Endacaku, i pamposhturi dhe besniku

Kjo me shiptar, perveq perbuzjes, ka pase edhe prapavi politike, po nejse po devijojme nga tema.

Te kosoves, ose te jugosllavise, nese quhen albanac ose albanski, dmth jane pjese e shkeputur e Shqiperise (Albanise), legjitimon te drejten e shtetit shqiptar mbi kosove etj.

puna eshte se fjalen nuk e hasim neper tekste dhe fjalorin serbo-kroat. kjo tregon qe ajo ka filluar te perdoret vetem keto vitet e fundit dhe jo siç tregove ti qe ne vitet e 50-ta.

ndersa ne fjalen Çitut e kemi ne fjalor, ngaqe nuk perdornim fjale tjeter per ta. a po e kap ndryshimin ?

ndersa me pjesen qe çdo fjale mund te perdoret si fyerje, apo te tranformohet ne nje perdorim te tille, jam mese dakort me ty, se ate thash dhe une me pare. kuptimin fyes fjalet e marrin pasi formohen. kur te thone, lope, derr, qen, etj. perdorimi apo krahasimi qe te bejne me to eshte fyes, jo emertimet e kafsheve vete.

po une prandaj thashe te komenti me siper qe ; hebrenjte ndihen te fyer nese u thua “çifut”… -kjo fjale eshte perçmuese per fene e tyre , ashtu sikurse fjala “kaur” apo “jezit” qe ata i thoshin me perçmim per te krishteret .

nejse se mu kujtua dicka tjeter… kohe me pare kam lexuar disa vjersha te shkurtra satirike nga Andon Zako Çajupi . vjersha me humor te kendeshen , tip dialogu me nga 2 strofa . titulloheshin “shqiptari dhe greku”… apo “kauri dhe çifuti” etj…

-strofa e pare; kauri duke u mburrur per fene e vet , e sidomos lavderonte Jezu Krishtin qe u sakrifikua , e u ngjall e beri çudira etj etj…

i pergjigjet çifuti ;
"o kaur o kokëthatë,
e besoni po vet se patë,
se ata qe vet e panë,
se besuan por varnë ! (dmth e gozhduan)…:smiley:

1 Like

Te shohim pas dymije vjetesh, e gjen ndoshta edhe ne fjalor. :smiley:

e bukur kjo vjersha dhe nuk eshte fyese me teper por realitet.
po mos ishte ndryshe çifutet do te qene bere edhe ata te krishtere. bile kjo tregon qe jezusi s’ishte çifut. do ta besonin edhe ata ndryshe.

tregon dhe qe pikerisht Ringjallja ishte pika me e rendesishme qe Jezusin e konsideruan si Zot.

ne shqip : Ungjilli (Evangile) = U ngjall. ja si i shpjegon vetem shqipja te gjitha misteret.

Ideja ishte qe sikurse serbet qe shprehjen sharraxhi e kane zv me shiptar (me qellim perbuzes), edhe turqit/muslimanet shprehjen koprrac ose tregtar i pashpirte e kane zv me jahudi ose çifut.
Shprehjet ne vetvete nuk jane fyese, konotacioni pastaj, si konspiracioni, s’ka fund.

turqit kane fjale tjeter per Kurnac apo Koprac apo doreshtrenguar, dmth kane shume sinonime. nuk ishin gje pa fjale dhe perdoren ate Çifut dmth. duhet me dit turqishten tani me e gjet te verteten. po fjaloret te japin shume fjale turke te tilla. dmth e kane te pasur me fjale fjalorin per Kopracin apo Kurnacin.

Koprrac = Avare (fr) = Cimri (tur) e jep nje fjalor ne linje qe mbeshtetet ne google.

Thuje ti mor burr’ ça mendon ti vetë i pari (dhe mos u mçif pas Gaber)
Na jep idenë tënde shqeto dhe pastaj të përgjigjemi.

Sa për mendimin tim lidhur me këtë temë “delikate” - pasi njerëzore sidoqoftë, ta kam dhënë diku më lart dhe po e përsëris:

Bile mund të gjesh edhe një shprehje tjetër diku më sipër, në tekstin vetë:

e pra, ja ku jemi: llogje kafeneje mes Kurros të pashmangshëm dhe të tjerë Kurro…

Çifit = qe-fiton. u gjet dhe kjo :joy:

FJALORI I GJUHES SHQIPE

negër: nég/ër,-ri m. sh. -ër(-rit) zezak.

jo , une nga kjo vjershe kuptova qe autori, dmth Çajupi nuk paska qene besimtar… per te mos thene, ka qene ateist.

nuk ka qene besimtar i verber. nje njeri i zgjuar i beson vetes se vet. eshte ligj. por nga kjo nuk mund te thuash qe njeriu s’ka nevoje te besoje diku, dhe t’ja ndalosh kete siç beri Enveri.

enveri vete s’kish po ashtu nevoje te besoje diku, por te tjeret, me te dobet, duhet t’ja u lere mundesine. po te jesh ne det te hapur dhe ne stuhi, nuk ke sesi mos besosh ne fakt diku. se asigjo varet nga ty, behesh dhe ti i dobet.

