Diskutime te lira - Janar 2021

S’ka problem, te kuptoj. Po, une do isha per te (shto qe, eshte patetike si situate sepse në vende si Tailanda, vdesin 5000 veta ne vit nga malaria; ndersa nga corona vdiqen 50. Dhe pastaj vendi u mbyll totalisht)

Po dhe ai, pjese e biopolitikes eshte

u bë punë muti dhe mutacioni!
ka 20 vjet që libero-internacio-qytetbotizmi është demode :smiley:po cave u duket akoma trendy!
vonesa klasike e fazës që kanë një pjesë e shqipove! ose mutacion heterokronik!
ose prap, ‘‘nxirre jevgun që brenda-mos fol shqip’’.
mutacioni i të ‘‘djathtit’’ pastaj është si i kovidit!poshtë komunizmi,rroftë internacionalizmi

Biles, me te gjitha gjasat, vendet qe kane ndermarre masat më shtrenguese, do te jene ato qe do dalin më vonë nga ky rreth vicioz (ps: lexova sot qe Kina ka njohur vdekjen e parë nga Covidi, per kete vit; a ka fushate masive vaksinimi atje ?)

Jorgot kishin propozuar qe personat e vaksinuar duhet te levizin me pashaporte te vecante “Anti-covid”, Fred Cako rri rri edhe e thot naigje te vertete

Unë nuk e lexova për këtë punën e biopolitikës, se po më ndodh ajo qe ka thënë Çurçilli pak a shumë, sa më shumë i afrohem plakjes, aq më konservator bëhem e aq më shumë neveri ndiej për këto -izmat, feminizmat, postmodernizmat e më the e të thashë. Po nëse e ke fjalën që politika ka bërë veprime për hir të interesave të çastit, siç bën shpesh, unë do të isha dakord vetëm në rast se e ashtuquajtura “bashkësi e shkencëtarëve” do të kishte një zë dhe do të kishte kundërshtuar fuqimisht masat e politikanëve. Po besoj e pranojmë të dy që nuk ka ndodhur një gjë e tillë. Sigurisht ka pasur zëra kundër, edhe më shumë sesa mund të jenë shprehur a dëgjuar publikisht, se jetojmë në epokën e diktaturës së Albave me zamete e të ftohura ngambrapa, po nuk besoj se vërtet janë aq të shumtë. Apo edhe shkencëtarët janë si Papa, pjesë e biopolitikës?

Ç’lidhje ka vdekja e parë në Kinë. Kina pretendon se është vendi ku gjendja është më e mirë, dhe që vendi i vetëm që ka arritur rritje ekonomike, pra edhe akullore edhe çokollatë, domethënë ka pjekur mishin pa djegur hellin. Thelbi është kjo gjasa. Për herë të parë ti shfaq shenja përmirësimi, domethënë nuk flet me bindje a absolutizma, por me hamëndje. Megjithëse edhe atë e ke të gabuar. Nuk ka shenja që të tregojnë gjasa të tilla. Po ajo që dua të them është që është herët të flitet dhe vetëm koha do ta tregojë se kush ka pasur të drejtë dhe nëse ka pasur ndonjë original sin (ndjesën e kërkoj për përdorimin e anglishtes për z. Pjer dhe pastërtorin gjuhësor Delta)

           Ç)IDENTITETI/ Pamundësia trashëgimore e PD-së për të qenë e djathtë dhe vrasja e krenarisë brenda vetes                                            

Ndërsa PS është
diku “ok” me klasifikimin “e majtë”, më shumë nga trashëgimia, me PD-në ka një problem të madh: ajo cilësohet e djathtë, më shumë për lehtësi emërtimi politik se sa është e tillë.

Nga trashëgimia jo e jo, ngase dhe vetë kreu i historik i saj, Berisha, e ka pohuar se lëvizja e Dhjetorit ’90 ishte më tepër një rebelim bijsh ndaj etërish (të majtë). Vetë Berisha, i cili është fytyra e PD-së në 30 vjet, nuk ka asnjë detaj të djathtë në të gjithë identitetin e tij politik apo social. Jo vetëm nga trashëgimia politike si ish-komunist, por dhe si kategori sociale, që pezhorativisht hyn te “fshatarët pa tokë”.

