Evropës në krizë i nevojiten etër të rinj (intermexo, rrëfenjë arabe)

Biri që braktisi të atin

Përktheu: Bajram Karabolli

Dikur, në një vend, jetonte një njeri me të shoqen, me djalin e tij të vogël dhe me të atin që ishte shumë plak. I thotë gruaja të shoqit:
– Jam shumë e lodhur dhe e mërzitur me babanë. Ai është shumë plak dhe nuk vlen më për asgjë.
– Është babai im dhe e kam për detyrë ta ndihmoj, – iu kthye burri.
– Mirë, atëherë, zgjidh e merr, ose babanë, ose mua, – i thotë ajo me vendosmëri.
– Po, sipas teje, ç’duhet të bëjmë? – i thotë i shoqi.
– Është shumë e thjeshtë. Çoje diku në mal dhe lëre atje, – nguli këmbë e shoqja.
Pasi u mendua shumë, duke parë se e shoqja e kishte ndarë mendjen, ai vendosi ta shpinte babanë në mal dhe ta braktiste. Sikur do të shkonte për një piknik, përgatiti dy kuaj dhe ushqim për ta marrë me vete. Për ta bërë sa më bindëse këtë punë, mori e dhe djalin e vogël. Dhe i thotë të atit:
– Baba, po bëj me tim bir një shëtitje lart në mal. A do të vish edhe ti? Të bën mirë, ka ajër të pastër.
– Mirë, – i thotë babai, që s’i shkonte kurrë në mendje se cili qe qëllimi i vërtetë i të birit.
Dhe u nisën të tre. Gjyshi me nipçen ishin vërtet të gëzuar për këtë udhëtim të papritur.
Më në fund, mbërritën lart në mal, në një pyll të freskët e të vetmuar. Burri shtroi disa batanije përtokë, e shtriu të atin plak aty, la pranë tij ushqimet dhe ujin që kishin marrë me vete dhe i thotë:
– Baba, rri këtu, sa të kthehemi ne. Po shkojmë të presim dru.
Pa ditur gjë se po braktisej, plaku i mjerë, pa kurrfarë shqetësimi, pranoi të qëndronte vetëm. Veç kur kaluan orë të tëra dhe i biri me të nipin nuk po ktheheshin, mendoi mos u kishte ndodhur ndonjë gjë e keqe. U shqetësua aq shumë sa nisi të qante. Donte të bërtiste, po nuk kishte fuqi. E megjithatë, kush do ta dëgjonte?
Ndërsa burri me të birin po ktheheshin në shtëpi. Djali i vogël, i shqetësuar, e pyet të atin:
– Babi, pse e lamë gjyshin atje vetëm? Nuk do të kthehemi ta marrim?!
Dhe i ati iu përgjigj:
– Jo. Do ta lëmë atje. Është shumë plak dhe nuk vlen më.
Djali i vogël, u mallëngjye prej këtij veprimi dhe filloi të qante:
– Dua gjyshin! Dua të kthehemi e të marrim gjyshin!
– Të thashë, bir, është shumë plak… edhe i sëmurë është… S’kemi ç’bëjmë… Duhet ta lëmë atje…
Atëherë, i biri i thotë:
– Po pse, babi, kështu do të bëj edhe unë?
– Çfarë do të bësh?! – pyeti, gati i alarmuar, i ati.
– Po ja, kur unë të rritem, të bëhem sa ti dhe ti të bëhesh sa gjyshi, të plakesh e të jesh i sëmurë si gjyshi, të të çoj në pyll dhe të të lë atje, vetëm?!
Vetëm atëherë burri kuptoi se ç’mëkat po bënte. U ligështua shumë dhe i penduar e, duke mallkuar veten, u kthye për të marrë të atin.
E gjeti plakun e shkretë ku e kishte lënë. I ra në gjunjë dhe, duke qarë, i kërkoi falje. Plaku që mori vesh gjithçka, duke i përkëdhelur flokët, i tha:
– Mos qaj, bir. Unë nuk ia bëra këtë gjëmë babait tim, kështu që Allahu nuk do të lejonte që ti të më braktisje në këtë mënyrë.


burimi:
http://www.virtualsophists.org/tregim/biri-qe-braktisi-te-atin/


pjesën e mëparshme të shkrimit e gjeni këtu

Albanistani eshte gjyshi pellazg i evropit?

Cherchez la femme! :grin:

e ka gjet Marloni!

varik,
femna qe ka gjet Marloni eshte gjyshja pellazge e Evropit, dhe mamaja e kalamojve qe bojne muhabet ke shkallet e pallatit.

1 Like

Qendrimi i qyteterimit perendimor te sotem ndaj lindjes se mesme eshte ai i birit te shkolluar qe I vjen turp prej babes fshatar .ne nje artikull qe lexova kalimithi tek Starbucks I barnes and noble na del se nuk do te kishim patur rilindje europiane nese muslimanet per 1000 vjet nuk do kishin mbajtur ndezur kandilin e shkences e te keltyres duke shpetuar e perkthyer gjithe thesarin e njohurise njerezore te antikitetit .

1 Like

This name (Abraham) may be viewed either as meaning “father of many” in Hebrew or else as a contraction of ABRAM and הָמוֹן (hamon) meaning “many, multitude”. The biblical patriarch Abraham was originally named Abram but God changed his name (see Genesis 17:5). With his father Terah, he led his wife Sarah, his nephew Lot and their other followers from Ur into Canaan. He is regarded by Jews as being the founder of the Hebrews through his son Isaac and by Muslims as being the founder of the Arabs through his son Ishmael.

Edhe nje arsye tjeter perse eshte aq i rendesishem koncepti i “atit”, dhe qe Marloni kurre nuk mund te perfaqsoje dhe misheroje Atin sado te modh ta kete, e sado ta admiroje varik-u me shoke shume, majtas dhe djathtas.

1 Like

Shume…shume e bukur kio rrefenje. Po s’di pse per shume njerez kesi rrefenjash nuk konsiderohen “te thella”, por si tip perrallash per kalamaj dhe qendrojne pergjithesisht indiferente ndaj tyre. Ndoshta ngaqe shumica e te rriturve kane frike te perballen me frikerat e tyre me te thella, ato qe i kane bere te paafte ‘per te dashur’…sepse te duash (veten e te tjeret) eshte aftesi, dhe kjo eshte dicka me e komplikuar dhe me e mundimshme se te besh lufte per te drejtat e njeriut pa atë e pa identitet seksual.

kush nuk konsideron perrallat kalamajve nuk eshte as kalama, akoma nuk eshte rritur sa te kuptoje se e verteta eshte e thjeshte, femijnore, naive.

habitem perse duhej kerrkuar jashte dhe perkthyer kjo rrefenje e njohur dhe shume e vjeter ne shqiperi, ku i biri i thote te atit, (Baben, ta leme pak me lart, qe kur te vije rradhe jote, une te te le mbas malit… Aty i ati u prek, mblodhi mendjen e u kthye mori baben ne shtepi. Jeta eshte portokalle. Cfare ben do te behet dhe nje me shume.

s’ka ndonje gje per tu habit, thjeshte nuk e njoh variantin shqiptar (qe me duket cinik, me aq sa tregon ti) dhe ndoshta eshte njejta gje edhe per perkthyesin.