Furgoni

Nuk vure mend ti? Prape sot hype per Maminas? Tregon shume cute ti Adela. Lol

Kam një mendje ta provoj prapë. Është bukur në fakt, pamje piktoreske. :stuck_out_tongue:

Do jetë fshat tjetër, se ajo tabela ishte si tip informacioni mbi ndarjet administrative. Ndoshta dhe e llogaris në mendje gabim kohën.

e ka thene pra, kakaoja

kam pershtypjen qe fsheh edhe nje tjeter aventure ma te bukur dhe mbreselense,por pls ndahe audjencen ketu se edhe vete do ndihesh ma mire .

Qemolo, meqe (s)ra llafi te barcoletat me italjane… na nje te vertete.

aty nga viti 2000 vjen per here te pare ne Albanie, per vizite, nje italjan te nje miku i vet nga Fieri qe kish jetuar ca vite ne Itali… nejse , ky fierku ishte kapur goxha mire ne Albanie, dhe e pret italjanin ne Rinas me nje mercedes model i fundit… kur mberriten ne Fier e pyet italjanin, he si po te duket Shqiperia ? -mire mire, dhe po shoh gjithandej makina te mira, luksoze. vetem se gjynah qe keni rruget kaq te keqija… -epo rruget nuk ua vidhnim dot, i tha fieraku.

6 Likes

Do vazhdosh me ndonje histori roze apo te mos mprihem kot une? Ka dhe te tjere qe jane kurioze, une thjesht jam ai qe kam faqen me sholle e s’me vjen turp te pyes.

1 Like

Si duket Adela do jete jabanxhie qe nuk njef katunet e Durrsit dhe Tiranes …

‘‘Njoh nje zonje ne Venedik ,qe shkonte zbathur gjer ne Palestine per nje te puthur’’ .

SHEKSPIRI

Belulo, kam shume respekt per emrin Qemol, por me pasterti qe une nuk jam nji nga ata ( Qemolet). Qemol Vogli thone qe ka qene portieri me i mire shqiptar i gjithe kohrave.
Per respekt ndaj teje po te tregoj edhe une nji te jetuar, kam qene vete prezent : Te nesermen e dites qe theu Ben Johnson recordin e 100 ne Seul, ne autobuzin per ne Uje te Ftohte, ne mengjez : Ishte plot dhe une rastisa afer 2 cunave vlonjate rreth 25-30 vjec qe po diskutonin per garen ( njeri si duket s’e kishte pare) tjetri ia tregonte : E theu ore e theu, i q… motren, cope e beri ( recordin) - Tjetri e degjonte i mahnitur dhe ne fund ia jep : Hajde more Beno, hajde … Ka ngel si shprehje sot e ksaj dite, kur flasim me shoqerine e vjeter ,kudo ku mund ta fusesh si batute nuk ia pertojme. Sidomos me tim vella qe e quajne Ben …

2 Likes

Edhe ti do kesh icik dell jabanxhiu qe i thu Tirane …

  • Presor, tironc puro m’at vakt ne shkolle fillore. Ishin ke germa " O " . fillo mesimin dhe dikur ia jep vllai : Ne kemi edhe shume emra njerzish qe fillojne me O si p.sh. Asmoni … :joy::joy:
3 Likes

Dell jabanxhiu e kom …per vete kam lind mtiron …nuk desha me u fry me shkrujt me dialekt …e shkrujta se me erdhi çudi …tironsit e durrsaket e dine katunet permenesh ,kena nje jete qe udhetojme ke njoni-tjetri …

1 Like

Une di nje tjeter …kshu me udhetime …
Shkojne grate e artistikes Migjeni ne Vlore eskursion …Ne kthim per ne Tirane nje personazh i degjuar ne Vlore qe tani nuk po ja kujtoj dot emrin …i ngren doren shoferit per ta marr deri ne Fier …Jo i thote shoferi nuk mundem ,kam ngarkese …dhe hedh syte duke i treguar grate …
O te q …ngarkesen ja kthen Maloja (po ja veme emrin ) lol

3 Likes

te autobuzat firzamonike, Vlore- Uji ftohte, ku njerzit ngjeshseshin si sardhele ne kohen e plazhit, (dhe kjo cuca qahet nga Fugoni me dere te prishur) , ka pas gjithmone batuta te forta… e meqe kujtove Benin ti… edhe une ne autobuz per ne plazh degjova njerin qe i thoshte shokut… uee, sa aktor i madh ai Arben Hilli… -kush ore ? po Arbeni atq , a si e ka ai Ben Hill… -ishte koha kur TVSH sapo kish filluar jepte te premteve me duket, program gjysem ore me episode filmash me Ben Hill

p,s ja hoqen pabesisht amerikanet ate rekord dhe medaljen Ben Johnson , se edhe ai maskarai i tyre, Carl Lewis , nuk ishte i paster.

1 Like

Shif i here mos e ka pas Viron ose Gole … :rofl:

Kot me shkoi mendja , pse nuk more autobusin direkt Tirane Durres ?

Isha shumë vonë, mendova se do ishte më shkurt nga furgonat. Kam qime derri këto kohë më duket. :confused:

Gje qe zgjidhet , ne Shkozet pa kaluar shinat e trenit ka shpine nje Plake me emrin Kristina , me nje pule me vete dhe 20 euro ti heq te gjitha magjite e zeza dhe qimet e derrit per nje vit :grinning:

1 Like

Brado si u la ajo rruga per Paris, a do behet a jo? Kemi vene baste ne ketej😀. Une jam per po. Mos e lesho, duhet me e fitu dhe une bastin🤣.

Ka maru ai muhabet , basti i fitum :joy:

1 Like

E di une o vlla. Nuk e le shoqerine ne balte ti :joy: