Diskutime te lira - Janar 2021

Hmmm, paska lajme nga Kina sot : paska riplas prap ne Wuhan (qe u be vitrina e “triumfit” mbi coronën). Shto qe po afron Viti i Ri Hënor kinez !!

ah ah ah

ta pash, ta pash - i tha dhia deles (kur kjo e funit po kaperxente gardhin me i shptue kasapit)

Shto qe SINOVAC-u kinez e paska efikasitetin aty tek 50.4%… :frowning:

Edhe une nuk thashe qe e ke me paragjykim, thjesht thashe qe e kane me më shumë ngut. Për shembull, tani që pashë, edhe Emiratet Arabe kanë filluar vaksinimin, dhe kanë arritur në gati 300 mijë raste, megjithëse vdekjet i kanë shumë pak. Tani meqë jemi bërë ekspertë vaksinash, kam lexuar që vaksinat amerikane janë më të efektshme, se janë bërë me teknologji moderne, kinezet janë bërë me të kohës së qepës. Po vaksinat kineze janë si mallrat kineze, domethënë janë më të lira dhe janë më të përshtatshme për vendet e varfra, edhe sepse nuk kërkojnë temperaturë shumë të ulëta për t’u ruajtur. Si ekspert që jam bërë, kam mësuar edhe që ka një dallim mes efikasitetit dhe efektivitetit (prape kerkoj ndjese se nuk di si t’i them shqip, që dyja do të dilnin efektshmëri). Le të themi efikasiteti eshte ne “kullen e fildishte”, ne boten ideale, efektiviteti ne jeten reale, a dicka e tille. Domethene vaksina kineze mund ta kete njeren 80 e tjetren 60 a 50 e ca sa thua ti, amerikanet 90-95 e mbase 75-80, po prape sa pa gje, shume me mire. Si ekspert qe jam bere, mund te them po ashtu qe asnje vaksine nuk mbron 100 %.

  • mutacion - eshte term specifik i shkences biologjike. Keto terma jane universale dhe s’ka kuptim ti shqiperosh. Ja nje ilustrim…

  • mutacioni nuk eshte ekuivalent me variant. Nje mutacion eshte proces ndryshimi ne nivel gjenetik, i cili mund te shfaqet ose jo, ne tiparet e jashtme / te brendshme, te species, ne gjithe aspektet e jetes se saj.

  • shume mutacione, kombinuar bashke, kane potencial te gjenerojne ndryshim ne keto tipare, pra gjenerojne ndryshim ne shkalle cilesore, te tipareve. Kur kjo ndodh kemi nje variant, eshte zhvilluar variant i ri. Brenda se njejtes specie…

  • Dhe shume variante te ndodhura ne kombinim, ne mbivendosje, kane potencial te ndryshojne vete specien. Keshtu funksionon evolucioni i botes se gjalle i cili ka zhvilluar larmine e specieve qe ka planeti.
    Per specie te larta ky proces ndodh ne kohe teper te gjate. Per specie te uleta si nje virus gjenerimi i specieve e varianteve te reja ndodh ne kohe reale, sic po shohim me koronen sars2.

kemi degjuar per vaksinimin e emergjences atje, por jo per vaksinimin e popullates, akoma jo.
Kemi degjuar gjithmone per testimet masive, testimet vetem. Por jo vaksinimin masiv.

Vaksinat e Kines megjithese po pranohen neper bote, vete Kina ka shpallur se nuk kane perfunduar fazen e trete te protokollit te cilen e filluan me duket heret ne dhjetor, asnje nga vaksinat e tjera s’kish hyre ne kete faze. Supozoj do presin perfundimin e saj per vaksinimin masiv.
fakti i nje vdekjeje atje nuk pergjitheson do asgje, pervec asaj qe kam thene se eradikimi i virusit do kerkoje perseritje te karantinimeve kryesisht lokale e ne rastin me te keq edhe karantinime te pergjithshme.
Kina ka krijuar infrastrukture te tille qe zhvillon ekonomine duke mbajtur koronen REALISHT nen kontroll.

kjo nuk eshte e vertete nese ndrrohet parimi mbi te cilin do fuksionoje vaksina.
Deri tani ato kane shfrytezuar njohjen e virusit nga antitrupat tane permes proteines “spike”/kurores proteinike. Kjo njohje gjeneronte prodhim antitrupash nga organizmi yne dhe vetembrohemi. Duket se mutacionet dhe variantet qe po dalin po e sfidojne kete .
Do duhet te gjejne tjeter parim, i cili nuk influencohet nga mutacionet. Kjo dmth t’ia nisin nga e para.

