Diskutime te lira - Shtator 2021

Problemi eshte kush do te beje Ameriken, e me pas te bënet edhe Afganistani. Kush do e heqe Marlonin qe eshte ngambrapa Amerikës? Ky eshte probemi!

me sa kam kënduar unë, imperialistët kur shkojnë e vizitojnë shtetet e huaja, nuk shkojnë për tu ndërtuar shtet, demokraci e m’the t’thash

Ka plot argument pro e kondra asaj qe thua .ndonese vetem nje fraksion fare i vogel i $2.2 trillion ndihmoi popllin ,pasi pjesa tjater u nda mes contraktuesve amerikane,qeverise se korruptuar afgane dhe talibanit,prape disa gjera pozitive ndodhen .kabimi kryesor qe ndodhi me cfare kuptoj eshte se u perpoqen te ndertonin gjithe Afghanistan qe eshte nje vend stermadh malor pa pike infrastructure i veshtire per tu kontrolluar ne vend qe te perqendroheshin ne fillim ne qyetetet kryesore.

jo, jo. është në ADN në e imperializmit që kur ka divergjenca me dikë,në rastin më të mirë shkon e ja bën shtëpine leshe li përndryshe ja vjedh me çka mbi e nën tokë ( Libia s’ka male)
ps: goxha divergjenca kishte shoku enver (marksist lenist por i vërtetë) me kinën por as e dogji as e përvëloi

Hamid Karzai ka qene shume (po shume amà) kritik ndaj amerikaneve keto vitet e fundit (sigurisht, pjeserisht sepse e kishte kollaj, ngaqe nuk ishte më në pushtet), por ato qe thoshte, qendronin: amerikanët (te cilet shkuan ne Afganistan po aq “per interes” sa shkuan edhe në Kosove - perndryshe, biem në ate qe quhet marksizem naiv: imperializmi intervenon vetem per interesa), në vend qe te hynin ne negociata qe ne fillim me talebanët, ju futen bombardimit te tyre. Eshte e njejta gje qe bene ne Irak me partine Baas te Sadamit (parti me frymezim te paster laik) : nxjerrjen e saj jashte ligjit (dhe krijimin e terrenit te konvertimit te baasisteve në islamistë). Karzai thote se ka insistuar shume tek amerikanet per te integruar qe asokohe talebanet, por ishte e pamundur: nuk e degjonin: 11 shtatori u kish sheshuar çdo logjike.
Mendoj se matrica qe shpjegon kete qasje te gabuar te amerikaneve eshte triumfi i tyre ndaj Bashkimit Sovjetik dhe perseritja qorrazi e te njejtes matrice. Gafe e pafalshme (sikur qofte dhe per faktin qe, nuk ishte Amerika qe fitoi mbi Lindjen por vete Lindjes kish vite qe i kish ardhur vdekja por nuk kish sy ta shihte - edhe pse ky eshte tjeter debat).

Jane te trashe amerikanet, or ti (seriozisht kjo)

Ne rastin e Afghanistanit mbaj mend se kur filloi lufta ne 2001 ,gjenerali i Air Force tha se nuk kemi cfare tu bombardojme se ata nuk kane lene asnje ndertese ne kembe per ne t’ua prishim.

Karzai harron se korrupsioni qe ai lejoi e solli vendin ne kete derexhe.vellai i tij hamdi karzai me te tjere vodhen qindra milione $$ nga banka e kabulit.

Mua gjithmone, edhe sot e kesaj dite, me ben pershtypje diçka: emocioni në ekstrem i amerikaneve per 11 shtatorin. Qe 11 shtatori ishte diçka shume e rende, kjo nuk do as mend as kalem. Por reagimi emlocional i amerikaneve eshte ne kufijte e qesharakes (a i falet Clintoneshes te kete votuar per pushtimin e Irakut, qofte edhe duke marre parasysh që me vonë kerkoi falje ?? NUK i falet ! E di shume mire qe mund te me thone : kur kerkon falje, fale. Une them jo: nuk ka pse te falet se nuk eshte gabim, eshte FAJ : nuk pushtohet nje vend sepse “ka ca arme kimike poshte sendukut”, harroje).
Edhe ne France ndodhën brenda shume pak oreve atentatet terroriste ne 2016 dhe, proporcionalisht me popullaten, ishin po aq te renda sa 11 shtatori. Por une jetoj ne kete vend: nuk ka ketu ndonje histeri kolektive (siç te pakten te krijohet pershtypja) me amerikanet pas 11 shtatorit. Po ashtu kuptoj mire qe keshtu i leverdis establishmentit amerikan, ok, edhe kete e kuptoj, por mos çuditen pastaj kur lene nam si në Afganistan.
(ky ishte nje shpjegim më i detajuar i asaj “jane te tarshe amerikanet or taj”)

Po, por kjo nuk ndryshon asgje. Afganistani dihet qe nuk ka asnje unitet kombetar (ata meritojne realisht te ç’behen si vend, eshte me se evidente). Por kjo nuk ja ndryshon aspak natyren qasjes komplet debile te USA ne ate vend !

o Marlon, jo kaq shume se s’ka lezet siç ben ti!

dhe bombardonin civilet ! (e sheh qe erdhe tek ideja ime: per Ameriken, zgjidhja eshte bombardimi)

Civilet I bombarduan aksidentalisht .Nese nje Afghan donte te hiqte qafe hasmin vente u thoshte amerikaneve se hasmi ishte Taliban .
Nje gje harruan amerikanet ,e pafalshme per nje popull qe ka te diplomuar per psikologji me shume sa disa vende kane banore se natyra njerezore eshte universale se banoret e nje fshati te harruar nga perendia udhehiqen nga te njejtat emocione,dashuri ,urrejtje ,pasion,xhelozi ,etje per pushtet ,pasuri etj e jane po aq intrigante,manipulues e te djallezuar sa fjala edhe anetaret e sofistukuar te nje bordi te nje kompanie shumekombeshe.

1 Like

ndërsa unë mbaj mënd nja tridhjet minuta film rus në një App shqip, ku tregohej ndoshta beteja e fundit të ushtrisë sovjetike në afganistan. bombardonin malin por ai ishte si djath zvicre. mbinin muxhahedinët nga shpellat si kërpurdha. fantazma i quanin sovjetikët.
se mora dot vesh titullin por një nga çerekfilmat që më ka pëlqyer fort.

Ne nje dolumentar,gjenrali rus I cili e la I fundit token afgane kur e pyeten per eksperiencen afgane ,tha; morra,pluhur dhe gjak .
Nje problem qe paten amerikanet ishte se nuk dinin se kudh ishte dhe ku ishte armiku.shpesh komandot speciale I kalonin ditet duke ngrene pizza e duke luajtur video games se perreth nuk kishte frime njeriu.

Kur je i trashë, je dhe pike

Keta kellirat social-fashiste kane filluar ti kene keq e me keq punet : kujtonin se kapitalizmi ekonomik ishte kompatibel (i pajtueshem) me sistemin me demek socialist me parti unike.
Tik tak tik tak :

Kush punon Gabon.te vetmit qe s’bejne asnje kabim jane ata qe s’bejne asgje.libri qe permenda eshte mbeshtetur nga intervista te protagonisteve me lessons learned project.inshallah kane mesuar nga kjo $2.2 trillion fiasco.
A life spent making mistakes is worth more than a life spent doing nothing.