Endacaku, i pamposhturi dhe besniku

Një shejtan -budalla hodhi një gur në pellgun mediatik nja dy ditë më parë dhe s’mbeti politikan pa u lagur nga stërpiklat ! Veçse guri i kësaj rradhe rëndonte plumb - peshonte “anti-semitizëm”. Besa kërkon guxim të veçantë të akuzosh dikë - pse jo edhe Kryeministrin, për faje të tilla, për më tepër me një të tillë oratori:

Ne jemi të habitur nga gjuha e tmerrshme që Rama përdori për hebrenjtë, termin çifut, term që përdorej vetëm nga nazistët në Luftën e II Botërore.
Kjo ishte një gjuhë e një naziskini të ri, i cili po me këtë gjuhë naziskini […] i drejtohet popullit shumë të respektuar të Izraelit. Hebrejtë kanë qenë miq të kahershëm të shqiptarëve.

Jam sidoqoftë i mendjes se ky lloj ligjërimi - përveç guximit qytetar, kërkon edhe një fije njohje, një grimë dije, një gram kulturë… moré thjesht, një gisht lexim!
A lexojnë vallë oratorët? apo i bëjnë besim instiktit të tyre të pagabueshëm si kafshë politike, akrepit të busullës së tyre shtegëtuese? muzës së tyre frymëzuese grindavece?

Fundja, çka ishte ky tmerr i llahtarshëm? të quash hebreun - çifut? Ndriçoma pak llampën ore njeri: me të vërtetë nazistët hitlerianë përdornin shprehjen germë-për-germë çifut gjatë Luftës II botërore? Mirë, hajde-dé kësaj koke kryeministrore ja gjetëm festen që meriton - bile edhe me kryq të thyer në ballë! po kjo italishtja naziskin nga mbiu në gojën e këtij gjuhëtari nuancolog - apo si metaforë e kujtimit të dikurshëm fashist të po asaj Lufte?

                                   * * *

Gur që gur, të paktën të mund të ngremë një mur! Në mos, një ledh - t’i vemë një cak atij ligjërimi politik nën shenjën e kulturës dhe të dijes, pikërisht ajo çka mungon me doza të ndryshueshme - por sidoqoftë të qarta jo vetëm në këtë rast por edhe në shumë tema të tjera shoqërore. Dhe s’po përmend për arsye krejt të kuptueshme bisedat e përditshme, llogjet e kafenesë !

Aq më tepër ky rregjistër kulturor - marrëdhënia mes shoqërisë civile shqiptare dhe pakicës izraelite/hebré/çifute brenda saj s’ka qënë asnjëherë i kodifikuar apo i rrethqarkuar me kujdesin tashmë të njohur të shoqërisë civile perëndimore.

Çokush është i lirë të fantazmojë mbi atë “grup” sefarade që zbarkoi diku në Vlorë pas dëbimit të tij nga Spanja e asokohe shumëkatolike - apo nga vise të tjera të Evropës po aq katolike (…ku janë historianët? ) dhe që përfundoi dikur, deri edhe si shumicë lokale, nën mbrojtjen e kujdesshme dhe të interesuar të osmanëve. Pse jo, le të krekosemi edhe me atë mikpritje tradicionale që fshehu të ikurit dhe vendalinjtë izraelite/hebré/çifute gjatë luftës 2 të përbotshme…
Mendoj se kêto shembuj, sado të mirë apo të lavdërueshëm që paraqiten dhe shiten - miqësi e kahershme na u kujtua më lart, nuk janë të tillë sa të mund të përmbledhin në mënyrë shterruese pikpamjet e sotme apo qëndrimet që shfaqen në vend, pasi që nuk pasqyrojnë gjëkundi realitetin e sotëm shoqëror apo civil. Ato mbeten thjesht në rolin e tyre të epifenomenit historik !

Jam i mendimit - në mungesë të një kulture civile apo laike të thekur, t’i hedhim një sy - bile edhe të kqyrim me vëmendje se si trajtohet ky problem i i të thirrurit apo i të quajturit në ato vende të qytetëruara që praktikojnë bashkëjetesën prej shekujsh dhe në përmasa shumë më të ndjeshme, qoftë në rrafshin demografik qoftë në atë të pjesëmarrjes së kësaj bashkësie në jetën politike.

Po sjell një shembull që njoh mirë - atë të Francës republikane.

Praktika tregon se kjo bashkësi minoritare thirret apo përcaktohet me një varg emërtimesh, sejcili prej tyre me përmbajtje të caktuar historike apo të antropologjisë kulturore - Semit, Hebré, izraelit, juif (çifut), sionist apo izraelian.


