Gati për makinat elektrike?

Tani jashte fanfares publicitare, kjo ide po punohet edhe nga Damler a Mercedesi prej 2 vitesh, per sa i perket Kamione autonome.

Tesla nderkohe eshte kompani me humbje te perhershme, ka bere investime te gabuara ne fushen e energjise solare, duke i blere kompanine solare ne prag falimenti te baxhanakut a kunatit. Mbetet nje kompani Okulte, qe nese nje Princ i Kalter si Apple nuk e ble dhe e heq nga publikja…mund te Falimentoje…

1 Like

Musk himself will tell you that market cap has more to do with future potential than current fundamentals.
Still, there are ample reasons to doubt: Electric vehicle adoption remains extremely low; Musk still has his fingers in many pies; and, most of all, the company still hasn’t proven it can manufacture cars en masse, even as it’s about to release its first mainstream vehicle. But when you’re dealing with a guy who just reused a rocket, you can see why some might be willing to invest so highly in pure potential
image

1 Like

po te shikosh zhvillimet e fundit ne industrine e makinave apo ligjet e reja qe kane ndermarre shume vende Evropiane ne lidhje/ pasoje e ‘‘akordit per klimen’’ , makinat eletrike do jene e ardhmja… jo shume e larget. -p.sh ne Hollande vjet ne parlament kaloi ligji per ndalimin e shitjes se makinave me energji fosile dizel/ benzine nga 2030-2035… (si i do i veje halli atyre obligacioneve te CO2, me ja dhjefsha temen ?! na morri me qafe makroekonomisti)… nderkoh Volvo nga 2019 do prodhoje vetem makina elektrike apo hibride, ndersa Volkswagen nga 2020 do nxejre modelet perkatese ,te fuqishme, te makinave elektrike… Volvo ka gati modelin qe do konkuroje Teslen dhe qe nuk kushton me shume se 40 mije $ .
he per he, ‘‘problemi’’ qe kane makinat elekrike jane bateria sepse eshte eshte edhe pejsa me e shtrenjte qe e ben makinen te shtrenjte, por edhe fuqia e tyre , me nje bateri ben rreth 300 deri 500 km… po duke pare zhvillimet e shpejta , inovacionet , ne vitet e ardhshme, patjeter do dalin bateri reja me kapacitet me te larte por edhe te lira, per rrjedhim edhe makina elektrike me te lira.

megjithate, cudi eshte kur mendon se si do ndodhi gjithe ky ndryshim radikal ne 15 apo 20 vitet e ardhshme… une psh : sapo bera nje udhetim te gjate me makine Hollande- Albanie retour, gati 5 mije km ; kalova 7 shtete, 7 dete e 7 male.:smiley: , autobane pa mbarim… dhe pashe vetem 1 makine Tesla diku prane Vienes.:smiley:

2 Likes

Kjo eshte pjesa ku per mua calojne keto konceptet e teknologjise se se ardhmes.

Zevendsimi i krahut te punes njerezor me robote , dhe teknologji te pavarura.

Ku do perfundojne kamionistet , taksistet , cashieret nese teknlogjia fuqizohet dhe implementohet nga korporatat e medha ? Eshte nje hendek shum i madh sot ne bote , kur ke ende fise tribale qe s’kane pasur kontakt me boten e zhvilluar per qindra vite, ke vende ne zhvillim , vende te prapambetura dhe ne fund Silicon Valley e Wall Street :stuck_out_tongue:

e kujt i plasi, ne korporatat bejme ligjin kudo, edhe ne Peshk :stuck_out_tongue:. Kamionistet te bashkohen me fiset tribale dhe te gjejne menyren per tu ushqyer ne xhungel. Ka banane plot neper peme, pa leke, pa pune, ha pi rri. Qe nga revolucioni industrial ne Angli kjo pune ka ndodh, çdo novitet teknologjik ka derguar puntoret ne shtepi.

