Vizita e Nixonit në shkurt 1972 në Kine ka qene idé e fraksionit te Çunit te Lales (Çu Enlait).
Në Kinen e fund-viteve '60 (vitet e Revolucioni Kulturor: sipas autores se librit mbi ate revolucion, e vetmja tentative per nje revolucion komunist -dhe jo socialist- në historine e njerezimit), kanë ekzistuar keto fraksione politike :
- ai i Gardisteve te Kuq (me në krye Jiang Qing, gruan e Maos)
- ai i ushtarakëve (me në krye Ministrin e Mbrojtjes dhe zv Kryeminstrin e parë te Kines, Lin Biao)
- ai i pragmatisteve, pra centristeve burokratë, pra i kryeminstrit Çu Enlai (dhe i protezhesë se tij, te famshmit Ten Hsiao Pin)
Mao ishte xhongleri qe manovronte midis ketyre fraksioneve (te cilet, ne fakt, ishin para se gjithash fraksione bindjesh politike por automatikisht sillnin edhe perplasje per pushtet) duke mbeshtetur here njerin fraksion, here tjetrin. Dhe bashke me Yao Wenyuan-in (ai qe erdhi ne Shqiperi), ndofta nga te vetmit ideologë komuniste qe dinin se ç’ishte komunizmi (qe ishte dhe eshte levizje, dhe jo achievement, establishment).
Kur në shtator te 1971 Ministri i Mbrojtjes Lin Biao, kundershtar i afrimit te Kines me Ameriken (afrim i konceptuar sipas principit “Armiku (USA) i armikut tim (BRSS) eshte miku im” nga kryeministri pragmatik Zhu Enlai), pra kur Lin Biao, autor i “Project 571” per eleminimin e Maos vdes në arratisje e siper në nje avjon qe po e çonte në Bashkimin Sovjetik, Mao emëroi në shtator 1972 Wang Hongwen, nje nga Gardistët e Kuq më me famë (tekstilist qe vinte nga klasa punetore dhe kish themeluar në 1967 Komunën e Shangait, sipas modelit te Komunes se Parisit dhe kunder burokracise partiake te kohes) , si numrin 2 te Partise Komuniste te Kines, e automatikisht, pasardhes te tij.
foto :
(Do desha te thesha qe Simon Stefani ishte Wang Hongweni i Shqiperise, por nuk ma mban ta them, se nuk di qe shoku Simon te kete krijuar ndonje Komunë Popullore në Berat, ne vitet 60, ne kohen e “Revolucionarizimit te jetes se vendit”).
Emerimi i tij nga Mao si zv. Kryetar i Partise, linte te nenkuptohej se ai do te ishte dhe pasardhesi i vetë Maos (kush ka Partine, ka pushtetin : partia mbi te gjitha - qe linte te kuptonte se, në fakt, kishte edhe pushtete te tjera: ushtarakët, sigurimi etj).
Por 6 muaj më vonë (mars 1973) , kryeministri Zhu Enlai emeron si Zevendes te tij te parë… Tenin (e vogel, emri i vertete i te cilit - Ten Xixian, në kinezçe don te thote literalisht: i vogel, i sheshtë, i barabarte) : Ten Hsiao Pinin. Mesazhi ishte per gruan e Maos (“kur te vdes une, Teni do behet kryeminister”). e cila menjehere aktivizon “Banden e te katerve” dhe fillon fushaten kunder Konfucianizmit (dmth, me sfond: kunder Cu Enlait+Tenit).
Mao nuk i kundervihet Çu Enlait dhe mbeshtet reformat e tij, duke zhgenjyer "Banden e te Katerve", dmth dhe gruan e tij. Arsyeja? Pa dyshim, zhgenjimi i tij nga Revolucioni Kulturor (i cili, i filluar si levizje per te turbulluar ujrat e ndenjura te ‘socializmit real’, dmth burokracise, u kthye ne lufte te brendshme per pushtet: me perjashtime te rralla si Yao Wenyuan, atij qe erdhi e vizitoi dheun arberor, te gjithe gardistet e tjere te kuq u konvertuan, kush me shume e kush me pak, në aparatçikë). Mao vete mendonte se do te duheshin 4-5 revolucione te tjera kulturore (emri i sakte ka qene : revolucioni kulturor proletar) qe Kina te mund te tejkalonte fazen e socializmit.
Po ashtu, mosha e thyer e Maos. Dhe semundja.
Kryeministri Çu Enlai vdes ne 8 janar 1976. Banda e te 4-ve hedh fishekzjarre (literalisht!) nga gezimi. Por gjindja, dmth kinezet, te cilit kishin nje respekt te pamatë per Çu-në, e respektojne vdekjen e tij si rralle ndonjehere.
Në vend te tij, duke suprizuar te gjithe, Mao emeron si Kryeminister te Republikes Popullore te Kines Hua Kuo Fenin, nje politikan pak i njohur deri atehere. Duke zhgenjyer “Banden e te 4-ve”.
Mao vdes per vete ne 9 shtator 1976, në të njejtin vit me Çu-në. Në sheshin Tienanmen vendoset portreti i tij, shoqeruar me banderolen e famshme: “Vazhdoni kauzen e presidentit Mao, kauzen e Revolucionit Proletar deri ne fitore”.
Hua Kuo Feni, në perputhje me testamentin politik te Maos, nga Kryeminister behet Kryetar i PKK. Dmth Njeshi.
Nje muaj më vonë, Huao Kuo Feni, duke degjuar keshillen e Ten Hsiao Pinit (sipas te cilit, edhe nëse nuk e kane në mend, Banda e te Katerve, heret a vonë, do ti beje grusht shteti per ti marre pushtetin), arreston 4 anetarë te Byrose Politike : Jiang Qing (gruan e Maos), Wang Hongwen (“Simon Stefanin” e punetorisë), Zhang Chunqiao, si dhe Yao Wenyuan, trurin e Revolucionit Kulturor, ate qe erdhi ne Shqiperi ne vitet '70. Arrestimi behet kryesisht me ndihmen e ushtarakeve (sikur qofte dhe duke i hedhur nje sy listes se Byrose Politike te kohes, sheh se 3/4 e tyre jane ushtarakë !). Preteksti : te kater duan te bejne grusht shteti.
Në 1981, Ten Hsiao Pini (“thjesht” ZV. Kryeminister), tashme triufues, vë në skene gjyqin e famshem te Bandes se te Katerve, duek e transmetuar direkt ne televizionin shteteror te kohes. Qellimi? Demaskimi i Maos (i cili nuk e shihte dot me sy Tenin, në te gjalle), permes demaskimit te gruas se tij, (qe per te thene nje te vertete, nuk kishte ndonje pergatitje ideologjike per tu shenjuar).
Kina e sotme eshte rrjedhoje e paster e kesaj historie.