Eastern («Western» – film gjerman me regji te Valeska Grisebach)

Kete pikerisht e rishikoj me “ndoshta”, por nje tjeter te saj “Old Joy” dua ta rishoh me qef,
Sic thua, formalja e saj i jep poetiken filmave te saj, nese i rikthehesha ndonje fimi te Reichardt do e beja vec per t’ia shijuar ate sensacion, eshte nje perjetim i pacmuar filmik, pershkrimi yt i ka rene ne koke.

Edhe une dua ta shoh “certain women”, eshte ndofta i vetmi film i 2017 (qe me intereson) e qe nuk e kam pare; kam qene i zhgenjyer nga “Meek’s Cutoff”; per me teper qe pas tij, ajo realizoi “Night Movies” qe ishte vertet i dobet.
Por Certain Women duket te jete film i shkelqyer, jam paraprakisht koshient.

Eshte dhe nje tjeter regjizor amerikan qe ben filma te perafert me Reichardt: Ira Sachs. Dhe filmat e tij jane te gjithe shume shume te mire !

1 Like

Rrofsh. Kujtoj fole per filmin e fundit te Ira Sachs si bittersweet, por atehere nuk e gjeta dot ta shoh ate.
Certain woman do doja ta kishe pare e mbase flisje, qe te shihja cfare me shpeton se kuptuari nga ai film - une nuk kam te njejtin entuziazem per te si Cahiers dhe Albano.

Ndersa une pashe mbreme nje film te mire qe mund ta shohesh edhe ti (apo cilido tjeter) ne po te njejtat kushte si dhe une (dmt, ne ekran kinemaje, ku luhet aktualisht)

1 Like

interesting (megjithmend)
Thank you

midis ‘i mire’ dhe ‘shume i mire’ !! :slight_smile:

wow… ka kohe qe e shoh ne internet (ashtu si mjaft te tjere) por nuk merr dot kollaj vendim per te pare nga Hollywoodi. Ja psh. “I, Tonya” i kane dale thashetheme jo per mire sa i takon te vertetes se historise se saj e qe do thoja, ndikojne ne integritetin e krejt filmit.
Thx much per rekomandimin.

Ti e di fort mire qe, me perjashtime më shume se te rralla (vellezerit Safdie, Ira Sachs, Tod Solondz apo Jim Jarmuech), disa prurje te Hollywoodit si filmat e Spielberg, Scorsese, Coen’s brothers, Woody Allen, Paul Thomas Anderson (per filmin e tij te ri kam degjuar fjale sh te mira), David Gordon Green e ndonje tjeter qe mund te harroj, vlejne shuuuume hère me teper se budalliqet qe vijne nga Sundance apo me demek ‘kineaste independente’.
Sa per “I, Tonya”, zor se problèmi i filmit qendron tek vertetesia e ngjarjes (zakonisht kete optike perdorin mediumet mediokre te kinemase) por me c’kam lexuar (personalisht nuk kam asnje deshire ta shoh atë film, kur kam parasysh se c’plera ka bere me pare ai regjizor), pra me c’kam lexuar, problemi qendron tek determinizmi social qe regjizori ka zgjedhur si horizont te mizaskenes se tij pertace. Sa per Ngjarjen ne vetvete (agresioni), ai duket te jete filmuar alla “Coen’s brothers for dummies”, dmth nje perzierje shkeleshko midis ‘film noir’ dhe ‘komedi e budallikut’. Gjithmone sipas asaj qe kam lexuar, do ish 100 hère me interesante qe filmi te demaskonte perdorimin sportivo-mediatik te ngjarjes, se sa vete agresionin. Ne vend te kesaj, filmi bie pikerisht ne kete loje, duke I shkel syun here pas here spektatorit, sa ne nje drejtim aq edhe ne tjetrin

2 Likes

Ok keto rreshta sherbejne mjaftueshem si review per “I, Tonya” (regjisorin e se ciles nuk e kerkova hic por u motivova nga Margot Robin).
E keqja me pune te hollywoodit eshte se problemet i kane te shumta, dhe ato nderthuren se bashku, sic edhe eshte evidente ne review-ne tende te permbledhur. Keshtuqe eshte nje perpjekje e tere te harxhohesh ti analizosh ato. Ndaj rrofshin emrat autore dhe rekomadimet, si ky qe bere per “The Post”.
Kelly Reichards vjen nga Sundance, ka hije autoreje prej Sundance, por ka evoluar goxha dhe eshte diferencuar prej shumices.

1 Like

zere se e ke pare, ne kete prizem filmi figuron skematik, personazhet po ashtu, madje tmeresisht mizore. eshte mjaft hollywodian. Nuk pashe pstaj ndonje skene mbreselenese, qe te kompesonte te pakten difektet dhe vaktesine. edhe personazhi tonya, protagonistja nuk u zberthye sic duhet. jam kurioz ca do shkruaje po ta kishe pare

1 Like

filmit sikur i vjen zor te tregoje se goca merret me rreshqitje artistike ne akull, dhe perpiqet ta mbuloje ket aspekt me violencen sepse forca ndryshe nga patinazhi eshte aftesi per t’u krenuar, ndersa patinazhi konsiderohet nga filmi dobesi.

Pashe trailer-in e “I, Tonia” per te krijuar nje idé edhe me te sakte.

