Diskutime te lira - Tetor 2020

Aleksandër Laçoja (Laçaj), serb nga Vraka e Shkodrës, shoku im i dhomës, skicofren dhe me psikopatì të tjera (comorbidities), tallej me fjalët e Sami Frashërit. “Shqipëria siç ka qenë, ashtu është dhe ashtu do të bëhet.”

Shqiptarët jetojnë në shpellën e Platonit dhe u duket Shqipëria e bërë.

Di ti di. Shqipëria nuk është Edi apo Erioni, por është Sali Berisha se atë s’ta nxë goja ta shash se je Drane.

M’u kujtua një barceletë që ma tregoi vrakaçorri serb Sandër Laçoja më 1990.

U martue Uka. Kaluen do vite dhe s’po bante vocrrakë. E pyet vllau i madh Ukën
— Po ti a e ban detyrën tande? E ashtun gjruen?
— Gjruja asht rob shpije, nuk ashtuhet gjruja.

1234567890

1 Like

tanquam ex ungue leonem

ilia, gjith keto vite ne amerike, po shpine, njerzit e tu ne shqipri, a i ke ndihmuar ndopak

1 Like

Te gjitha vendet e Balkanit e zbukurojne historine duke e paraqitur veten te fisem e fqinjet barbare.Psh serbet e paraqesin veten si antagoniste te perhershem te turqve por e verteta eshte se deri ne fillim te shek 19 kur Katerina e rusise filloi te fuste hundet ne Balkan ishin te kenaqur e ndjeheshin me te mbrojtur e te lire nen sulltanin se sa nen kauret e europes .

1 Like

1234567890

1 Like

1234567890

1 Like

Ou!! Paska ardh prap ky?

2 Likes

Ka gallatë. Erdha dhe njëherë te klubi i Inkuizitorit Modh sa është hapur.

Popcorn se më kujtojnë një kohë kur unë haja bukë misri me myk dhe ti ishe Dikushi. Talleshe dhe me ne fshatunarët e trashë me çizme që shihnim njëherë për mall asfalt. Gjithmonë ato batuta të lodhura. Tani ndryshuan kohët. Enveri na vinte hakut ne, por ai iku. Tani prit ardhjen e dytë të Enverit si krishtianët, çifutët, myslimanët presin kthimin e profetërve të tyre. Me psikologjinë që po studioj tani ky quhet unprocessed grief.

Popcorn bën dhe rimë me porn.

Ky kurthi yt është si ato kurthet e fëmijërisë sime.

— Gjyshi im është aq i gjatë sa ai prek qiellin.
— A preku diçka të butë në qiell?
— Po.
— Ato ishin koqet e gjyshit tim.

Purple. Është ngjyrë shumë e pasur, domethënëse dhe kuptimplotë, por për ju të ndrydhurit ka vetëm kuptim seksual.

Po. Në Shqipëri kam vetëm babën. Si PhD në kimi që jam, i kam çuar suplementet ushqimore të duhura që i kanë zgjatur ymrin. Me kthesën e shëndetit të babës bëri çudi dhe mjeku shqiptar, i kohës së lavdishme të Enverit. Djalë s’e bëj dot më, dhe se pi dahon, por bëj next best thing. Jemi 4 kalamanj, të 4 jashtë Mëmëdheut.

Kam një shoqe egjiptiane këtu, ajo më thotë gjithmonë “ti duhet të kesh qenë shumë i mirë me prindërit e tu që Allahu i poshtëroi kaq shumë të gjithë armiqtë e tu.” Të gjithë armiqtë e mi janë, ata që njeh ajo, e gjithë burokracia e UCF, përfshirë presidentin e ri.

E di që ju keni standarde shumë të larta për veten tuaj, por na e bëni hallall ne njerëzve të rëndomtë me difektet tona dhe pa Vizione të Qarta. Në fjalët e xhaxhit, jemi ne pa jeni ju. Ju jeni të përkryer dhe të ndërkryer.

1234567890

1 Like

1234567890

1 Like

1234567890

1 Like

Jo dhe jo. Qëllimi dhe kuptimi u jepen. Në biokimi një nga gjërat që mësohet është një përfundim i pranuar nga shumica e biokimistëve: evolucioni s’ka qëllim. Kuptimi është se evolucioni s’po synon të mbërrijë diku.

Ironikisht, unë mendoj se evolucioni ka qëllim, por në një kuptim tjetër. Qëllimi i evolucionit është ta mbajë gjallë dhe shpërndajë specien, me aq pak ndryshime sa të jetë e mundur.

