“E çfarë është e vërteta?”

image

Një prej kënaqsive më të mëdha të para mçeftas në kohën e ndalimit të RAI-it ka qenë filmi Hetimi i Damiano Damianit, regjizor i njohur më tepër për filma policorë, mafien, korrupsionin. Por edhe Hetimi është gjithashtu film policor, me veçori që hetohet në nivel providencial, siç do shihet sa më poshtë vijon.

Skenari i filmit: një funksionar ambicioz i imperatorit Tiber, konsulli Tito Valerio Tauro, dërgohet në Palestinë me një mision shumë të rëndësishëm: të hetojë lidhur me zhdukjen e trupit - mbas kryqzimit - të një farë Jezui me zanat marangoz, i ringjallur prej vdekjes sipas dishepujve të tij. Qëllim i misionit të Tauros: të provojë se miti i ringjalljes së Krishtit është një rrenë me brirë, dhe në këtë mënyrë të forcojë fuqinë e Romës mbi një krahinë shumë të paqetë politikisht. Vite më parë Jezui ishte ekzekutuar nga Pilati, governatori i Palestinës, dhe misteriozisht zhdukur prej varrit. Kjo ndodhi, quajtur prej besimtarëve “ringjallje”, shqetson Romën sepse ndjekësit e marangozit besojnë në një Zot qiellor, jopagan dhe më të fuqishëm se Perandori në tokë. Gjatë hetimit të tij, Tito Valerio Tauro ndeshet me Ponc Pilatin, në fillim i parë prej Pilatit me dyshim, dhe më pas haptazi armiqësor. Përkundrazi, gruaja e Pilatit, e cila e kishte njohur Jezuin përgjatë proçesit dhe kish mbetur e mahnituar nga personi i tij, e ndihmoi Tauron duke u bërë shkak të nisej hetimi në pistën e duhur. Mbas një intrige ngatërrestare ku morrën pjesë Pilati, gruaja e tij, Maria Magdalena e të tjerë, Tauro zbulon mashtrimin e Pilatit që tregon kufomën e një personi tjetër sikur të ishte e Jezuit. Hetimet nuk arrijnë kurrkund. Dishepujt e afërt të Jezuit nuk e kane parë më mjeshtrin mbas shfaqjeve të tij mbas vdekjes ("ringjalljes”), e megjithse janë të sigurtë që do të vijë, dhe nuk dinë asgjë se kur, ku e qysh e tek do të vijë. Gjëndur në këtë tymnajë, Tauro humb bindjen fillestare se “ringjallja” ishte e sajuar nga dishepujt, dhe fillon të dyshojë se në këtë ndodhi ka diçka që tejkalon arsyen njerzore duke vënë në krizë logjikën dhe ligjin romak (“Ligji romak nuk parashikon ringjalljen” - është piknisja ideologjike e hetimit). I dërguar perandorak gjëndet i dërrmuar midis dy ingranazheve ose dy feleve: lojalizmit (besnikërisë) ndaj arsyes shtetërore dhe dyshimit se fuqia e Romës tashmë është vleftësuar nga një vizion i ri shpirtëror dhe alternativ, shumë më i fuqishëm dhe më kërcënues se të gjitha ushtritë perandorake (“Nëse ekziston ndonjë person që kërkon të çlirohet, jo nga ushtritë, por nga një njeri i kryqzuar, atëherë bota po ndryshon” - tha polici në fund të hetimit). Si përfundim Tauro humbet arsyen; në skenën finale shihet të bredhë në shkretëtirë në gjëndje delirante, e më pas vritet nga ushtria e Pilatit, sepse tani është Tauro armiku i Romës. Hetimi ripërsërit pyetjen e famshme të Pilatit në Ungjill: “E çfar është e vërteta?”, pra që politikisht e vërteta përjashtohet si qenësi, dmth ripërsëritet kryqzimi i të vërtetit dhe larja e duarve të kryqzuesit. Kryqzimi si arketip.

Filmit i mungon skena e fundit që duhej të ishte konvertimi i Tauros, gjë kjo e nënkuptuar dhe meritë kryesore e filmit: qasje e besimit nëpërmjet logjikës “laike”. Pra logjika vret vetveten, dhe fjalën e fundit e thotë ndjenja. Filmi ka krahas disa merita të tjera: freskia e karakterit televiziv (megjithse mbushur plot me star zanati), thjeshtësi dhe drejtëpërdrejtësi “pagane” e teatrit të lashtë grek (filmat e zhanrit fetar kanë manierizma standard).

Për të kuptuar filmin edhe ideologjikisht është shumë tregues si informacion pozita politike e Damianit, i cili nuk ishte komunist siç e dija dikur (përshtypje e krijuar nga filmat e tij tepër kritike ndaj shoqerisë perëndimore atëbotë). Në fakt ishte simpatizant i Partisë së Aksionit të krijuar mbas çlirimit (fatkeqsisht pa shumë jetë të gjatë), e cila ishte një alternativë historike ndaj dy felave komuniste dhe demokristiane. Këtu qëndron banalisht politikisht tragjedia e filmit dhe protagonistit të shkyer midis dy felesh, vetkuptohet dhe tragjedia e autorit, dhe pse jo e tërë botës që mëton natyrshëm një vizion të ri bashkimtar.

http://putlockertv.ist/watch/rdm0LOGX-the-inquiry.html

Lart e poshtë lexohet që skenari i filmit Hetimi (1986) i Damiano Damianit frymzohet lirisht nga tregimi Prokurori i Judesë i skeptikut shembullor Anatol Frans. Gjë aspak e vërtetë, sepse tregimi dhe filmi nuk kane asgjë të përbashkët përveç disa personazheve dhe disa prej ngjarjeve rreth tyre; si kuptim dhe thelb janë hane shan e hane Bagdat, përveç faktit se në tregim mungon protagonisti hetues i filmit, dhe drama e tij. Në qëndër të tregimit të strukturuar në formë dialogu, (quajtur “rrëfenja e përsosur” nga shkrimtari i njohur Leonardo Sciascia, përkthyesi në italisht i tregimit në fjalë), përshkruhet takimi i rastit i Pilatit me një shok të armëve në termat e Vezuvit, mbasi kanë dalë në pension si veteranë lufte të Palestinës dhe po kurojnë reumatizmat e tyre në banjot termale rrëzë vullkanit. Të dy sjellin ndërmend të kaluarën, dhe Pilati nuk mban mend më as për emër Jezuin (ekzekutuar me urdhër të tij) dhe Maria Magdalenën, të cilën të dy shokët e kishin frekuentuar para se ajo të braktiste zanatin e prostitutës për të ndjekur mjeshtrin marangoz. Jezuin e mban mend vetëm shoku i Pilatit, por edhe ky në funksion të Maria Magdalenës, kujtuar me keqardhje se shkoi kot si femër klasi mbasi braktisi zanatin më të vjetër të botës.

E vetmja gjë ndoshta e përbashkët midis filmit dhe tregimit është proçesi frojdist i ndrydhjes psikologjike (repression), që Pilati i Damianit nuk do ta pranoje se ka gabuar dhe prandaj fatalisht gabon përsëri duke kryqzuar të pafajshmin, ndërsa Pilati i Anatol Fransit, shumë më tepër fin, nuk merret vesh kurrsesi përgjatë rrëfimit, nëse vërtet ka harruar që ka gabuar, apo bën sikur.

---------------------------------------------------------------

Zakonisht si romanët më të mirë të Kadaresë vlersohen Kronikë në gur dhe Pallati i ëndrrave, shum të mirë janë në fakt, por më i miri i të mirëve është një roman tjetër shumë më pak i vlersuar. Fjala është për romanin Kush e solli Doruntinën, i cili ka meritën e të qenurit letërsi e madhe meqë letërsi providenciale. Providenciale në kuptimin që përshkruan pritjen e dukjes së një vizioni të ri universal, gjë e propaganduar pa përjashtim nga të gjitha fetë, në formë herezie ose jo.

Tërë intriga e romanit Kush e solli Doruntinën, megjithse zakonisht konsideruar që trajton mitin e besës shqiptare (miti i besës konsiderohet rëndom mit shqiptar prej shqiptarëve, por në fakt nuk është vetëm shqiptar), në të vërtetë vërtitet rreth temës së ringjalljes (tema qendrore e krishtërimit), rreth dyshimit nëse Krishti “u ngjall me të vërtetë”, gjë që në epokën e shkencës duket një mufkë skandaloze, e denjë për përralla kalamajsh ose rrëfenja popujsh primitivë. Nuk duhet shumë mënd për të kuptuar që besa e ringjalljes së Kostandinit rezulton në plan të fundit ekuivalente me besën e krishterë të ringjalljes së Krishtit, dhe se Kostandini i ringjallur së vdekurish, nëpërmjet instucionit të besës, sjell kumtin e Ardhjes së Dytë. Si ilustrim sjell një paragraf të romanit:

Ishte fjala për ardhjen e një “Krishti të Ri”, pupu, ule zërin, më kupton, për një “Krisht të Ri”, sepse vetëm një njeri gjer më sot është ngritur nga varri, Jezu Krishti, kurse këtu desh u bë një profanim i pafalshëm: u dyshua në gjoja në ringjalljen e dikujt tjetër, pra në botën me dy Krishtër, sepse, në qoftë se sot do të pranosh që dikush tjetër bën atë që mundi të bënte Jezui, nesër do të pranosh se ky dikush të jetë shemri i tij, larg qoftë - faqe 161, botim Onufri 2004.

Nga pikpamja e fesë tradicionale, ringjallja në këtë rast konsiderohet herezi (jo më kot intrigën e kurdis peshkopi), mandje herezi e programuar, sepse në faqet 168-175 të romanit shokët e Kostandinit i rrëfejnë Stresit vizionin e Kostandinit për shoqërinë e të ardhmes. Në fakt vizioni është tëpkë i murgut Gioacchino da Fiore (shtuar pak salcë lekdukagjinase), lindur dhe vdekur në Kalabri (zona arbëreshe e versionit të legjendës në fjalë; të jetë koincidencë vallë?). Gioacchino da Fiore është paralajmëruesi i parë në histori i Ardhjes së Dytë, vepra e të cilit ka ndikuar njësoj kishtarë dhe heretikë, besimtarë dhe laikë, gjithfarlloj politikanë, artistë, filozofë, reformatorë socialë, vizionarë etj, nga Mesjeta e deri në epokën moderne (edhe Marksi brenda në thes). Heretizmi dhe xhoakimizmi i romanit theksohet skajshëm prej pranisë femërore si providenciale (shpëtimtare): nënteksti seksual, nënkuptime frojdiste, martesat larg dhe afër, inçesti (Adami dhe Eva), mashkulli (simbol i shpirtërores) në atë botë dhe femra (simbol i materialitetit) në këtë botë që udhëtojnë bashkë hypur mbi të njëjtin kalë etj.

