Eksperiencat me parfumet

Creed Aventus gjithashtu me ka lënë mbresa, megjithëse se bashku me Tom Ford si marka I konsideroj overpriced. “From the underdogs” kam nje parfum të preferuar e e perdor përditë në punë, Guess Seductive. Është tepër i embel me nuanca patchuli dhe sandalwood…paksa seduktiv por I tolerueshem jo në nielin e obsession të CK. Ka një të mirë se mund ta përdorësh në çdo stinë por jetëgjatësi paksa të shkurtër. Sa për parfumet aqua(bazë eau) nuk ju afrohem fare

Tori pa dashje me doli ky komenti yt, e ka fajin peshku,

1 Like

Aquamarin,

sa here kam thene e sterthene qe çdo gje e kultures - ne kuptimin e gjere te fjales, dmth gjithçka - i perkiste fese, dmth na perkiste neve qe ja percillnim Ollmajtit ne hir te Tij, pastaj na e vodhet juve duke e degraduar demoNkratikisht zhardinave, kopshtijeve. Ne rastin e muhabetit tone, nuk eshte me se e qarte qe Profumi origjinen e ka prej Kopshtit Tropikal te Edenit?

Por ne nuk i kemi treguar tere sekretet e Edenit, ju njihni vetem njeren fele, tjetren fele nuk e njihni, ose e njihni pak. e ne nuk mund t’ju tregojme te gjitha, sepse ju shperdoroni diturine. Sa me teper ju beheni te pergjegjshem, aq me teper sekrete tregojme ne.

Konkretisht ju akoma nuk dini te shijoni madheshtine e eres qelbur (njesoj si andri, admini editorial i politikes se Peshkut, nuk di te shijoje artin e shemtuar, arkitekturen e neveritshme). Ne pyjet e Azise ekziston nje peme frytore 50 m e larte qe quhet durian, polenizimin e luleve te saj nuk e bejne insektet si rendom, por e bejne lakuriqet. Fruti i saj eshte quajtur “Mbret i frutit”, megjithse eren e frutit ne fjale ca e kane krahasuar me eren e neveritshme te kalbezimit te kufomes., ca me eren e kanaleve te zeza, qepe te prishura, eren e te vjellures, bajges se kafshes, e ca te tjere me eren e sqetullave te shtangisteve femen qe kerkojne te thyejne rekordet e meshkujve, eren e Zeqos etj. Per shumicen eshte ere me e tmerrshme ne bote, ne Singapore eshte e ndaluar me ligj trasporti i saj ne mjete publike. E megjithate, nje here kaperxyer paragjykimi i eres se keqe, fruti eshte aq i shijshem dhe aromemire, pa aq sa me pare dukej si ere e qelbur.

Kape ket videon:

1 Like

Ju keni kujtese te shkurter, e cila ndalet tek mama, kujtoni llojin e profumit te saj (e kush nuk e kujton? akoma me teper ne e kujtojme, te vuajturit nga kompleksi i Edipit). Pse nuk hidheni nje brez me tej te kujtoni profumin e gjyshes, profumin e baules se gjyshes qe vinte era trendeline? Te njejten ere fantastike - kakerdhi cjapi perzjere me urine dhie - kishte edhe djathi i Bjeshkeve te Nemura atebote!

Aty me rrini, trendelina eshte eksperienca e pare olfative e OCecos, para se te nuhaste eren e sqetullave te sinjora Bertinit ne Skele, e me pas te djathit Gorgonzola shoqeruar me dy kallepe Palmolive pertej Karaburunit.

Pa shijuar ere trendeline, nuk keni per te kuptuar kurre bukurine e arkitektures se neveriteshme.

Pa dashur m’u kujtuan fjalet e Lords of Karma nga ky citim.

