Gëzuar Pavarësinë Shqipëri!

faleminderit baca Lenin qe shpetove Shqiperine duke demaskuar Traktatin e Fshehte te Londres per coptimin e trojeve te Shqiperise!

Po jo mi Alba jo …se ata burra nuk e kishin lene muhabetin ne piken e fundit sa ti gjente shtizen e flamurit Bertholdi …(Fahrri Xharra :stuck_out_tongue: )
Kemi me pare Kuvendin e Sinjes qe i parapriu aktit te pavarsise …40 firmetaret …

SA na ka dash rusi more aman :stuck_out_tongue:

Konti austro-hungarez Berthold, (ministri i jashtëm) u propozoi Fuqive të Mëdha që të ndërmarrin masa për decentralizimin e Turqisë evropiane në aspektin etnik, ku do të përfshiheshin edhe katër vilajetet shqiptare, Vilajeti i Kosovës, i Shkodrës, i Manastirit dhe Vilajeti i Janinës.
Këtë propozim e kundërshtoi fuqishëm Rusia, e cila me planet e saj ogurzeza, synonte që tërë Ballkanin ta bënte sllave-ortodokse dhe për fat të keq në këtë drejtim ajo kishte përkrahjen e Francës dhe të Anglisë.7 Për këtë çështje, reagoi edhe Porta e Lartë, e cila deklaroi se çështja shqiptare është “çështje e brendshme e Turqisë” dhe për të dëshmuar këtë gjë ,përfaqësuesit turk, ndryshuan rrënjësisht konkluzat e marrëveshjes të arritur me krerët shqiptar, më 18 gusht 1912 në Shkup.8
Dhe këto marifetllëqe i hapën rrugë formimit të aleancave të shteteve ballkanike (Serbisë, Malit të Zi, Bullgarisë dhe Greqisë) për pushtimin dhe coptimin e tokave shqiptare. Planet serbe për një “luftë kundër Turqisë”, kishin filluar me bisedat e fshehta me Bullgarinë. Diplomacia ruse në krye me carin Nikollajin e II, ishte shumë e interesuar që sa më parë të nënshkruhet aleanca luftarake në mes Bullgarisë e Serbisë, për ndarjen e Shqipërisë etnike. Për këtë qëllim, qarqet sunduese bullgare u ndaluan edhe krerëve bullgaro-maqedonas të krahinës së Maqedonisë që të bashkpunojnë dhe të përkrahin kryengritjen e Përgjithshme Shqiptare të vitit 1912.9

Pas një vargë takimesh (që kishin nisur qysh në tetor 1911) midis kryeministrit serb Milovanoviq dhe atij bullgar Geshov, me ndihmën e Rusisë, më 13 mars 1912, Serbia lidhi një aleanc “Traktat miqësie” me Bullgarinë, ku si synim parësor kishin kundërshtimin e formimit të çfarëdo shteti shqiptarë në Ballkan dhe coptimin e tokave shqiptare. Një aneks sekret i këtij traktati parashikonte veprime eventuale të përbashkëta kundër Perandorisë Osmane, ku parashihej që Serbisë t´i takonte mbarë territori në veri të maleve të Sharrit. Krahas bisedimeve serbo-bullgare u zvilluan edhe bisedimet bullgaro-greke, të cilat përfunduan më 29 maj 1912 me nënshkrimin e një marrëveshjeje mbrojtëse në rast sulmi nga ana e Turqisë.10
Kësaj aleance, pas bisedimeve të carit rus me Kral Nikollën iu bashkua edhe Mali i Zi. Këto shtete ortodokse të “aleancës…” përfundimisht ,në emër të luftës kundër “robërisë osmane” në tetor 1912 filuan luftën e parë ballkanike për pushtimin dhe coptimin e tërsisë së tokave shqiptare.

1 Like

Version elektrik zonjusha gazetare, jo elektronik.

Si e kam thenur edhe me pare.dita e vertete e pavaresise se shqiperise ishte 31 korrik 1913 .

po pse u vendos ne nendor ?

po pavarsine nga kelyshet komuniste, kur do ta fitojme?

