FIAT LUX - pjesë e pestë (Fiorentino)

Kur flitet për Deposizione të Pontormos, zakonisht përmendet edhe Deposizione i Rosso Fiorentinos (dhe anasjelltas) për shkak se këto vepra si dhe karakteret e autorëve të tyre janë komplementare si rallë herë në histori të artit (përveç faktit se të dy Deposizione-t janë bërë në të njëjtat vite). Pra vetkuptohet që është mirë të vizitohen njëkohësisht, aq më tepër që janë larg tyre vetëm një orë me makinë (Firence-Volterra). Në fakt vizitimi i tyre u bë në të kundërt - në fillim Fiorentino, pastaj Pontormo - me kahun e shkrimeve në seri që po lexoni, për arsye që nuk kanë fare rëndësi për lexuesit.

Edhe Deposizione të Fiorentinos e njihja prej vitesh si foto, nga përshkrimet rezultonte se origjinali ishte tepër shokues, madje dy muhabetçij interneti më kanë thënë se origjinali ju pat shkaktuar sindromën e Stendalit. Dmth isha përgatitur për emocione të forta, por nuk ishte e thënë se, siç kam thënë në shkrimin e kaluar, me përjashtim të Deposizione-s së Pontormos, vizioni i origjinalit gjithmonë më ka rezultuar një deluzion, siç ndodhi edhe në këtë rast. Por vetëm në fillim i tillë, sepse efektin shokues vepra e pati më pas me flashback të herë pas herëshme që vetëtijnë pa lidhje me çfar përjetoj në çast. Ndërsa kryeveprën e Pontormos e “harroj” si imazh, megjith efektin e saj tepër ngashnjues parë dal vivo.

Në pamje të parë Deposizione e Fiorentinos shpaloset me brutalitet të drunjtë krejt të kundërt me njerzëllikun ujor të veprës analoge të Pontormos. Kryqi, mungues tek Pontormo, është tepër i pranishëm si një skelë prej druri kantieri ndërtimi mbi të cilën kacavjeren rrëmujshëm puntorë llaçi, trupat e të cilëve fshehin formën e tij simbolikë duke lënë të duket vetëm funksionin kriminal të mekanizmës së ekzekutimit.

Kompozimi është i ndarë dukshëm në dy pjesë (gjë që rrit çuditshmërinë): sipër bota mashkullore brutale dhe poshtë bota femërore sentimentale, që ndajnë detyrat si në jetën e përditëshme: gratë ngushëllojnë, burrat bëjnë hamallëqe muskuloze. Çfarë ndodh në pjesën e sipërme të kompozimit është e paparë në historinë e ikonografisë së ndodhisë së shenjtë të zbritjes nga kryqi. Burrat në pjesën e sipërme duken krejt të papërgjegjshëm e të pandjeshëm për tragjizmin e momentit providencial, kanë hall të depozitojnë teknikisht një objekt që për ta nuk ka rëndësi çfar është: llaç, tulla apo katrama, derr në thes apo mesi; rëndësi ka operacioni të dalë me sukses. Figurat janë të drunjta, kriminale, diabolike, therëse, me cepa, groteske, duken si insekte, merimanga, si cjepër apo dhi të egra që bëjnë akrobacira kacavjerrëse mbi kryq. Fizionomitë e burrave janë prej hamejsh që i ulërasin njëri tjetrit në punë e sipër: “Maje fort se po të bi mër nordhalaq! Tërhiqe knej, jo anej nga po e tërheq ti mër gamor!”. Dhe të mendosh se dy prej tyre janë figurat e njohura testamentare: Nikodemi dhe Jozefi nga Arimatea. Në fakt kjo është karikaturë e jo ikonë e një ndodhie të shenjtë; gjëja më skandaloze është buzëqeshja e mekur në fytyrë të Krishtit që duket sikur zbavitet nga gjithë kjo zallamahi gazmore.