Lidhur me permendjen e aromave te neveritshme, po, nje shteg i tille do te na conte ne diskutimin e forcave te krijimit nga nje kendveshtrim ezoterik: Forces pozitive, pohuese, perparuese, Forces negative, rezistuese, mohuese si dhe Forces neutrale, pajtuese, perbashkuese. Keto tri forca ne Rrezen e Krijimit duken si tri vullnete/konshienca/unitete ku secila permban ne vetvete mundesite e te trijave, por ne piken e konjuksionit, secila manifeston vec principin e saj: pozitiv, negativ apo neutral. Keto forca kryejne vallezime interesante teksa jane duke vepruar, duke u ndare, larguar nga njera-tjetra, dhe me pas serish duke u bashkuar per te formuar trinitete te reja, nga te cilat origjinojne bote dhe krijime te reja. Ato perfaqesojne Logosin, Ushtrine e Fjales, brenda njesise se Jetes, e cila eshte e lire ne levizjen e saj. Cdo progres per lart, eshte rezultat i nje progresi qe me pare ka ndodhur poshte. Askush nuk mund te ngjitet Lart, pa zbritur me pare Poshte. Neveria, eshte nje nga shembujt per poshte; te duash te neveritshmen, une e perkthej te duash jeten dhe te shprehesh dashuri per Te gjallen, per Shpirtin e Gjalleses se veshur me rroba te neveritshme apo per Shpirtin Tend qe jeton kur je i rrethuar nga e neveritshmja (si per shembull kondita te veshtira jetese). Ne kete menyre tejkalon sfiden dhe ngjitesh lart i pergatitur per te zbuluar Esencen e Vertete te se Bukures*, e cila nuk ka te beje thjesht me shijen e pelqyeshme qe te sjell aroma e mire, sepse emocioni qe te sjell shija eshte i kufizuar, eshte kenaqesi, ndersa perjetimi qe te sjell njohja e se bukures, pasi ke mesuar ta kuptosh ate**, eshte emocion ekstatik, prekje e lumturise.

*konkretisht eres se mire
**ta kuptosh ate dmth te mos e shperdorosh ate

Por le te kthehem tek parfumet per nje cast, sepse dua te falenderoj peshqit per sugjerimet, pasi vec kuriozitetit per aromat, per shkak te shijes se veshtire tek parfumet, une sa mezi gjej nje qe e pelqej e me pershtatet dhe dua te orientohem me opsione, madje dhe parfumi i nenes sime ishte nje rastesi, ishte nje nder parfumet qe ajo perdorte, por qe une ate pelqeva. Flm gjithashtu peshqve per opsionet e parfumeve per meshkuj, sepse kam nevoje ta zgjeroj horizontin ne ate fushe.

2 Likes

:scream_cat: :joy_cat:

(sic do pasqyrohet ne nje episod te Black Mirror ne vitin 2017) e ardhmja eshte arome p: ne stadet e mepasshme analoge mileti do flladezohet drejt trendaromendukjes te lekures se pasujesapunosur, parfume me kemikate revolucionare qe te bejne te mbash ere njeriu

Po, fatkeqesisht ky parashikim kobzi do te ndodhte nese do t’i zhduknin te gjitha lulet ne planet, dhe bashke me lulet te gjithe shpirtrat e dlire.

duhet kaperzyer “kobzi” pa punkomentuar qe te arrihet tek tema filozofikoestetike e tendencave njerezore per tu dukur e perceptuar nga ndryshe deri tek si dicka tjeter, qe nga fillesat e zbukurimeve me dhe e pende deri tek petkat qe kushtojne sa 1/disa dite pune dhe cdo gje midis tyre, perfshi operacione plastike larteposhtetrupit, makeuparfumeria, etj. nuk po them se jane mire a keq, thjesht qe eshte teme interestorante, pavaresisht se eshte disi skiçparfumerisht ketu

Ok, duhet menduar edhe ana estetike, si njerez jemi te prirur ta duam te bukuren dhe te shfrytezojme energjite kreative drejt zbukurimit te jetes sone me menyra te ndryshme. Por sensi i mases eshte treguesi i cbalancimit si ne estetike ashtu edhe ne shpenzime qe eshte nje pike qe nuk duhet anashkaluar. Njeriu shpenzon tek gjerat qe vertet i duhen dhe ato qe mendon se e bejne te ndjehet mire. Ka njerez qe shpenzojne shume per te dale, per dreka darka, per t’u argetuar, per te pire etj. Psh personalisht keto gjera nuk para shpenzoj, as per teknologji, kam vite me radhe me te njejtin telefon e te njejtin laptop dhe sado dalin te rinj nuk e ndjej nevojen t’i nderroj. Veshjet preferoj t’i kem pak e sakte se kam provuar edhe copa te lira qe s’ia kane vlejtur fare per cilesine, Ererat dhe kremerat i kam me per zemer, se jam pak e fiksuar mbas pastertise dhe ererave te mira dhe aq sa shpenzoj per to nuk me vret. Dua te them qe cdo gje e tepruar behet ne kurriz te estetikes, operacionet plastike, makeup-i i renduar per mua jane kategori tjeter, jashte perkujdesjes normale.