Po ashtu, ne kinema, rastisi qe pashe trailer-in e nje tjeteri film qe do dëndet ne Oscar ne 4 mars : “Three Billboards Outside Ebbing, Missouri”, e qe duket, regjizorialisht, shume i afert me “I, Tonya”.
Dhe po mendoja:

Nga ç’shihet ne trailer, pergjate dy oreve te filmit, shohim fytyren e nje aktoreje (qe per me teper, eshte aktore qe me pelqen, por varet se ne ç’film luan, pra si “perdoret” nga nje regjizor), pra shohim nje aktore qe pergjate dy oreve, e ben pak a shume keshtu surratin:

Dmth: meqe heroina kryesore eshte e inatosur, do shohim pergjate dy oresh vetem kete surrat. 24h/24.

Problemi eshte se, megjithate, ka filma shume te mire, pergjate te cileve shohim heroin/heroinen kryesor(e) te beje te njejtin surrat gjate gjithe filmit. Dhe filmat jane te shkelqyer!

shembuj:

Per shembull, Xavier Bardem tek “On Counrty for old men” e vellezerve Coen :

zt6z9zpzu2ry

ose Laura Dern tek “Inland Empire” e David Lynch :

inland-empire-laura-dern

Si ta shpjegojme nje gje te tille? Filmat e lartpermendur jane sh te mire (ne mos te shkelqyer!!).

Arsyeja, mendoj, eshte e meposhtmja:

Qofte David Lynch, qofte vellezerit Coen jane regjizorë-formalistë, dhe kjo s’ka asnje dyshim. Por ata nuk perdorin psikologjine per te dale aty ku duan te dalin (supozoj qe tek filma si “I, Tonya” apo “3 Billboards”, psikolgija ben kerdine!!) por perdorin mjete krejt te tjera te mizaskenes (loje “te ftohte”, gati teatrale te aktoreve, mungese muzike ilustruese etj etj). Shkurt muhabeti, problemi vjen nga ajo qe quhet dramaturgji e filmit e qe sigurisht ka te beje me mizaskenen.

Ne kete menyre, shprehje te tilla si “mizaskene alla-Coen’s brothers for dummies” (filmi “I, Tonya”), ose “Bresson for dummies” marrin kuptim dhe nuk jane thjesht loje llafesh. Pra kemi te bejme me regjizore qe imitojne regjizore te tjere, por u kopjojne vetem fasaden. Eshte njesoj siç themi se, Tarkovski apo Pasolini apo Kubrick sot, më shume keqkuptohen (“Tarkovski for dummies”) se sa mirekuptohen. pra, jane regjizore qe, ne fund te fundit, më shume i kane bere dëm se sa mirë kinemase autoriale europiane. Sepse jane kopjuar keq (dhe jo si homazh).

E gjitha kjo, thene ndryshe: ka formalizem e formalizem. Biles ajo qe i dallon, eshte se, ai i miri, eshte formalizem qe i del zot vetes (assumed - ne anglisht, në shqip eshte veshtire ti gjesh nje fjale). Ai i keqi, eshte thjesht nje imitim i vaket i formalizmit te regjizoreve te mire (nje shkelje syri dhe kaq), dhe pjesa tjeter, psikologji vuuuu (dramaaaa, drama drama!). Rezultati: blozë !

1 Like

Problemi është dhe pretendimi që këto filma duan të bëjnë shumë brenda një filmi, duke kopjuar mekanikusht sa njërin sa tjetrin, sa coen, sa scorsese, dhe përfundojnë që nuk bëjnë asnje. Mungesa e mizanskenes mbetet sërish problemi.

fiks ! Dhe kjo, sepse nuk i dalin per zot asaj qe bejne(assumed), pra ‘asaj qe duan te thone’ (ne fakt, ata s’kane asgje ç’te thone, ky eshte problemi). Ndaj dhe perfundimi eshte qullac, qulls, soulless

ps: doja ti meshoja edhe kesaj: muhabet i ngaterruar edhe formalizmi: ka formalizem e formalizem

pyetje: ka dale ne Tirane “The Post” ? (Pentagon papers - eshte perkthy ketu)

Deri tani nuk ka dalë ketej, e pres po nuk duket as në horizont. Ketej dalin në përgjithsi vetëm filma pocaqi, se ato shiten, por Spielberg zakonisht del.

É vura re se dhe në USA nuk ka dale aq ‘masivisht’. Në fakt, haletë (menaxheret) e Hollywoodit bejne studime paraprake dhe e dine se cilat tema (histori) filmash mund të ngjallin kuriozitet. Filmt të fundit i Spielbergut, me gjithe emrin-reklame të regjizorit, ka fort mundesi të mos ja vari kush (histori e viteve 70), edhe pse me nje tingellim aktual flagrant. É vura ré se si vetem dy here ishte nominuar për Oscar (nderkohe qe, për mendimin tim, eshte pothuaj i vetmi film i mirë i nominuar për Oscar).
Tragjikomike… . Dhe të mendosh se behet fjale për nje film të Speilberg ! (ndofta i vetmi regjizor në bote, emrin é të cilit, edhe spektatori me injorant kinematografikisht, eshte i zoti ta thote - pa llogaritur turmat qe kujtojne se eshte me i madhi sot për sot)

1 Like

Spielberg ka bere kete film te dashur, kenaqesi per syrin…nuk e pashe te plote fatkeqesisht se lodhja e dites me mbylli syte, por i vodha 35 minutat e para.
Ne stilin e “Bridge of Spies” duket gje e cila me ka pelqyer mjaft (dhe pse me vonese, atehere).
I kisha pare reklamat e The Post, por ato me shume te alienojne nga filmi, sidomos kur sheh se do kesh te besh me Merryl Streep dhe te superperdorurin Tom Hanks. Por ata te dy ishin perfectly in place ! :slight_smile:

1 Like