Gati për ndeshjen me Spanjën!

Nese e ke humbjen te paralajmeruar, pse parkon autobusin para portes?! Cila eshte logjika?
90 minuta asnje gjuajtje ne kuadrat te portes kundershtare. Asnje pasim me shume se i pari tek i dyti (qe humb topin). Ne Shkoder :slight_smile:
Ekip me “expert italian” :smiley: :stuck_out_tongue:

duke mos rreshtuar mbrojtjen ne ate menyre, duke guxuar me nje skeme tjeter dhe porosi te tjera loje ndaj lojtareve, zgjedhje te tjera lojtaresh, per te kompensuar disi disnivelin teknik dhe mungesen e lojes ekipore. dukej qe dyshja e mesfushes nuk funksiononte; ne nuk kemi nje berthame te qendrueshme lojtaresh, por futbolliste te nje ekipi te pakoaliduar qe lozin nje ndeshje e zhduken, nuk arrijne ne kete menyre te lidhen e te njohin mjaftueshem levizjet e njeri tjetrit, cka sjell mungesen e krijimit te automatizmit, qe te siguron befasi dhe rrjedhshmeri ne loje.
degjova de biazin mjaft nervoz ne nje interviste ku pranonte se lojtaret tane mund vetem te benin ate qe bene sa here merrnin topin, pra justifikonte totalisht mbajtjen e topit 70 me 30 perqin

-po ja, me kete fraze ti vet i jep te drejte De Biazit si dhe argumenton totalisht ndeshjen dhe rezultatin e saj e sot ! -Spanja ka nje shkolle futbolli te veten, si dhe me e rendesishmja ka nje grup lojtaresh kryesisht nga Barcelona edhe R.M qe luajne prej vitesh me njeri tjetrin… -nuk eshte rastesi qe Kombetaret me te sukseshme prej 15 vjetesh jane Spanja dhe Gjermania, qe te dyja kane fatin qe bazen e lojtareve e marrin nga vetem disa ekipe, Spanjen e thame, dersa Gjermania nga Bajerni.

kjo ndeshja sot me kujtoi ndeshjen qe luajtem ne para 3 ditesh ne Lihtenshtijn… edhe ne atje kishiim 70-80% zoterimin e topit… vetem se sot Lihtenshtejni ishim ne.

Me kete batute e mori dhe Lutfiu fjalen e tij tek Procesi Sportiv (live, para 10minutash). :smiley:

1 Like

hahaha, vertet.:smiley: ? -e lexojne peshkun qeratenjte… po hajt mo ska gje, ne jemi zemergjere.:slight_smile:

2 Likes

po [quote=“BeluliXVI, post:104, topic:440”]
-po ja, me kete fraze ti vet i jep te drejte De Biazit si dhe argumenton totalisht ndeshjen dhe rezultatin e saj e sot ! -
[/quote]

po nje nga detyrat e de biazit eshte pikerisht qe te krijoje nje berthame te qendrueshme dhe skuader, se nuk ka pak po 4 vjet ne ate post.

Sapo jam kthyer nga ndeshja me Spanjen.
Ju siguroj nje gje. Spanjollet jane alien ne perdorimin e topit. Te jashtezakonshem. Kush thote qe mund te benim me shume, nuk e ka idene se kush janw spanjollet.
Pressing?
Kujt do ti besh pressing? Iniestas? David Silvas? Kujt? Ato te driblojne ne cdo situate dhe japin assist sulmuesit.
Kjo mbrojtje e ulet dhe rreshtim para 16-shes ishte e vetmja menyre. E faktikisht funksionoi se golat nuk i hengrem ne nje sulm spanjoll, por gabime individuale apo teknike individuale si goli i dyte i D. Costa.
E pare ne TV nuk e kupton kurre cfare teknike kane spanjollet!!

1 Like

une mendoj se e ka bere kete De Biazi… per here te pare kemi nje skuader qe di te mbrohet taktikisht e ne menyre te disiplinuar si ekip. edhe ka marre edhe rezultate, se masa kjo eshte, rezultati.
mirepo duhet te jemi te sinqerte, kaq eshte takati… nuk mund te nxjerresh dhjam nga pleshti. pra ekipeve te tilla si Spanja ne nuk kemi cfare tu bejme.

ndersa mendoj qe te tjera difkte ka De Biasi si trajnier… edhe e kam thene edhe here te tjera. eshte tmeresisht konservator dhe defensiv , edhe me ekipe pak a shume te nivelit tone… rasti i fundit p.sh ishte ndeshja me Maqedonine ku mendoj se duhej te luante me mesfushore krijues e me natyre sulmuese.

