Evropës në krizë i nevojiten etër të rinj (Kompleksi i Herkulit, Pjesa e katërt)

Por Apolomi nuk u përgjigj hapur pyetjes sime, dhe në vend të kësaj më parashikoi fatkeqësi të llahtarshme dhe të tmerrshme: ishte fati im të ndërzehesha në dashuri me nënën time dhe të përftoja prej saj linjë trashigimie farëkeqe; përveç kësaj, do të vrisja tim atë.

Sofokliu, Edipi mbret


Fati i tij (i Edipit) na ngashnjen vetëm se mund të jetë edhe i yni, sepse që para lindjes sonë orakulli ka dekretuar të njëjtin mallkim, si për ne ashtu dhe për atë. Ndoshta ne të gjithëve na është dhënë si fat të drejtojmë impulsin tonë të parë seksual ndaj nënës, urrejtjen e parë dhe dëshirën e parë për dhunë kundër atit: ëndrrat tona na japin këtë bindje. (…) Para personit, që ka përmbushur këtë dëshirë parësore të fëmijnisë, zmbrapsemi me tmerr me gjithë forcën e represionit që këto dëshira janë ndrydhur në intimitetin tona qysh atëherë. Duke sjellë në dritën e analizës së tij fajin e Edipit, poeti (Sofokliu) na detyron të bëhemi të vetëdijshëm për intimitetin tonë, në të cilin këto impulse, edhe të ndrydhura, janë akoma të pranishme.

Sigmund Freud, Interpretimi i ëndrrave


Intuita e Frojd në këtë rast është gjeniale, por e pasaktë dhe për më tepër e gënjeshtërt. E jo vetëm kaq, është më keq se e gënjeshtërt si gjysëm e vërtetë, sepse kompleksi i Edipit frojdist (*) tregon vetëm një felë të vërtetës, e cila është gjithnjë me dy fela si çdo gjë tjetër ekzistuese. Për më tepër vetë artisti, Sofokliu, e ka treguar - në tragjedinë e tij Trakinianët (gjetje e René Girard në librin e tij Dhuna dhe e shenjta) - se ekziston edhe fela tjetër e kundërt me të vërtetën edipike, por Frojdi nuk e ka vënë re, ose më saktë nuk ka dashur ta vërë re, sepse ne shohim atë që na intereson të shohim. Ne shohim përreth vetëm çfarë kemi vetë brënda të kushtëzuar nga situata personale (**), i kemi vetëqorruar sytë si Edipi.

Në fund të tragjedisë Trakinianët Sofokliu rrëfen historinë e vdekjes së Herkulit që sapo ka hedhur krahëve tunikën e helmuar prej gjakut të centaurit Nesus, dhënë nga gruaja e tij Deianira. I vetëdijshëm për vdekjen dhe hekën që e pret, Herkuli i kërkon djalit të tij Hilo që të bëjë një flakadan dhe ta hedhë të gjallë në të. Por Hilo refuzon sepse nuk ka aspak dëshirë të bëhet atvrasës. (***)

Herkuli: Unë të them se çfarë të bësh. Përndryshe, je djali i ndonjë tjetri, e jo i imi.

Hilo: Ta marrë dreqi! E çfarë kërkon të bëj? Të bëhem vrasësi yt, të njollosem me gjakun tënd!

[…]

Herkuli: … , ja biri im amanetet e mia. Kur të kem vdekur, nëse don të tregosh devotshmërinë tënde, respekto betimet bërë babait tënd dhe merre atë (Iole) për grua. Mos i thuaj jo babait tënd. Ajo ka fjetur përbri meje: dëshira ime është që të mos jetë e askujt tjetër përveç teje. Shko, biri im, të takon ty të krijosh këto bashkim.

[…]

Hilo: Mirë pra do t’ju bindem, por do ta bëj duke i treguar perëndive që kjo është vepër e jotja. Nuk mund të jem kurrë fajtor duke iu bindur babait tim.

Herkuli: Mirë, jepi fund.

Fund


pjesën e mëparshme e gjeni këtu


(*) Frojdi në të ri të tij përktheu tragjedinë Edipi mbret të Sofokliut, një arsye kjo që nxiti më pas zbulimin e tij, që mund të interpretohet se destini i personit përgatitet që herët në jetën e tij.

(**) Pjesë nga intervistë:

-Ç’mund të nënvizohet nga fëmijëria dhe marrëdhëniet e tij (Frojdit) me prindërit?

-Ai (Frojdi) e adhuronte nënën e tij dhe ishte shumë i ndjeshëm ndaj poshtërimeve që asaj i bënte i jati i tij. Kishte dobësi të veçantë për nënën. Ja përse ai e kuptoi më mirë revoltën e djemve ndaj baballarëve se atë të vajzave ndaj nënave dhe etërve të tyre. Në korespondencën e tij me Wilhelm Fliess gjëndet një frazë përçmimi ndaj babait të tij të cilin ai e konsideron një “pervers seksual” që abuzon, në një kohë kur ai ishte ende dishepull i teorisë së seduksionit.

(***) Për të kuptuar më mirë idenë: në traditën e krishterë Herkuli mbahet si përfaqsues i Krishtit. Referuar tekstit grek Herkuli rezulton krisht shpëtimtar që shpëton botën duke u vetësakrifikuar nëpërmjet 12 mundimeve.

Interesting.gjithashtu edhe Osiris perendia egjiptiane e perjetesise mund te mbahet si precursore i jezu krishtit .urdherimet e tij per jete te perjetdhme jane te ngjashme me ato te bibles .

ajo qe eshte me interesting nga te gjithe eshte se perendia egjyptiane Osiris, Herkuli helen, Krishti hebre ngjajne shume edhe me perendine gjirokastrite shok Enver :slightly_smiling_face:

imagjino zhgënjim,kur në vend të dashurisë me perëndinë ,shokun enver -dullë,e humbet virgjërinë me djalin e kovaçit,mbas vatrës së kulturës në çiflik:tired_face: zhgënjim që rastësisht mori përsipër ta shërojë vëllai i kovaçit,që ndërkohë ishte kthyer në dëshmimtar të jehovait!

kush o ky kovaçi, se s’dikam gjo una?
mos eshte dropullit? dmth pellazg qe ka harru shqipen dhe eshte bere grek?

pak a shumë! kovaçi është refugjat sirian që erdhi në çiflik-un e pashait në berat pas kthimit nga fushata në arabi! bënte shumë punë! i binte defit, bënte patkonj,i binte edhe ndonjë klloçke nga mullari! ishte si të thuash pioner i integrimit dhe shumkulturalizmit! ai që i duhet edhe evropës sot! evropian i kulluar! kovaç lubonja:joy::joy::joy::joy::joy:

aha kush na qeka, qeka marloni edhe ne kete rast!

… (Deianira, gruaja e Herkulit) poi si stende sul letto di Eracle, come per dare l’addio al simbolo estremo della sua femminilità; lì si spoglia delle vesti e conficca la lama nel fianco. Nel frattempo sopraggiunge il figlio Illo, che la Nutrice era corsa a chiamare e al quale ha rivelato le buone intenzioni e l’errore della madre. Questi, disperato, si stende sul letto a fianco alla madre per piangerla. L’atto doveva sicuramente colpire fortemente il pubblico dell’epoca, per il quale il letto del padre era considerato intoccabile, per di più Illo è abbracciato alla madre nuda e imbrattata di sangue e l’ambiguità della scena è rimarcata dal doppio vocabolario utilizzato da Sofocle, che può essere facilmente letto anche con un significato sessuale. Sofocle organizza visivamente la scena in modo tale che Illo si fonda con la madre come al momento del parto.
Il momento in cui Illo sale sul letto di Eracle corrisponde alla sua iniziazione all’età adulta: simbolicamente egli assume uno status sessuale e si sostituisce al padre.

Un secondo particolare modificato rispetto alla versione tradizionale (del mito), in cui la tunica era trattata non solo col sangue, ma anche col seme di Nesso, è che in Sofocle il filtro è composto del solo sangue del centauro.