Diskutime te lira - Maj 2019

“Qëndrimi i Gjermanisë, fundi i Edi Ramës”

Qendrimi i deputeteve Wadepuhl dhe Schmidt, dy personalitete te Cdu-Csu partia e kancelares Merkel mbi zhvillimet ne Shqiperi jane vula fundore e fatit te Edi Rames. Ata ne emer te partise qeverisese te Gjermanise u shprehen kunder zgjedhjeve te njeanshme nga Rama dhe u shprehen per dialog i cili do te ishte i hapur edhe ndaj largimit te Rames. Pra zgjedhje vetem nuk do te kete! Kauza e opozites do te fitoje. Ndjeshmeria e gjermaneve, e miqve tane ne Bundestag, eshte shume e madhe.

Militantet e PS .

Anes Lumenjve

|Arratisur, syrgjynosur,
Rraskapitur dhe katosur
Po vajtonj pa funt, pa shpresë,
Anës Elbë-s, anës Spree-së.
Ku e lam’ e ku na mbeti,
Vaj-vatani e mjer mileti,
Anës detit i palarë,
Anës dritës i paparë,
Pranë sofrës i pangrënë,
Pranë dijes i panxënë,
Lakuriq dhe i dregosur,
Trup e shpirt i sakatosur.

Se ç’e shempnë derbederët,
Mercenarët dhe bejlerët,
Se ç’e shtypnë jabanxhinjtë,
Se ç’e shtrythnë fajdexhinjtë,
Se ç’e pren’ e se ç’e vranë,
Ç’e shkretuan anembanë,
Nënë thundrën e përdhunës
Anës Vjosës, anës Bunës.

Çirrem, digjem i vrerosur,
Sakatosur, çarmatosur,
As i gjall’, as i varrosur,
Pres një shenj’ e pres një dritë,
Pres me vjet’ e pres me ditë,
Se ç’u tera, se ç’u mpaka,
Se ç’u çora, se ç’u mplaka,
Larg prej vatrës dhe prej punës,
Anës Rinit, anës Tunës.
Çakërdisur, batërdisur,
Përpëlitur dhe zalisur,
Ëndërronj pa fund, pa shpresë,
Anës Elbë-s, anës Spree-së.

Dhe një zë vengon nga lumi,
Më buçet, më zgjon nga gjumi,
Se mileti po gatitet,
Se tirani lebetitet,
Se pëlcet, kërcet furtuna,
Fryhet Vjosa, derdhet Buna,
Skuqet Semani dhe Drini,
Dridhet beu dhe zengjini,
Se pas vdekjes ndriti jeta
Dhe kudo gjëmon trumbeta.
Ngrehuni dhe bjeruni,
Korini dhe shtypini,
Katundar’ e punëtorë,
Që nga Shkodra gjer në Vlorë!

Ky ilaç e ky kushtrim
më bën djal’ e më bën trim,
më jep forc’ e më jep shpresë,
anës Elbë-s, anës Spree-së.
Se pas dimrit vjen një verë,
që do kthehemi njëherë,
pranë vatrës, pranë punës,
Anës Vjosës, anës Bunës.

Arratisur, syrgjynosur,
Raskapitur e katosur,
brohoras me bes’ e shpresë,
anës Elbë-s, anës Spree-së.|

Jo moj zonje, bijte e hafijeve i ke te PD-hi. Ishin pikerisht ata qe kryen shkaterrimin total te dosjeve per te mbuluar krimet e veta dhe te baballareve, Per te dhene ty mundesine te baltosesh te gjith njesoj.

Llumi i asaj kohe rrodhi natyrshem te PD-hi.

1 Like

Të rilindja/ p$ nuk ngeli gjë?

Une do doja te ishin hapur dosjet qe diten e pare, por PDhi beri ate qe beri. A nuk te duket fakt interesant qe makabritetet ne kohen e te ashtuquajtures demokraci jane bere pikerisht nga PDhi? Prandaj dhe thash nje rrjedhje e natyrshe. Ashtu u programua nga Ramizi dhe ate cilsi thithi, me te ligjte, tradhetaret, vrasesit e hajdutet. Popullit i shiten pordhe antikomuniste por sot duket qarte qe populli eshte vel me to.

Mos te keqkuptohemi, une nuk jam ithtar i flakte i rilindjes, si edhe tregojne komentet e mia, por besoj ne ate qe e majta ka njerez qe vertet duan Shqiperine te ece perpara.

E majta ka 75 vjet qe qeveris Shqiperine,pervec vitit 1992-96.
Cfare ka bere?
Asnje!
Demagogji dhe mashtrime si gjithmone dhe akoma Shqiperia eshte e fundit në Europe njesoj si në vitin 1945.

