Diskutime te Lira - Korrik 2019

E kom ven re qe ti irritohesh icik si teper kur has mendime te kunderta ose korrigjime pa te keq, plus qe duke qene prej Kosovet, pavaresisht se flasim nji gjuhe, ca fjale ose fraza kane tjeter kuptim, por ajo fjala " punishte " sikur stonon ne kete kontekst. Tek atdheu meme, me punishte kuptohet nji ndertese me vete ku prodhohet dicka … ndofta me e pershtatshme do ishte " kantieri ndertimit " a ku di une, se nuk besoj se e ndertojne me parafabrikate diku tjeter dhe e transportojne tek vendi i perhershem. Osht nji verejtje miqesore, pa kunj. Po e more per keq, well …

Ne Europe jane 75 vjet pas luftes .

http://www.gazetadita.al/edhe-jakup-krasniqi-ish-zedhenesi-i-uck-se-therritet-nga-gjykata-speciale/

Kryeministri i Kosoves dhe ai i Shqiperise në fillimet e tyre politike.

imazh

(per synxirjen e Haradinajt, ketu. Per ate te Rames, nuk ka nevoje)

dhe ti thua sa shpejt iken 20 vjet
kur sheh fytyrat e reja ne foto te cilat sot kane ndrruar fizionomine sipas moshes kuptohet qarte distanca ne kohe

Nadia murad: ISIS me vrau gjithe familjen
Trump:ku jane ata tani?
Nadia Murad:ne nje varr te perbashket .

Mos tja hedhim punen e dosjeve poshte Lylit.

Ka fabrike, uzine, punetori, ofiçine, zyre.

Punishtja eshte vendi ku punohet kryesisht ne terren, perjashta.
Pastaj nese hyjme me kantier italian etj, atehere pse te mos i themi ne gjuhen e embel te shqiptarve “baushtellë” (baustelle, gjermanisht)

Mund ti thuash si te duash, por sipas fjalorit:

KANTIER m. sh.

  • Vend a shesh zakonisht i rrethuar, ku janë grumbulluar materiale e pajisje të ndryshme dhe ku punohet për ndërtimin e një fabrike, të një hidrocentrali etj.; qendër e përkohshme pune e banimi për ndërtues, montues etj. Kantier i ri. Kantier ndërtimi. Kantier bonifikimi. Kantieri i hidrocentralit. Kantieri detar (i anijeve) vendi pranë skelës ku ndërtohen e ndreqen anijet. Inxhinieri (përgjegjësi) i kantierit. Në fabrika e kantiere. Shqipëria është një kantier i madh ndërtimi.

PUNISHTE f. sh.

  • Ndërmarrje e vogël për prodhimin e sendeve për përdorim të gjerë; repart i vogël pune pranë një uzine a kombinati ose fabrikë e vogël; ndërtesa e këtij reparti a e kësaj ndërmarrjeje të vogël. Punishte shkollore (mësimore). Punishte bulmeti (akulli). Punishtja e qumështit (e frutave, e duhanit). Punishtja e verës (e rakisë). Punishtja e pastave (e ëmbëlsirave, e makaronave). Punëtorët e punishtes. U hap një punishte. Hyri në punishte.
1 Like

Po, punetori ose punishte (lokal i vogel pune) e kane perdore shkijet “radionica”. I bie ne perkthim bukval.
Ne prizren e gjakove i thone dyqan. Zejtaret.

Ne Kosove punishtja moti e ka marre kuptimin e vendit te punes ne terren.

Na ne Kosove themi “le ta quajme edhe kungull, me randsi qe po merremi vesh” :slight_smile:

Duhet mbi te gjitha deshire te pastroni gjuhen nga turqizmat si fillim.

Po metem hiq turqizma fut sllavizma fut italizma fut anglishtizma. Apo me fol shqip me 80% italizma je ma inteligjent?

Sllavizmat i gjeni mes vedi. Di te them se turqizmat i kane akoma gjalle fjalet shqipe qe kane zevendesuar me force. Mos thuj penxhere, thuaj dritare. Po si edhe thashe, duhet deshire mbi te gjitha.

Ja nje pune e bukur e vellezerve nga Mitrovica.

Kete te turqizmave ma merr mendja qe e mbulon sektori i tironçes (cdo e dyta shprehje turqisht).

Mund te jem subjektiv po ma shqip flitet ne Prishtine se ne “tirone mer jahu”.

Ne te folme dmth, se per fjalor standard s’kemi tjeter. Te njejtin e kemi.

Vitet 80, sidomos 90 ne kosove e kan pastru ne shkalle 90% gjuhen, edhe emrat.
Sa per penxhere, eshte harru si perdorim me shume se 30 vite.
Ndoshta perdoret ne ndonje kenge “qytetare”, te vjeter dmth.

Shume larg u hodhe nga Prishtina. Bej nje ndalese ne Peje e me thuaj si po te duket (per mos te permend kete e ate rruge te vet Prishtines). :slight_smile:

Nejse, ideja eshte nje komb, nje gjuhe. Keta loqet qe i meshojne ndasive krahinore harrojne se te shkosh nga Rresheni ne Fan psh,(ose Prishtina ne Peje) te duhet fjalor me vete.

Gjykata Speciale citon Kodin Penal të Republikës Socialiste Federale të Jugosllavisë (KPRSFJ)?