Teknologjia ne Parim eshte e pashpirte dhe fryma jote njerezore nuk ka kuptim. Teknologjia njef Konkurencen dhe Parane per te financuar cdo ide te cmendur per ZOT MBI TOKE. Kjo rredh nga ndjena esenciale e mbijeteses, sepse tekonolgjia vdes e falimenton me shpejt se cdo gje fale konkurences teknologjike.
Kamionistat barkderra do kthehen ne fillesa, do pine birra e do dalin ne gjah per drere, kurse Kashieret nese jan kuruar per veten do gjejne nje shkope metalik vertikal dhe do rrotullohen lakuriq duke prere para si banka kombetare

Urime Tori.

Se dija qe ishe korporate apo je thjeshte i ekzaltuar nga ngrefja ne pergjegjesi po nejse.

Kur ndodhi revolucioni industrial , ndryshoi procesi i industrise , krijoi bum ekonomik ,rritje te standartit te jetes per te gjithe. Ndersa ky revolucion qe permenda une njerezit i heq fare nga ekuacioni , mbeten vetem 10 kollare ne krye.

@TironciLebetit Zhvillimi i teknologjise do jete dhe fundi i njerezimit.

Do te jete fundi i njerezimit apo fundi i njerezillekut, sepse ne ekuacion NJerez prape do te kete.
Une fokusohem tek thelbi i mbijeteses qe eshte i njejte si per Njerezit ashtu edhe per krijesen e tyre Inteligjente teknologjike…Mbijetese e eger me cdo kusht dhe cmim.

Gredienti i ndryshimit nuk do te jete i njejte ne te gjitha vendet. Ndaj dhe vendet e botes se dyte e te trete do jene konsumatoret me te medhenj te energjise se perftuar nga djegia e fosileve.
Ndonese, vende si Tunizia sot gjenden ne majen e shtizes se prodhimit te energjise elektrike nga centrale diellore.
Aq i papritur eshte ky ndryshim ne vendet perendimore, sa toyota e mazda u gjeten komplet te papergatitur kundrejt inovacionit te Tesles, Nissanit, Chevit, Fordit, MB, BMW e Honda (kjo e fundit se shpjeti do te hedhe ne treg makinat me hidrogjen) etj dhe u detyruan te bashkojne forcat per te mbijetuar ne tregun e ardhshem. Toyota mendonte se do te mund te hiqte nja 30-40 vjet me makina hibride. Por firmat e tjera e parakaluan dhe e lane goxha prapa.
Nejse, asgje nuk krahasohet me nje V12.
Nje Chevy bolt i ri $30000. Per $30000 merr nje Benz S 600 te 2007 dhe $6000 karburant. Duke pas parasysh se cmimet e naftes do te vazhdojne te rrijne posht, e ne mos do te shkojne akoma me posht, Benzi eshte nje no-brejner.

vazhdo diskutimin me te tjeret per revolucionin industrial ne xhungel, se un jam ngref ne pergjegjsi, dhe tash e tutje merrem vetem me nivelin e korporates.

Duket qe s’e ke lexuar VQ. Jane parashikuar keto gjera aty para shume vitesh. Edhe ti Belul qe shqetesohesh per obligacionet, e di se ku mund ta gjesh pergjigjen po ben sikur s’e di.

@InkuizitoriMoth Fiku osht i omel kur je siper e ha qyl , po thyhet dega e bie thyen qafen :wink:

@TironciLebetit Njerezilleku do e haje i pari , por edhe ata qe do mbeten s’do jene aq te sigurte ta garantoj. Gjithesesi keto jane skenare tragjike , sci-fi por po eci me keto hapa do i shohim realitet ne mos ne femijet tane.

@Cecua Po nuk pati politika rrenjesore nga qeverite , V12 aty eshte s’luan nga vendi , e cdo makine tjeter me nafte/benzine.
@Kthupi Kalova prane nje xhaje sot qe shiste libra rruges, e pyeta e ke VQ , mu pergjigj kush e ka shkruar , nje Pjer Thomas i thashe , a po s’'kam nga ata te jashtmit tha :stuck_out_tongue:

Makina ime eshte si gjyshet e vjetra labe qe arrijne nje moshe ku nuk semuren me deri sa te vdesin ne gjume :))
Volvo duke filluar nga 2019 do prodhoje vetem elektrike. Ndryshimi do ndodhe me shpejt se ç’kujtojme.