Mire bir, mire.

e majta ka bere cdo gje qe ka shqiperia te bere, cdo spital pa perjashtim, cdo trotuar, cdo peme te mbjelle, cdo shkolle, cdo gje. e djathta vetem ka lejuar zaptues shpellare te zaptojne si shpellare dhe te prishin ate qe ka ndertuar e majta.

tashi me te majten ne pushtet konkretisht ne as ne Europe mbase s’hyjme por sic shihet nga ngjarjet e dites meriten per ket pune s’besoj t’ia veshin prape asaj. Apo neser dite e re, avaz i vjeter, c’u be sot harrohet neser e flasim si na do terezia jo si u shkrua historia

Populli është tradhtuar nga PD, ndaj dhe arratiset nga vendi. Nga ps = e keqja me e madhe, ska prit njeri gjë.

E majta ka shkatërruar identitetin e shqiptarit, duke i kthyer në një monster.

identitetin ta ka gjet Jonida Maliqi ne eurovizion po ta ka humb e majta

Identitetin shqipet s’do ta gjejnë më as për shekuj me radhë, do rraskapitës rrugëve të botës brez pas brezi për të kuptuar kush janë e nga vine, por s’do ta gjejnë më.

Sllavet na infektuar me komunizmin, dhe në më pak se 100 vjet arriten atë që së bënë dot me luftë në shumë shekuj, nga shkatërruan përfundimisht.

Mos mendo se stërgjyshërit tanë do ishin krenar për ata që jemi sot

1 Like

Ju nuk dini as historine tuaj mor burr. Eshte tragjike. Qe ta dish, nje nga arsyet se perse Sllavet nxituan per te mbeshtetur zogun te vinte ne pushtet ishte pikerisht sepse Moska do te dergonte emisarin e saj per te njohur dhe mbeshtetur Nolin dhe qeverine e tij. E derguan Zogun me pahir ndonese ai nuk ish gati, e veshen e mbathen, i dhane ushtare e para dhe e nisen drejt kufirit.

Reformat e Nolit i ke pikerisht te koduara te “Anash Lumenjve”. Thyerja e prengave feudale dhe e sistemit te bujkroberise, zgjimi dhe clirimi i popullit. Kjo nuk u shkonte per shtat serbeve qe e dinin se populli shqiptar mund te kontrollohej vetem me ane te nje sistemi feudal. Nje popull injorant eshte nje popull i zaptueshem, i kontrollueshem.

Opo mbase ate quan identitet kombetar ti, roberine e feudalizmit. Bejleret qe sipas interesit do ti sherbenin sot Portes, e neser mbretit.

te vete goja prapa kokes me perseritje

identiteti stergjysherve te ktij

pazari-i-vjeter-ne-tirane1

kollaj per t’u gjetur mos ki dert

1 Like

Per cfare bujkrober flet or mik?
Per ata qe punonin ne kooperativat bujqesore per 50 lek te vjetra dita dhe hanin 9 muaj te vitit buke misri?
87% e shqiptareve kishin toke dhe kete e ka pranuar edhe vete Enver Hoxha.
Edhe sot e kesaj dite me tapite e Zogut merren si reference.
Shqiptari shkonte deri në Amerike pa problem dhe kishte liri shprehje,liri fetare dhe opozite në parliament.
Prona private ishte e shenjte.
Cilat nga keto qe permenda me siper pati gjate kohes se Enverit?
Akoma me perrallat e Enverit juve?

Noli vete e ka pranuar se beri gabim qe ju fut politikes…

Sa per identitet varet se ku shkon.
Në ato zona qe zona solli kete foto ashtu vishen edhe sot ndersa ne Korce ishte dicka tjeter … edhe Shkodra.imazh

1 Like

Përshëndetje dr. Berisha, ju uroj shëndet e mirësi në familje. Unë që po ju shkruaj jam nga Lezha dhe ndodhem në Komisariatin e Policisë së Lezhës, së bashku me katër qytetarë të tjerë.
Motivi i shoqërimit është vetëm politik dhe po mbahemi në shkelje të ligjit, ku na është sekuestruar liria vetëm për të mos patur mundesi që t’i bashkohemi protestës së sotme, që mbahet në ora 19:00 në Tiranë.

Regjimin e krimit dhe drogës e ka zënë tmerri!
Ne jemi me ju me zemër edhe pse fizikisht klika e narkoshtetit po na e mohon këtë të drejtë kushtetuese.
Ju përshëndesim nga qelitë e paraburgimit me shpresë që do të triumfojë liria e munguar në këto 6 vite.
Me respekt maksimal!

T’i shporrim, t’i shporrim, t’i shporrim qelbësirat! Rama ik! Fitore!

foto pjace ka me lart se tendja po ke qejf te lozesh kungulleshkash

Ahmet-Zogu-Mbreteresha-Geraldine-Varshave-1939-666x400

meqe flitet per identitetin e stergjysherve te popullit shqiptar prandaj

i nderuar si gjithnje Baze

Lexo edit duramin dhe lahuten e malcise për identitetin të cilin flas