVOG SADA-FQ.184

“Kemi traditë të gjatë të luftës për liri”

"JA KU I KAM VETËM 10 RRESHTA PËR T`I LEXUAR.

DUA TË JU THEM QË KURRË S’KA LIRI TË MJAFTUESHME. POSAÇËRISHT PËR NE QË KEMI TRADITË TË GJATË TË LUFTËS PËR LIRI E SHUMË TRADITË TË SHKURTË TË SHFRYTËZIMIT TË LIRISË. SI TA KUPTOJ UNË LIRINË KUR BËHET PËRPJEKJE E VAZHDUESHME QË TË NA DHUNOHET DHE ELIMINOHET HISTORIA JONË. QË NGA KOHA PAS DEMONSTRATAVE TË 1981 VAZHDIMISHT NGA QARQET DOGMATIKE DHE NACIONALISTE NË SËRBI, MAL TË ZI DHE MAQEDONI OFENDOHET DHE NËNÇMOHET ÇDO GJË SHQIPTARE…".

“PO MË AKUZOJNË SE JAM NACIONALIST VETËM NGA SE I KRITIKOVA METODAT STALINISTE TË AGJENSIVE SHTETËRORE (SERBE) QË I HEDHIN POSHTË KËRKESAT E SHQIPTARËVE PËR LIRI, DEMOKRACI, PAVARSI EKONOMIKE DHE TË DREJTA POLITIKE TË BARABARTA”.

Rugova paska qene injorant, nuk e dinte qe ne Kosove nuk ka shqiptare, por vetem dardane. Nuk ka faj, nuk kishte nga ta mesonte, nuk ka pas nejt gjithe diten me perfaqesuesin e kombit kosovar sic rri Albini sot.

pjer , e shef pra ku eshte hendeku qe nuk duam bashkim kombetar , i kupton tani kosovaret ?
thene shkurt sipas meje , ( cka kam qjef te ceki vehteveten kur jap mendime se keni iden … hahah jo per tjeter por jam vrojtuese dhe analizuese shume e sakte )
barriera eshte kjo , kosovari sado e mblodhi vehten i sakatosur nga koha dhe rrethanat keto 60 vjet prap se prap perkon me realen e vitit 2019 dhe mundohet te ze hapin karshi tjereve perkunder arberit te Allbanies qe nga meraku qe humbi kohen ne izolim kthehet dhe mundohet te jetoj e provoj dhe nje here kohen dhe sistemin qe jetuan tjeret nga viti vendimtar 1945 .e kuptoni sa mbas jeni duke u kthyer ?
kaq merak ju ka mbet - a te provoni atekohe si jetoni tjeret -a ?
Pjer , e them seriozisht, nese dhe nje here e permendeni Kosoven ne raport me mini shengenin e triates sllave dhe vllehe ,une do e marr si fyrje te hapur dhe provokim qe na beni .

Abaz Ermenji permend fyellin pa e saktesuar se per cfare fyelli.
“… M’e keqja ishte se “Kryengritja e Qërshorit” dhe qeveria që dolli prej saj nuk kishin njeri në krye; Fan Noli ishte si një “figurë nderi”, i cili as ishte i zoti të kumandonte, as kishte fuqi sunduese. Në qeverinë e tij gjithkush bënte pas kokës së vet. Shumë nga ata që kishin thirrur për reformat, në të vërtetën nuk i donin, sepse këto preknin interesat e tyre, dhe i tërë aparati i shtetit përbëhej prej elementesh që kundërshtonin njëri-tjetrin. Fan Noli vetë kishte një kompleks psikik nga ata që janë të dënuar të dështojnë gjithmonë kur është punë vepërimi; sepse nuk janë të zotët që të vendosin kur duhet dhe siç duhet, ose bëjnë gjithnjë të kundërtën e asaj që duhet bërë. Pazotësinë e marrjes së një vendimi e tregoi në punët e brendëshme, dhe prirjen nevrotike për të bërë të kundërtën e asaj që duhej bërë e tregoi në politikën e jashtëme. Ky “flamurtar” i reformavet, mbasi s’kishte as dinte se ç’të bënte në krye të qeverisë e shkonte kohën duke përkëthyer Omar-Khajamin ose duke mësuar t’i binte fyellit! Më në fund, kur dështoi me të gjitha, përqafoi komunizmin, për t’i sjellë Shqipërisë ato që ky regjim i pruri më pastaj…”

1 Like

Ky eshte portreti i intelektuali perfekt qe merr persiper barren e politikes, e cila eshte nivel me i larte se intelekti.
Pikerisht kjo nuk kuptohet prej njerzve, dhe nuk lihet te kuptohet prej intelektuale qe vetem kritikojne politikanet pa qene te zotet te bejne gje tjeter, perveç autoglorifikimit, dmth shpreses te genjeshtert se vetem nje intelektual do shpetoje situaten qe e kane ne dore injorantet. Nje politikan mund te kritikohet tamam vetem nga nje politikan qe merr pergjegjsi per ç’ka thote. Kush kritikon kalorsin duhet te jete gati te shaloje kalin, ndryshe rezulton nje llafazan kokebosh, edhe sikur Ajnshtajni me qene.
Ndersa persa i perket shkakut se perse Noli perqafoi ne fund komunizmin, mund te jete keshtu si thote Sejfiu, por mund te jete edhe ndryshe, qe Noli e kuptoi drejt se Shqiperia nuk behej ndryshe, pa reforma radikale. Pastaj se ideja ishte e gabuar, ishte tjeter muhabet.

It is not the critic who counts; not the man who points out how the strong man stumbles, or where the doer of deeds could have done them better. The credit belongs to the man who is actually in the arena, whose face is marred by dust and sweat and blood; who strives valiantly; who errs, who comes short again and again, because there is no effort without error and shortcoming; but who does actually strive to do the deeds; who knows great enthusiasms, the great devotions; who spends himself in a worthy cause; who at the best knows in the end the triumph of high achievement, and who at the worst, if he fails, at least fails while daring greatly, so that his place shall never be with those cold and timid souls who neither know victory nor defeat.”

1 Like

Eshte ky iluzion motori qe ka leviz politiken shqiptare dhe vazhdon ta leviz edhe sot. Qe ne krijim te shtetit shqiptar (dhe jo vetem), ndodh e njejta gje, vjen koha qe intelektuali i shquar kthehet ne nje gomor, dmth natyrshem shpresa e te ardhmes eshte per udheheqes intelektuale te rinj te ndriçuar, qe me kalimin e kohes kthehen edhe keta ne gomor mbasi jane ne fuqi.
Dmth rrugetimi eshte ritmi folk tallava:

intelektual i modh - gomori modh - intelektual i modh - gomori modh, etj deri ne infinit.

Ky eshte thelbi i demokracise.

Halle halle kjo dynja.Cuditem se si palloshit nuk I ka hik truri hala duke degjuar hallet e miletit.
He who increases knowledge , increases sorrow.