Ermal Meta fiton cmimin e pare ne Sanremo

ne emer te evidences bon sens qe nje primitiv leal me unaze ne hunde eshte me pak barbar se nje evropian modern revolucionar qe ka lexu Fukone dhe voton Macron qe ka marre per gru nenen e tij.

2 Likes

E paska myt baba kete ermalin. Hiç s’po mundet me shit pordhe trendy ne itali tash. Farë e prisht.

“Babën e mirë - nderoje, babën e keq - duroje”.

1 Like

skuar, nuk e kuptova kete koment tendin.

pa rendesi Inkuizitor

Ka menyra se si shprehet zemerimi more njerez.

Nje menyre si Sofia Loren qe po ta mbani mend shkoi dhe e vizitoi babane qe nuk e pranoi per femije dhe kjo eshte menyre fisnike dhe jep me shume frute kauzes.

Ka edhe menyre sic shprehet ky Ermali qe e paska quajtur “Bastard,ja dola mbane”.

Kjo eshte menyre per funderrinat, se edhe juve avokatet Ermalit nuk besoj tju kete lene shije te mire kjo menyre shprehjeje.
Dhe as qe e ve ne dyshim qe kete ja kane sugjeruar menaxheret.
E them se kane në dore menaxheret,se në kete stad te karrieres se tij,as shurren nuk ben dot pa lejen e menaxhereve.
Se nuk eshte Celentano qe ti luten menaxheret ti punesoje.
Kjo lloj menyre në vend qe ta ndihmoje kauzen, e demton ate.

Sa trap …Nuk mendon ky qe djali ka ardhur 13 vjeç ketu dhe sa eshte shqiptar po ashtu eshte dhe italian …une kam ardhe shume me e madhe dhe i dua te dyja vendet njesoj …Italia me ka dhene tjeter gje …Shqiperia tjeter …nuk i ndaj dot …kam nevoje per te dyja kulturat …Jemi me fat si popull ,qe kemi pasur Italine afer per shume gjera …
Artisti i perket vetes se tij e gjithe botes …te takon ty pastaj se ndihesh krenar a jo se eshte patrioti yt …
Nacionalizem primitiv e qesharak …

Disa kafshe quhen baballare vetem se i kan hipur mamase siper …dhe ne Shqiperi ka me shumice …pijanece qe nuk çojne nje lek ne shtepi per te ushqyer femijet …violent qe i shqepin ne dru gruan ,nenen e femijet etj etj
Ju qe e gjykoni nuk e dini se çfare mund te kete kaluar ai … mos i krahasoni me baballaret tuaj …e t’iu duket habi perse shprehet ashtu ai per te jatin e tij …

2 Likes

Sic e thashe plackat e shtepise nuk shiten ne pazar.

Sa per dijeni ne Shqiperi ka shume me pak baballare te tille ne krahasim me Italine apo Ameriken.

Nuk jane me shumice por me pakice qe nga qe media I vendos në qender te vemendjes duket sikur jane shumice.
Sepse per baballaret e mire nuk ka interes media,se nuk ka sensacion.

Them se Ermali ka te drejten e tij te shprehet ashtu per te atin ashtu sic edhe ti je i mendimit se nuk ka bere mire qe ka nxjerre plackat e familjes ne pazar. Nje njeri thote dicka publikisht dhe ne te tjeret e kemi vete ne dore ta aprovojme apo ta refuzojme. Mua psh. nuk me pelqejne fare artistet qe shprehen politikisht, me mire ti rrine larg politikes, kjo do ti fisnikeronte akoma dhe me shume. Me erdhi per te qeshur me kete spurdhjaken Alicia Vikander qe leshoi bomben feministe: “Ne femrat jemi motra me njera-tjetren, duhet te kemi me shume solidaritet e bla bla…” Mu duk sikur e kishin ftuar ne Komitetin e Partise se Punes dhe po fliste nen emrin e motrave dhe shoqeve.

