Diskutime te lira - Gusht 2019

nese qe te jesh kryetar bashkie, nevojitet vetem deshmi e paster penaliteti sigurisht ky eshte ne rregull. dmth eshte rehabilituar dhe kushtetuta na e njeh te gjitheve kete si te drejte. Nese pyetja i shtrohet qe a eshte denuar ndonjehere, atehere nuk mjafton vetem deshmia e paster e penalitetit. dmth te qenit i fajshem/denuar me proces gjyqesor, as nuk pastrohet as nuk pezullohet ne kuptimin qe nuk mund te besh sikur nuk ka ekzistuar.

Ketu ku une jetoj eshte fiks keshtu siç thua ti: vendi furnizohet me teknicienë (funsionare te larte te shtetit) nga dy shkolla: ENS, Shkolla Normale Superiore (te kujtohet Normalja e Elbasanit?? Edhe pse ishte vetem shkolle per te mxjerre mesues, nga ENA franceze e kish marre emrin) dhe tjetra eshte ENA, Shkolla Kombetare e Administrates.

Pastaj, nje pjese e ketyre teknicieneve, futen tek partite politike dhe bejne fiks ate qe shkruan ti: aktrojne si politikane sepse ashtu e do vallja. Fillo me Shirac, e mbaro me Hollande apo Macron, te gjithe kane qene së pari tekniciene (dhe nuk po te numeroj bataljonin e kryeministrave, ministarve, kryebashkiakeve etj etj etj etj)

e kam sjelle nja dy here më lart Certifikaten e casellario Giudiziale-s se tij, leshuar me 19 korrik 2019

ama ka ca rregulla apo jo

Pika qe me mban akoma lidh me te eshte reforma ne drejtesi. Po ja doli me ate reforme, do te kete voten time edhe per 100 vitet e ardhshme. Dita me e lumtur e jetes timr do te ishte kur te shoh ne burg maskarenjte e pasuru me leket tona, qe neve varfanjaket na shohin me percmim si morracake.

Eshte fiks kjo.

nuk ka lidhje certifikata me ate qe kerkohet nga dekriminalizimi (me sa kuptoj). certifikata pastrohen me afate te percaktuara vjetore (per shembull 5 vite, 7 vite, 10 vite, sipas rastit) sepse personi quhet i rehabilituar (por jo i pafajshem per vepren penale te kryer). kjo behet zakonisht per te shmangur stigmatizimin e te denuarve nga shoqeria.

atehere si e shpjegon kete qendrim te rames?

dmth: "I edukuar, i zoti, i respektuar familjarisht në Shkodër e kudo ka punuar, po kjo s’mjafton më! Kurrë s’kam menduar se Valdrini mund të fshehë të vërtetën në raport me ligjin, po deri kur e vërteta ligjore të dalë, Valdrin Pjetri dhe Partia Socialiste i kanë rrugët e ndara plotësisht.

po ti (ne) ç’ke(mi) me komentet e mediave?? (e leshoi, nuk e leshoi…). Ai ka thene fiks po ate qe tha Macron kur ishte puna e atij ministrit qe solle si shembull: te merret drejtesia me rastin ne fjale. Dhe ashtu po ndodh: per sa nuk ka thene fjalen e fundit drejtesia, i kemi rruget e ndara

ky nuk eshte koment mediesh, eshte zeri i kryeministrit/kryetarit te ps. ka pak ndryshim.

si dhe, reference per kete?

ai ne asnje vend nuk thote: e leshova.
ai thote, e citoj:

deri kur e vërteta ligjore të dalë, Valdrin Pjetri dhe Partia Socialiste i kanë rrugët e ndara plotësisht

parfait !

eshte proces gradual ne fakt. ke parasysh kur dikush largohet nga jeta, dhe nuk e beson per ca kohe, dmth e mohon, shpreson se do ringjallet, do rilinde, po me kalimin e kohes fillon e i leshon shpresat dhe perballesh me realitetin. hang in there :wink:

1 Like

c’lidhje ka leshimi? ta solla per citimin.

s’kam menduar se Valdrini mund të fshehë të vërtetën në raport me ligjin

ca te vertete po fsheh ai, meqe deshmine e paska te paster?!

E bukur kjo. :grinning:

nje nga filmat me te keqij te kinostudios per mendimin tim (ngre ne piedestal kulturen popullore te maskarallekut gjate pseudosatirizimit te disa aneve te tjera te kultures popullore ) ka nje moment ku Robert Ndrenika i thote Marigose: po bota do na besoje valle…?
kshu edhe puna e V. Pjetrit, qe kujt s’ia ka qejfi, anullimin e nje rekordi penal e quan rehabilitim, dhe me qellim eliminimin e stigmes shoqerore.
Nuk di se per c’arsye egziston ‘Anullimi’ ligjor i nje martese psh si rast i ngjajshem procedure

Anullim permes gjykates eshte pikerisht konfirmimi qe nje presupozim nuk ka egzistuar juridikisht.

Ai ka shkruar: " Kurrë s’kam menduar se Valdrini mund të fshehë të vërtetën në raport me ligjin

Duke qene fjali e shkruar dhe jo e folur, varet si e lexon, pra si e interpreton :
Me duket se ka dy interpretime:

    1. Une asnjehere nuk kam menduar se Valdrini mund te fshehe te verteten ne raport me ligjin

ose

    1. Nuk e kisha menduar kurre se Valdrini mund te fshihte te verteten…

E kuptoj qe ti e lexon me se shumti sipas interpretimit te dyte, por po ta shikosh mire, duhet denatyruar goxha sintaksa per te arritur ne ate interpretim

Mos! Edhe kete e the?!!! Ne ka film me vlere qe asht ba ne at’kohe, edhe do te kete vlere perhere eshte, Perralle nga e Kaluara.

3 Likes

me duket se jemi ne territor spin-ni ketu :wink:

problemi me i madh me kulturen qe ka sjell rama eshte se gjithmone ka 2-3 interpretime. pak a shume si puna e Valdrinit qe ka harruar nese eshte denuar apo jo.

2 Likes

E la mendja Valdrinin te thote qe kam qene denuar por prap se prap e kam Rekordin Penal nul ?? (sepse denimi u pezullua). Ai eshte politikan ! Kur ka plotesuar formularin, tek “Rekordi penal” ka thene: NUL. Dhe në rregull eshte ai: Certifikata qe Ministria Italiane e Drejtesise do ti çoje Prokurorise me doemos qe do jete e njejta me ate qe ka prezantuar vete Valdrini, pasi eshte i njejti institucion (dhe ç’insitucion se !!).

Sa per kulturen me 2-3 interpretime e Rames, ai eshte politikan dhe jo prokuror: fjalen e fundit e ka Prokuroria qe po heton dhe kaq eshte e gjitha.

1 Like