Mbërrihet nga dashuria për prindërit në dashuri për mëmëdhe dhe atdhe. Atdhedashuria e të gjithëve neve është e ndryshme. Madje pyete dikë ç’mendon për mëmëdheun dhe atdheun dhe do kuptosh si i ka punët me prindërit. Dmth u jepen këtyre entiteteve abstrakte atribute prindërore. Dmth marr vetë atribute fëmijërore, por jo në kuptim moshe. Në kuptimin që kam detyra ndaj mëmëdheut dhe atdheut siç kam ndaj prindërve. Pavarësisht nga fjalët e JFK, dhe mëmëdheu e atdheu ka detyra ndaj meje, madje kjo është arsyeja e egzistencës së këtyre entiteteve abstrakte. Ato mund të egzistojnë vetëm nëse fiset që krijojnë këto mite kanë empati të mjaftueshme. Empatia është mastiçi. Sa më shumë empati, aq më të mëdha bëhen këto entitete abstrakte, dhe nëpërmjet asimilimit dhe përfshirjes së atyre që “s’i kanë të gjitha kartat në rregull”. Pa empati, të gjithë s’i kanë kartat në rregull.

Me mua kjo funksionoi deri diku. Aq seriozisht i mora unë këto mite që në moshën 18 vjeçare i dola para makinës së Pirro Kondit, më 8 dhjetor 1990, në mes të natës. E bëra si Mic Sokoli. Po të kisha vdekur, armiku im më i madh do tallte bythën te varri im. Kjo se aq empati kanë shqiptarët. Unë me patriotizmin tim të pakufishëm dukesha si Don Kishoti.

Një nga detyrat e padiskutueshme të mëmëdheut është të mos më çajë trapin kur eci rrugës në punën time. S’është shumë, por ish-mëmëdheu im as kaq s’e bën. Atë e pranon dhe patrioti i përcëlluar Shinasi Rama se në Shqipëri ta marrin gruan prej krahut në mes të rrugës dhe mund t’u thuash vetëm falemnderit.

Unë si i zgjuar që jam e kuptoj që këto objekte si mëmëdheu egzistojnë vetëm në fantazitë tona individuale dhe kolektive. Nëse një fantazi e tillë është e dëmshme për mua në mënyrë të pashpresë, kjo fantazi patriotike është një sëmundje psikike prej së cilës duhet të shërohem. E kam përfunduar këtë proces shumë vite më parë.

Patriotizmi s’është budallallëk. Patriotizmi shqiptar është budallallëk.

1234567890

1 Like

Lexoj pak romane se i konsideroj humbje kohe. Janë të bukur por s’kam kohë. E njëjta gjë për muzikën… klasike. Carmina Burana është muzika klasike që më pëlqen më shumë. Ka dhe shumë të tjera, por me sa mund t’i lejojmë vetes, dmth pak. Hobi im më i madh është të shëtis në natyrë, mundësisht me qindra kilometra. Me sa mund t’i lejoj vetes dmth.

Do çuditesh, Ushtari i Mirë Shvejk. Si autor në përgjithësi, Mark Twain. Jo se të bën për të qeshur por se të bën për të qarë.

E mora vesh që u dashurove me mua, por unë tani po bëj BS e katërt, një çertifikatë në professional techical writing, po punoj në Walmart dhe po kërkoj punë. Dmth s’kam kohë për një dorë muhabet. Jo se s’është i ëmbël por se s’mund t’ia lejoj dot vetes.

1234567890

1 Like

E gjitha kjo s’ka asnjë kuptim. Është formuluar keq, dhe mori frymëzim nga një krim. Krimi është ai i policit detektiv Luis Rivera të UCF që më diagnostikoi për qëllimet e veta, duke shkelur ligjet e shtetit të Floridës. E bëri se e dinte se mund t’ia lejonte vetes. Dmth po përgatiteshin të më vrisnin. Bipolar Disorder ka tendenca vetëvrasëse. Diagnozën e dytë e bëri që të hiqte çdo simpati publike për vrasjen time. Dihet që njerëzit me Narcissistic Personality Disorder janë të neveritshëm. Dmth do më vrisnin dhe do thoshin se e bëra hak vetëvrasjen me anë të policisë. “Keq u vjen dhe dëm s’u bëhet.” Sa ia mbërritën qëllimit? Pothuaj 100%. Në fakt, unë jam gjallë dhe s’po ta mbush dot mendjen që ata janë kriminela. Po të më kishin vrarë do dëgjoje vetëm versionin e tyre dhe da ktheje jastëkun nga krahu tjetër. Do përputhej shumë mirë me ç’dije për mua si një tradhtar i poshtër i një mëmëdheu të shenjtë dhe shenjtor.

