S’i lexova të gjtha dhe do iki në punë, por makinat elektrike kanë të ardhme. Do kishin dhe të shkuar, nëse gjigantët e naftës si Arabia Saudite s’i sabotonin. Dihet që Arabia Saudite e mbante çmimin e naftës në pikën e duhur: sa më të lartë, por aq të ulët sa të mos e ngrinin kokën makinat elektrike. Tani asgjë s’varet nga ata. Ata po shesin naftë për bukën e gojës tani, dhe s’kanë asgjë tjetër për të shitur, plus unrest brenda vendit.
Edhe sikur energjia elektrike të prodhohet nga nafta e qymyri, prapë ia vlen. Përqindje e kovertimit të naftës në TEC është disa herë më e lartë se përqindja e konvertimit në makinë me naftë. Pastaj, makinat elektrike janë më të lehta, dmth harxhojnë më pak energji të tërheqin vetveten zvarrë nëpër dynja. Kushtojnë shumë më pak për t’u prodhuar. Çmimi në këtë moment është më i lartë vetëm se tregu është akoma i vogël, dhe për çmimin e baterisë, për asgjë tjetër. Litium që duhet për këto bateri ka pa fund, dhe tanimë as litium s’është më i pazëvendësueshëm.
Thjesht me unifikimin e tregut të energjisë që bëjnë makinat elektrike, çmimi i naftës duhet të bjerë njëherë e përgjithmonë, kundër parashikimeve se duhej të ngrihej me rrallimin e naftës.
Dhe makinat hibride si Prius përfundimisht ia vlejnë. Dikur ishin qesharake, tani janë shumë serioze. Përqindja e konvertimit nga naftë në elektricitet në energji mekanike është shumë më e lartë se përqindja e konvertimit nga naftë në energji mekanike. Plus makinat më të lehta që kursejnë energji, dhe më të thjeshta për t’u prodhuar, me më pak pjesë të lëvizshme.
Do vijë dita që nafta s’d’ia vlejë të nxirret nga toka.