Tani i pashe golat
Spanjollet nuk fituan kollaj? Wth. Lol. Ato mbajten topin gjithe kohes. Biles e cuditshme qe ben vec 2 goals Kur loja u be vec para portes tone. Mos mbajne topin vec 3/4 sec Une skisha pa. Loje koti. Me aq e lane vete spanjollet, 2 gola. Me ate qe I Benin topit…
Nuk fituan kollaj jo. U desh gabimi qe te shenonin.
Topin e mbajne ato sepse jane mjeshtra.
Une isha ne stadium e ti shikosh cfare i bajne topit, te iken truri.
"Te jem i sincerte, gjate gjithe komunikimit ketu sonte, nuk e kam te kjarte kete punen e gezimit per te cilen insistoni. "
-po ja mo ta qartesoj une ty “punen e gezimit”… -u fute ne kete teme , qe ne fakt u hap per ndeshjen Shqiperi-Spanje", per te folur e na lajmeruar per ndeshjen Ukraine-Kosove. -Ok, te respektuam e ndoqem dhe folem edhe per kete ndeshje…
mirepo kur mbaroj ndeshja e Kosoves, nuk te pashe me une ty ketu te na beje ndonje koment analize medemek… as une nuk komentova per humbjen e Kosoves, skisha arsye te provokoja, thjesht me erdhi keq qe humben.
…mirepo papritur ti qe u zhduke pas humbjes se Kosoves, na dole ketu me analize duke na qesendisur per humbjen e Shqiperise ndaj Spanjes, pa harruar ti vendosesh ne fund te komentit 7 nga ato kokeverdhat tallese .
-mua pra, pervec provokues e i pabese, mu duke edhe goxha i gezuar.
Nuk kemi fat. Pse,do thoni ju. Ne perballje me kete Spanje, te pakten te ishim ne diten tone me te mire,mirpo, fatkeqsisht s’ishim.Mungesa e Sadikut,kondicioni jo i duhur i gjithe mesfushes dhe Hysaj ne nje dite te keqe. Perfundimisht,jam kunder filozofise se ketij traineri. Ndoshta po t’mos luanim keshtu,Spanja do na rraste 8 apo 18 gola,po ky ndalon “me ligj” cdo lloj inisiative sulmuese. Nja dy here qe guxuam, ja dolem qe edhe te rrezikojme. Spanjollet ishin te paberbalueshem,edhe kjo duhet thene,po mesfusha jone ate lloj presingu qe na ushtronin ata,ja ka dale te t’a perballoje me veprime teknike ne levizjet ne mesfushe,duke nxier jashte loje ekipin kundershtare .Mbreme mesfusha s’ishte kerkun dhe u shkermoqem.
-pikerisht…pikerisht, gabimi eshte direkt pasoje e lojes se tyre pozicionale dhe presing i forte deri te mbrojtja jone… “gabimin” te goli i pare e beri Berisha, po une them qe gabimi filloi qe te mbrojtesi ,Xhaka apo Agolli sme kujtohet mire, qe i ktheu topin Berishes se skishte ku ta conte… ja, ketu fillon problemi. madje kete gabim , duke ja kthyer topin njeri tjetrit mu ne qender te mbrojtjes, e bene 3, 4 here para golit por shpetuam paq. normale qe do vinte nje moment qe do ndeshkoheshim.
faji ishte i gjithi i berishes (fajin e ka berisha si gjithmone
). nuk ishte nen presion te atille sa ta dorzonte topin te kundershtari. kthimi i topi te ai ishte veprim normal.sidoqofte,goli atyre do t’u vinte,vec ndoshta po te rezistonim pak me shume ne pjesen e dyte,mund te viheshin nen presionin e kohes.
Belul, une tek ndeshja shqiperi-spanje paskam permendur nje ndeshje tjeter futbolli, dhe ti e merr provokim?!
Derisa tek tema me de niro ti me pyet per ekipin e Kosoves, dhe s’pate asnje problem.
C’i ke keto standarde te pesefishta mor derebardhe?
C’te analizoja per Kosoven kur gjerat jane te kjarta. Ta thashe dje a pardje, djemte jane te te talentuar dhe te guximshem, duhet te presim si dhe dore trajneri.
Ndersa kam nderhyre per komentet tuaja rreth lojes se vdekur te shqiperise perballe spanjes. Per te pesten here po ta perseris: nje ekip qe vjen nga kampionati evropian ne France sivjet, per 90 minuta loje nuk i ka dy pasime te sakta, zero gjuajtje ne porte, si vendes ne Shkoder, pa mesfushe pa sulm.