Një emër tipik i së djathtës shqiptare edhe në trashëgimi familjare, ish-i burgosur politik, me bashkëshorten në qeverisjen Berisha, duke iu referuar plagës më të madhe shqiptare – pronës – thotë se nuk mund që ajo të zgjidhet nga një njeri që s’ka patur kurrë prona.

Ky detaj është shëmbëlltyrë e faktit se PD shoi dhe ato pak copëza të së djathtës klasike që ende ekzistonin pas rrëzimit të komunizmit, e ndërkohë që nuk rregulloi kurrë por degradoi më keq, një sfidë të së djathtës, siç është çështja e pronës. Përpos kësaj, të përndjekurit politikë si kastë shoqërore, jo vetëm që kanë qenë ndër më të palumturit me PD-në, edhe pse një furnitor i madh votash, por janë asfiksuar tërësisht në të.

Askush sot nuk trajton një ndër pikëpyetjet më të mëdha të post-komunizmit: përse shtresa e të përndjekurve, etër e bij bashkë, nuk shkëlqyen për asnjë çast si faktor shoqëror, por u shfaqën hera-herës dhe si të degraduar.

Nga ana tjetër, i vetmi bastion i së djathtës sot ka mbetur Shkodra, ndërsa ka rënë Kavaja. Ndodhi kjo pasi anti-komunizmi shkodran vijon të jetë ideologjik e jo social. Kavaja e kishte social anti-komunizmin e jo ideologjik. E para nuk diktohet në votë nga faktorë socialë por vetëm politiko-idelogjikë; lule ta bëjë PS-ja Shkodrën, pa ndryshim brezash kjo forcë është ende herët ta merr kryeqendrën e veriut. Ndërsa e dyta, Kavaja, e majtë në aspektin social-ekonomik, vetëm me trashëgiminë fetare të djathtë, e ndryshoi kahjen e votës bazuar në kontekste të ndryshuara politike.

Ndërsa në aspektin programativ, vështirë dhe gati e pamundur të gjesh “të djathtën” te PD. Me një gjuhë robinhudeske të Bashës në përbetime politike, me thirrjet e herapahershme për revolucione të tipik bolshevik – “ta kapim dhe ta hedhim…” – nga ana e liderit të saj historik, ende ashti politik PD-së, pra Berishës, ajo është shformuar tërësisht në identitet. Për pasojë, siç shihet, nuk arrin të prodhojë asnjë lloj kauzë tërheqëse, asnjë joshje në terma intelektualë, duke përjetuar asfiksinë më të madhe që nga themelimi. Pos kësaj, emrat që përbëjnë lidershipin e saj, nuk i thonë asgjë publikut në aspekt të kapacitetit kulturor më së pari, e më pas të vizionit të qashtër politik. Ndaj, degredimi ligjwrimor i PD-sw, mund tw konsiderohet si katastrofa mw e madhe e kwsaj partie qw pas goditjes qw morri nw ’97-wn, kwsaj here nga vetja e jo nga turmat e dalamendsh tw pararkwrkuesve tw fajdeve.

Pos kwsaj, askush prej tyre, me përjashtime të rralla – siç Tomorr Alizoti – pinjoll i Alizotajve të famshëm, nuk gëzon asnjë trashëgimi klasike të djathtë.

Edhe mpleksja me LSI-në, një grupim politik namkeq deri dhe qesharak, gjithashtu pa asnjë profil ideologjik apo kuazë identifikuese, e hedhur si “leckë e papërdorshme” nga Rama, është shenjë e njw asgjëje të djathtë në PD-në, në funksion të një krenarie të domosdoshme identitare, e cila të shërbejë si frymëzim për një ringritje nga hiri. S’mund të pretendosh të rregullosh Shqipërinë kur vijon të shkatërrosh veten, s’mund të sjellësh shpresë për Shqipërinë kur s’ngjall shpresë në asgjë twnden, s’mund të ndryshosh Shqipërinë kur s’ke ndryshuar akoma veten.

Por ka dhe një problem tjetër, tej saj. Quhet Jozefina Topalli. Gruaja me një profil të qartë të djathtë nga pikëpamja e trashëgimisë politike e sociale, që ia merr rivalit të saj Basha dhe në këtë aspekt, nuk po përdor kuazën me vende bosh të rithemelimit të së djathtës, duke zgjedhur ta nis e ta mbarrojë te Basha gjithë vizionin e saj të rikthimit në politikë.

Ta pyesësh sot znj. Topalli se ç’do të bënte ajo me pronat, me ish-kastën e të përndjekurve, me biznesin, taksat, ekonominë, të gjitha brenda një vizioni të djathtë qeverisës, është gati e pamundur. Pyete për Bashën, s’ndalet. Ndaj dhe pritet do bëjë një vrimë në ujë, së bashku me Patozin, po me sëmundjen e saj. Siç bëri Blushi me “Libra”-n e tij, e cila niste e mbarronte te Rama. E meqë mbërritëm te Rama, ky i ka të dyja identitetet brenda vetes, të majtë e të djathtë, me aftësinë për t’i artikuluar të dyja në ligjërim, ndërkohë që po në ligjërim, rikrijon veten me kauza të reja, sado diskutueshëm t’i ndjekë apo zbatojë ato. /

1 Like

Ata jane motori i kesaj (bio)politike. Nuk i ke pare si kane pushtuar ekranet, mediat dhe rrjetet sociale?

ps:Jo, nuk eshte pune “interesash te çastit” por po e le me kaq meqe nuk desheron ta lexosh “ate punen e biopolitikes”.

ok ok, por une thjesht doja nje informacion praktik (qe nuk e gjej kollaj ne internet): a ka vaksinim masiv ne Kine ?

Nuk është injorancë pasja e një niveli të ulët intelektual, injoranca e vërtetë është mosnjohja e Parimeve dhe mospasja takat për të zbatuar ato edhe në përditshmëri.
Vlera e vërtetë e personit nuk qëndron në ideale grandioze, por në aktet zemërgjëra të përditshmërisë.

https://www.msn.com/en-xl/news/other/in-pics-over-1-mln-get-covid-19-vaccine-in-beijing/ar-BB1cF9B2

Me sa di une, vaksinat kineze nuk kane marre miratim per perdorim masiv ne Kine.

ok. 1 milion ne 1.3 miljarde fryme = 0

Avash avash behet shelegu dash.

Ja dhe ky i biopolitikes

Do rrosh me gjate se une : e pashe para 1 ore si lajm. Dhe po i beja pyetjen vetes pse Turqia ka filluar fushate vaksinimi me vaksine kineze ndersa vete Kina, (pothuaj) jo.

“We’re going to walk down to the Capitol”

5 te vdekur.

Dhe nje narciz (“po humba, zgjedhjet jane te trukuara; po fitova, jane te ndershme”).

Sepse situata është më serioze në Turqi sesa në Kinë. Tani po shihja statistikat dhe Turqia zëvendin e 7-te në botë per infektimet, ndërsa ajo Kina me një miliard banorë qe thua ti, ka pothuajse sa Shqiperia me 1 milion banorë. Dhe meqë jemi te bioja po më shumë te politika, ja kjo media e halldupëve që qahet pse Izraeli nuk vaksinon palestinezët. Kur u vjen për mbarë, thonë që Palestina është shtet i pavarur.

Nuk e kisha me asnje paragjykim punen e vaksinimit ne Turqi.Thjesht me beri pershtypje, meqe behej fjale per vaksine kineze.

ps: Per mendimin tim, fjalen e fundit ne kete histori do e kete, gjithsesi, virusi. I cili, me mutacionet e tij (nese “do ish lene i lire”, do kish bere te tijen dhe do kish ikur, fundja siç iku Sars dhe plot te tjere para tij), doemos qe do beje filmat e vet dhe nuk do ikë me vaksine (sepse do na duhet nga nje vaksine e re per, te themi, nje nga 10 mutacionet e reja qe do beje cdo x muaj)