Diskutime te lira - Shtator 2019

Njerez te ndyre sidomos te bardhet dhe jane me origjine gjermane ne pergjithesi creme de la creme si thote ajo biba Anna Coulter.

na beni nje krahasim me Shqiperine, cila krahine albaneze ju ngjan alabamezeve?

Nuk eshte hic e sigurt qe partia e Albinit del e para në zgjedhje. Insistimi i VV dhe LDK, dy parti ideologjikisht te kunderta per te bere koalicion parazgjedhor por sekush me kushtet e tij, te kujton ate qe beri Salvini me partine 5 Yje: kthimin e tyre në ate qe Lenini i quante ‘idiotë te nevojshem’

Vetem rezultati i zgjedhjeve do ta tregoje se kush ka qene ne rolin e Salvinit (pra dhe te Leninit) : kush ka dashur t’ja hedhe kujt.

Ai qe del i dyti eshte Salvini

Parti ideologjikisht te kunderta jane CDU dhe SPD ne Gjermani. Me nje marreveshje ne pika te perbashketa qeverisese, s’ka asgje negative as per t’u share.
LDK eshte parti pa banda kriminale, pa grupe te fortesh ne haraq e nentoke. Ka shume mekate tjera, kryesisht per mbeshtetje institucionale e ulje koke ndaj partive te krimit e te bandave, kryesisht pershkak te frikes e pafuqise qe e karakterizon. Por ka shtrirje shume te gjere elektorale, pershkak te trashegimise se Rugoves.
Albini pikerisht e ka target elektoratin e LDKse, e jo direkt LDKne, as si ideologji as si strukture. Elektorati i LDKse tradicionalisht eshte anti-PDK, qe Albini e sheh se parti te krimit e te kapjes se shtetit.
Me afrimin me LDKne, Albini kerkon te sigurohet qe LDK te pakten nuk shkon me PDK (sic ka bere here te tjera, duke tradhetuar e zhgenjyer elektoratin).
Gjithsesi nje PDK ne opozite eshte fitore per Albinin, qe nuk e ka qellim final pushtetin por çkapjen e shtetit.

Personalisht ne cdo variant jam per Albinin kryeminister, per VVne ne udheheqje te qeverise. Meqe kjo praktikisht eshte e pamundur te arrihet si i vetem, atehere mirë do te ishte te behej ne koalicion me LDKne meqe jane me te kontrollueshem. :slight_smile:

I dija te gjitha keto (ne mediat sociale, perfaqesuesit e VV propagandojne keto qe shkruan : te perbashket me LDK kane Luften kunder kapjes se shtetit). Ok deri ketu (pra deri tek retorika).

Problemi vjen kur fillon dita e qeverisjes. Ti me te drejte evokon CDU dhe SPD gjermane (te cilat kane 3 legislatura qe qeverisin ne kuadrin e nje koalicioni te madh), por u eshte dashur, cdo fillim legjislature, 3 muaj negociata per te nenshkruar marreveshje (psh, heren e fundit SPD arriti te detyroje CDU-ne te pranonte me ligj rrogen minimum ne Gjermani).
Pra jam dakort me ty kur evokon marreveshje te tjera midis forcash politike te kunderta ideologjikisht, por ne kete rast i duhet shkuar deri ne fund analizes, duke evokuar marreveshjet e bera per te bashkeqeverisur.
Sepse, ja nje pyetje qe vjen natyrshem: VV e ka votuar venien e takses Haradinaj ndaj mallrave serbe. LDK jo (eshte kunder saj).
Si do i behet nese VV dhe LDK bashkeqeverisin ? (LDK e ka ne program heqjen e saj)

Nuk e ka.
Asnje parti nuk e ka ne program heqjen e takses. VV dhe LDK kane nje marreveshje paraprake per menyren dhe programin e perbashket qeverises.
Ne raport me serbine, jane pajtuar se PERVEQ tarifes 100%, te shkohet edhe me reciprocitet te plote ndaj serbise. Dmth serbia s’te njeh pasaporten, as Kosova nuk i njeh pasaporten serbise etj.