Semit i referohet përkatësisë së tyre etnogjeografike - prejardhjes prej Azisë perëndimore (Mesopotami - lindje e Mesme), qoftë edhe asaj biblike - Semi, i biri i Noes, apo së fundi përkatësisê së tyre gjuhësore në familjen e gjuhëve semitike (hebré, arabe, arameane, asiriane dhe amharike). Është një etiketë tashmë e vjetër dhe fort pak e përdorur në gjuhën e përditshme - aq më tepër kur asnjë konsideratë e kësaj kategorie nuk arrin të veçojë popullin tonë mik të kahershëm hebré me popullin tjetër mik të poaqkahershëm arab!.

Hebré (që rrjedh nga Ever (ivri) - i biri i Semit, i nipi i Noesë) dikush që i përket popullit Hebré. Sipas Biblës, ky popull kapërceu Eufratin (shek. XIX-XVII p.e.s) nën udhëheqjen e Abrahamit dhe u vendos në tokën e Kanaasë (Palestinë), një pjesë e të cilit u çua si skllave në Egjipt dhe u rikthye me Moisiun. Qysh prej shekullit të VI p.e.s, ata thirren si Judeanë - nga rrjedh edhe fjala juif (çifut / jahudi). Nga ana tjetër, hebraishtja është edhe gjuha me origjinë semitike e popullit të vjetër të Izraelit - sikundër dhe gjuha zyrtare e shtetit të sotëm të Izraelit.

Izraelit - pasardhës i popullit të Izraelit, i krijuar prej dymbëdhjetë djemve të Jakobit, historia e të cilëve fillon pas daljes së tyre nga Egjipti, me Moisiun në krye. pas ndarjes që ndodhi gjatë mbretërimit të Salomonit, shprehja “izraelit” (me origjinë nga Mbretëria e Izraelit) i kundërvihet shprehjes tjetër “judean” (i Mbretërisë së Judesë) - nga vjen edhe shprehja tjetër “juif” (çifut). Aktualisht “izraelit” luan rolin e eufemizmês pêr të evituar përdorimin e “juif”.

Juif (çifut) - (nga hebraishtja Yehoudi - banor i Judesë, ajo Mbretëria e mësipërme) person që i përket bashkësisë së “popullit juif (çifut)”, pasardhës i Hebrenjve - apo të bashkëngjiturit me ta gjatë kohës.

Paçka se shpesh kjo shprehje ka tendencë të ngatërrohet me sensin e përkatësisë fetare, në përgjithësi ajo nënkupton përkatësinë etnike - qoftë në kuptimin e një grupi të ngushtë, qoftë edhe në kuptimin e përkatësisë në një popull të shpërndarë gjithandej në botë (Diaspora)
Në përdorimin bashkëkohor, shprehja “juif (çifut)” përfshin njëkohësisht individin që praktikon judaizmin dhe individin tjetër që edhe pse nuk e praktikon këtë fé, vetëidentifikohet si i tillë për hir të trashëgimisë familjare dhe kulturore.

  • Sigurisht, shprehja “juif” ruan një ngarkesë të posaçme historike, një theks disi delikat - të rënduar veçanërisht nga kujtimi fort i dhimbshëm i Shoah. Por, sidoqoftë, në shkëmbimet e përditshme mes njerëzve, në bisedat publike të medias, në fjalësimin meta-politik bile edhe në ligjërimin zyrtar, shprehja “juif” mbetet e gjithëpërdorur dhe krejtësisht e çliruar nga çdo paragjykim i natyrës raciste. Shembulli me i mirë është ndoshta pikërisht përkufizimi i fenomenit “racist” që shënjon këtë bashkësi, i cili quhet “anti-semit” dhe aspak “anti-juif”. Nga ana tjetër, të gjitha institucionet përfaqsuese të kësaj bashkësie përdorin lirisht shprehjen “juif” - Conseil Juif de France, Conseil Juif Européen, Conseil Juif Mondial - dhe janë vetë antarët e këtyre bashkësive që i quajnë kështu - mendoj jashtë çdo vetëparagjykimi!

Sionist - (nga hebraishtja sion, një prej kodrave të Jeruzalemit) partizan i sionizmit. Sionizmi është njëkohësisht lëvizje politike e lindur në fundin e shek. XIX, që synonte krijimin e një Shteti çifut të pavarur në Palestinë - sikundër edhe doktrinë që predikon nevojën e kësaj egzistence dhe justifikon politikën e ndjekur me këtê qëllim.
Natyrisht më tepër politik se fetar, sionizmi e gjen frymëzimin e tij në ndjenjën mistike të ardhjes mesianike dhe të rikthimit të popullit izraelit/hebré/çifut në Tokën e Premtuar. Ai qe në origjinë të krijimit të Shtetit të sotëm të Izraelit.