Lidhur me hallin e këtij shkrimi më duhet të vë në dukje që në këtë rast “i dërguari i Romës”, Stresi, është me zanat sherif që heton ngjarjen e “ringjalljes” duke zhbiruar lart e poshtë njësoj si Tauro faktet e “ringjalljes” që kanë turbulluar guvernën dhe popullatën. Për më tepër njësoj është polici dyshues që në fund të hetimit beson të pabesueshmen, pikërisht ndjeksi si qen me erë i faktit, vë re se shkaku i ngjarjes (krimit) në tokë ndodhet në qiell, se në plan të fundit në këtë botë jemi rrethuar me shkak-pasoja varg që u gjëndet shkaku fundor në botën tjetër. Me pak fjalë dhe me fjalë tjera, logjika dhe faktet japin të paktën dy lloj interpretimesh legjitime (dy fele), edhe çfarë është themelore për besim në një të Vërtetë dhe vetëm një, është ndjenja. Konkretisht: nuk ka shumë rëndësi nëse Krishti u ngjall sipas besimtarit të krishterë, apo nuk u ngjall sipas laikëve sepse nuk mund të ribëhet një kufomë sipas ligjit të entropisë (ose në çfar mënyre është ngjallur vërtet), eci mbi ujë, apo nuk eci nën ujë sepse ekziston graviteti, por ka rëndësi kapitale çfar ndjen me zemër besimtari për Jezuin (thënë njësoj për çdo lloj problematike rreth dogmash të ngjashme të çdo lloj feje tjetër mbi tokë).

Në rastin e Kush e solli Doruntinën rallë herë vepra kapërxen ku e ku autorin si vizion dhe besim; besim evropian i Kadaresë është shumë poshtë nivelit të institucionit të “besës”, i cili është i mbikrishterë dhe universal.

---------------------------------------------------------------

Filmi Hetimi i Damiano Damianit mban datën 1986, ndërsa romani Kush e solli Doruntinën datohet viti 1979. Skenarët janë aq shumë të ngjashëm sa duket mirfilli një plagjiaturë; referuar datave të botimit, dmth referuar fakteve si sherif, plagjiatura i bie të jetë e skenaristit dhe regjizorit italian, pra në këtë rast i vjedhuri është albanezi (plus që skenari i albanezit qëndron më lart si nivel artistik dhe ka një vizion më sipëran, më pranë Providencës dhe më modern).

Të jetë vallë një rastësi? Si do jetë e vërteta në këtë rast? Megjithse një pyetje kjo e bërë akoma pa zgjidhur pyetjen e lashtë duarlarëse: “E çfar është e vërteta?”.

3 Likes

@BeluliXVI te kam gjetur! (dollibashi)

tiku , e lexova shkrimin por horizontalisht, jo vertikalisht sipas metodes pjerane.:smiley: , se jam jashte… po them pra pak shpejt nja dy gjera qe me terhoqen vemendjen.
Damiono Damiani , e kush nuk e njeh ate burre.:smiley: regjizori i “gruaja me e bukur” me karakteret famoze ; Franceska Cimaroza , Vito Juvara… pastaj kush nuk e mban mend filmin televiziv “La piovra” , Oktapodi. regjizori i serise se pare fare qe ngertheu njerzit mbas ekranit ishte Damiano Damiani. shkurt regjizor i modh !!
tani , subjekti i filmit "Hetimi " qe ke sjell ti ketu per ta hetuar.:smiley: , me kujton fort subjektin e librit (e me pas filmit) te Umberto Eko “ne emer te trendafilit” … edhe ketu kemi te bejme me nje film policor , une do thosha dedektiv, ku moniku Williams dergohet ne nje manastir diku ne veri te Italise qe te hetoje dhe zgjidh nje seri vrasjesh misterioze qe kishin ndodhur ne kete manastir.
pra komplikohet pak me shume ceshtja e plagjatiures se subjekeve.:stuck_out_tongue: dime qe Eko e ka shkruar librin ne fillimvitet 80-te, ndersa filmi eshte bere me vone… nderkoh Eko e ka vleresuar vazhdimisht Kaderene si shkrimtar.