Dhe une di qe LDK ka votuar kunder asaj takse

Jo s’ka pase vote fare per taksen. S’ka pase votim. Ka qene thjesht vendim i qeverise.

S’ka thene qe taksa eshte e demshme as kunder, po qe ka qene vendim populist per te mbuluar deshtimet e brendshme. Tip, thirrjet per bashkim kombetar mund t’i quash populiste, po jo patjeter je kunder.

Edhe kjo eshte retorike. Te behesh kryeminister do te thote automatikisht te kesh qellim pushtetin (perndryshe quhet sofizem). Nuk mund te jesh ne sistem dhe te thuash «nuk kam qellim pushtetin », perndryshe quhesh demagog.

Dhe e dyta : nuk mund te qeverisesh nese ke ne program anti-diçkane (PDK ne opozite). Ne kapitalizem nuk qeveriset me anti por me pro (pro nje politike, pro nje ideje etj). Nese VV dhe LDK i bashkoka anti-PDKizmi, kjo nuk quhet bashkeqeverisje (dhe heret a vone do e nxjerre koken)

1 Like

meqe njefare menyre e solle fjalen aty, blacks e kane temen e seksualitetit shume te kollajte dhe mjaft banale (ne kuptimin jo tabu) krahasuar me ta zeme temen e rraces, kane nje lirshmeri per te qe mesiguri iu vjen origjinalisht nga kultura e tyre. Lidhur me femrat shembull instant qe vjen ne mend= Billie Holiday

Edhe ky quhet sofizem

Mustafa e ka pas thene qartazi: «është një masë populliste, e pamatur mirë në momentin që është marrë »

Nese LDK do jete ne qeverisje, taksa do te hiqet (ketu do jemi)

True, por ne fakt ajo referenca ime ishte per te bardhet me shume sesa per zezaket. Momat e moshave 40-50 vjec silleshin sikur sapo moren vesh qe te nesermen do behej kataklizmoja dhe s’do kishte me burra verdalle.

1 Like

.te bardhet e asaj nahije jane legjenda ne mendjet e tyre .merr nje te bardhe pocaqi te Alabama pa breke me bythe e dhembe ne goje por sillet si superior ndaj zezakeve apo emigranteve me apo pa ngjyre sepse te qenurit I bardhe e ben te fisem sipas kokes se tij te trashe.

Kosovaret megjithe ate eksperience kontakti me vendet nordike apo zvicren duhet ta kishin qeverisur kosoven me mire se kaq .

Nje nga agjentet me te cilet punoja qe e kishte zyren ne Mobile, AL, s’i pelqente te punonte me femra te pushtetshme, menaxhere, drejtoresha, etj. Gay jo e jo. Domethene mund te punonin per te, por jo me te. Plasi kur nderruam grupin e punes dhe raportonim te nje femer se i binte qe fjalen e fundit te negociatave do ta kishte ajo. Aq shume sa na tha, “do dal nga kjo industri, po deshet ta bleni biznesin tim me beni oferte.”. Me klientet e tij kishte marredhenie vetem me ato plakat tip sekretare zyrash se me ato qe kishin detyre te larte s’donte te kishte shume te bente.

Cuditerisht the moon program qe ka mbledhur trute me te mire te botes po zhvillohet be Alabama.

S’ka te beje shume ajo, varet nga fondet ose plani qe kane, kushtet qe ju duhen. Mbase do t’i mbledhin te gjithe Alabamians t’i cojne ne Hene si eksperiment se toka s’ju ben derman. :smile:

Natyrisht qe s’jane te gjithe rednecks ne Alabama. Kirurgu ortoped me i mire ne Amerike eshte Dr. James Andrews ne Alabama. Kur kepusin ACL dhe MCL futbollistet, aty e mbajne koken.

Atje ne zvicer e skandinavi te gjithe komandantet i paten ndare postet e pozitat ne qeveri ministri ndermarrje e drejtori, ju cliroi Amerika vendin, erdhen ne Kosove i ngulen dhembet e shqyen si ujqit pa pike meshire deri sot. Vrane, uzurpuan e vodhen e shiten cka u doli perpara.