Franca përmbys kastën e vjetër politike. A mund të ndodhë në Shqipëri?

tani erdhi momenti, qe nuk mungon kurre, te jesh ti handikapati, se nuk shpjegohet logjika historike franceze nga kontesti politik shqiptar me dy kaqola periferike, por behet e kunderta, sepse modeli francez eshte universal, vlen per pothuaj çdo vend tjeter.

po ku e njef ti revolucionin francez mo lal. ti nje komentin timin nuk e kupton drejt po e ngaterron neper fije merrimangash. lene se po lodhem. hajt çao per sot.

po o handikapat, Robespjeri kopjoi Nolin, Robespjeri njesoj si Noli nuk deshte pushtet siç donte Luigji i 16, i cili deshte pushtet si Zogu.

1 Like

ndryshimet nuk i beri as robespjeri dhe as noli (s’merritojne as emrin t’ja u shkruash me te medha ketyre sa i perket çeshtjes) po i beri Napoleoni dhe Zogu (lexo Konicen sa i perket çeshtjes). keta hodhen bazat e shteteve respektive. dhimokracia (emertimi i vertet ky) vetem sa po rreshket per inerci, tek rruga dhe perspektivat qe i hapi frances Napoleoni. mut e me mut po shkon puna. s’do te kete me franceze fare per akoma 50 vjet te tjera. do zhduken si popull nga harta e botes (neper metro jane gjysmat zezake qe sot, te bardhet e tjere jane si une qe s’jam francez gje, franceze jane vetem ca ravdoqe). asgjo s’do i shpetoje.

1 Like

naplaby, vetem Marloni qe e ly me gjalp te na rroje!

Amerika e bon gjithmone ndryshimin, ajo udheheq…

Ne shqiperi eshte parimi i D Agollit rahmet paste:
Ju lumte more trima
Hoqet gozhden doli vrima

…sepse njerzit e thjeshte besojne tek komandant Berisha kur thote se:
"Me atë çfarë nuhas unë politikisht, Edi Rama ka pranuar Lulzim Bashën kryeministër. Siç e ndjek unë, ai në mënyra nga më të ndryshme e ka pranuar atë si kryeministër. Ai po përgatit edhe socialistët për rënien e tij. Ai nuk thotë dot se ka bërë asgjë. Unë them që ka bërë diçka. Ai ka bërë 10.6 km rrugë dhe nuk e thotë. Sheshet që ja atribuon vetes janë të Fondit Shqiptar. Veç kësaj shëmtirës në mes të Tiranës. Jam kundërshtar dhe bllokuesi i tij që në embrion. Ky është projekti i Edi Ramës. Nëse është 90 mijë metra katrorë, ky projekt është 90 mln metra katror në konflikt interesi. Studio është e tij, është e Surrelit. Unë i kam takuar në Bruksel ato. Problemi absolut është çështja madhore e mjedisore përjashtimi i sheshit nga trafiku. Ata më thanë që ke të drejtë shumë. Kjo kërkon unazën e ndërmjetme, e cila i bie në mes të Kishave tek rruga e Kavajës. Kjo unazë prish në Tiranë qindra e qindra shtëpish. Sheshi nuk është në funksion të qytetarëve. Është në funksion të kullave të oligarkëve. Vetëm aty është gjithçka. Të shohim një shesh të shtruar, të përmasave që nuk e gjen kund me rrasa guri. Është një koncept që ndërtohet për diktatorin, paradat. Nuk është për qytetarët. Krijohen disa gryka sheshesh, ku rritet ndotja, brenda sheshit dhe jashtë tij. Çfarë e lidh gurin në qendër kur vetë maja e Dajtit është me lisa. Në Tiranë të gjesh një shtëpi guri është një mrekulli. Problemi i tij që të vendosë një masë guri është që, si të shkosh tani në majë të Dajtit dhe të shikosh guroren. Si shëmbëllen ajo pjesë? Kështu shëmbëllen dhe sheshi. Vajza e Linda Ramës është në borderonë e kompanisë që projektoi sheshin. Kompania që e ka ndërtuar ka një koklavitje. Erion Veliaj duhej të ndiqej penalisht nga vëllai i pronarit të kompanisë për vdekjen e Ardit Gjoklës. Festa elektorale është më e keqe. Kanë 3 ditë që festojnë duke dashur që të mbulojnë pashijen e sheshit. Edi Rama është një njeri i pashije. Ai e ka të vështirë që të pranojë të bukurën. Ai nuk pikturon, po zhgarravit.