Pjetri tha “ti merje pike asaj spanje ishte mision i pamundur”.
Po c’faj kishte spanja mor zoterinje, te mos i merje pike asaj shqiperie te pjerdhur ishte mision i pamundur. 11 hunje druri te ngulitur para portes per te ndalur topin me fat.
Do te vendosim autobusin bile mundesisht pa rrota, tha de biasi para lojes. E cka duhej te bente spanja e shkrete ne kete rast? Pervec te mbante topin dhe ta kalonte neper hunje te vendosur nga eksperti italian? 
Po gabime do ndodhin perndryshe s’bo njeri gol fare. Ky komentatori amerikon kshu e komentoi, po i bojn presion gjithe kohes tha, e heret a vone albanezet do bojn nei gabim, sic dhe ndodhi. Mo i 10 qe goli i dyte, e hongrem tamom si nei ekip lagjje. Shyqyr e morrem masanej vehten, ose spanjollet s’deshen mo, se do na kishin bo shoshe. Tashi dhe vete fakti qe pretendojm me Spanjen tregon qe jena rrit shume ne futboll (kohe rilindje mo
).
e mire mire, ti po haperdihesh kot fare ! -nuk eshte problemi pse permende ndeshjen e Kosoves tek tema e ndeshjes se Kombetares, jo ! kete thjesht ta permenda per te te treguar radhen kronologjike te nderhyrjeve te tua meqe se kishe te qarte . dhe nderhyrjet e tua ishin gjithandej provokative , pa fshehur nje fare kenaqesie.
ndersa une sa hera ta kam permendur dhe kam folur per ekipin e Kosoves, edhe te De Niro, ku thashe vet qe jam jashte teme, nuk kam provokuar, por kam folur zeriozisht !
nejse, se sdua ta zgjase me se u be terkuze. nuk eshte nevoja te flasim me bashke.
“gjithandej provokative” 
Ti njemend qenke belul e shkuar belulit.
Edhe une mendoj se mjaft u njohem.
Tung 
Se pari ti mos merr kot e mos na trego se kush jane Dardanet, se te siguroj une qe jane nje grupim i krijume per t’i sherby maskarenjve qe duan te krijojne kombin kosovar. Tifozllik per Kosoven do bojme te gjithe se gjaku qeka mo i forte se llogjika. Po me llogjike duhet me qene kunder se ajo perfaqesuese eshte nje arme kunder bashkimit kombtar. Ne gjithe keto vjet, ne nuk ishim te zotet te punojme sic duhet per bashkimin ne asnje fushe te rendesishme (ekonomi, arsim, etj). E vetmia fushe ku e arritem ishte futbolli. Tani duan te na percajne edhe ne kete fushe. A mendon se rastesisht luajme ne nje dite (biles shpesh ne nje ore)? Do mjaftonte nje kerkese nga te dy federatat qe te pakten kjo te mos ndodhte. Po duan patjeter te na ndajne. Sidomos ne Kosove, ku njerzit mund te jene te dyzuar.
Who’s your daddy ?
Jo mo se golat bahen edhe per merite te kundershtarit - e tiron miku nga 30m dhe s’ka c’i ban portieri. Spanja na asfiksoi fare me presingun,s’na la me marr fryme,por nuk e godisnin porten fare,as nga distanca as nga gjysemdistanca. Donin te hynin me gjithe top ne porte dhe mund te rrezikonin te dilnin pa shenu gol. Kur te e ben nje presing te tille kundershtari,po te organizohesh me dy tre pasa te shpejta nje takimshe, mund t’i nxieresh kunderkohe gjithe ekipin,po plasa duke e thene,qe jo vetem per merite te spanjolleve,por edhe pse ne ishim dobet ne mesfushe,ata bene cfare deshen.
mund te quhet e justifikueshme humbja ndaj spanjës,por te pakten te luftosh. hyrja ne loje me mëndësi humbësi,është vdekjeprurëse. te paktën të humbnim si sllavodonia! nqs se kundërshtari bindet që ti nuk ke për ta rrezikuar asnjëhere,ndeshja është e humbur që në fillim. nuk mund te hysh ne ring dhe ti kthesh bythën kundershtarit,se nuk i ngelet gjë veçse të ta fusë. po qe se ata ishin 100% te bindur për humbjen ,le ta linin ndeshjen aforfe! dorëzimi pa lufte është shumë acarues. kam përshtypjen që traineri ka më shumë faj sesa lojtarët.
