Ermal Meta fiton cmimin e pare ne Sanremo

Dmth vetem pse eshte shqiptar s’i lejohet te flase per abuzim se na ul figuren kombetare? Ti ke frike qe po te takosh neser dike tek dyqani italjan ky blen birren Moretti do te te tregojne me gisht e te thone “dhe ty te ka abuzuar babai kur ke qene i vogel”?

Ndoshta po i kushtoni me shume vemendje se c’duhet. Ermali e fitoi Sanremo si Ermal, jo pse eshte Shqiptar. Ai nderoi veten e vet. Nuk eshte festival nderkombetar ku kendoi ne emer te Shqiperise. Une personalisht nuk do te dal te festoj ne rruge me flamur shqiptar ne dore pse Ermali fitoi Sanremo. Sigurisht qe me behet qefi qe e fitoi dikush nga Shqiperia por e fitoi per veten e tij, jo per kombin.

Mua me ka lene babai kur kam qene 15 vjec.
Vdiq per 2 muaj nga kanceri ndonese derisa u shtrua në spital nuk ishte semurur asnjehere.

Duke qene djali i shtepise qe në moshen 16 vjecare punoja gjate veres gjithcfare punesh kur shoket e mij shijonin veren.
Te njejten gje e vazhdova në shkollen e larte.

Pra sic e shikoni nuk jam as qarraman as bythpambuk.

Te kesh baba eshte nje privilegj-keshtu e shikoj une.
Ndoshta jam Old Fart…ok e pranoj cfaredolloj etiketimesh qe vendosni juve.

Do ta pranoja qe ky te ishte zemeruar me babain e tij nese babai i tij e rrihte nate per nate per arsye koti.

Megjithate perseri nuk nxirren plackat e shtepise në pazar.

Se sic ka nisur kjo vala per tu dukur se kush eshte abuzuar me shume ,nuk eshte cudi qe pas 20 vjeteve te akuzohemi per abuzim, se ju kemi kerkuar femijeve te bejne detyrat e shtepise.

2 Likes

Kjo histori e jetes tende shpjegon deri diku ate cfare po thoje deri tani. Me vjen me te vertete keq per humbjen ne ate moshe.

1 Like

Kenga eshte e bukur, edhe teksti. Bravo per titullin e fituar.
Keto zbrazjet e barkut mund ti kishte kursyer.

1 Like

Shqiptari gjithmone e ka care rrugen e historise me gjoksin me lesh zberthyer. -Enver Hoxha

Shiko gjembo, ky çuni bravo per talentin dhe famen fale zotesise se tij. Por kjo akuza ( nuk e ve ne dyshim a eshte e vertet a jo) ndaj babes se tij as bibla nuk ta fal :wink:.

1 Like

Te gjithe baballaret jane engjej?

Abslutisht jo! Marrja neper goje e tyre nuk e nderon folesin.

Nuk dua te perseris cfare thane me siper Kthupi dhe Rasta.

Ti ke pas nje baba te mire dhe ai eshte vertet nj privilegj.

Ka kafshe qe rrahin ngrate e femijet, e aty rruga e vetme eshte te kesh forcen e emralit te denoncosh e mos ngelesh tere jeten viktime

2 Likes

Eshte komplet e kunderta çfare thoni ju bjeri t’i bijme sa majtas djathtas: ky kengetari ka fituar Sanremon pikerisht sepse e ka dhunuar babai ne vegjeli, dhe po te kete fatin qe ta kete edhe perdhunuar, me siguri do te fitoje edhe Festivalin Evropian.

Artisti modern, me sakte kulturisti modern ne pergjithsi, eshte produkt i raportit kriminal me atin (thanatos) dhe raportit pervers me nenen (eros). Ne Ditet e Fundit (qartesisht ne vitin 68-te) del qarte se çfar ka ndodh ne Zanafille.

Para se te vini te pirdhni ne Peshk sa majtas djathtas, lexoni te pakten ca biografi dhe autobiografi te artisteve t’mdhej ngambrapa.

E nese doni te beheni artist t’mdhej, atehere permbahuni parulles programatike ngambrapa eros-thanatos:

Vrit baben, pallo nonen!

Qe ne menyre me te sofistikuar thuhet:

Vrit Atin Qiellor (ateizmi, majtas), pallo Token Mëmë (ekologjia, djathtas)!

gjembi, sikur je gabuar, nuk eshte tamam ky qe thu ti vendi i trupit me lesh zberthyer qe prodhon artista t’mdhej dhe heroj t’mdhej kombetare.

ky italjani, Fabrizio Moro, ngjan shume me aktorin Artur Gorishti, por kur Arturi ishte me i ri… se tani ngjan sikur e ka pjell Gadafi.

1 Like

keshtu ishte e shkruar. Edipi, edipi*.

huazuar nga ‘5 leksione mbi psikoanalizen’.

Nje nga etiketimet ishte funderrine. Artistikisht mbase le per te deshiruar por ACDC nuk interesohet per kete aspekt por qe zemerimin e shpreh publikish. Me nje doze cinizmi ia atribuon dhe marketingut.

o je çmitizues , o sje ! -e pritshme qe do qendiste dicka Vehbija edhe per kete rast .:smiley: se keta e kane bere profesion kete mor vlla.
me ca kam lexuar e kuptuar une, nje pjese e shqiptareve u ndjene krenar meqe Ermal Meta shqiptar fitoi Sanremo… por nuk behet fjale per haperdima nacionaliste. kjo lloj krenarie eshte shume e natyrshme dhe eshte e krahasueshme p,sh me krenarine qe ndjejne serbet a malazezet per Teslan , nderkoh qe ky i fundit punen, shpikjet, shkencen e vet e beri ne Amerike dhe nuk kishte me kurrefare lidhje me vendlindjen…
ose ose, qe te jem me aktual dhe i perafert , populli italjan ndihet shume krenar per De Nirot dhe Al Pacinot e Hollivudit, packa se ketanuk kane lindur ne Itali , punen dhe artin e tyre e kane bere ne Amerike… ja kjo eshte e gjitha .:slight_smile:

1 Like

me duket shume u sinqerte ne kete shkrim dmth pa prapavijen cmitizuese qe i atribuohet. rezonon dmth

cte them… edhe mua mu duk se rezonon… por ky rezonon merzine dhe mizerjen e vet…:smiley: -dmth, meqense ky nuk gezon ,apo nuk ndihet krenar, u thote te tjereve : ‘‘po ju pse jeni krenar, cfare ka ketu per tu gezuar…’’

1 Like

Ne emer te kujt (te çfare) shqiptaret nuk duhet ta denojne dhunen ne familje? Ne emer te ‘nderit brenda llojit’ ?

ps: per veshet e mi, Ermali kendoi kengen (pothuaj) me te keqe te festivalit, por kjo eshte tjeter mesele

2 Likes