Kta qe tallen me ju ne Shqypni… jetojne ne vende europiane ku niveli i sigurise eshte i garantuar nga shtete te konsoliduar e skan marre as mundimin te lexojne se cfare ligjesh ka kaluar Parlamenti i tyre Europian.
Nderkohe ju zoteri jetoni ne nje vend me kushte te ulta sigurie ndryshe nga keta. Me pak fjale ndan fat te ndryshem, fatkeqesisht.
Njoni u tallte me qumesht arre kokosi, por gjalpi i arres se kokosit eshte shume me i shtrenjte se gjalpi i lopes ketu ne oksident dhe shume e shume here me i shtrenjte se gjalpi i prodhuar nga fshatari shqiptar, keshtu qe tek ju nuk ja u fut njeri me nje produkt me te shtrenjte arre kokosi por me te lire, qe duhet ta gjeni vete.
Pervec korrekteses ndaj konsumatorit, ku elementet duhet te jene ne etikete Shqiperia ka pasur traditen e te kthyerit ne koshin e vendeve fqinje evropiane, duke fillu qe nga koha e cernobilit. Shoh nxitje te depertimit te produkteve me vaj palme ne nje kohe qe ndalohen ne BE.
Le ti lutemi zotit qe frika ndaj vajit te palmes eshte e pa-bazuar ne fakte.
Ju qe flisni per shqiperine sa vite keni pa shkuar atje? Ja fusni si kau peles pale! Ne shqiperi ka raste te tilla siç ka me.mijra ne usa, canada etj, ja shif e shkruaj:
Nje kusho im ne Pishkash (betim sperdhima) shet djath origjinal lope te.bere me qumesht dallandyshe. Nuk ka ngel me mama seksi pa shkuar te ay per te blere djath. Eshte bere milioner, i duhen dhe ca euro per te bere 200k € dhe pastaj do blej ca dyqane dhe do jetoj si bo$$.
Si Te hash ushqime bio si Te skaduara apo me kemikate per Te vdekur kemi .asnje nuk del gjalle nga Kjo dynja .kemi nja dy tipa ketu qe do ju cpegojne me themeli se nga qe shqiperia s’ka shtet eshte ekzotike terheqese ndersa shteti qe teston produktet qe ha mileti e ben Te merzitshem.
…në vendin tonë vetëm për vitin 2016 u importuan 3.720 tonë vaj palme
…sipas formules i bie qe cdo shqiptar ka konsumuar 1,2 liter vaj palme per vitin e shkuar
ah Edvin ,Edvin cfare po u punon shqiptareve.Po ato OJQ ambjentaliste te Sorosit ku jane mor amon.
Patrioto nje te ngjashem me kete mund ta kapesh ne Amazon…Anchor pure New zealand …
Por une marr Kerry Gold Pure Irish Butter, i cik me i lire se ky qe rekomandon ti por shume i mire…por…Patrioto…nuk krahasohet me gjalpin qe kum honger nga ju duke fillu nga Llogaraja…
Por cere eshte ky fenomen pervers mor patriot qe Shqiptari ne vend te haj gjalpin e fshatarit te vet ha gjalp me graso e palm oil tek Conadi… o na hongert mortja se paskemi qene te dhjeret e Balkanit.
E forta vjet kur isha ne vere ne shqp. Ndalojme ne llogara dhe mbasi hame nje dreke shume te shijshme ( femijet u kenaqen shume) e pyesim kamarierin çfare embelsire na rekomandonte per mbas dreke ( ne mendjen time prisja ndonje akullore italiane siç kisha pare ne shumicen e restoranteve). Kur ma kthen kamarieri: kos dele me mjalte dhe ara. Do ti qe te gjithe porositem kosin dhe qe na shijoi deri ne lugen e fundit. Mu be qejfi shume qe promovonin receta te thjeshta te vendit.