https://www.akg-images.com/Docs/AKG/Media/TR3_WATERMARKED/5/e/d/c/AKG275708.jpg

Siç kam parathënë në shkrimin e kaluar Fiorentino e tregon sheshit që Manierizmi është parodi e Rilindjes; pra çfarë Fiorentino e bërtet, Pontormo e thotë me delikatesë femërore në përputhje me natyrën e tij (ndoshta sepse në jetën e tij nuk njohu asnjë femër). Deri edhe ngjyrat dëshmojnë për mënyra të ndryshme të shprehurit të së njëjtës ndjenjë: ngjyrat artificiale të Fiorentinos janë hedhur me koncept grafik dhe skenik teatri (vë re ngjyrën skenike të sfondit që shkon bashkë paralel me fizionomitë si maska teatrale). Njësoj si karakteret e figurave groteske e mizore, dhe lëvizjet e xhestet e tyre akrobatike si prej cirku, ngjyrat e Fiorentinos janë ireale, skenike, gërthitëse dhe gërvishëse, ndërsa artificialiteti ireal i ngjyrosjes së Pontormos është përkundrazi me butësi të rafinuar femërore. Dhe kjo nuk do të thotë se vepra e Pontormos është më pak artificiale dhe ireale, ai thotë të njëjtën gjë duke e bërtitur heshturazi si sëmundje e butë.

Të dy autorët kanë midis tyre shumë ndërlidhje të jashtme dhe të brëndëshme. Ndërlidhjet e jashtme: janë toskanë doc, të lindur në të njëjtin vit (1494), Deposizione-t e tyre janë pikturuar në të njëjtët vite, njiheshin mirë midis tyre sepse kishin të njëjtën mësues: Andrea del Sarto, i cili është rilindasi i fundit. Sipas del Sartos nuk mund të shkohej dot më përtej përsosmërisë së trinitetit të shenjtë Mikelanxhelo-Rafael-Leonardo, dhe mund të vazhdohej të pikturohej vetëm duke bërë interpretime të ndryshme sintetike midis platiçizmit mikelanxheleske, sfumatos leonardeske dhe ndjenjës së masës rafaeleske. Përderisa matej me përsosmërinë në art, dhe jo me përsosmërinë e natyrës, siç bënin klasikët dhe mjeshtrit rilindës të adhuruar prej tij, Andrea del Sarto e përmbante në vete dinamitin manierist, megjithse pa kapsollë. Nga pikpamja e progresit, i takonte nxënësit e tij të ishin kapsolla, ndërsa nga pikpamja psikoanalitike, nxënësve u takonte të vrisnin atin, dmth mësuesin e tyre, të skartonin mjeshtrin e fundit rilindas dhe të bëheshin manieristë.

Kurse ndërlidhjet e brëndëshme midis autorëve, dmth shpirtërore, karakteriale, jetsore, kanë formë kundërtish komplementare, njësoj si Deposizione-t e tyre përkatëse, shëmbull iluminues që artisti dhe vepra lidhen mes tyre si mendja me trupin, dhe mandje identifikohen. Në vija të përgjithshme mund të thuhet që Pontormo ishte introvers si karakter, ndërsa Fiorentino ishte ekstrovers (meqë të njohur midis tyre, ishin alter ego të njëri tjetrit). Me fjalë të tjera Fiorentino ishte një mondan i integruar mirë në shoqëri. Ndërsa Pontormo është i pari artist në histori të artit i paintegruar në shoqëri, komplet me drrasë mangut, antisocial, antikonformist, pararendës i artistëve që do të quhen më pas “poetë të mallkuar”, të cilët e bënë modë dhe status normal qenien e artistit si krijesë anormale e shkalluar nga trutë. Mandje jua kalonte të mallkuarve modernë në çdo pikpamje: hipokondriak, lunatik, i shkalluar, me mani persekutimi, nuk duronte asnjeri pranë, jetonte i vetmuar në mizerje në një kotec pa derë e me vetëm dritare ku kishte instaluar një shkallë të çmontueshme, të cilën mbasi ngjitej vetë, e tërhiqte brënda kotecit që të mos ngjitej njeri tjetër. Mbante një ditar ku shënonte me precizion maniakal mizerjen e përditëshme të frikës nga sëmundjet dhe ankthit nga vdekja; regjistronte çfar hante e pinte, efektin që i shkaktonin të ngrënat në stomak dhe në zorre, deri edhe format dhe ngjyrat e eskrementeve të tij. I gjithë ditari përshkohet nga një tmerr banal nga vdekja fizike dhe dekompozimi i trupit prej afrimit të pleqërisë. Krahasuar me të, Bodler, Vërlen, Rembo & com duken mikroborgjezë të dhënë mbas rehatit. Fakti që Pontormo ishte i pari artist në histori të artit i paintegruar në shoqëri, nuk është pa lidhje me faktin që ishte protagonist i parë (pa fut në hesap binjakun) i manierizmit, i cila përbën zanafillën e artit modern në histori.