prit i çik, se ne çdo liber policor dergohet nje polic te hetoje per nje vrasje si ne rastin e Ecos. Ndersa ketu flitet per per nje tjeter lloj hetimi, hetohet fenomeni i ardhje nga bota tjeter. Drugoj mesele! Pa lidhje Eco ne kete muhabet. Ka nje preçedence ne fakt te pranuar nga Damiani, nje tregim i Anatol Fransit, por ne kete rast nuk ka polic qe heton, ka nje Pilat qe ka harruar se çfar ka bere ose ben sikur ka harruar per ndjenje faji. Desha ta permend ne shkrim por del shum i gjate. Me vone do shkruaj diçka edhe per Anatolin.

mire mer tiku, nuk them qe skenari i Ekos eshte i njejte me ate te filmit Hetimi te Damianit , por pershkrimi qe ke bere ti ketij filmi me solli ne mendje skenarin e Ekos qe eshte me shume se nje hetim… aty mbleksen mistere, (ne vetvehte jeta ne manastir eshte mister sidomos per ne te jashtmit), mite te vjetra fetare, liturgji te cuditshme, intriga prifterinjsh te rangut te larte, etj…
nejse, faleminderit qe ke sjelle kete film sepse nuk e kisha pare, edhe per spjegimin interesant dhe lidhjen me librin e Kadarese.

ndersa per pyetjen e lashte te Pilatit qe shtron ti ne fund, ‘‘e cfare eshte e verteta ?’’, une e kam nje zgjidhje, nje pergjigje Nitchiane ; ‘‘nuk ka te vertet-a ! ka vetem interpretime te saj !’’.:stuck_out_tongue:

p.s meqe ra fjala per Damianin e filmat e tij policore me mafia etj… kam vene re se gjithcka e bukur, e kuruar, plot ngjyra nga arti kinematografise italjane ka lidhje me jugun e Italise. frymezimi, subjekti, muza vjen nga jugu i Italise… ne fakt jo vetem per kinematografine, por per artin italjan ne pergjithsi, bile edhe kuzhina e arti kulinarise.

Eshte nje fraze e Niçes qe ilustron me mire gjetjen tende ne perputhje me temen; sipas Niçes e vetmja figure e denje e tere Ungjijve eshte Pilati dhe fraza e tij: “E çfarë është e vërteta?”:

Me duhet të shtoj se në të gjithë Dhjatën e Re, a ka vetëm një figure te vetme që meriton të nderohet? Eshte Pilati, guvernatori romak. Qe të merret seriozisht një çeshtje midis hebrenjve - është diçka per te cilen ai (Pilati) nuk mund ta pranoje. Një hebre me pak, a me shumë - e çfarë rëndësi ka? … Sarkazma fisnike e një romaku, para të cilit është duke u bërë një abuzim i turpshëm i fjalës “e vërtete”, e ka pasuruar Dhiatën e Re me të vetmen fjale që ka vlerë, e cila është kritika e saj, madje anulimi i saj: “E çfarë është e vërteta?” - Niçe, Antikrishti.

Pra Pilati eshte e vetmja figure e vertete :stuck_out_tongue:, sipas sipas loqes psikopat qe perfaqson mendimin e lire te shek. XX.

Ti qite llapen, por problemi eshte se kjo qe quhet demokraci, e vetmja fjale me vlere :stuck_out_tongue: ne tere kete bordello kriminale qe nuk ka te sosur, mbeshtetet mbi citimin Niçean qe ke sjelle: “Nuk ka te vertete, ka vetem interpretime te saj”, dmth eshte Pilati profeti i demokracise. Qe s’ka te vertete mer jau, e thone te gjithe per tu duk me kulture t’modhe ne sallonin e Sinjores, por kur ndodhen ne poziten e te akuzuarit te kryqzuar pa te drejte, aman sa e kerkojne te verteten per t’i mbush mendjen njerzve qe jane te pafajshem.

-----------------------------------------------------------------------------------

Siçilia është vendi i portokalleve, e dheut te lulëzuar, ajri i të cilit, në pranverë, është i gjithi aromë … Por ajo që e bën atë një vend domosdo për tu parë dhe unik në botë, është fakti se nga njëri skaj në tjetrin, ajo mund të percaktohet si një muze arkitekture i çuditshëm dhe hyjnor - Guy de Maupassant, Udhetim ne Siçili.

