nga Pjer
(qershor 2017)
Fund maji i 2017, nxehtë si vetë politika shqiptare. Drejt e në studio në plazh. S’kish drita, na i kishin prerë energjinë. “Eh të lumte bytha, o pallosh” mendova për kryeministrin.
Pa u ulur mirë valixhet, me librezën e energjisë në dorë, u nisa drejt Durrsit.
- Zonjë, sapo kam ardhur dhe pashë qe më ishte prerë energjija. - i zgjata librezën.
- Ëëë, - po shihte në kompjutër ajo,- po ju qënkeni debidor, prandaj jua kanë prerë.
- Mundet, po a mund ta shihni se sa ju detyrohem dhe sa shënon numri i sahatit, sa ka vënë faturusja juaj?
- Ja ta shoh pak, sahati juaj shënon 2369, - ngriti sytë drejt meje.
- Nuk ka mundësi zonjë, se në nëntor të vitit që shkoi, kur ika, ishte 1723, dhe sot që erdha e pashë dhe ishte po 1723, dhe kuptohet që kaq do ishte se nuk banon njeri, mund ta verifikoni, rrihet pa drita.
- Për t’ju lidhur energjinë, duhet të pagoni nëntorin, dhe për muajt e tjerë duhet të bëni ankesën.
- Po si shpjegohet ky mbifaturim, se unë kur iki dhe kur vij, i shënoj kilowatët, sa i lej dhe sa i gjej, dhe tani shënonte po aq sa e kisha lënë; 1723kw.
- Ndodhin këto fatkeqësisht, po ti plotëso këtë formularin, dhe nuk ke të drejtë të paguash deri sa të vijnë kilowatët tek numri që është në sistem.
Nxorra 10mij lek të vjetra, rreth 7 euro e gjysëm e ja zgjata asaj. - Besoj se do më jepni një dëshmi që e pagova nëntorin.
- Natyrisht, edhe vulë biles, nesër bashkë me këtë fletën, do vini përsëri tek zyra e plazhit që t’ju lidhin energjinë, urdhoni kusurin.
- S’ka gjë, mbajeni, sot nuk mund të ma lidhin?
- E vështire, teknikët kanë ikur, zyrat jane mbyllur.
Vërtetë punonin vetëm zyrat e arkës së mbledhjes së lekëve, lekë që iu duheshin për fushatën elektorale. Dhe sa bukur tingëllonte, fushatë elektrike për mbledhje lekësh, për ti shpenzuar për fushatën elektorale. Energjija që jepte dritë, paçka se nga politika dilte dritë e dobët, e zbehtë, e kjo dukej tek ambjenti, aty ku ti hecje, aty ku ti shkelje. Binte në sy mjerimi, mizerja, problemet e shumta me të cilat përballeshin qytetarët.
Mbusha dy kartat e telefonit, një për vehte e një për gruan, e u nisa drejt plazhit, drejt studios, ndërkoh që errësira kishte rënë kudo. Natën e parë, u orientuam nëpërmjet një llambe me rreze diellore.
Të nesërmen drejt e tek elektriku, ku i shpjegova situatën, ndërkoh që ajo kontrollonte në kompjutër. - Si ka mundësi që i kanë vënë këtë mbifaturim? - iu drejtua shoqes së vet ajo - shih grupi i kontrollit i ka bërë foto dhe shënon aq sa thotë ky zotëria, 1723, - drejtoi kompjutrin edhe nga mua ajo.
- Kur është bërë kjo fotoja e sahatit tim, zonjë?
- Kjo është bërë tani në maj.
- Kjo foto që ka bërë grupi i kontrollit, zonjë, tregon se sa të drejtë kam unë, pra i bie që jeni ju debitor ndaj meje - buzëqesha unë.
Nga dreka mu lidh energjija, e direkt ndeza radion. - Ne do bëjmë shtet - u ndigjua zëri i Palloshit.
Po ti e kisha 4 vjet, mendova, cfarë bëre këto 4 vjet? - Republika e re, nuk do e shpërdoroj lekun për fasada, por për punësimin, arsinimin e njerzeve, - ndigjohej zëri i Sozisë.
- Ne nuk do lejojmë vjedhhen e votës, nga hajdutët dhe oligarkët e vendit, - ndigjohej zëri i Kokë Tules.
Të tre hidhnin batuta apo romuze ndaj njëri-tjetrit. Ndryshe nga herët e tjera, gjuha e tyre dukej më e ashpër dhe më me inat ndaj njëri-tjetrit, a thua se i përkisnin 3 nacionaliteteve të ndryshme. Lidha kabllorin me Tring (më saktë goca e cila donte TV) dhe kur ç’të shoh, Uriahipi ishte në përfundim të sheshit qëndror të Tiranës. Më pëlqente ky politikan, pasi e fillonte punën e tij si kryetar bashkie herët dhe e përfundonte vonë, pikërisht si shum kryetar bashkie në përëndim. Uriahipi punonte shumë, dhe krejt ndryshe nga Palloshi që kujdesej për fasadat dhe 20%, shihte brendësinë e punës dhe ndryshimin e strukturës. Ky donte ndryshimin e strukturës jo vetëm për objektet, por edhe për reformat apo dhe mënyren e punës. Kishte një të metë, atë të servilizmit, krehjes ndaj kryetarit të vet, Palloshit.
Kish filluar të aplikonte sistemin e administrimit të pallateve nga një administrator, dhe subvencionimin për izolimin e pallatit nga lagështira. Nuk dihej, a perdorte taksat apo obligacionet e CO2 per subvencionim. Edhe nje here qe vajta nga Bashkia e Tiranes, ky pyeta dy gra qe ishin ate mbasdite, ato ngrinin supet dhe nuk e kuptonin fare seç ishin obligacionet e CO2. Nuk ishte per tu vene shume faj, pasi edhe politikane drejtues te larte, nuk kuptonin shume nga keto gjera. Ata kuptonin mire nga abuzimet, nga vjedhjet, nga sharjet e akuzat ndaj njeri-tjetrit, nderkoh qe nga metodat bashkohore as qe donin t’ia dinin.
Ajo qe me çudiste ishte se Palloshi, gjate fushates, nuk harronte tu thoshte votuesve qe te mos votonin per partite e vogla, duke i quajtur keto parti, si te sahanit, pra si sahan-lepires. Si duket inatin e kish me shume me Kok-Tulen e LSI, grupim qe pretendonte te dilte ne vend te pare, sipas edhe numrit qe kishte, ate 1. Por edhe Kok-Tulja, nuk ia pertonte, duke i permendur veset e keqia qe Palloshi kish, deri tek pabesia e peversiteti. Ne fakt, per hir te vertetes, duhej thene, se pavarsisht se kush ishte Meta, qe e quanin oligarg e hajdut, ky kish te drejte ne ato qe thoshte per pazaret e PS me PD, pazare qe e kishin demtuar rende demokracine ne Shqiperi. Pa hyre ne hesapet dhe akuzat e njeri-tjetrit, historia politike shqiptare, kish treguar se keto 25 vjet tranziscion, ferkimet dhe pazaret e dy krokodilave, kish prodhuar gjithmon konflikt dhe kish demtuar rende demokracine. Se pse, keto dy krokodile, nuk i merrnin parasysh kerkesat e partive te vogla, kjo kish nje domethenie negative, se pse keto dy krokodile e kishin bere ligjin elektoral ne interes te vet dhe duke demtuar interesat e partive te vogla dhe te nje pjese te elektoratit, kjo e kish domethenien e vet negative, eliminimin e zerave te tjere dhe ndarjen e tepsise ne dy pjese, apo edhe per ta marre te gjithen per vehte.
Sozia nga ana tjeter, pretendonte per nje program ekonomik te pregatitur nga specialiste gjermane prane kabinetit te Merkelit. Ajo qe me çuditi jo vetem tek ky, por edhe tek dy te tjeret, ishte se po perdornin shprehje qe une i kisha thene me kohe, apo qe ekzistonin tek VQ. Ne fakt te tre bertisnin per varferine, mizerjen qe ekzistonte, dhe dukej sikur kishin qene gjate ne opozite. Sidomos Palloshi ankohej me forte per mizerjen qe ekzistonte ne zyrat e shtetit, per sorrollatjet e njerzeve per problemet e tyre, dhe ketu ia hidhte fajin LSI, duke e shkarkuar çdo pergjegjesi nga vetja.
Une vete do kisha deshire qe partite e reja, te dilnin me nje rezultat te kenaqeshem, te perfaqesoheshin ne Parlament, megjithse ligji elektoral i 2,5% i pengonte ne kete mision. Pazaret qe PS e PD kishin bere, iu jepte pak shanc qe keto parti te vogla te perfaqesoheshin ne Parlament. Anketat nga ana tjeter, si Gallup e noi tjeter, iu jepte 41-43% PS, 37-39% PD, 8-9% LSI, aty tek 2,5% LIBRA, e te tjerve aty tek 2%. Mirpo edhe kjo nuk ishte 100% e sigurt. Ate e vendoste votuesi, diten e djele, 25 qrshor, votues qe per çudi, gati/rreth 50% ishte akoma i pavendosur, apo thene shkoqur ishte akoma i trullosur nga premtimet e shumta qe ndigjonte. Ishte nje ndeshje, vertet e nxehte si vete vera shqiptare. Meraku im ishte, çdo ndodhte pas ndeshjes, pas votimit, a do uleshin me kembe ne toke per te miren e Shqiperise, apo do i hidhnin benxine shkendijave qe mund te lindnin pas votimit. Une do uroja, nje ulje te gjakrave, dhe pranim rezultati, me pas kompromise per qeverine e re, e per Shqiperine.
[P.S: sikundër duket nga emri në fillim të shkrimit - por edhe nga stili i paimitueshëm, autori është Pjer]