2 Likes

e komplikume puna. une them qe me shume pavaresine e ka shqiperia se shqiptaret. sesa i perket popullit tone ky ka ekzistu para shtetit te shqiperise.
duhet ndare Shteti nga Vendi, se ndryshe ngaterrohet. vendi ka mijera vjete i popullum me shqiptare. Shteti eshte i ri, 105 vjeç.

pavaresia e individit eshte relative. i varur je prej dikujt sido te jete, ose s’je i varur nga asnje sido te jete. shumica kujtojne se pa shtet s’ka si te kete popull. prandej dhe e festojne pavaresine e shtetit te tyre, qe u jep emrin. puna eshte se s’jane te gjithe popujt njesoj. kurdet, kosikanet, basket, katalanet, etj, s’kane gje shtete, po kjo si pengon te jene popuj te pavarur, te palidh nga te tjeret qe jetojne ngjit me ta. bej çfare te dush, ata s’ngjiten se jane element me vete.

Mos doje te thoje 29 korrik 1913 ?
Nuk kam asgje me astro - hungarezet …te paret e mi kane luftuar perkrah tyre dhe jane dekoruar prej princit :slight_smile:
Por kane qene aty per Shqiperine , dhe me pare, dhe me mbrapa kesaj date ,ne te gjitha ngjarjet historike …deri sa erdhi fara e kuqe…e qelbur …

Ishte akt formal qe Austro hungaria Te kishte sebep Te na mbronte si shtet I pavarur .ushtria turke qendroi ne shqiperi deri ne veren e vitit 1913 kur u vendos perfundimisht nga konferenca e ambasadoreve qe shqiperia Te behej shtet I pavarur ne permasat sa I interesonte Austro hungaria te kishte nje buffer zone e dalje ne Adriatic.

as ata s’kane qene gje per shqiptaret. benin politiken e tyre. kane qene me pak te rrezikshem ose te pa rezikshem ngaqe ndodhen larg, mbrapa sllaveve dhe grekve qe i kemi ngjitur. pranej e kemi mire me ta dhe turkun. jane larg. dhe franca e ka mire me sllavet, polaket ruset etj, se jane larg, nuk i shef si rrezik. gjermanin e ka ne kufi. dhe gjermani se ka pasur ndonjeher mire me sllavet se i ka ne kufi, dhe i shef si rrezik.

opo ndac ti thote elektronik ndac elektrolesh.vetem te mos komentonte lajmin ne te njejten kohe me transmetimin e muzikes. duhet te bente patjeter gam-gam ne sinkron me kitarat elekrolitike…

kishin kroacine per dalje ne adriatik, s’kishin nevoje per shqiperine.

Mire me Turkun ?!
Sa investime te beri turku per 500 vjet (vetem se shkaterroi )
dhe sa bene austro-hungarezet per aq pak …

Keshtu thone historianet,nese copetohej nga fqinjet adriatiku lindor do Te zoterohej nga fuqi armike Te Austro hungarise.

qytetet me te bukura, sot, pasuri boterore te mbrojtura nga Unesko jane ndertuar ne kohe te turkut (ose me drejte te osmanve (berati dhe gjirokastra)

asnje gje austriake s’ka te tille ne shqiperi.

shqiperine dhe shqiptaret qe jane sot, jane prej turkut dhe islamit ne fakt. atje ku shqiptaret nuk u bene muslimane u zhduken krejt, u asimiluan. etj.

Ndoshta 29 korrik.por pas 28 nentorit austriaket ndryshuan mejtim dhe favorizuan autonomi nen turqine pasi ardh haberi se turqit po mbanin janinen ndaj grekeve .kur ra Janina u be e qarte qe turqia se mbronte dot me shqiperine dhe u kthye prape versioni i pavaresise.vete I Qemali perpara se Te shkonte ne vjene se kishte ndare mendjen nese duhej auotonomi nen turqine apo pavaresi .

historianet jane kllufa. te kishin tru qe studente, merreshin me shkence tjeter me te frytshme, per veten dhe boten.