Fiat Lux - pjesë e parë

Antonioni … për gjatë një këqyerje në vënd në Uzbekistan për një film që më pas nuk u bë, deshi tu dhurojë tre pleqëve myslimanë një fotografi ku kishin dalë. Më plaku, mbasi i hodhi një sy të shpejtë imazhit, ja ktheu përsëri regjizorit duke thënë: “Përse duhet ndalur koha?” Mbetëm plot habi e pa zë për t’iu përgjigjur këtij mospranimi të jashtëzakonshëm - Tonino Guerra

Krijimi ekziston si ekulibër alternativ ndiz e fik fap-fup në çdo çast: fap digjet në Pavazhdushmëri e fup shuhet në Vazhdushmëri - i Modhi

Figura e pikturave të Seurat, krijuar nga një mizëri e panumurt pikash me ngjyra të pastra (kryesisht ngjyra primare: blu, verdhë, kuq) të hedhura një për një në mënyrë të studjuar, është rezultat i efektit përmbledhës i ngjyrave primare në retinën e syrit, i cili ka veti që ngjyra të ndryshme t’i perceptojë në një të vetme (përzjerje aditive). Parë nga larg kuadri i bërë me “melange optique” (përzjerje optike) shkëlqen më tepër se kuadrit me ngjyra të llaçkavitura dhe me një aureolë që i mungon këtij të fundit. Veprat jashtëzakonisht novatore të Seraut, i cili arrin të ngrijë kohë-hapsirën njësoj si ikonat ortodokse (Van Gog e quajti “piktor i vërtetë i avangardës”), kanë edhe vlerë si të thuash shkencore ose më saktë teknologjike, sepse McLuhan e konsideron Seraut pararendës të televizionit dhe kompiuterit (pikat e tabllove të tij i dallon me një lupë tek ekrani i kompiuterit, alias pixel-ët: mori pikëzash me ngjyrat primare blu, jeshil, kuq). Në fakt patenta e shpikjes u takon autorëve të mozaikëve bizantinë, të cilët bëjnë spektatorin pjesmarrës në paraqitjen e zbulesës fetare në mënyrë të dyfishtë nëpërmjet dy metodave: “perspektiva e përmbysur” dhe “përzjerja aditive”, për të mos thënë që patenta i takon besimtarëve zurvanikë iranianë të cilët besonin - para Gëtes dhe Solovjovit - që “materia është dritë e degraduar”. Së fundi stafetën bizantine e ka marrë regjizori bashkohës Sokurov që ikonizon skajshëm vizionin ikonik dhe artistik të mjeshtrit të tij të adhuruar, Tarkovskit. Prodhimet e tij filmike janë quajtur “ikona kinematografike” që, në imitim të “perspektivës së përmbysur” të ikonës, përmbysin perspektivën tradicionale të iluzionit të thellësisë brënda imazhit duke i hedhur në sy spektatorit në plan të parë thellësitë ndjesore të ndjellura po prej imazhit.

Por vepra e tij “Arka ruse” (2002), një metaforë e historisë ruse deri në ardhjen e komunizmit me skenë Muzeun e Ermitazhit, është një ikonë e bërë me teknologji moderne që tejkalon dyfish fuqinë shprehëse të mediumit të filmit dhe mediumit të ikonës së së lashtë prej druri, dhe njëkohësisht i sintetizon këto mediume. Filmi në fjalë është i pashëmbëllt në historinë e kinematografisë si realizim pa asnjë ndërprerje dhe pa montim: për 1 orë e gjysëm ndiqet një plan sekuence i vetëm, unik, real dhe i pandërprerë. Mbas një jete të tërë prit e ngjit celuloid “ciak” e çuk, Surikov vendos të rrëfejë ngjarje në kohë reale në një film që ka për protagonist një kamera dixhitale të ndërtuar posaçërisht për këtë rast. Një herë e ndezur kamera në fjalë vihet në lëvizje tërë organizmi stërmadh i prodhimit (4500 vetë) që s’mund të ndalet kurrsesi; mbas “ciak”-ut të fillimit, trupës nuk i lejohet asnjë gabim, sepse filmimi paraprak shkon i tëri për dhjamë qeni, s’ka montim më pas në studio. Me “Arka Ruse” Sokurov hedh në erë konceptin e sinemasë - bazuar mbi operacionin e montimit - bashkë me konceptin e regjizorit (autorit) që, i strukur në thellësi të pikës së ikjes (synimit) së perspektivës lineare të krijimit, qep e shkep skenat ngambrapa skenës së kohës reale.

