Foto e ditës: zjarri në kullën 24-katëshe të Londrës

fotolajm

#1

Fotografi Jason Hawkes ka shkrepur këtë foto të kullës Grenfell në Londër, që u dogj e gjitha të mërkurën e kësaj jave.

Burimi: Wired


#2

Gjynah. Shkojne e bejne pallatet e emigranteve komplet jashte standardi. Po degjoja intervistat e emigranteve te gjore e thoshin qe e lyen pallatin sepse britaniket vendalinj rrotull s’donin ta shihnin ashtu te palyer, dhe e lyen me boje te lire fare sepse ishte pallat varfanjakesh.

p.s
O peshku pse s’prite dhe nja nje jave?


#3

Ky është postimi i dytë mbi djegjen e kullës, i nderuar…


#4

Ne shqiperi ndertonen sipas standardeve me Te larta e sherbim zjarrfikes Te shkelqier


#5

harxhuan 10 milion pound per ta zbukuruar se u prishte syrin atyre perreth, dhe se u ulte vleren e shtepive. (ne fakt nuk ishte boje por panele alumini te mbushura brenda me nje si “shkume deti” plastike (plastic foam) qe merr flake kollaj) asnje pound per mbrojtjen nga zjarri brenda ne kulle.

eshte me shume se ceshtje emigrantesh dhe jo emigrantesh ne fakt. ajo zone aty eshte 50 % angleze te lindur, shumica te pasur, 35 % europiane, shumica te pasur, - shumica franceze. dhe pjesa tjeter zezake (rreth 5 % me duket) , arabe, dhe aziatike.

eshte edhe ceshtje te pasurish vs. te varferish. ajo zone aty ka perqendrimin me te madh te te pasurve ne londer, dhe perqendrimin me te vogel te minoriteteve jo te bardha.


#6

Ti qe jeton atje nuk mund ta dish me mire se shkaba qe jeton ne komunen e parisit.


#7

shiko, shkaba mund ta dije me mire se une, duke qene se jeton ne komunen e PARISIT dhe ajo zone ka shume franceze.


#8

Te njejten gje kemi thene. Ti thua “te pasurish vs te varferish” une thashe “vendalinjte e asaj zone vs emigrante” dhe asnjeri nga ne s’ka genjyer. Eshte thjesht mania qe i keni injektuar vetes per mbijetese, me te cilen i shihni gjerat sipas nevojes, e cila ju ben ta shihni Brexit si dicka qe nuk ishte kunder emigranteve.


#9

tzk ck ck… ku di gje une o njeri. ti je ekspert per ceshtje emigrantesh. i di me mire keto pune. lol. gol. tol.
klm.


#10

Kulla pritet te rafshohet dhe se shpejti ka shume gjase te mbije nje kulle tjeter luksoze me apartamente “high end”…Ate kulle kane dashur me vite ta rrafshojne se ishte “eysore” dhe sic u permend me lart ju ulte vleren banesave perreth dhe krejt zones. Nxjerrja nga shtepia e 550veteve ishte e pamundur per cdo kryetar bashkie te Londres. Tashme ironikisht kjo u zgjidh, ketyre do tju jepen premtime si zakonishat apo ndonje council house neper getot e Londres. Gjithe kjo tragjedi vjen ca ere


#11

londra ka pasur nje problem shume te madh me xhentrifikimin

eshte karakteristike ketu ne Londer, pranevendosja e zonave te varfra me ato te pasura.
Ne ate fotografine e sjelle me lart, vihet re sa afer jane keto kullat me Notting Hill, zona e billionereve, (Notting Hill eshte ajo zona ne te djathte fare te fotos, dhe ne mes, me ato radhet e vilave te bardha ne forme gjysem - rethore).

Po nje gje e ngjashme ndodh edhe ne pjese te tjera, dhe ne nje shkalle me te larte, psh:
Tower Hamlets (zona me e varfer e Londres) ngjitur me Canary Wharf, (kryeqendra e bankave me te medha te botes)