2 Likes

Ky eshte parlamenti rus:

dhe ky do te jete parlamenti francez :

E dini nga vjen ngjashmeria ?

nondaja markonit eshte ruse

1 Like

Ndoshta ndodh po të bashkohen të mençmit.

përmbysjes i paraprin ideja! në shqipëri do ndodhë pasi të ketë ndodhur edhe në afrikë! vonesa e fazës 10-20 vjeçare është bërë ligj. sot për sot nuk ka shenja për ndryshim. ndryshimi do vijë kur njerëzit të fitojnë pak dinjitet e identitet. kur të fillojnë të flasin shqip e të mos u venë fëmijve emra qensh e macesh! deri atherë na del e gtepron sali-rama-meta

Perkundrazi ! Gjyshi Putinit ka qene frrooncez !

sepse:

Kushtetuta aktuakle ruse (e Elcinit) eshte kopje e asaj franceze (dmth e kushtetutes se republikes se 5-te, dmth e kushtetutes se Sharl de Golit, ne 1958) dhe qe eshte nje perzierje monstruoze midis modelit Amerikan (president i forte) me ate europian (republike parlamentare). Them monstruoze sepse ne Amerike, presidenti eshte edhe shef i legjislativit, pra i qeverise (dhe s’ka kryeminister) dhe, ne republikat (ose mbreterite) europiane parlamentare, presidenti (ose mbreti) eshte honirifik dhe kryeministri i plotfuqishem (e qe del nga zgjedhjet legjislative).
Modeli francez eshte monstruoz, dmth diabolik, sepse pervec se i jep presidentit kompetenca te papara, i katandis zgjedhjet legjislative ne nje farsë (ne nje aneks te atyre presidenciale, dhe kryeministrin, në një lolo), pra: i ofron presidentit te zgjedhur nje mazhorance te papare, nen pretekstin: “ti japim presidentit te ri shumicen qe te qeverise rehat dhe te kemi stabilitet ne qeverisje”. Qe nga ky moment, pushteti ne France ka thekse JulQezariane.

Sistemi elektoral amerikan, nga ky pikeshikim, eshte shume më demokratik, sepse kongresi rinovohet cdo dy vjet (dhe ka me shume shance qe presidenti “mos ti kete te gjitha pushtetet”); po ashtu, republikat parlamentare europiane (ose mbreterite parlamentare) jane më demokratike, elektoralisht, sepse pushteti i kryeministrit varet teresiht nga zgjedhjet legjislative. Pune tjeter pastaj se sa stabilitet kane ne qeverisje: kjo s’ka lidhje me demokracine.

Konkluzion: ky model (ku gjithshka rrotullohet rreth nje personi) në rastin me te mire pjell aberracione (sic eshte rasti i Frances); ne rastin me te keq, monstruozitete (rasti i Rusise).

Prej nga ngjashmeria e Dumes ruse dhe parlamentit te ardhshem francez

çdv

1 Like

Stalker,

Për të mos e quajtur tendencioze, kjo lloj analize e mësipërme reduktohet në një frazë të vetme:

Por, e venë në sprovën “_e vërtetë/ e pavërtet_ë” (vrai/faux), ja çfarë jep ky lloj gjykimi:

  1. E VËRTETË (VRAI) - diabolik. Ndryshe, sistemi republikan francez arrin të përziejë modelin “amerikan”- republikë thjesht presidenciale, me atë “evropian” - republikë thjesht parlamentare. Pra, egziston një model republikan hibrid - origjinal francez, i mbështetur në logjikën historike të Republikës franceze (nga e Para deri tek e Pesta), që në fakt s’ka kopjuar askënd, përveç vetvehtes. Në të kundërt, janë të tjerët (amerikanët, evropianët) ata që kanë kanë kopjuar dhe përshtatur.