Fshatari shqiptar e ka me te futme. Jo te gjithe bejne gjalp te mire. Mund te te qelloje qe gjalpi ka me shume uje te ngrire sesa yndyre. Gjeja e pare qe me mungon atje: gjalpi. Gjermani e ka me ligj. Pa 82% yndyre nuk mund te quhet gjalp.
jo vetem fshatari shqiptar e ka me t’futme, çdo fshatar e ka me t’futme qytetarit, dhe anasjelltas, qytetari ja ka me t’futme fshatarit, t’gjith ja fusin njeri tjetrit me nje fjale.
Pranej Partia Komuniste kerkonte te zhdukte dallimet midis fshatit dhe qytetit nepermjet Melpomeni Çobanit zonja nga qyteti, qe te lehtesohej e futmja universale, te behej universale e futmja, siç sot eshte ne fakt. Ideali u realizua.
O Inge, kush te ka rrejt ne kte fare feje? Gjalpi ne katunet Shqiptare ruhet ne uje te mos qelbet kur ska frigorifer por uji sic ngrihet ashtu ene shkrihet…
Po te kesh lexu listen e mesiperme, ene gjalpi Gjermon kishte ngel ne klas ne Albanie, dhe i vetmi gjalp qe kishte kalu klasen nga 20 te analizuar ishte nje gjalp fshati lokal shqiptar e ka kuptim se katunari sado hilacak e fallsifikator te jete nuk i afrohet industrise se madhe ushqimore fallsifikatore si per mungese njohurish ashtu edhe per mungese mundesish.
E kuptoj qe Mercedesin do e blejme prej Gjermanit por po blem ene gjalpin ene Kaposhin e detit tek Conadi tregon se kena arrit fundin.
Fakti qe shume produkte, edhe ato qe na duken te sigurta, jane kancerogjene, nuk do te thote qe nuk kane qene me pare. Thjesht ne ditet e sotme ka humbur sensi I mases dhe vetepermbajtjes ne ushqim. Keshtu qe dhe vaji I palmes mund te jete ose jo I rrezikshem, s’po I futem debatit shkencor.
Nga ana tjeter konsumatori duhet te dije cfare permbajne ato qe blen. Sikur njeriu ta kishte kaq kollaj pastaj pjesen e kontrollit ne konsum, nuk do konsumoheshin fare cigaret,alkooli, droga bla bla bla.
Nuk me ka rrejt njeri. Po flas per eksperiencen time personale. Gjalpi ne Shqiperi mua nuk me pelqen. Me ka pas pelqyer vetem kur eshte i bere nga qumeshti i dhise se kishte nje arome te forte ose kur e digjte mami im ne shtepi, nje proces qe behet per te mos u prishur (gjalp i djegur, ne gjermanisht Butterschmalz). Ky mashtrimi me uje te ngrire perdoret ne Shqiperi edhe per djathin. Jo te gjithe fshataret bejne produkte te mira, pa hile. Nejse…
Nuk perdor njeri Gjalpin kur do me bo Marlonin mer jahu, ne kohe te marlonit u perdorte Margarina… nkohe tone ka aq shume lubrifikantra sa dalin ene per dhite qe bojne ate gjalpin e mire qe thu tina.
Gjalp e djathë me vaj palme? Prodhuesit çojnë për ndjekje penale “Fiks Fare”: Po përhap panik
Për herë të parë kanë dalë në një konference të përbashkët për shtyp 5 biznesmenë, prodhues të produkte të bulmetit. Të revoltuar ata janë shprehur se media po përhap panik me shpërndarjen e lajmeve, sipas tyre, të pavërteta se gjalpi në Shqipëri ka në përbërje vaj palme.
Biznesmenët thonë se kanë kërkuar të ketë hetim penal për shpërndarjen e këtij informacioni nga emisioni “Fiks Fare” në Top Channel. Po kështu në ndjekje penale është çuar edhe specialisti i INUV që prezantoi në TV analizat e gjalpit e djathit
…se mos na I bojne ndonje ndjekje penale peshkut mor amon