Krejt e shpjegueshme gjithë kjo mizerje: Pontormo në moshën 5 vjeç mbeti pa njeri: njeri pas tjetrit në fillim i vdes i ati, pak kohë më pas e ëma, e më në fund vdiq edhe gjyshja që ju bë babë e nënë. I kushtëzuar nga kjo eksperiencë fëmijnore, vdekja ju bë gjithnjë e pranishme, prandaj ishte gjithnjë në gjëndje ankthi nga frika e sëmundjes dhe ankthi i vdekjes. Llahtarisej aq shumë nga vdekja sa ikte i tmerruar nëse përmëndej si fjalë. Ankthin kozmik të Deposizione të tij, i dukshëm qarte dhe tejet tronditës për spektatorin, Pontormo e përjetonte çdo moment të jetës.

Përkundrazi ekstroversi Fiorentino, alter ego i introversit Pontormo, ishte hirëplotë fizikisht, plot sharm, i sjellshëm dhe me paraqitje të rafinuar, i pajisur me kulturë të përgjithshme, përveç pikturës lëvronte muzikën dhe letërsinë. Ndryshe nga Pontormo që e kaloi tërë jetën në Firence (politikisht simpatizant i Medicëve, ndërsa alter ego Fiorentino përkundrazi ishte republikan), u soll vërdallë duke punuar në gjithë Italinë: Firence, Romë, Perugia, Arezzo, Venecie, e deri në Francë ku çoi përtej alpeve shijen e sofistikuar dhe elitare të manierizmit italian, duke ndezur shkëndijën e shkollës së Fontainebleau, dmth të manierizmit ndërkombëtar.

E megjithatë Fiorentino mbante brënda vetes fshehur të njëjtin ankth kozmik si kundërfigura e tij, çvendosjet e tij nëpër Itali ishin për shkak sherri me mecenatin e rastit, gjersa gjeti rehat në Francë. Rehati i thënçin, sepse Vasari thotë se e mbylli jetën me vetvrasje, informacion konsideruar gjërësisht nga kritika krejt pa bazë meqë i padokumentuar. Por për ca lloj ngjarjesh nuk mjafton as dokumentacioni më i bollshëm (akoma nuk kemi sqaruar ngjarjen relativisht të freskët: e vrau apo nuk e vrau veten Mehmet Shehu?), dyshimi për falsitetin e kumtit të Vasari-t mbështetet, më tepër se në mungesën e dokumentacionit, në paragjykimin mendjelehtë se nuk ka përse të vrasë veten një person që korr sukses mondan. Mirëpo bota është si mësalla ose medalja me dy faqe: faqe pontormo dhe faqe fiorentino, ndërkohë që mësalla ose medalja është një e vetme. Me fjalë të tjera mizerja e jetës mund të çfaqet njësoj vdekëtare, sidoqoftë artisti i modh: bohem që fle poshtë urës apo dandy që knoqet tu bo qef në sallonin mondan të sinjora Bertinit. Dokumenti më i mirë dhe më i vërtetë i vetvrasjes së Fiorentinos është ankthi kozmik i Deposizione-s së tij, në të cilën paralajmërohet vetvrasja e tij vetëm nga mënyra e trajtimit (shpjeguar më sipër). Edhe nëse nuk e ka vrarë veten, atëherë problemi është pse nuk e ka vrarë, paska qenë me të vërtetë një burracak llafazan.


pjesën e mëparëshme e gjeni këtu

1 Like

Kam vene re qe simpatia, tifozlliku ose interesi, qofshin studjues, kritike apo njerez te thjeshte, per Pontormon apo per Fiorentinon eshte nje lloj testi mjaft tregues per tipin e personit, nese eshte introvers apo ekstrovers, dhe shume veti te tjera te analizuare ne 2 shkrimet.

rosso fiorentino i shek. 21 :rofl:

