Flota e vogël makinave elektrike

ABC News, amerikani, jo stacioni shqiptar i lajmeve, ka mbuluar me një artikull të shkurtër prezantimin nga ministri Tahiri të një flote të vogël prej disa mjetesh Volkswagen e-Golf që nuk përdonin karburant. Makinat elektrike tanimë të disponueshme në Shqipëri karikohen edhe brenda 20 minutash me një teknologji të regjistruar si"DC Quick Charge", mund të lëvizin për 150 km me një karikim dhe arrijnë shpejtësinë 140 km/orë. Siç vë në dukje edhe ABCNews, në Shqipëri ende nuk është instaluar rrjeti i karikuesve për makinat, por kjo pritet të ndodhë relativisht shpejt. Ndërsa paraqitja e flotës së policisë pikërisht këtë javë mund të ketë lidhje me zhvillimet e fundit mbi importin e plehrave, për t’i dhënë qeverisë një imazh ekologjik, të dobishëm politikisht.

tani pas nje dite u kane rene baterite dhe nuk kane ku ti karikojne, serish tek nafta dhe shtytja e makinave

Jo te gjitha mjetet e policise jane per ndjekje. Iniciative shume e mire.

Po le te shpresojme qe nuk do te ndalojne te makinat per te dhene imazh te mire.

çe pyt… Electric blue moo :smile:

1 Like

Investim i parakohshëm me lekët e taksapaguesve të varfër shqiptarë. Nuk bëhet puna me show mediatike e gjepura elektrike, kriminelët kanë mjete më të sofistikuara se 140 km në orë i këtyre lodrave për fëmijë.

Ideja është e mirë por mendoj se zbatimi i saj çalon.
Do të ishte shumë më me vend sikur këto mjete të viheshin në dispozicion të policisë bashkiake dhe jo asaj rrugore sikundër duket nga foto - pra, të kryenin ndërhyrje të kufizuara brenda zonës urbane ku s’ka nevojë për shpejtësi të madhe dhe ku mund të gjenden (qoftë në të ardhmen) pika ngarkimi baterish më kollaj.
Kjo gjë do të ndihmojë jo vetëm në shfrytëzimin më racional të tyre por edhe në fushën e imazhit dhe ndikimin mbi publikun.

2 Likes

Thuhet se punojn dhe me plena importi, kurse me droge fluturojn fare.

1 Like

:grin::slight_smile::grin:

Une lexova qe ishin dhurate.

:alien:
bikooooozzz

Mjetet e punes te ngrene lart moralin

Nga Lenini e ketej, keta i kane fixim elektrifikimin dhe propaganden.
Vetem kjo i jep kuptim ketij traplleku qe s’ka b… ku te rrije.
Makinat elektrike jane teknologji e pershtatshme per qarkullim te brendshem ne Amsterdam, taxi ne Firenze apo makina golfi ne Edinburgh. Por kursesi makina policie qe kane detyren qe te reagojne shpejt dhe me efiçence. Dhe per me teper ne palo rruget e ketij palo vendi.

Dukesh qe vjen nga klasat e permbysura ti…haha

Ky lajm eshte dhene dhe ne media te tjera ne bote, dhe per disa arsye eshte dukur qesharak, me kryesorja qe nuk ka stacione karikimi. Mua me duket pozitiv ne pergjithesi megjithese po te kishte pak me shume planifikim apo plan konkret se kur do instalohen karikueset do dukej me e zgjuar si levizje…

Po mire o njerez se per shefat jane.
Po te jene dhurate eshte shume mire, po sqene mendoni se mund te ishin xhaguare.
Stuhi ne gote gjithsesi. Ne Amsterdam, ta zeme, policet i karikojne rrugeve makinat?

Peshku ne det, digani ne zjarr! Bukur! Edhe nje tre vjecar nuk do ta bente kete, nese do te kishte mundesine te blente nje veture-loje pa patur mundesi te gjente bateri! Pastaj, sa i perket ketij karikimit 20 minutesh dhe gjuhes se pakuptuar per lexuesit, (fastcharge? cfare eshte kjo karikim i shpejte? dhe cfare eshte karikim i ngadalte?), duhet sqaruar se karikimi i ngadalte, (per disa ore te mira) eshte ai me prize. Ndersa karikimi i shpejte per 30 minuta, rekordi i sotem, eshte ai me induksion, ku vetura rri mbi nje pllake metali, e cila karikon permjet induksionit pllaken e poshtme te vetures, kjo e fundit e percon energjine elektrike tek baterite.

150 km ne dite me nje karikim gjysme oresh eshte normale per Tiranen qe 6 kilometra eshte e gjitha ne vije te drejte ne cdo krah. Nje makine e policise rrugore, qe nuk merret me ndjekje kriminelesh, mund te patrulloje gjithe diten me ate karikim dhe pastaj te shkoje ne komisariat qe s’e ka as 20 minuta larg. Edhe sikur te shkoje nga qyteti ne qytet, ne cdo 150 km e ka nga nje rajon. Plus qe instalimi i nje vendi karikimi eshte shume i thjeshte, nuk do ndertojne hidrocentral. Ka sisteme qe montohen edhe neper shtepi.

Jo o babam jo. Fast charge ka te beje me injektimin direkt te DC. Makina duhet te jete e pajisur me kete lloj porti. Gjithsesi edhe me karikus normal, nese bateria ka rene nen 20%, karikimi gjer ne 50% eshte i shpejte. Karikimi edhte jolinear. Nga 80% te 100% qendron dhe humbja me e madhe e kohes.
Kjo eshte dytesore. Muhabet koti dmth.

Mo u lodh shkabe. Ruaji energjite per raundin tjeter. Eshte argument pa peshe ne vlersimin e ketij vendimi.