Italia pa Siçilien nuk lë asnjë imazh në shpirt. Në Sicili gjendet çelësi i gjithçkaje […] Pastërtia e kontureve, butësia e gjithçkaje, shkembimi i bute i ngjyrave, uniteti harmonik i qiellit me detin dhe detin me tokën … kush i ka parë vetëm një herë, do t’i kete me vete pergjatë gjithë jetës - Goethe, Udhëtim në Itali.

E per cfare s’menduam me perjashtim te se vertetes…
E verteta ndjehet, eshte shume me shume se racionalja e iracionalja, shume me teper se natyrorja dhe realja, ajo e perfshin edhe infinitin, edhe pakuptimesine, njeriu para se vertetes duket si ajo asimptoda qe i afrohet boshtit pafundesisht…e Verteta eshte gjithmone e bukur e madheshtore, mbyll syte, put a humble smile on your face, dhe kerkoje ta takosh, ajo do ta mbushe zemren me nje ndjesi te paperkufizueshme, mes nje mixture cilesish: kind, pure, lovable, safe, beautiful, great, eternal… not enough :slight_smile:

Lart e poshtë lexohet që skenari i filmit Hetimi … deleted dhe trasportuar ne post.

ej @BeluliXVI kom gjet nje foto te nje francezi qe e ka kopju nga Kumi pjerrsine e plazhit (nga dollibashi):

si keshtu, francezi me foto bardhezi qe ne kohen e borselinove, paskesh kopjuar Kumin qe kish bere foto me ngjyra ?!
nejse, pjetermustakuqi te tema e 45-es solli nje foto te real-socit qe me siguri eshte bere e krijuar nga dora e Kumit… kesaj radhe Kumi kish fantazuar kopshtin e Edenit, por ne vend te kafsheve te buta kish vene femije kopshti dhe liqenin perrallor e kish zevedesuar me shatervan.

eros - thanatos

te kam gjetur @BeluliXVI bashke me Pandi Raidhin qe po feston me raki marrien e tapive te tokes:

ca jane keta, franko-italjane ?
na Pandi Raidhi autentik, AGBV i lagjes mbeshtetur te cepi i pallatit . vend strategjik , i ka te dyja rruget nen kontroll.

i ka kush i ka te gjitha rruget nen kontroll:

Shiko “Risen” i afrohet temes tende

nuk e di çfar eshte kjo qe me ofron. Me i sakte po pate mundesi.

jo s’ka nevoje gugllova dhe e gjeta. Nuk e kam pare kete film, falemneres per informacionin.

Risen eshte nje film i 2016 i cili flet per nje qytetar romak ne graden e ushtaraku me mision ne Jude. Ai mori pjese ne menyre indirekte ne kryqezimin e Jezusit. Me pas merr vesh lajmin e ringjalljes edhe caktohet ne detyre te hetoje edhe te rigjej kufomen e Jezusit. Si nje ushtarak me merita ai arrin te bie ne gjurmet e ndjekesve te Jezusit edhe pse ato ishin ilegal ne ate kohe edhe perballet me paradoksin i cili eshte i njejte me ate qe ke pershkruar ti me larte… Per mendimin tim eshte kendveshtrim shume i bukur i kryqezimit dhe asaj cfare ndodhi pas… te sugjeroj ta shohesh

@BeluliXVI, te kam gjetur,

dmth kam gjetur Pandi Raidhin, pikerisht ne dy pjese nga dy filma per te cilat kemi fol bashke: “jo, jo, nuk jam i poshter, por jam i mençur”, dhe kur puth plisin e dheut duke kenduar me gezim qe morri tapite (per fat pjeset jane montuar njera pas tjetres):