  2. E PAVËRTETË (FAUX) - farsë. Si rregull ( e theksoj fjalën rregull) zgjedhjet parlamentare franceze s’janë aspak një farsë (apo aneks).
    -së pari, kushtet e zgjedhjes së Presidentit kanë ndryshuar me kohën - nga Republika e Dytë e Louis Bonaparte deri tek e Pesta (Mitterand-Chirac et Co), qoftë për zgjatjen e mandatit, qoftë për pushtetin e Presidentit, qoftë për mënyrën e zgjedhjes së tij.
    -së dyti, prova më shterruese është ajo e “bashkëjetesës” - tre të tilla [e para - Presidenti Mitterand (i majtë) - Kryeministri Chirac (i djathtë) - 1986-1988, e dyta - Presidenti Mitterand (i majtë) - Kryeministri Balladur (i djathtë) - 1993-1995; e treta - Presidenti Chirac (i djathtë) - Kryeministri Jospin (i majtë) - 1997-2002]. Personalisht, nuk besoj që një farsë e tillë të mund të prodhojë tre bashkëjetesa mes të djathtës dhe të majtës në 30 vjet.

  3. E VËRTETË (VRAI) - aberracion. Këto zgjedhjet e fundit parlamentare (qershor 2017) patën - në mos pamjen, të paktën shijen e një farse. Ato japi një pasqyrë të shtrembëruar të realitetit politik në terren - thjesht, përforcuan faktin e zgjedhjes së z. Macron President i Republikës dhe (mendohet) t’i japin atij një shumicë dërrmuese të vendeve në Asamblenë Kombëtare (mes 400 - 450 deputetë). Por për atë që ndjek me kujdes jetën politike franceze, shkaku nuk është as sistemi republikan francez (Republika e 5 të) as edhe Kushtetuta që rregullon procesin zgjedhor. Arsyet duhen kêrkuar gjetkë - zhvillimet bashkëkohore dhe rrethanat politike aktuale. Po i rendis:
    a- les affaires - parja e madhe, korrupsioni dhe nepotizmi, plakja dhe profesionalizimi i tejskajshëm i elitës politike tradicionale që prodhon mosbesim dhe përbuzje në gjirin e masave popullore dhe që shprehet me shkallën e lartë të abstenimit (50 e kusur %) - dhe me këtë rast, flakja tej e çdo perspektive politike, e lidhur me egzistencën, aktivitetin apo projektet e klasës politike tradicionale;
    b. mungesa e modelit të dallueshëm alternativ apo “kundërshtues” - p.sh: modeli komunist dikurshëm që arrinte të polarizonte jetën politike dhe prodhonte diferencat - e majtë, e djathtë. Aktualisht, kjo shkëputje klasore/ideologjike është zëvendësuar nga zgjedhja proevropiane/antievropiane - globaliste/patriote, e cila sheshon kufijtë mes dy kampeve klasike (PS - LR) dhe thellon hendekun mes qendrës dhe ekstremeve, mes mendimit hegjemonik dhe prirjeve heterodokse.
    c.Vënia në rrezik apo në pikpyetje e të ardhmes së Evropës së Bashkuar - e atij projekti politik/ekonomik ku janë investuar me miliarda dhe ku mbështeten të gjtha projektet e zhvillimit të ardhshëm kontinental, arsyeja qënësore e strukturimit të forcave në lojë. E thënë ndryshe, Evropa e Bashkuar dhe ato qarqe ndikimi ekonomiko/financiare që fshihen pas saj edhe mund të pranojnë apo tolerojnë logjikën e strukturimit të ekstremeve - në skajet e Evropës (Greqi… hajde-dé Spanjë), por askurrë të njejtën logjikë që prek boshtin rrotullues evropian Gjermani-Francë.

  4. E PAVËRTETË (FAUX) - pa lidhje me demokracinë. Kjo që ndodhi ( apo pritet të ndodhë), është pikërisht një nga atributet e demokracisë - përfaqësim i orkestruar i të ashtuquajturit “pushtet i popullit”. Është rezultat i një veprimi të ndërsjelltë, të koordinuar dhe të parallogaritur të një grupi aktorësh politikë kombëtarë, evropianë, të financës dhe më tej se kaq… mbi levat e pushtetit politik, me qëllim mbajtjen dhe kontrollin e trupit legjislativ. Ndryshe, një “grusht Shteti” demokratik - i krahasueshëm me 18 Brumaire. Veçse, krahasimi i egzekutuesit të tashëm President Macron me të dikurshmin Napoléon Bonaparte duhet plotësuar me krahasimin tjetër logjik - frymëzuesit aktual ish-Presidenti Hollande me origjinalin Emmanuel Joseph Seyes!