Unë s’vuaj nga asnjë prej këtyre çrregullimeve mendore. Këtë e thotë profesori im i psikologjisë Gregory Neimeyer, zyrtari i tretë më i lartë i APA, American Psychology Association. A vlen fjala e një polici kriminel më shumë se fjala e këtij?

Detektivi (polici) Luis Rivera s’ka të drejtë ligjore të diagnostikojë. Ai s’ka kualifikimet profesionale. Ai kreu një felony. Unë e kam prej koqesh për 3 vjet atë, dhe po mendohem t’u bëj gjëmën. Ti s’e ke idenë sa u kanë rënë brekët këtyre trimave të UCF para meje. Tani janë në mëshirën time, dhe kanë fat që unë kam shumë mëshirë dhe pak kohë. Prapë po mendohem t’u bëj gjëmën për një arsye tjetër. Ata mund të presin 3 vjet sa kalon e drejta ime t’i hedh në gjyq. Pastaj s’i dihet ç’shpifin për mua siç kanë shpifur deri tani, për mua dhe të tjerë. Gjëra 100% të pabesueshme për një njeri në rregull nga fiqiri. Ata janë institucion, dhe e drejta e institucionit të më hedhë në gjyq s’ka asnjë kufi kohe.

Patriotizmi ka kuptim dhe ia vlen. Për kombet me empati. Jo për kombet grabitqare si shqiptarët. Në kohën e piramidave Ponzi jetoja me shumë shqiptarë në Itali. S’shikonin të lëpinin plagët e tyre, shikonin të argëtoheshin me plagët e të tjerëve. Këta s’mund të bëjnë komb. Unë s’jam si këta. Unë s’jam një nga ju. Këtë e kam kuptuar shumë më herët se piramidat e 1997. Çdo përvojë që kam pasur me shqiptarët më ka përforcuar këtë përfundim.

Ti po kërkon të më nxjerrësh të çmendur për të më shpjeguar që pastaj të flesh rehat. Vetëm një i çmendur mund të jetë kaq i ndryshëm nga ti, ihsani i përsosur. Madje kështu po mundohesh të më integrosh dhe asimilosh në shumë kuptime. “Ilia është patriot si unë. Thjesht është një gjeni i çmendur. Për këtë arsye duhet të mos ia vëmë re çmenduritë.”

Shikoje pak cilësinë e gjuhës sime. Pasurinë e fjalorit, strukturën e fjalive, drejtshkrimin. Dhe ato që ty të duken gabime drejtshkrimi janë të qëllimshme. Unë e kam kuptuar nga po shkon evolucioni i gjuhës shqipe dhe e kam përqafuar atë, sepse është në fakt përparim. Jo gjithmonë, po në masën që e kam përqafuar unë.

Artikullin që shkrova në gazetën e Meros s’e bëra për të hyrë në historinë tuaj të lavdishme përkrah horrave si Azem Hajdari e Arben Kushta. E bëra në radhë të parë për të tallur leshtë me armiqtë e mi. Në radhë të dytë për t’u bërë qejfin disa shokëve që përmend aty. Në radhë të tretë për të shitur pordhë.

Intervistën gazetares serbe më 2012 ia dhashë për një arsye krejt tjetër nga ç’mund të mendoni ju. Dmth për shumë arsye, por njëra kryesore. Sapo kisha marrë shtetësinë amerikane. Më parë s’mund të flisja si e ëma e Zeqos në majë të thanës. Rrezikoja shtetësinë. Më 2008 unë pata një zhgënjim shumë të madh me Shqipërinë. Kush janë Shqipëria dhe shqiptarët i njihja shumë mirë. Ka një problem. Me ardhjen time në Shqipëri, Shqipëria ma provoi dhe njëherë që ajo mund të tallej me mua si të donte. Mund të më joshte prapë në Shqipëri, të më poshtëronte si të donte dhe të priste radhën për të më poshtëruar prapë. Intervistën e dhashë për t’i mbyllur vetes përfundimisht mundësinë e rikthimit, qoftë dhe gabimisht. Mund të kisha qenë dhe më i ashpër, por shpresoj se aq mjafton.

Shqipëria s’ka të sharë. Unë e shava për mos t’i rënë mësysh.

Bëj moderator disa nga këta të tjerët, si InkuizitoriModh, Dranja, Alba2265, etj. Lëre Peshkun të jetojë sa t’ia ketë shkruar Perëndia. Mund të ketë dhe ndonjë ringjallje të vogël më tej, valë valë drejt shuarjes.