Izraelian : banor i Shtetit (të sotëm) të Izraelit.

                                    * * *

Në se ka një shprehje letrare që përmbledh në mënyrë sintetike shumën e mendimeve të mësipërme është pikërisht ajo e mëposhtmja:

Hebré, izraelit, juif. Tre fytyra, tre nuanca gjuhësore dhe tre etimologji të fshehura: Hebreu, endacaku; Izraeliti, i pamposhturi; Juif (çifuti), besniku” (Ricardo CALIMANI - L’errance juive, Exil, destin, migrations : de la destruction du Temple de Jérusalem au XXe siècle, Denoel, Paris 2003)

=======================

P.S:

  • njejtësia e mësipërme “juif” = “çifut” është krejt personal i autorit të këtyre rreshtave i cili, nga çka më ka thënë, preferon besnikun ndaj endacakut. Ai Kalimani i mësipërm përdor vetëm shprehjen “ebreo” në titullin e librit të tij në origjinalin italisht - ndërkohë që përkthimet e tyre në anglisht shfaqen si “Jews” dhe në frëngjisht “juifs” - pa i shkaktuar atij aspak indinjatë. Si ai dhe përkthyesit e tij besoj dinë mirë çka thonë, meqënëse vijnë nga rradhët e asaj bashkësie.

  • Shkrimi nuk angazhon aspak qëndrimin zyrtar të PPU dhe shpresoj, të mos ketë lënduar ndjeshmërinë e lexuesve të tij.

2 Likes

Guximi sic duket qenka norma e re e komunikimit. Trumpizem?! Sinonim i mire me ngjan( pa ofendim mbeshtetesve te Trumpit).

Çifut ne shqip nuk vjen nga frengjishtja juif, se katundari shqiptar pre-modernist nuk dinte frengjisht, por nga turqishtja e vjeter otomane Çifit, - koprac qe shqiptohet cifut ne Shqiperi dhe Bosnje dhe qe ka vetem kuptim pexhorativ dhe asnje lidhje etnike apo fetare me izraelitet. Fjala e drejte eshte Hebre e cila edhe ne turqisht perkthehet Ibrani.

3 Likes

Çi Fig, ai qi ta fut

https://en.wiktionary.org/wiki/çıfıt

Xixa faleminderit per pikat mbi i !
Nuk e di çfare ka thene km shqiptar por venia nga ju ne kontekst e disa fjaleve qe perdoren perditshem ne shqip/fr apo dhe gjuhe te tjera shpresoj te ndihmoj sadopak delet e urta te perendise :wink:.

Rrofsh Katror pêr këtë ndriçimin tënd etimologjik i cili, për fat të mirë, nuk shkon më larg se një kërkim banal interneti.

  • megjithatë, më duket sikur fyej inteligjencën tënde duke të përmendur se ajo çka quhet nga autori më lart “njejtësi” mes fjalëve “juif” = “çifut” nuk ka karakter etimologjik por semiotik - pasi nënvijëzon vetëm afërinë në sensin e përdorimit në shqip dhe në frëngjisht. Duke folur për shqipen, fjalori i Gjuhës Shqipe thote shprehimisht:

ÇIFUT m.

  1. Pjesëtar i një populli, që banonte në Palestinë deri në shekujt e parë të erës sonë dhe që më pas u shpërnda në vende të ndryshme të botës; ai që e ka prejardhjen nga ky popull dhe që banon sot në Izrael ose në vende të tjera të botës; hebre. Gjuha e çifutëve. Ndjekjet kundër çifutëve.
  2. fig. bised., keq. Njeri shumë dorështrënguar dhe që në çdo gjë shikon përfitimin e vet.

Me këtë rast mund të vëresh se edhe kur bëhet fjala për kopracin dorështrënguar, ky Fjalor nuk tregon me gisht çifutin si të tillë, por destinuesin e vetë fjalës që mund të jetë fare mirë edhe shqiptar!

  • në të vërtetê, nuk doja të sillja një referencë direkte të një shkrimi të A. Vehbiut këtu por me sa duket, ja vlen barra. Sikundër Vehbiu, edhe unë mendoj se nuk mjafton të huazosh një fjalë si kjo e mëspërmja nga gjuha e tjetrit që ajo të bartë automatikisht ngarkesën emocionale të saj aktuale, të përfituar atje tej nga konsiderata shoqërore konkretisht të huaja për ne, tëhu.

