Diskutime te lira - Shtator 2021

shoku enver mund të ketë bërë shumë gabime por ajo që unë s’kuptova dhe s’ja fal është allnimi me macedunin.
çpati ?
ne na mblodhi kryetari i frontit deri në 12 t’natës dhe e vetmja gjë kuptuam ishte se mao se kishte kuptuar mirë marksin
të njëjtën gjë u tha dhe sekretari i partsë kooperativistit që paguhej me tremdhet lek në ditë e shkonte hapte tarraca në male me një shishe uji dy lug sheqer e nji uthull.

e kujt i plasi?
qoftë vetëm për arsye gjeopolitike do e kish bërë kina shqipërinë lule buzë adriatikut

Dulla u idhnua se Mao ftoi Nixonin ne Kine pa u konsultuar me te .Sipas rradakes se tij Kina duhej te na jepte miliarda $$ ndihme e ne shkembim duhej te merrte idete gjeniale te Dulles.

është pak a shumë njësoj si të allnohem unë me inuizitorinemoth se s’ka kuptuar vizionet e qarta

1 Like

paraqitja e akteve te shokut Enver si marrezi iracionale eshte bere sport kombetar demokratik, qe i ben demokratet sportiste te marre iracionale dhe qesharake, sepse levizjet e tij politike, edhe pse iracionale dhe joutilitare, e kishin nje logjike, dmth niseshin nga nje aksiome, qe quhej: pergjithmone kunderJugosllavi. Gjate gjithe historise, sidomos asaj mbas Luftes se Dyte, Shqiperia e ka pas kunjin me Jugosllavine (per çeshtjen e Kosoves). Dmth me perkufizim e detyrim, kush behet mik me serbin eshte armik i Shqiperise. Konkretisht sapo Tito i puqi qiqrrat me Krushovin, ne u prishem me ruset, dhe sapo Mao Ce Duni puqi qiqrrat me Titon (pimpongisti Niksoni eshte ndermjetes i dores dyte), ne u beme armik me kinezet.
Ky eshte nje shembull iluminues qe e gjithe politika (dhe jo vetem) eshte absurde dhe iracionale, eshte pa pike kuptmi duhet te jeshe loqe nga trute qe te futesh ne keto diskutime demokratike edhe kunder serbit, edhe kunder shok Enver, qe shok Enver ka qene me serbin e spijun i serbit si Sali Berisha dhe Edi Rama. Perfundon koqepordhe me dimensione stratosferike!

Ironia e fatit : pikerisht, investimet ne ishullin Hainan thuhet se jane nder arsyet kryesore te falimentimit te Evergrandes !

edhe?

Vizita e Nixonit në shkurt 1972 në Kine ka qene idé e fraksionit te Çunit te Lales (Çu Enlait).

Në Kinen e fund-viteve '60 (vitet e Revolucioni Kulturor: sipas autores se librit mbi ate revolucion, e vetmja tentative per nje revolucion komunist -dhe jo socialist- në historine e njerezimit), kanë ekzistuar keto fraksione politike :

  • ai i Gardisteve te Kuq (me në krye Jiang Qing, gruan e Maos)
  • ai i ushtarakëve (me në krye Ministrin e Mbrojtjes dhe zv Kryeminstrin e parë te Kines, Lin Biao)
  • ai i pragmatisteve, pra centristeve burokratë, pra i kryeminstrit Çu Enlai (dhe i protezhesë se tij, te famshmit Ten Hsiao Pin)

Mao ishte xhongleri qe manovronte midis ketyre fraksioneve (te cilet, ne fakt, ishin para se gjithash fraksione bindjesh politike por automatikisht sillnin edhe perplasje per pushtet) duke mbeshtetur here njerin fraksion, here tjetrin. Dhe bashke me Yao Wenyuan-in (ai qe erdhi ne Shqiperi), ndofta nga te vetmit ideologë komuniste qe dinin se ç’ishte komunizmi (qe ishte dhe eshte levizje, dhe jo achievement, establishment).

Kur në shtator te 1971 Ministri i Mbrojtjes Lin Biao, kundershtar i afrimit te Kines me Ameriken (afrim i konceptuar sipas principit “Armiku (USA) i armikut tim (BRSS) eshte miku im” nga kryeministri pragmatik Zhu Enlai), pra kur Lin Biao, autor i “Project 571” per eleminimin e Maos vdes në arratisje e siper në nje avjon qe po e çonte në Bashkimin Sovjetik, Mao emëroi në shtator 1972 Wang Hongwen, nje nga Gardistët e Kuq më me famë (tekstilist qe vinte nga klasa punetore dhe kish themeluar në 1967 Komunën e Shangait, sipas modelit te Komunes se Parisit dhe kunder burokracise partiake te kohes) , si numrin 2 te Partise Komuniste te Kines, e automatikisht, pasardhes te tij.
foto :
image

(Do desha te thesha qe Simon Stefani ishte Wang Hongweni i Shqiperise, por nuk ma mban ta them, se nuk di qe shoku Simon te kete krijuar ndonje Komunë Popullore në Berat, ne vitet 60, ne kohen e “Revolucionarizimit te jetes se vendit”).