po nuk thashe se eshte mire a keq te shpenzosh a mos shpenzosh, te lyehesh a te mos lyhesh, thjesht me gervishti mendimi rastesor anash-temor per tendecat qe ne si njerez kemi patur qe prej mijevjecaresh (mbase qe ne fillim fare) per estetiken tone dhe si ato kane evoluar, perfshi ato shembujt ekstreme qe permenda, nga zbukurimi me orendi krejt natyrale si balta/dheu e pendet e deri tek gjerat kontemporane qe shpesh kushtojne aq shume, kjo e fundit jo thjesht si shume monetare, por fakti qe jemi gati te punojne 1-disa dite vetem per te poseduar dicka estetike.

paralel me kete qe mendimi tjeter per faktin qe estetika shpesh lekundet nga te dukurit “me mire” tek te dukurit me ndryshe, dmth dicka/dikush tjeter.

ketu e kisha llafin, po mbase i rrashe shume shkurt me lart, ose mbase ty te ishte zene hunda nga aroma e parfumit dhe s’kishe pasur shans ti mbaje ere ndonje koker kafeje per ta neutralizuar hunden :stuck_out_tongue:

Mendoj se une e kuptova me veshtiresi, pasi dobesia ime per lulet dhe aromat, me ben t’i shikoj shume te ndara dhe larg nga perpjekjet e njeriut per t’u dukur ndryshe vizualisht, dhe tendencat per te qene sa me vanitoze.Por eshte teme tjeter, dakord. Nese deshiron to share ndonje parfum a pershtypje konkrete, me kenaqesi do ta lexoja.

Momentalisht perdor ; Chanel Coco Mademoiselle, Black Opium YSL n , Prada Candy. I love all of them. Kam perdor dhe Tom Ford Cafe Rose :rose: qe ishte wow. Kam nje kimistri me te gjitha keto po me Chanel do e vecoja me shume. Gjithmone marre komplimenta :stuck_out_tongue:

1 Like

oooo paska ardhe perseri xhibi, vjen e iken ritmikisht i varur nga hena, here batice e here zbatice, eshte njeri me hene, i paskan ardhe ato!

Chanel i ka te mira, i kam provuar shumicen, perfshire dhe Coco Madmoiselle, por mua s’me shkojne. Cafe Rose paska perberje interesante. I’ll try this one. :relaxed:

Aquario, kape i çik kte qe tregon esencen sublimuese te teknologjise alkimike te esencave sublime:

1 Like

Te preferuarit e mi nder vite: Insolence (Guerlain), For Her (Narciso Rodriguez), J’Adore (Dior), Miss Dior Cherie (Dior), Ralph (Ralph Lauren). Aktualisht kam J’Adore dhe Ralph.

Ralph eshte my signature scent, e riblej vazhdimisht prej 15 vitesh, e adhuroj, eshte i lehte, i ngrohte, frutor, floreal. Perberesit sipas Sephoras (se vete nuk di t’i dalloj kaq mire): “Apple Tree Leaves, Yellow Freesia, Italian Mandarin, Japanese Loquat, Osmanthus, Magnolia, Linden Blossom Flower, Purple Freesia, Boronia, Musk 2000, White Orris.”

Per fat te keq perdorimi i parfumit ne Kanada eshte limituar goxha nga “politikat e barazlarguara” :smiley: Nuk lejohet te perdoret neper disa shkolla, apo ne disa vende pune sepse ka disa njerez shume te ndjeshem tek te cilet parfumi ka efekte negative per shendetin…

1 Like