  • po ashtu, në atë shkrim mund të gjesh edhe një tjetër etimologji të kësaj fjale - nga persishtja “xhihud” si deformim i “jahudi”, - dhe si paraardhëse e të famshmes “çifit”…

  • Dy hapa më larg, sikundër përdorimi i shprehjes “çifut” shkaktonte një dëshpërim ngërdheshës mes përfaqsuesve të “popullit të Izraelit” në Shqipëri - mes tyre edhe qytetarit Robert Shvarc të asokohe - po i njejti Shvarc shkon dhe përkthen librin e Fojtvangerit nga origjinali gjermanisht “Die Jüdin von Toledo” në “çifutja e Toledos”. Hajde gjeje këtë gjë!
    Bile dikush tjetër na kujton se edhe në Italinë e Kalimanit shprehja “judeo”, me sa duket, nuk gëzon ndonjë famë të veçantë simpatindjellëse brenda tufës - ndërkohë që po ai Kaliman e përdor në të paktën nja dhjetë libra të dala nga penda e tij. Edhe këtu, interneti të jep një ndihmë të paçmuar!

Mendimi im në këtë mes është se dhënia e sensit “negativ” - “pozitiv” të pêrdorimit të njërës apo tjetrës nga shprehjet e mësipërme diku, është funksion jo i natyrës forcërisht perverse të popullsisë autoktone të vendit ku ajo përdoret, por përcjellje-refleks i ndjesisë specifike të pakicës izraelite aty e cila, si rastësisht, e ka të vështirë të bëjë ndarjen mes përkatësisë së saj dyfish të dyfishtë - p.sh: franceze dhe juive, sikundër dhe republikane dhe sioniste.
Ta quaj këtë një ndjenjë e tretur “faji” të brendshëm të dikurshëm - nuk guxoj, sikundër ta quaj thjesht shprehje të një " frike" instiktive po aq të vjetër, hezitoj!

Ja vlen besoj që me këtë rast, t’u bëjmë thirrje përfaqsuesve aq të nxënë dhe aq të urtë të atij populli dikur endacak: mblidhuni mes jush, o të uruar, dhe vendosni një herë e mirë - me një shprehje të vetme, si dëshironi që të tjerët t’ju quajnë? Na e bëni përfundimisht të ditur dhe ju premtojmë se do ta respektojmë besnikërisht atë shprehjen tuaj!
:

Sa perkujdesje dhe perkedhelje politike per nje popull te huaj! Po he valle si ta quajme ndryshe popullin e jahves?

sapo kam permend nje fraze t’modhe te Giorgo Gaber ne sapo shkrimin tim “Bjeri t’i bijmë sa majtas djathtas” qe sqaron shume edhe ne kete teme:

Fjalët, përkufizojnë botën, nëse nuk do të kishte fjalë, nuk do të kishim mundësi të flisnim, për asgjë. Por bota rrotullohet, dhe fjalët janë ende aty, fjalët konsumohen, plaken, humbasin kuptim dhe të gjithë ne vazhdojmë t’i përdorim, pa e kuptuar se po flasim, për asgjë.

po mire o xixe rrofsh, ti dhe Vehbiu, per gjithe keto tema gjuhesore dhe etimologjike me vlere, por nuk do ishte po aq me vlere, biles edhe me shume, te shkruanit diçka per popullin tuaj arian lidhur edhe per thelbin e temes qe i bi te jete shkaku pse quhen “çifut brekmut” hebrejte Marks, Kafka, Ajnshtajn, Bergson, Claude Lévi-Strauss, Prust, Moravia, Andy Warhol, Trocki, Rotshild, Soros etj etj varg pa pushim gati gjysma e me t’mdhejve te njerzimit? Pse kjo urrrejtje per hebrejte e importuar sa nga orienti po aq nga oksidenti? Apo nuk na lejon politikall korrekti i importuar ne epoke te demokracise ngambrapa? Çkuptim kane gjithe kto dituri e enciklopedizma pa pare ne sy fenomenin qe i shkakton? Apo ja keni lene ne dore kuptimin e fenomenit zhardines qe ankohet: “Oh sa e keqe eshte urrejtja ne demokraci!”.

Dhe me shkrujt tamom, edhe çfar mendoni vete, jo vetem ai ka than, ky ka than.