Emerimi i tij nga Mao si zv. Kryetar i Partise, linte te nenkuptohej se ai do te ishte dhe pasardhesi i vetë Maos (kush ka Partine, ka pushtetin : partia mbi te gjitha - qe linte te kuptonte se, në fakt, kishte edhe pushtete te tjera: ushtarakët, sigurimi etj).

Por 6 muaj më vonë (mars 1973) , kryeministri Zhu Enlai emeron si Zevendes te tij te parë… Tenin (e vogel, emri i vertete i te cilit - Ten Xixian, në kinezçe don te thote literalisht: i vogel, i sheshtë, i barabarte) : Ten Hsiao Pinin. Mesazhi ishte per gruan e Maos (“kur te vdes une, Teni do behet kryeminister”). e cila menjehere aktivizon “Banden e te katerve” dhe fillon fushaten kunder Konfucianizmit (dmth, me sfond: kunder Cu Enlait+Tenit).

Mao nuk i kundervihet Çu Enlait dhe mbeshtet reformat e tij, duke zhgenjyer "Banden e te Katerve", dmth dhe gruan e tij. Arsyeja? Pa dyshim, zhgenjimi i tij nga Revolucioni Kulturor (i cili, i filluar si levizje per te turbulluar ujrat e ndenjura te ‘socializmit real’, dmth burokracise, u kthye ne lufte te brendshme per pushtet: me perjashtime te rralla si Yao Wenyuan, atij qe erdhi e vizitoi dheun arberor, te gjithe gardistet e tjere te kuq u konvertuan, kush me shume e kush me pak, në aparatçikë). Mao vete mendonte se do te duheshin 4-5 revolucione te tjera kulturore (emri i sakte ka qene : revolucioni kulturor proletar) qe Kina te mund te tejkalonte fazen e socializmit.
Po ashtu, mosha e thyer e Maos. Dhe semundja.

Kryeministri Çu Enlai vdes ne 8 janar 1976. Banda e te 4-ve hedh fishekzjarre (literalisht!) nga gezimi. Por gjindja, dmth kinezet, te cilit kishin nje respekt te pamatë per Çu-në, e respektojne vdekjen e tij si rralle ndonjehere.
Në vend te tij, duke suprizuar te gjithe, Mao emeron si Kryeminister te Republikes Popullore te Kines Hua Kuo Fenin, nje politikan pak i njohur deri atehere. Duke zhgenjyer “Banden e te 4-ve”.

Mao vdes per vete ne 9 shtator 1976, në të njejtin vit me Çu-në. Në sheshin Tienanmen vendoset portreti i tij, shoqeruar me banderolen e famshme: “Vazhdoni kauzen e presidentit Mao, kauzen e Revolucionit Proletar deri ne fitore”.
Hua Kuo Feni, në perputhje me testamentin politik te Maos, nga Kryeminister behet Kryetar i PKK. Dmth Njeshi.

Nje muaj më vonë, Huao Kuo Feni, duke degjuar keshillen e Ten Hsiao Pinit (sipas te cilit, edhe nëse nuk e kane në mend, Banda e te Katerve, heret a vonë, do ti beje grusht shteti per ti marre pushtetin), arreston 4 anetarë te Byrose Politike : Jiang Qing (gruan e Maos), Wang Hongwen (“Simon Stefanin” e punetorisë), Zhang Chunqiao, si dhe Yao Wenyuan, trurin e Revolucionit Kulturor, ate qe erdhi ne Shqiperi ne vitet '70. Arrestimi behet kryesisht me ndihmen e ushtarakeve (sikur qofte dhe duke i hedhur nje sy listes se Byrose Politike te kohes, sheh se 3/4 e tyre jane ushtarakë !). Preteksti : te kater duan te bejne grusht shteti.

Në 1981, Ten Hsiao Pini (“thjesht” ZV. Kryeminister), tashme triufues, vë në skene gjyqin e famshem te Bandes se te Katerve, duek e transmetuar direkt ne televizionin shteteror te kohes. Qellimi? Demaskimi i Maos (i cili nuk e shihte dot me sy Tenin, në te gjalle), permes demaskimit te gruas se tij, (qe per te thene nje te vertete, nuk kishte ndonje pergatitje ideologjike per tu shenjuar).