Nëse kjo lloj analize të përshtatet, atëhere duhet thënë se ti vetë, je krejtësisht i shgënjyer nga ky lloj realiteti. Pra, mbetet që të jesh një ithtar i idhët i tej-revolucionarit Mélenchon.

ç.d.v.

Tri bashkjetesat ne fjale ndodhën sepse mandati i presidentit, askokohe, ishte 7 vjecar, dhe ai i parlamentit, 5 vjet. Qe prej 2002, ky “rrezik” nuk ekziston më : edhe zgjedhjet presidenciale, edhe ato parlamentare, behen cdo 5 vjet, “si me sahat”.
(por ti kete e di; thejsht nje kujtese)

Jo jo, ideja e ndryshimit te Kushtetutes aktuale (pra mbylljes se kapitullit te asaj qe Franca e quan “Republike e 5-te”) eshte e vjeter. Tentativa e pare mund te quhet ajo e ish-presidentit Mitterrand, ne vitin e larget 1964 permes essesë se tij “Grushti i shtetit permanent” (kunder De Golit). Eshte tjeter pune pastaj qe Mitterandi, kur u zgjodh president, u tjetersua ne monark e shkuar monarkut vetë!

Po ashtu, me kujtohet fort mire qe, me rastin e kalimit me referendum te mandatit presidencial nga 7 ne 5 vjet, “Le Monde” publikoi nje Dosje te shkelqyer me punime nga juriste (e qe ne thelb, propozonin ndryshimin e kushtetutes dhe kalimin nga Rep e 5 ne te 6-n (teresisht parlamentare, “si gjithe dynjaja”).

Propozimi i Mélenchon-it eshte riosh (dhe ai vete nuk eshte hiç tejet revolucionar, por kokrra e social-demokratit)

Kujtesa mirë, dhe për fat ende s’na ka lënë. Por nuk mjafton vetëm ajo…
Sa për muhabet…, rasti i Chirac-ut:

  • u zgjodh Président në vitin 1995 dhe dy vjet më vonë, në prill 1997 shpërndau Asamblenë. Si puna e anglezes May, paradokohe. Dhe humbi shumicën në të (sikundër May) dhe u detyrua të ndajë pushtetin me socialistët e Jospin-it.
    çka të bëjë këtu afati 7-vjeçar i presidentit, krahasimisht me afatin 5-vjeçar të ripërtëritjes së Asamblesë?

PËrfundimisht, nga momenti që u zgjodh Macron liberal-socialisti (dhe u skualifikua “qelbësira” - shprehja jote kjo…) përse je ende i idhët?

sepse politika nuk ka embelsu asnjeri deri me sot, vetem i ka idhnue me teper.

Homos politikus eshte qenie e idhnuar, tere historia e peshkut e deshmon kete.

Sepse zgjedhja e Macron-it kish të bente me voten antifashiste dhe kaq. Shumica e tij parlamentare alla-Duma (si Duma e Putinit), me ose jo për faj të tij (republika e 5-te), eshte bjerrje e demokracise (psh: ne mund ta shajme nga mengjesi në darke sistemin amerikan -për me teper qe ai ka plote për tu share sidomos për menyren e financimit elektoral, por ja, Ministri i drejtesise amerikane del sot para Kominsionit të Senatit, shtypi nxjerr dokumente jo pak relevante, etj etj, gjera të paimagjinueshme për sistemin monarko-presidencial francez).

[quote=“Xixa-g, post:37, topic:2775”] çka të bëjë këtu afati 7-vjeçar i presidentit, krahasimisht me afatin 5-vjeçar të ripërtëritjes së Asamblesë?
[/quote]

Ka të beje shume. Eshte bjerrje e demokracise. Sepse kalkulon dhe shkon në sherbim të nje njeriu të vetem, cilido qofte ai. Periudha kur qeverine e kish socialisti Jospin (dhe president ishte i djathti Shirak : 1997-2002) eshte shume here me e shendetshme për nga ana demokratike se cilado periudhe tjeter. Shto ketu qe Kryeministri i asokohe arriti të imponoje disa reforma qe dhe sot asnje qeveri tjeter nuk ka mundur ti beje (java e punes 35 oreshe etj etj). Po ta vesh ré me kujdes, klasa politike franceze e urren bashkjetesen dhe pikerisht kjo eshte shenje qe ndihmon për të kuptuar se demokracia e vertete duhet të shkoje në kahje të kundert me interesat politiko-politiciene.