1 Like

S’i lexova të gjtha dhe do iki në punë, por makinat elektrike kanë të ardhme. Do kishin dhe të shkuar, nëse gjigantët e naftës si Arabia Saudite s’i sabotonin. Dihet që Arabia Saudite e mbante çmimin e naftës në pikën e duhur: sa më të lartë, por aq të ulët sa të mos e ngrinin kokën makinat elektrike. Tani asgjë s’varet nga ata. Ata po shesin naftë për bukën e gojës tani, dhe s’kanë asgjë tjetër për të shitur, plus unrest brenda vendit.

Edhe sikur energjia elektrike të prodhohet nga nafta e qymyri, prapë ia vlen. Përqindje e kovertimit të naftës në TEC është disa herë më e lartë se përqindja e konvertimit në makinë me naftë. Pastaj, makinat elektrike janë më të lehta, dmth harxhojnë më pak energji të tërheqin vetveten zvarrë nëpër dynja. Kushtojnë shumë më pak për t’u prodhuar. Çmimi në këtë moment është më i lartë vetëm se tregu është akoma i vogël, dhe për çmimin e baterisë, për asgjë tjetër. Litium që duhet për këto bateri ka pa fund, dhe tanimë as litium s’është më i pazëvendësueshëm.

Thjesht me unifikimin e tregut të energjisë që bëjnë makinat elektrike, çmimi i naftës duhet të bjerë njëherë e përgjithmonë, kundër parashikimeve se duhej të ngrihej me rrallimin e naftës.

Dhe makinat hibride si Prius përfundimisht ia vlejnë. Dikur ishin qesharake, tani janë shumë serioze. Përqindja e konvertimit nga naftë në elektricitet në energji mekanike është shumë më e lartë se përqindja e konvertimit nga naftë në energji mekanike. Plus makinat më të lehta që kursejnë energji, dhe më të thjeshta për t’u prodhuar, me më pak pjesë të lëvizshme.

Do vijë dita që nafta s’d’ia vlejë të nxirret nga toka.

aman o prof Ilia ti ik ne pune,po mos e fik kompjuterin sic ben Pjeri…

-e ke gabim qe mendon keshtu ! qe thua ti prof Ilia , Arabia Saudite, dhe vende te tjera te gjirit, kane fituar para te madhe fare prej dekadash nga shitja e naftes. duhet te jesh shume naiv te mendosh qe ata nuk kane investuar nje pjese te mire te ketyre parave, kudo ne Bote: ne banka, ne ndertime, e ne te gjitha llojet industrive dhe tregjeve, deri edhe ne sport (per reklame kjo) , madje kane investuar edhe ne zhvillimin dhe prodhimin energjise alternative qe nje dite dote zevendesonte energjine fosile sipas parimit te thjeshte: ‘epoka e gurit nuk mbaroi se mbaruan gurjet’’.:smiley:

Po se s’ja the emrin e sakte. Po t’i thoje Pjerin Thomai mbase te gjente nje kopje. Megjithate mos u lodh shume se do dali versioni 2.0 nga viti tjeter.

Une kam degjuar qe ne Shqiperi po i modifikojne makinat qe te furnizohen me energji alternative, vaj gjelle, gaz te lengshem etj. Jo ne mase kuptohet, por qe kane filluar njerezit te adoptojne teknologji te tjera vec naftes.

modeli me i fundit i Tesla ngjante me shume nje kabine teknologjike me 4 rrota. eshte nje ecje me shume drejt adoptimit te teknologjise dhe automatizimit te veprimeve. e ardhmja duket mjaft e rehatshme dhe do kete pune me bollek per inxhinieret e teknologjise. sigurisht do behemi dhe me shume pertace kur jemi ne timon.

A post was merged into an existing topic: Meta është kategoria e diskutimeve mbi vetë Peshkun

Edhe energjia elektrike qe prodhohet nga hecet nuk eshte krejt e pademshme, transformob krejtesisht lumenjte dhe gjithe floren qe eshtw e lidh me to, duke reduktuar speciet e ndryshme.
Energjia eolike sje ajo djellore do perbenin nje alternative te mire po do duhej njw koordinim me iire ne rang qeverish. Me trumpin qe do me qene i pari, nuk behet gje.