Dje qe shume e dhime. Nuk shkoi asgjo sic duhet. Ai shiu qe nuk po na ndahet, na eshte bo armiku numer nji. Dje duhet ta kishim aleat se supozohej te bezdiste spanjollet qe mbajne topin, po per cudi na coroditi ne. Dhe me thone te drejten e fiku komplet tifozllikun. Fajin e ka edhe TKZ qe rrite tu knu konge. Konget pervecse nuk i dine te gjithe nuk kane as nai impakt te ekipi ne ndeshje te tilla. Plus qe kur je me zemer te ngrime se po e hajme tani po e hajme pastaj, nuk o gjoja mo e lehte me knu. Dje duheshin vetem thirrje me ulerima qe perfshine gjithe stadiumin. Me mire varfer e me volum se sa konge te bukra e monotoni.
Nuk jom dakort as me zgjedhjet e Ganiut se ai Abrashi eshte i domosdoshem ne mesfushe (Kukeli po supozojme qe ishte i demtume). Lila jep shpirtin ne fushe po aq e ka aftesine, dhe mbi te gjitha nuk di te luaje ne qender. Edhe fiksimin qe ka me ate Memushajn nuk e mor vesh. Ai nuk me ka pelqy kurre mu. Nga nje lojtar organizues, une pres qe, ne nje ndeshje te tille super te veshtire, 30% te topave t’i japi te sakte. Po ai i dha te gjithe gabim. Kur hyri Basha dicka ndryshoi.
Sidoqofte rezultati 0-2 nuk eshte nai tragjedi. Ishte dicka pothuajse e paevitueshme me kete Spanje, qe eshte krejt tjeter nga Spanja e Europianit.
Belul t’u mush menia qe kisha te drejte kur thoja qe po te kishim lujte me Italine dje sot do ishim akome ne vend te pare dhe me shume gjasa me pike te plota 
Spanja ka shkolle futbolli qe I nxjerr futbollistet e klasit ne seri si simitet nga furra .ne kemi nje rag tag team me 14-15 lojtare qe mezi sa I ka mbledh Gania sa andej kendej duke i rene europes kryq e terthor.kurjane te gjithe ne forme e kundershtari ne dite te keqe marrim ndonje rexultat.nese demtohet ndonjeri prej tyre pastaj ekipi shkon si kove pusi .
Shiko ne sportet me kundershtar gjithmone lu gabimi. Edhe ai rasti qe thu ti prej 30m, ia gje vegjen, pse e lon te lire, pse s’ia dhon kavilen ne dore etj etj. Ndryshe sportet individuale, robi ka korsine e vet e meno si me thy rekordin (bile dhe aty konkurrenca nimo). Sic e permena e tha ky komentatori amerikon, ka per t’i bo presion sa te bojn gabim. Bile permeni dhe neshjen me Francen, gabimin e bone ne minuten e 90te tha. Dmth kur ke ket diference nivelesh, kjo osht e vetmja menyre me provu shoncin, po u hape … ta bo shpelle tjetri. E shof qe ia paske vu synin pozicionit te Misterit. Icik veshtire se osht mik i km-se. 
Misterin s’e konkuroj dot.
Aq takat kemi, e di,po edhe te fusesh ne fushe nje ekip te tredhur,nuk me ngjan se eshte gjeja e duhur. Me francen krijuam raste te pastra per gol dhe Memushaj qe po e kritikoj tani,ishte nder me te miret ne fushe.
Nuk kane qene ne shijet e mija dhe trainer si Murinjo dhe Kapelo,per kete arsye,hyjne ne fushe per te vjedh ndeshjen,jo per ta fitu. Kapelo kte e bani edhe te Reali,imagjino,dhe edhe pse doli kampion,e shkarkun.
Pjetro, ajo Spanja e djeshme (po edhe ajo kunder Italise 3 dite me pare) ene Brazilin te kishte perballe do e vete para, jo mo ne. Sinqerisht dje De Biasi kishte vetem nje qellim te evitote valixhen me gola qe do ishte katastrofike per moralin dhe vetebesimin e ekipit. Humbja e djeshme na la te dhiere po krenare. Kush besote se do merrnim pike me Spanjen, thjesht nuk merr vesh nga futbolli. Po them besote, se per te shpresu, shpresonim te gjithe te nje mrekulli (une i pari qe shkoj atje ne mes te shiut).