1 Like

A hipokrisi …si ne komunizem qe shqepeshin grate ne dru dhe nuk duhet te benin ze …se nje grua e mire duhet te hante dru por te bente si e lumtur e te futej ne rol duke bere teater qe ne mengjes …sa te mire e kam burrin ,vjerren ,kunatin …Aman mos na hapni zorret e barkut …shyqyr qe erdhi kjo kohe …te thuhen gjerat me emrin qe kane …duke mos e hapur gojen nuk je me i mire …problemi eshte aty …nuk e ke zgjidhur …

Edhe kur mori pjese Elsa Lila ne Sanremo, shume shqiptare u ndiene krenar per te, megjithese nuk fitoi gje. Eshte ajo ndienja pozitive qe ne na kap se populli yne di te bej edhe gjera te tjera dhe jo vetem vjedhe e te vrase.

1 Like

Ndoshta se ADCD mund te jete rritur ashtu, sipas motos se familja, sido qe te jete, nuk preket e perflitet. Mua per Ermalin me vjen keq qe ka patur nje traume te tille dhe nuk e paragjykoj dot, po ma merr mendja se edhe une nuk besoj se do ta beja publike nje teme te tille.

2 Likes

Italianet per kalamajt bejne sakrifica nga me te ndryshmet bile dhe i llastojne shume femijet …dhe jo vetem sa jane femije por tere jeten ,deri sa mbyllin syte …jane ne sherbim te kalamajve …ku e di ti si jane italianet aman…

Edhe shqiptaret bejne sakrifica…nga na dolen shumica e baballareve pijanece,sic shprehesh ti?

Nuk thash qe jane te gjithe ashtu …por kafshe ka sa te duash …sidomos kur i ndajne grate nga ''sjellja e bukur ‘’…nuk duan te dine se kane femije a jo …aman mos na be sikur ke jetuar ne hene dhe jo ne Shqiperi …

Ndoshta kemi jetuar në universe paralale,se Shqiperia ime eshte komplet ndryshe nga ajo qe paraqet ti.

Devollinjte jane te bute e punetor …vetem se hipin gomarit per se prapthi lol
Mundet mos te kesh pare me shume se zona jote …

Nuk e kam per turp te quhem devolli nese do te isha nga kjo krahine.

Por ne fakt origjinen e kam nga “Vakefet”,pra jam malsor.

Por kjo ka pak rendesi ne temen qe po diskutojme.

Ajo qe po them eshte se menyra se si u shpreh ky per baben e vet nuk e nderon.

Do apo nuk do ky,50% te geneve i ka nga ai “bastardi” qe e shan neper intervista.

A nuk e di nga je por me duket se kisha lexuar qe ishe nga Devolli …nuk e shkruajta per te perbuzuar ate zone …po nje baba qe nuk e ka zgjedhur ai …si te gjithe ne …por atij per fat te keq i qelloi keshtu …ti ke mendimin tend …une timin …jemi me formime e edukate te ndryshme …te huajt jane me te sinqerte se shqipet kur rrefehen …ai eshte rritur ne Itali …

Sinqeriteti i te huajve,provohet vetem kur pranojne te kalojne ne poliograf dhe do te cuditesh se sa genjejne.
Thjesht genjejne me bukur se shqiptaret,por genjeshtra prape genjeshter eshte.
Nese e kalojne kete test,mund te them se kane pasur te drejte.
Te tjerat ,ne mungese te provave, jane vetem spekullime.

Tani nese babai i ketij,del e thote qe nuk e kam abuzuar,jam i sigurte qe juve do te jeni ne anen e Ermalit,se ai eshte star dhe si i tille ka monopolin e se vertetes.
Kurse babai,nje cope laluc nga Fieri eshte, dhe si i tille i bie te jete bastard-se ashtu thote Ermal ylli qe meqe fitoi ne Sanremo,eshte e verteta.