A ha, ok. “Kete pune kemi”.
Qarte.

ps: per Wuhanin dhe modelin e shkelqyer kinez kishe gje?

Unë nuk e kam fort qejf kete punen e ‘eksperteve’ (se e ve re qe e thua me auto-ironi edhe per vete kete punen e ekspertit).
Bindja ime qe ne fillim ka qene dhe eshte se para se gjithash kjo eshte krize filozofike (per me teper qe sigurisht qe nuk eshte vetem ide imja !!).

Sa me shume te merren masa shtrenguese, aq me pak virusi do qarkulloje në menyre te shpejtë e per rrjedhoje, aq me teper ai do te kete kohe te kryeje mutacione duke u bere keshtu edhe më i rrezikshem.

Sa me shume te merren masa shtrenguese kunder hajduteve, krimineleve, perverseve dhe handikapateve, aq me pak vesi, krimi dhe gomarlleku do qarkullojne në menyre te shpejtë, e per rrjedhoje aq me teper vesi, krimi dhe gomarlleku do te kene kohe te kryejne mutacione duke u bere keshtu edhe më te rrezikshem.

me vjen keq.
semundjet infektive, sic n/kuptohet ne kuptimin e pare te fjales, e kane kete karakteristike. Ato jane te bezdisshme, edhe kur jane te kontrollueshme.

por ti ke zene tjeter barrikade dhe me duhet ta lexoj linkun qe solle para se te vazhdoj

Mbreti ndrron grate ashtu si prostituta ndrron klientet dhe si intelektuali nderron barrikadat politike.

E thashe, teknikisht, mutacioni eshte ndryshimi qe sjell variantin, po kuptimi i nje fjale eshte perdorimi i saj, ka thene nje nga ata filozofet dypellembmjekersh. Dhe ne ata shembujt qe solla e ne mijera te tjere qe mund te sjell, hiq “mutation” e ver “variant” dhe nuk ndryshon asgje. Kjo sepse nje emer ndonjehere mund te shenoje si veprimin, ashtu edhe rezultatin, si per shembull shkrim, punim etjj. Nejse, thashe nuk ka ndonje rendesi kjo.

1 Like

Nul eshte pune barrikade ne fakt (por prap nejse).

Eshte pune faktesh, qe shpesh jane kokeforta :

China Places Over 22 Million on Lockdown Amid New Covid Wave - The New York Times

Ueee na lane pa pire nje gote vere keta frengjt! Papapapa sa te serte qe jane!

mutacion nuk shqiperohet ndryshim, e para. E dyta s’ka nevoje te shqiperohet pasi behet fjale per term shkencor. E treta, shkenca nuk loz me kuptimet e termave e t’i perdore vend e pa vend gje e cila mund t’u infuencoje kuptimin. Termat shkencore jane koordinata perkufizuese te fiksuara.

tjeter gje qe ti si popull kur flet ne nje blog mbi pandemine lejohesh ti vertitesh ato si te duash ti perdoriesh si ta ka qefi.

1 Like

keqardhje qe u mor seriozisht linku fancy i biopolitikes qe na hodhe ne shesh te mejdanit.

Biopolitics is thus the means by which a colonising force utilises political power to regulate and control the bodily autonomy of the colonized subject, who are oppressed and subaltern .

Shkurt je ekstremist i se njejtes league me per shembull mbeshtetesit e trump sa i takon pandemise.
E cfare mund te te replikoj a te me replikosh ti mua ende…
hajd shendet

1 Like