Cast i shkeputur nga fundi i pjeses se pare. Nje top zbret pikiate afer zones ku ishte Iniesta. Ai ben dy hapa. Nderkohe dy te tonet e sulmojne.
Topi pikiate nga lart. Iniesta e stopon me qetesine me te madhe, e thith ne vend. Si zam nder kepuce e ja kalon shokut.
Ec e merru me to.

pse gezon mo ? -nuk eshte turp te mundesh nga Spanja, jooo, se ata jane maja e futbollit boteror. -dhimbjen e humbjes tende, kunder Ukraines qe nuk eshte kurresesi niveli i Spanjes edhe qe luhej ne nje stadium asnjeanes, bosh, pra jo ne fushen ukrainase , ti po tenton ta kthesh ne force duke tallur me humbjen e Kombetares se Shqiperise… kjo quhet poshtersi dhe pabesi mor ditezi !.:slight_smile:

E fundit.
Kemi bere paraqitje dinjitoze. Humbem nga nje gabim.
Spanjollet nuk e fituan kollaj.
Me mire kshu, se felliqja e Kosoves me kroatet sepse donin te luanin “ballehapur”

Jo mor trap idiot une te du se je vllau em o koqe kanari… Por mos mu zgerdhi kur ne bojm neshje mbojtese me Spanjen dhe na bien breket… Nuk marrimdot 0-0 Kjoeshte humbje… Kush do me lujt ma Mir me spanjen te heqi kepucet nga gozhda e te luj ma mir. Por mos mu zgerdhi kur humb kombetarja e Shqipeve me Gjimshitin e Aliun… Sdum zgerdhimje…po ti ske lujt futboll ne jete tande.

Ku e pe gezimin o ditebardhe?! :slight_smile:
Nje ekip qe vjen nga kampionati evropian, per 90 minuta nuk ka dy pasime te sakta, zero gjuajtje ne porte, ne Shkoder. Viti 2016, kur “s’ka ekipe te medha e te vogla”. Apo jo?

Dhe hiqesh tip eksperti pale. Spanja ne dy vitet e fundit ka humbur loje me 4:0, Brazili me 7:0. So what? 90 minuta si vendes asnje gjuajtje ne porte, as dy pasime te sakta.
Maqedonia i beri zbor italise deri ne sekondat e fundit.

po nuk kane lidhje keto qe thua, sepse Spanja para 4 vjtesh mundi ne finale te kampionatit evropian Italine, qe eshte disa nivele me lart se Shqiperia, 4-0 edhe Italia nuk e kaloi dot mesfushen per 90 minuta. sa qe ne fund portjeri i Spanjes i lutej arbitrit te mbyllte lojen me shpejt se po turperohej Italia…

dhe mos krahaso molle me dardha. kur jep shembull Maqedoni-Itali, sepse Italia nuk eshte Spanja , luan tjeter futboll, madje te ‘‘jep terren’’ te luash, por ne fund fitojne ata.

une nuk jm ekspert, por futbolldashes. por ti mos hajde ketu me statuset Matoshit ne fb qe ngushellon veten me humbjen e Shqiperise nga Spanja, madje e quan edhe rritje te futbollit te Kosoves sepse medemek arriti te gjuante dy here ne porten e Ukraines. apo mos je vet Matoshi ti, se te ngjakan dy shkronjat e para te nickut.

p.s une nuk u gezova per humbjen e Kosoves sot.

Te jem i sincerte, gjate gjithe komunikimit ketu sonte, nuk e kam te kjarte kete punen e gezimit per te cilen insistoni. Nese vertet e mendoni atehere eshte banale si nivel.
Nuk kane te bejne keto me topin e futbollit dhe lojen aspak. Eshte turp sepse lojtaret lene zemren ne fushe.
Nese te kam inat te natures qe mendon, kemi sa te duash tjera argumente, por jo ne futboll. Krim e korrupsion e felliqesi si ne Shqiperi si ne Kosove. Por nuk mund te me thuash qe ato qe thashe per lojen sonte, nuk qendrojne. Ti mund te thuash arsyet pse eshte ashtu, e jo pse gezohem. Mund te gezohem ne mendjen tende, por s’kam c’bej aty :wink:
Po e paraqet spanjen si nje ekip pa repart te mbrojtjes pa porte e pa portier. Per te arsyetuar nje humbje. Pa nevoje. Humb barcelona, humb reali etj. Normale.
Nuk pati as mesfushe as sulm sonte shqiperia. Vetem repart te mbrojtjes. Nuk ka 90 minutesh pa rene ndonje gabim, dhe kir s’ke reparte tjera patjeter i mbetet te gaboje mbrojtja (qe eshte fatale). Ku t’i merrte shqiperia gabimet e saj ne sulm a mesfushe?
Te jesh i bindur qe me kete lojen dhe taktiken qe beri sonte Shqiperia, cilido ekip ne vend te spanjes do te bente tre gola. Edhe lihtenshtajni. Nuk te linte opsion tjeter perveq t’i shenosh.
Nejse, tekefundit nje loje eshte, jo fundi i botes. Ja qe duam te gezohemi ndonjehere, pastaj shfryjme per humbjet.

pse e la me aq Spanja! vetem dy gola. kjo ja vle per ta diskutu.

Loja u be e tille. Topin e kishin spaniollet. E qarkullononin dhe e qarkullonin pothuajse me nje takim deri sa dilte jashte. E mernin tanet. Berisha pas te Agolli apo Hysaj dhe ne pasin e dyte,topin e mirnin spanjollet. E qarkullonin dhe e qakullonin deri sa topi dilte jashte.
Respekte pe Mavrajn dhe Gjimshitin. Dhe Agolli nuk ishte keq. Hysaj e lliu bashke me Berishen qe pervec asaj gafe,lujti shume mire.Mesfusha inegzistente. Memushaj,Xhaka nuk shiheshin me sy. Roshi s’ra ne kontakt me topin pothuajse fare. Ti merje pike asaj Spanje,mision i pamundur.

Kjo eshte arritje madheshtore .dikur spanjollet na kane mundur prej 5 ne 9-0 .sonte vetem 2-0.nuku keq per nje rag tag team .

lojtare te lodhur :angry: