Nuk ka justifikime të besueshme për pasurinë e tij në Kanada ndaj nuk do të jetë më pjesë e gjykatës kushtetuese. Gjyqtari Fatos Lulo (i pari djathtas) u bë kësisoj “viktima” e parë e sistemit të Vettingut, pas gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve që vetëdorëzuan postet për të mos i hyrë vetingut. Në fillim të kësaj jave, gjyqtari tjetër i Kushtetueses, Besnik Imeraj (i pari majtas), u çua për ndjekje penale pasi kishte dhënë dorëheqjen. Gjetjet e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit ishin të tilla që kërkonin ndjekje penale, edhe pse Vettingu ndaj Besnik Imerajt u ndalua me kërkesë të tij.
Në rastin e Lulos, arsyeja e rrëzimit të tij shpjegohet kështu nga reporter.al:
Asetet për të cilat gjyqtari akuzohet se nuk është i aftë t’i shpjegojë më burimet e tij financiare përfshijnë pasuri të paluajtshme si një apartament në rrugën Sami Frashëri në Tiranë, një apartament në rr. e Durrësit, si dhe një zyrë në Rr. Ismail Qemali.
Gjithashtu, KPK ka vlerësuar si deklarim të rremë në ILDKPKI edhe dhuratën e marrë nga e motra Drita Lulo në vitin 2008 me vlerë 100 mijë USD, shitjen e një apartamenti në Toronto të Kanadasë me vlerë 160 mijë dollarë kanadez, një hua prej 480 mijë USD nga e motra e shlyer brenda vitit 2005 dhe një depozitë prej 400 mijë dollarë kanadez në Toronto, që sipas gjyqtarit Lulo ka ardhur nga puna e tij si emigrant në Kanada.
Sipas relatores Çiftja, informacionet e marra nga një numër institucionesh kishin krijuar bindjen se gjyqtari Lulo kishte mungesë burimesh financiare të ligjshme për asetet e deklaruara dhe ato përbënin deklarim të rremë. KPK i pati dhënë 15 ditë kohë gjyqtarit për t’u njohur me dosjen dhe për të dhënë shpjegime.
KPK është shkalla e parë e Vettingut. Gjyqtari Fatos Lulo do të ketë të drejtën të apelojë.
Kush është Fatos Lulo?
Lindur më 2.09.1961, në Tiranë. Është diplomuar në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë, në vitin 1988. Nga viti 1989 deri në fund të vitit 1992 ka punuar pranë Këshillit të Ministrave, në Komitetin e Punës dhe Përkrahjes Sociale, më pas Ministria e Punës, Emigracionit dhe Çështjeve Sociale. Në periudhën 1994-2004 ka ushtruar profesionin e avokatit. Në vitin 2004 u zgjodh nga Parlamenti i Shqipërisë si anëtar i Këshillit Kombëtar të Radios dhe Televizionit (KKRT). Në vitet 2005-2013 ka qenë anëtar i Gjykatës së Lartë. Në muajin maj të vitit 2013 është emëruar anëtar i Gjykatës Kushtetuese.
Keta as nuk mundohen t’i fshehin.
89-92 prane Keshillit te Ministrave pastaj ne komitetin e perkrahjes sociale
1994-2004 anetar i KKRT
2005-2013 anetar i Gjykates se Larte
2013-2018 anetar i Gjykates Kushtetuese
Me çka mund të merret me mend në mëyrë racionale duke u nisur nga lista e mësipërme:
ose ky zotnija e tij Lulo-Trëndelina, gjatë periudhës 1994-2004 (plot 10 vjet) ka ushtruar profesionin e avokatit - jo në Shqipëri por në Kanada (Toronto),
ose ai, gjatë periudhës 2005-2013, ka qenë paralelisht antar i Gjykatës së lartë të Republikës së Shqipërisë dhe emigrant pjatalarës në Kanada,
ose duke qenë me punë pranë Këshillit të Ministrave, në Komitetin e Punës Sociale (më pas Ministria e Punës, Emigracionit dhe Çështjeve Sociale) gjatë periudhës 1989- 1992, - ka qenë me mision të posaçëm - tip agjenti 007 në Toronto, Kanada,
ose ka arritur të verë gjithë pasurinê që i përmendet, në ushtrimin e zanatit të tij avokat-pjatalarës në Kanada, gjatë atij viti misterioz 1993 (që nuk dihet sa çka bërë sipas CV sê mësipërme)
ose - në mënyrë teorike, ka arritur të bëjë gjithë atë pasuri të lartpërmendur - gjithmonë në Toronto, Kanada, para vitit 1989 - gjatë karrierës së tij profesionale si yllkë e Enverit, si fatos sikundër edhe quhet, pse jo si pionier apo së fundi si antar i organizatës të rinisë…
mister i vërtetë, i stilit “gomari i ngarkuar - i zoti nuk e sheh!”
në kohë t’vet, edhe adashi i tij Nano deklaronte se veturën e tij Porche nuk-e-di-sa qindra-mijra-dollarshe ja kish falur dikush… bile ai Fatosi atje êshte ede më i ndershëm se ky Fatosi këtu që përmend motrën, pasi nuk arrinte të kujtonte as edhe emrin e atij dorxhiari!
përfundimisht: lum ata për atë Perëndi… si s’po na del edhe ne noj motër apo ndonji dorxhiar të na fali noj tufë dollarësh… ashtu për qejf!
Oh shit. Une po thosha shume emer i degjum. Me Tosin kom pas shume muhabet ( kishim shoke te perbashket) ne ate vakt. Nji jete pa u degju. Nuk e di c’ka bo, por ka qene shume njeri i mire, cun fantastik. Po si duket parja te prishka … Nga foto e bona lidhjen, megjithse ka ndryshu shume. Tosi ka qene titullar me Volejboll Dinamo. Osht numri 2 ne foto … Bobo, nje perralle naga e kaluara…
Per kte honorevolen me siper, e vetmja dritare kohore per emigrim eshte periudha 92 -94. Per keto dy vjet ai arriti te bleje shtepi, te cilen e deklaron te shitur me vone, si edhe 400 derra ne cash.
Jam i sigurte qe zoteria i ka dokumentat e taksave nga ajo periudhe. Sepse po si pati, e fut veten ne telashe edhe me CRA (Canada Revenue Agency).
Shikon ti kane motra dynjaja ,jo si ajo shtriga motra ime qe sa here I merr ndonje lek borxh ta ben celularin Te nxjerre tym nga telefonatat deri sa ta t’ia kthesh
ashtu osht nji pun’ (si zakonisht),
masanejna - a mund me nejt pa diskutu kur vjen fjala për “enigmën kushtetuso-financiare” Fatos Lulo?
bile, po habitem si nuk po vjen Pjeri në kët muhabet.
Sa fillon dhe qelbet ajri me arom paresh ai osht i pari qi qit kokën prej pijetari t’vjetër durrsak…
Duke komentuar vendimin, avokati, Ardian Visha tha se me standartin që përdori Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, zor se ndokush do ta kalojë Vetingun.
Tani kot me pyt (pertej gallates) : asnjehere nuk paska pas në ate vend të bekuar ndonje forme vettingu për gjyqtaret ?? Se sikur vendet për gjykata të tilla beheshin me konkurs dhe verifikim të figures se kandidatit !!