1 Like

Teorikisht ka dy lloj personash: ata qe vetvriten per dite, ne cdo moment te ekzistences (Pontormo), dhe ata qe ja heqin vetes nje here e pergjithmone (Fiorentino).
Praktikisht … (prit sa t’menohem i çik)

praktikish , prej momentit te pare te lindjes tik taku i egzistences rrjedh nga konsumimi … mendja njerzore eshte aq naive sa qe mendon te kunderten …
Megjithat po te mos ishte Pontormo e Fiorentino me gjithe tjeret pas ,do ta ishte shume e zbehte kjo rrjedhje

ti don te thuash qe po te mos e vrisnin veten Pontormo e Fiorentino, te vdekeshmit e tjere do te ishin zbehtesisht vetvrases?

jo, fal Pontormos e Fiorentinos qe sakrifikuan ne art e jete vetanake ne kemi mendjen dhe perditeshmerine aktive , ne te kunderten vdekataret si mase do rrinin duke trembur miza dhe pritur kur pikon fiku qe te ushqehen …

Teorikisht eshte kshu si thu ti, duke ndare njerzimin ne dy pjese sipas modes elitare, ne operatore te kultures si Pontormo e Fiorentino dhe te tjere si operatore te hiçit, njerzit e zakonshem, me fjale te tjera elitat kulturore (dmth ne!) dhe masat e gjera popullore (dmth ata!). Kjo ndarje eshte artificiale dhe me teper e modes ne epoken moderne, epokes se adhurimit te fansave per top modelet, per Mik Xheker dhe Dritero Agollin.

Kurse praktikisht ka nevoje te shihet funksioni i artistit ne shoqeri dhe funksioni i religjiozit dhe politikanit; psh ndikimi i Luterit dhe Savonaroles ka qene ndryshe nga ndikimi i Leonardos dhe Rafaelit. Edhe nga pikpamja per te luftuar friken e vdekjes. Psh Portormo ishte njeri i dhime ne breke nga frika e vdekjes me keq se çdo alabak i Firences i kohes se tij, Savonarola jo, hiç fare nuk kishte, e ka treguar me fakte kete. Kryetari Lidhjes se Shkrimtareve dhitej me teper ne breke se çdo alabak çfardo pa talent qe e çonin ne Spaç se kundeshtonte rendin. E shikon se praktikisht eshte me e ngaterruar puna.

Pastaj ka shume me teper rendesi, teorike dhe praktike, qe kete lloj specifikimi duhet bere ne funksion te Providences, duke folur me praktikisht: duke i dhene nje finalitet historise. Dmth qe historia shkon gjekundi, apo hajt shtyje sa me kalu radhen “y sa i modh osht Kadareja, Noli, Potormo, Fiorentino, Dritero Agolli, Mik Xheker, Nene Tereza, Solzhenicin mer jau!”, kurse “ne fansat jena legena mer jau qe rrime duke trembur miza dhe pritur kur pikon fiku qe te ushqehena … !”. Pa i dhene finalitet historise, nuk mund te kuptohet se cili personalitet ose operator i kultures e shtyn drejt ketij qellimi e kush e frenon. Dhe historisa providenciale eshte lufte kunder vdekjes, kurse historia pa gje tjeter mbrapa, thjeshte histori, rezulton nje grumbull kaotik faktesh; praktikisht kush e ben mutin me te madh, Lidhja e Shkrimtareve, apo disidenti qe shkruan libra, dhe fansat qe hane mutin e tij te konsideruar mjalte?

T’i japes nje finalitet historise sot as nuk behet llaf! Mos e fol ate llaf mer burre neqoftese nuk do me dal psikopat ne sy te fansave dhe elites qe me mire hane mut se te pranojne qe historia ka nje finalitet.