Eksperimenti i Sokurovit nuk është sidokudo, kapërxen filmin dhe artin, riprodhon një muhabet të vjetër sa bota, dialektikën midis idesë së Vazhdimësisë (filmimin pa ndërpreje) dhe Pavazhdimsisë (montazhit). Gjithë historia e kulturës njerzimit rropatet midis Law of Continuity (lex continuitatis i kontit Buffon dhe Leibnicit - “nature never makes leaps”, natura non facit saltus e latinëve), me një fjalë aspektit evolucionar ose Evolucionit; dhe Law of Discontinuity, pavazhdueshmeria e “teorisë së bashkësive” të Kantorit, natyra diskrete e materies zbuluar nga mekanika kuantike, zhvillimi me hope, Revolucioni me një fjalë.

Që prej kohë që nuk mbahen mënd (mbahen mend vetëm rropatjet e grekëve të lashtë për të gjetur nëse Akili e kap apo nuk e kap breshkën, e monton apo nuk e monton filmin), këto dy idevizione përleshen me njera tjetrën në bejlegun metafizik (dhe jo vetem), dhe herë fiton njëra e herë tjetra, njësoj si bejlegun politik ku nuk i duket fundi trokëllimës elektorale majtë dhe djathtë, monto-çmonto shtetin çdo 4-5 vjet, vrapo o Akil aqilehti se për ta kap ke breshkën.

Sekreti i ndërtimit të botës gjëndet i koncentruar tek natyra ambige e dritës: vale apo thërmijë? Pra intelektuali i shquar e ka justifikimin e dyfytyrsisë sepse dhe drita na u sillka njësoj në mënyrë ambige hipokrite: në disa raste manifeston natyre valore, dhe në rastet të tjera manifeston natyrë thërmijore (korpuskolare). Pra ambiguiteti providencial “të bëhet dritë”: “Vazhdimsi apo Pavazhdimsi?” “Evolucion apo Revolucion?”, reduktohet në planin politik: “për çin të votoj kësaj radhe?” dhe planin e ekzistencës së përditëshme: “si t’ja bojm, t’i bijmë knej apo anej?”. Ose dilema e vërtetë ekzistenciale: “Si t’ja boj se si shumë numra o tu m’bo ajo?”

1 Like

Antonioni … për gjatë një këqyerje në vënd në Uzbekistan për një film që pastaj nuk u bë, deshi tu dhurojë tre pleqëve mysylmanë një fotografi ku kishin dalë. Më plaku, mbasi i hodhi një sy të shpejtë imazhit, ja dha përsëri regjizorit duke thënë: “Përse duhet ndalur koha?” Mbetëm plot habi e pa zë për t’iu përgjigjur këtij mospranimi të jashtëzakonshëm - Tonino Guerra

Shprehja e plakut mund te shpjegohet edhe me ndalesen e paraqitjes se figures njerezore ne Islam, e cila shpjegohet rendom si e lidhur me ikonoklastine (ne fakt lemsh hesapi). Por ky rasti i plakut tregon se ikonoklastia ka nje funksion akoma me te thelle, duke ndaluar adhurimin e figures (ikonoduline), ndalon adhurimin e te kaluares, i hap rruge te ardhmes. Sakte mekanizmi ikonoklastise te sotme amerikane (dhe jo vetem) kunder statujave te personeve te historise se kaluar, vetem se tani ne epoken “post” nuk ka te ardhme, prandaj rrezimi i statujave reduktohet ne shkaterrim puro jo produktiv.

Seurat, parendës i teknologjisë së pixel të ekrenit të televizionit dhe kompiuterit aplikoi teorinë e rikompozimit retinik të ngjyrave të zbuluar kimisti francez Michel Eugene Chevreul në vitin 183. Chevreul, i cili punonte në industrinë tek stile, vuri re “rastësisht” se dy fije leshi me dy ngjyra të ndryshme të vëna pranë dukeshin si një ngjyrë e tretë të para nga larg.
Dmth e drejta kthehet gjithnje tek i zoti, zbulimi i teknologjisë së pixel ka bërë vaki në ambjent teknologjik, industrine tekstile.


Kushedi per te saten here, por kesa rradhe pa dashje, vura re duke ndjekur komente nje pas nje, nga moziaku bizantin ne impresionizem e pixel, se arti modern eshte parodi e artit klasik.

Vete filmi “Arka ruse” i Sorukovit eshte nje parodi e artit klasik nepermjet parodise se Muzeut te artit Ermitazhit. Sokurov ka bere te njejten gje nepermjet filmit te tij “Frankofonia”, i cili bo i dor muhabet per muzeun e Luvrit.

Perfitoj nga rasti te them qe intelektuali shqiptar eshte i derr koqeje qe nuk e ka shokun ne bote, se edhe ne bote intelektuali koqe eshte, por kampionin e gjen ne Shqiperi.