si dhe mendoj qe Poeti apo Artisti, nuk beson ne Zot vetem kur shkruan. ai ngjitet ne kete mioment aq lart, sa barazohet me zotin, sidomos po te doje te krijoje gjera te bukura, te verteta. por nga kjo ne s’mund ta konsiderojme si ateist. ai mund te jete fare mire besimtar, por me i thelle (nga qartesia e shikimit), jo naiv.

mendimi im per kete çeshtje he per he eshte ky (ne fakt riperseris çfar thashe): qe per kete çeshtje kaq te rendesishme nuk eshte primare gjuhesia, etimologjia qe natyrshem degradon ne kurrologji, por ndjesia gjenerale ndaj hebrejve, i cili eshte lidhur me historine providenciale. Citime te tuat qe ti sjell si sqarime pertej çeshtjes gjuhesore nuk i kuptoj (“nuk guxoj”, “hezitoj”), me duken te komplikuara.

Un nuk mçifem pas Gaber per te vetmen arsye sepse nuk e kam krujte me kete teme, po ta krujsha do ta krujsha tamom, duke u marre me thelbin providencial, pastaj me periferine kurrologjike. Siç kam bere gjithnji per çdo lloj teme.

Shprehja e Gaber eshte trasparence per ju qe ja mundoni me kot me zhbirilime linguiste, ju tregon se fjalet konsumohen ne kohe (dhe hapsire), gje me se evidente nga shkrimi yt dhe Vehbiut.

I dashur,

E kuptoj, natyrisht e kuptoj kët’ farë zhgënjimi që po shpreh - dhe jo një, por dy herë rresht!

Parimi yt është: hyn që hyn, nise prej themelit! Por jo çdo gjë fillon prej Skënderbeut dhe prek vetë historinë, aq më pak kur bëhet fjalë për çifutët tanë, që themelin e kanë aty ku nuk shkon syri jo më i njeriut por edhe i Zotit vetë.

Le që, a ja vlen barra qiranë në këtë rast? I bëj pyetje vehte dhe jo Vehbiut…

shum bukur, kte desha une si pergjigje, koshienca qe ne nuk kemi sensibilitet per kete teme dhe e importojme, per me teper si mall fallco politikall korrekt.

Edhe nje here tjeter bravo, kjo eshte te jesh ne teme tamom.

Troç muhabetit, që këto janë gargarizma intelektuale, apo jo?

jo, absolutisht jo nuk jane nese shoqerohen edhe me perpjekje per te kuptuar esencen, thellesine ose qendren e fenomenit, e cila here here mund ta gjesh ne siperfaqe ose ne periferi.

Prandaj ka rendesi studimi i gjuhes, sepse ne te ka lene gjurme e verteta, mund te gjesh gjurme te vertetes. Pra si gjithnje kur ben nje gje, çfardo gje, intelektuale ose banale, te modhe ose te vogel, ka rendesi qendrimi. Konkretisht nuk mund te analizosh terma hebre çifut etj, pa pasur koshiencen e çeshtjes çifute ne shekuj, raportin me Krishtin, raportin me Hitlerin si AntiKrishti etj. Çeshtja e racizmit ne epoken ngambrapa, moda naziskin jane pes me hiç, jane vetem sa per te emocionu zhardinin oh!

Hudhu pra, dhe na jep diçka më të prekshme - esencë, thellësi apo qendër të problemit 'izraelit". Na e hudh kockën që ta gërryejmë!

Me gjith deshiren per t’ju dhene, jo kocke, por llokme te shijshme, kte nuk mund ta bej dot he per he se ashtu osht i pune (rrofsh o çimo se na ke qit ne selamet me kte shprehje kur jemi ne veshtirsi).

Me shprese se nje dite mund ta bej, si kapar mund te them vetem se çeshtja hebreje shpirterisht (religjionerisht) eshte e marre fund qe me kryqzimin, e vrane ate qe prisnin per disa mije vjet. Fizikishit (politikisht) eshte e marre fund qe me krijimin e shtetit te Izraelit me pagese Shoahun, shenja ne nivel shoqeror i ardhjes se epokes ngambrapa (se ne nivel individual kishte shenja sa t’dush edhe me pare). Per inerci vazhdohet te flitet per hebrejte si popull i modh, por edhe dinozauret nuk u zhduken ne nje dite, njesoj nuk u zhduk ne nje dite Perandoria Romake. Por ishte nje dite perkujtimore qe shenoi vdekjen e tyre.

Kte merre kallup, pa shpjegim, por te siguroj se ka shpjegim, dhe logjik. Ktu eshte nje nga problemet e “ashtu osht i pune” qe nuk mund te sqaroj gjithçka. Ti, Vehbiu, o çimo, dhe shum intelektuale te kohes beni gargarizma intelektuale nese paragjykoni qe historia eshte rrefim, dhe per pasoje eshte absurde, kaotike, kriminale, palluese etj.

Na rrnofsh për ver’ se dimni osht tuj cof - tha ai “ô çimo”.

Qesh ti qesh, se t’ka ordh dita -ja kthen Vehbia.

Sa për muvet’ un jom tuj t’prit - me marue at’ far’ " ashtu osht i pune"!

ti sun e din badihava se ça ka mas dyshit - “historia osht rrefim” osht me ta futme. Ftilloju njiher, masanejna jarabi’ do morrish vesh!