Kina e sotme eshte rrjedhoje e paster e kesaj historie.

Pikerisht ai ishulli tropikal i Hainanit, “lule buzë detit te Kines Jugore”, vitrina e Evergrande-s (vitrina e Kines) mund te kthehet ne varrmihesin e saj. E per rrjedhoje, ti jape te drejte… Dulles

mund

Armed Forces

-Kush pordhi, e kush feni? - tha Mao Ce Duni
-Nuk pordha une por pordhi Teni - tha Hua Kuo Feni.

Kush mban mend solidarizimin e popllit me vijen e drejte revolutionary te partise qe iu hoqi buken nga goja .Nje orgji kolektive budallalleku .ne kendveshtrim te se kaluares shqipot ia hedhin fajin kujtdo pervec vetvetes .Dulla ishte Ai qe ishte po ne qe e lejuam te bente ato qe beri jemi po aq me faj .Kur vdiq sherif merdani u permenden vuajtjet e tij ne diktature po askush nuk tha:na fal qe beme sehir kur te arrestuan e nuk te mbrojtem.

e të mendosh sa 10 ta ke marrë në HPPSh dhe M-L Alba

Une atehere isha ne shkolle .por ishte nje armate e tere te rriturish te cilet shikonin se realiteti ishte ndryshe nga prupaganda ,te cilet i njihnin nga afer ata qe shpalleshin armiq e qe s’kishin bere asgje e prape nuk thane gje por vrpruan sipas parimit : larg nga bytha ime , persa koha thika priste ne mish te botes .ketu nuk shtrohet cfare bere ti cfare bera une por eshte ceshtje e kultures se nenshtrimit ndaj se keqes e mosngritjes se zerit kur padrejtesia behet ne kurriz te tjetrit .

1 Like

shkolla ishte po aq sa qelbsinllik sa puna, ne mos me teper. Ajo qe eshte e nyte nuk eshte fakti qe nuk eshte ngritur krye, gje qe kushtonte mjaft shtrenjte e ishte pune per pak te zgjedhur, por sepse edhe bytha s’ja ma, edhe qefi ja ka, edhe do me gjet justifikime, si psh bytha jote qe ishte ne shkolle. Te gjithe e gjenin nje justifikim per t’i ra me dore.
Kurse me super e nyta eshte se sot te gjithe e mbajne veten per rebele te mdhenj, nderkohe qe regjimi e sistemi kete don te gjithe te jene rebele me lloqe dhe me loqe marloni ne sume. Ne thelb nuk ka ndryshu asgje, as vrasja e ndergjegjes, as servilizmi, as frika e opinionit publek, as justifikimi; ka ndryshu vetem kontesti, po ajo ndyresi eshte, bile me e madhe se sot asnjeri nuk te vret e te dergon ne burg megjith familje, me te poshter i ke robt sot. E me te poshtrit jane antikomunistet e mbas pilafit.

Ti mendon se kalamajte e tetevjecares te jene avant-garde e rebelimit?

po ti thuaj ishe spermatozoid qe te kuptohesh, jo qe ishe ne shkolle. Shkolle eshte te jesh edhe ne gjimnaz, edhe ne universitet. Un di nje rast ne gjimnaz qe nje vajze nuk duroi dot dhe u zbraz ne kolektiv e foli kunder mare e prape, dhe e pagoi kete trimeri qe frikesoi dynjane.

avant-garde e rebelimit eshte gjimnazi, te gjithe grupet komuniste shqiptare nuk do ekzistonin pa gjimnazet e qyteteve perkatese.

Ajo qe eshte kontradiktore (dhe jo vetem në Shqiperi!) eshte se, pikerisht, në periudha te asaj qe quhej ‘entuziazem revolucionar’, jane kryer arritje te papara ne vendet e Lindjes (per ta thjeshtezuar: Kina e zhvilloi dhe perparoi programin e saj atomik pikerisht gjate periudhes se Revolucionit Kulturor Proletar: '65-'70).

Problemi eshte se, une e ti, e kemi “kapur” historine kur ajo ishte në fund te saj (vitet 80), nderkohe qe, me te gjitha gjasat, historia e vendeve te Lindjes ishte palosur definitivisht andej nga mesi i viteve '70. Pra ne jetuam (dhe perjetuam) surrogaton e saj pra kur prupaganda (siç thua ti) ishte pothuaj vetem inerci, dhe jo propagande (në sensin qe vete sistemi i jepte ketij koncepti). Shembull: e ke vene ré qe gjithe ‘heronjt e punes socialiste’ (siç quheshin) datojne te viteve '60 dhe pak fare te fillim '70 ? Asnje në vitet 80!

Dekadence, ja thone emrin ketij fenomeni