“Sieranevada” (ne fakt, titulli nuk ka asnje lidhje me filmin) rrefen historine e perkujtimit të “të 40-ave” tê vdekjes se kryefamiljarit te nje familjeje rumune ne Bukuresht. Heroi kryesor eshte Lary, i biri i te ndjerit, doktor po ashtu tek te 40-at.
Filmi, fillon e mbaron me 24 oret e “të dyzetave”.
Ndoshta do duhej nje shpjegim per titullin e filmit:wink:
ne nje interviste, Puiu thote se titulli s’ka asnje lidhje me filmin dhe kjo, sipas tij, si rezultat i nje pyetje qe ja paskesh bere shpesh vetes : pse titujt e filmave kane lidhje me kombesine (nacionalitetin) e filmave ? Pse i ndryshojme (i perkthejme) ne funksion te tyre ?? Dhe vendosi ta titulloje filmin Sieranevada, qe ne gjuhen rumune shkruhet bashke (dhe jo ndarazi, si ne anglisht). Dhe me nje r, dhe jo me dy si ne anglisht. Gjate xhirimit - vazhdon regjizori, plot njerez vinin me thonin qe SieRRa shkruhet me dy r. Dhe ai u pergjigjej : e ça pastaj ? E pse duhet te kete sens gjithshka ?
Ka jo pak filma, titujt e te cileve nuk kane asnje lidhje me ta. Ne nje mensazh tjeter do perpiqem te kujtoj disa
Disa filma, titujt e te cileve jane “pa lidhje” :
- Un chien andalou (me regji te Luis Bunuel, 1929)
- Brazil (me regji te Terry Gilliam, 1985) - ne fillim, thuhet se regjizori desh ta titullonte “1984 ½” si homazh edhe per romanin “1984” te George Orwell, edhe per filmin e Felinit “8 & 1/2”
- Pola X (me regji te Leos Carax, France 1999)
- Japón ( me regji te Carlos Reygadas, Meksike - 2002)
- Film Socialisme (me regji te Jean-Luc Godard, France 2010)
E pabesueshme me çfarë dhe çbëjnë njerezia kohët e sotme, nuk ma do mendja që ka njeri me mendje në kokë të humbasë kohë me të dyzetat e një rumuni, pastaj regjizori dhe skenaristin e tij se njeh askush, ndoshta mbase në Moldavi, lituani apo Estoni dhe kaq është planeti për merhumin Puiu
Shife se nuk do pendohesh, vetem kur i shef i vlerson, behesh nje me filmin, permbajtjen e kane te forma.
Edhe traditat i paskan te ngjashme, me te 9 ta e te 40 ta.
kete komentin mbi socialsme nuk e kisha lexu, film qe e kam prej kohesh ndermend ta shikoj, tanime me nje sy tjeter.
ja te lozim pak me titullin, Sieranevada - fjale me shume shkronja, si personazhet e shumte te perfshire. Sieranevada, dy fjale ne nje te vetme, si apartamenti i ngushte ku jane ngucur te luhen skena te filmit. Sieranevada - fjale shumerrokeshe sic dhe zgjat meditimi disa oresh i autorit me ket film. Sieranevada, fjale pa nje referim specifik gjeografik, sic dhe mesazhi i sfumuar e jospecifik i kinemase qe perben filmin. Sieranevada, jo me R te forte sic dhe filmi pa hero ne vecanti… etj. Titulli pa lidhje reflekton se brendshmi vete, dakord plotesisht…
a nuk duket se filmi me titull te tille eshte vecori e kinemase nga me e mira? gati gati crazy? Jo si vecori ne vetevete, por si nje aspekt padashje i saj…
Stalker rrofsh per like. Une i kam bere like postimet tuaja dhe te albanos pa qene nevoja te klikoj. Nga ana tjeter, po ‘Tropical Malady’ si titull psh…
po ashtu:
The title Elephant is a tribute to the 1989 BBC short film of the same name, directed by Alan Clarke. Van Sant originally believed Clarke’s title referred to the parable of the blind men and elephant, in which several blind men try to describe an elephant, and each draws different conclusions based on which body part he touched, and Van Sant’s film uses that interpretation, as the same general timeline is shown multiple times from multiple viewpoints. [3] Later, Van Sant discovered Clarke’s film referred to the phrase “elephant in the room” (the collective denial of some obvious problem).[4] Also, Gus Van Sant named Chantal Akerman’s film Jeanne Dielman, 23 quai du Commerce, 1080 Bruxelles (1975) an inspiration.
https://en.wikipedia.org/wiki/Elephant_(2003_film)#Production
Albano, te pyes nese i hodhe dot nje sy skenes se filmit ne review. Une po.
Rrofsh per postimin e kesaj teme.
skena ne fjale eshte nje kompozim i arrire, kombinimi i djalogut verbal me levizjet e personazheve te tjera perbejne nje koreografi domethenese qe tregon qendrimin indiferent dhe siperfaqsor te rumanise se sotme mbi potencialin e rregjimit ish komunist.
Po qe se ke pare ndonje film te meparshem te Puiu haset shpesh kjo lloj teknike
teknike e hasur tek ‘4 Muaj 3 jave 2 dite’ me Mungiun (Lazaresku i Puiut sikur s’me kujton gje, por eshte e mundur shume.)
Perdoret per te shperndare ngjyrimet e forta te drejtpersedrejtesise se mesazhit verbal, dialogut, mendoj, apo jo… Si teknike kujton sidomos Vivre sa vie, kur kamera merret me kalimtaret dhe rrugen, nderkohe monologu ne background.
Ne skenen e vogel me beri pershtypje personazhi i se plakes, vulnerable dhe ca si karikature me thene te drejten, dmth krejt jashte kohe (krahasoje me vajzat e pranishme ne skene, qe jane koha prezente e gjalle).
Dhe ne gojen e se ciles plake, me te drejte sepse eshte perfaqesuesja, Puiu ve argumentat mbrojtese ndaj sistemit te shkuar. Mendoj menyre me te mire per te bere avokatine e sistemit, apolitikisht, dhe pa antagonizem emocional, s’besoj te kete. ☆☆☆☆☆
Stalker nuk e di nese te ka rastisur te shikosh The Lobster te Lanthimos…E pashe para pak kohesh kur isha gjate nje vizite ne Nates, (nje mikja ime artiste ma sugjeroi). Shum film interesant
grekut Lanthimos i kam pare filmin e tij te pare fare (ky qe ti citon eshte i dyti i tij), Dogtooth (mos u habit, asokohe s’kisha ende blog dhe shkruaja ku te mundja) dhe qe më ka pas bere pershtypje per mire (film teorik ne dukje -pra film qe merr persiper te “provoje” diçka, por qe e kalon stadin e teoremes dhe arrin te zhvilloje nje dialektike te brendshme filmike).
The Lobster e anashkalova qellimshem. Doli ne kinema edhe ketu tek une (ku mos dilte: me Colin Farell dhe yje te tjere, sigurisht qe do dilte) por nuk desha ta shihja. I besova asaj kritike qe thosh se, pikerisht, kesaj here, Lanthimos-limontozi kish mbetur ne stadin e teoremes, te grackes se tij sterile, rezultati i te ciles duket se eshte nje film moralizator. Dmth cinik.
ja kshu…
ps: ki parasysh qe nuk kam asnje kunder distopise (si ‘zhaner’ artistik) por me sa duket, regjizori nuk ka ditur ta transformoje ate ne vlerë (po ashtu artistike)
megjithate nuk duhet komentuar skena vecmas ne konteksitn e gjithe filmit,
po.
(15 shkronjat)