1 Like

@dafne,
t’ka dhon urdher Rama apo Berisha te vesh pelqime tek shkrimet e mija? :smiley:

nuk te pelqejne …?

p.s. te dyte nje zerasi …
morra keto shkresa dhe bashke me dy duart e mija vendosur ne tavolin perball tyre , ula koken dhe drejtova syte ne nje segment me shikimin e tyre dhe ju thash, e dini cfare me impressionon ne keto letra, atje jashte jane 7 milion idiot qe mundohen te zberthejne odave e caffiterive idiotesit e juaja dhe nder ta del nje i vetem qe mirret me kritik dhe vlersim arti , dhe jo dosido por art boteror ,ama botror.
pa cka qe e prishe me banalitete nder fraza e duhet te ja eliminosh , ( nga aty e kupton ende nuk eshte shkputur totalisht nga traumat e trashiguara ku qelloj ti takoj )

-Kryemekaniku te zbrese urgjent ne sallen e mekanerive e te shohe se aty se anija ka ndeshur nje ajsberg! - urdheroi komandanti i Titanikut.

-Salla eshte permbytur nga ujet dhe s’kam çfar shof veçse nje mut! Mbas dy oresh anija do te mbytet! - u pergjegj kryemekaniku.

-Je i pushuar nga puna per perdorim fjalesh te ndyra me eprorin! - tha komandanti i Titanikut.

…dhe pa kaluar as dy ore ,kryemekaniku ,eprori se bashku me anijen u fundosen ne erresiren e oqeanit por fjalet i solli era deri ne ditet e sotme …

po ta dinte kryemekaniku peshen e tyre ( fjales )qe do te mbijetonin do priste fund dinitoz qe dhe historia ta shpaloste denjesishte …

ashtu osht dafne, por jo historia e njerzimit, historia e oqeanit qe do kete perfundi veprat njerzimit (siç ka sot qytetrimin e shuar te Atlandides) po te vazhdohet me kete stil gomori vrap pele.
Kesaj radhe nuk perdora llafe dhe aq te pista :smiley:

kjo ishte bukur e analizuar !

E vren ,sa veshtire kam nganjehere te eliminoj gjithe ato primesa qe te nxjerr nje brilant nga te thenat.

Dafne, kshu osht kur je me zanat kryemekanik, je i detyruar nga halli me thene gjera brilante, i ke te thenat brilante si buke e djathe.
Fatkeqsisht gjen shume pak spektatore qe te kuptojne, praktikisht je ze ne shkretetire, sepse si Komandanti i anijes, si frekuentuesit e sallonit mondan te sinjora Bertinit, ashtu dhe puntoret e salles se makinerise jane fansa te artistit te modh qe ben nje mut te modh sa me ka kaptinen.

Edhe kjo eshte nje veper shume manieriste, por nuk e kam vizituar akoma. Do te shkruaj kur ta vizitoj.

Salla e gjigandeve, Palazzo del Te, Mantova

Tani e vura re kete, ose me sakte tani e kuptova, prandaj e vura re.
E paske fjalen per Ramen dhe Berishen. Nje prej te mirave te perfituara kur pranon qe historia ka finalitet, eshte se nuk urren me perkufizim ke komandon, dmth pranon Principin e Autoritetit. Per pasoje shef tek personat çfare kane pozitive, dhe kokretisht tek Rama dhe Berisha shof çfare kane vertet pozitive, ose e kane pasur me te dukeshme dikur, sepse pushteti te konsumon, te plak, te ben si gjithe te tjeret. Pa u pare pozitivisht bota, nuk arrihet finalitet pozitiv i historise.

aman more Zot sa keqkuptohem !
Une gjithmone shkruaj sipas renditjes .

ku rama e berisha si faktor perpara unit tim dhe vlersimit qe jap ? Kush mirret me ata ? ( ata mirren me ate masen e 7 milionve , nuk me takojne mua )
Nuk te pelqejne …? nenkuptova ,te irritojne vlersimet qe bej per postimet tua sepse ska opsion tjeter ne blog, pos me pelqejne . ( thene te drejten 100 % nuk me pelqejne sepse shume here i krypos me banalitete por mundohem te marr mesazhin kryesor qe transmeton se bashku me nervozen dhe zgjenjimin qe reflektohet ) …
p.s. zor qe i del fundit ne te kuptur me mua , nuk jam tip qe leshoj pe…

e kshu eshte kjo pune dafne, ti nuk merresh me Ramen e Berishen se nuk leshon pe e merresh me imazhe kryesore, 7 milionet e tjere po t’i pyesesh nuk merren dhe ata me Ramen e Berishen sepse merren me kritike arti. Keshtu me ka ngel te merrem une me Ramen e Berishen dhe me banalitete porno.