1 Like

per mu dhe çifut dhe hebre thone te njejten gje = qe Hyn, tek ti. duke mos pasur shtet apo toke te tyren, kane hyre kudo, tek te tjeret, pa u bere kurre vendas.

jane si gabelet ne fakt, kane boten e tyre, nuk asimilohen kurre. popuj te vjeter.

bile edhe Illyrien dhe Hellen do te thote te njejten gje, qe Hyn. pra jane vizitore te ardhur nga larg.

turqit pastaj jane popull i ri dhe gjuhe e re. s’merren per baze per asnje gje. nga asnje serioz te pakten. si dhe fjalet behen pejorative mbrapa, ne kuptilm te dyte apo trete, prej kohes. çifutet jane koprace, dhe lidhet me kopracin edhe emertimi fillestar. behet sinonim.

Ashtu eshte, kurse gabel vjen nga pellazgjishtja, qe Del. Domethene dhe hyn, dhe del, pak a shume si puna jote.

1 Like

Goy i quajne çifutet te Huajt (te gjithe qe s’jane si ata). Gaxhoi i quajne gabelet, Gringo i quajne meksikanet, etj.

sa i perket fjales franceze Juif

dhe fjala frenge hebre per ta kompletu pasqyren :

edhe une keshtu e di siç thote ‘katror’ me siper, fjala “çifut” vjen nga turqishtja , qe me pas zuri vend e u perdor ne Ballkan… jo vetem nga shqiptaret dhe boshnjaket por p,sh edhe greket e perdorin kete fjale qe pervecse do te thote “hebre”, eshte ne pergjithsi edhe epitet me konotacion negativ per njeriun koprac, cingun…

por duhet thene se vete hebrenjte ndihen te ofenduar nese u drejtohesh me termin ‘çifut’ .

e meqe ra fjala, duhet spjeguar edhe kuptimi pellazgjik i kesaj fjale, qe eshte nona e te gjitha (nen)kuptimeve te tjera…
para nja ca vitesh po shihja nje emison te Dudushit ne Top-show… aty nje i ftuar pellazgolog, qe nuk me kujtohet tamam se per cfare po fliste, por permendi fjalen ‘çifut’ edhe tha qe ; kjo eshte nje fjale e lashte shqipe qe dmth ; çi -fut… pra meqense keta ishin nje popull ardhacak e me veti jo te mira , do te thote ‘çi fut’ keta njerez ketu…:smiley:

ndersa çifutet ne na quanin deri vone, Pilishti = Filistin = Palestinez. po duhet ta gjej kete burim qe e kam harruar per momentin se kush e jep si te dhene.

Neper serbi, viteve 50-80, nder fyerjet qe serbet i kane ba njani-tjetrit, kryesorja ka qene “shiptari”.
Edhe nese “çifut” ka prejardhje nga turqishtja, nuk ndryshin asnje gje, derisa dihet “dashuria” e madhe e turqve (muslimaneve) ndaj hebrenjeve apo çifuteve.
Muslimanit ose turkut ndaç thuaj çifut ndaç hebre ndac jahudi ndaç izraelit, njejte ndihet i fyer.

Na serbet per fyerje i quajme shkie, por mu edhe me m’than serb ose sllav, njejte me vjen si me m’than shka.

Ngarkesa emocionale eshte dicka tjeter, perndryshe eshte njesoj si me thene shqiptar, si me thene rus, si me thene çifut.

Kur e ke me perbuzje ti ndac thirre gabel, ndac magjup, evgjit, gaxha, rom, te njejtin reagim perbuzes ta jep.

shiptar eshte perdorim i ri. kurre se kam degjuar me pare, apo ta has diku. albanski na quanin ne prej kohesh.

dhe ju kosovaret e shqiptoni vete shiptar, neper rrjetet sociale e kam ndesh shpesh, nga ata qe jetojne jashte, se s’keni Q.

“Shiptar” edhe “shiftari” kane qene te zakonshme mes serbeve. Albanski edhe albanac e kane perdore zakonisht vetem per te shqiperise.

Psh, deri gjate viteve 80, neper serbi nuk kane thene “me gjej nje sharraxhi” por “me gjej nje shiptar”. :slight_smile:

Po edhe ju thoni, jam na vlora, a nuk keni G. Jom tirons. Jam pe korçe (a nuk keni R edhe J).

Lej kto tash, se s’kane lidhje.

vetem se fjala nuk ekzistonte ne fjalorin serbo-kroat. ndersa fjala Çifut po. ne qoftese kjo fjale nuk gjendet neper tekste, ajo eshte fjale qe e perdorin tani vone.
qe ketej e tutje do ta fillojme ta hasim shpesh, sepse ajo do te perdoret shpesh. edhe neper fjalore ajo do te gjendet.

tek dy figurat me siper psh, dallojme qe fjala Hebre ka perdorim me te vonshem sesa fjala Juif = Juda neper tekstet franceze. kane rendesi shume keto gjona.