Gjermania do t'i njohë zgjedhjet edhe pa PD-në

Mesazhet nga Gjermania vijnë tashmë të pakamufluara. Faktori ndërkombëtar, dhe më konkretisht Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania, dy aleatët më të rëndësishëm të Shqipërisë po kundërshtojnë publikisht projektin e Partisë Demokratike për mospjesëmarrje në zgjedhjet e 18 Qershorit. Të dyja thonë se do t’i njohin këto zgjedhje si normale, edhe nëse PD përfundon duke mos hyrë në to. Amerikanët dhe gjermanët gjykojnë tashmë se PD nuk po shfaq asnjë vullnet të hyjë në zgjedhje, dhe është e lirë të mos hyjë. Shqipëria rrezikon të shkojnë në këto zgjedhje, pa pjesëmarrjen e PD-së, duke krijuar premisa për një megamazhorancë të papëlqyeshme qoftë edhe parimisht.

Ja si sillet e cfare sajon kryeministri i nje vendi te shumevuajtur:


A mund te imagjinohet, qe ky njeri mendon per nje cast te vetem, per ate vend?

1 Like

O po kjo pike e zeze! Te mvaret shteti nga qurravitjet e nje politikani qurrash qe perplas kamt dhe si alternative te vetme ka;“s’du,s’du, s’du!”

1 Like

Po pse o Pjeter, ai nuk eshte me faktor, tani qe dhe Gjermania do i njoh zgjedhjet pa opozite. Partia jote e ka rrugen e hapur te drejtoje e vetme, te realizoje gjithe reformat e nevojshme dhe ne fund…ta beje ate vend te pabanueshem. Uroj shume qe kjo te ndodhe.

Aman o burre se vazhdoj te ruj respekt per ty. Si u baka politike me ultimatume qe e kaperxejne cdo llogjike qe llogarit dhe takatin tan. Ju bane koncesionet ma te mdhaja qe mund t’i bahet nje opozite,t’u i dhan drejtimin e KQZ,tu i shpervel gjithe policine,tu i dhan akases me dhan dakortsine per portofole qeveritare;jo s’du tha prap. Du qe ai qe une kam inat,t’mos rrije aty ku asht.

Ketu diskutohet: “A ka Basha te drejte qe po shkojme ne zgjedhje fasade, apo ja vlen dhe kjo sakrifice per demokracine, qekurse Rilindja eshte drejtimi i duhur dhe Pdja nje opozite hajdute staliniste dhe deri isiste e ka quajtur dikush ketu”?

E kam than i here,t’u jape munsi zgjedhjeve te gjykohen. Nese jane fasade sic po i paragjykon,te hyje ne zgjedhje dhe te mos i njohe.

Po pse mos tu jepet nje shanc, nje mundesie per zgjedhje te ndershme, ne vend te mundesise per zgjedhje te kontestueshme qe pa u zhvilluar? Pastaj cfare do ndryshonte nese zgjedhjet jane ashtu sic pritet te jene, te blera dhe opozita nuk i njeh paskendaj sic thua ti?

Kjo eshte propoganda e FAKE medijave

Çfare do prisnit nga Gabrieli dhe ambasadorja i tij? Ai është një … si Rama !

Basha e priste presionin dhe luften qe do ushtrohej nga e majta europiane kur ju bashkua aksionit te presidentit Trump ne fushaten per diskretitimin dhe demaskimin e veprimtarise se spekulantit Soros ne Ballkan.
Shumë qytetare, demokratë ne veçanti janë te revoltuar me deklarata pro qeveritare të ministrit te jashtëm të Gjermanisë Sigmar Hartmut Gabriel dhe ambasadores ne shqiperi. Një pjese nuk kane faj , pasi media e kontrolluar nga Rama parqet atë si njeri te ,kancelares Merkel por ne fakt nuk është kështu ,Gabriel është një politika i Partisë Socialiste Gjermane (SPD) madje i ekstremit te majtë të saje. Ai është ministër i Jashtëm si pjese e koalicionit qeveritar CDU- SPD por ideologjikisht ai nyk ka asnjë lidhje me te djathtët, kristian-demokratët e Mekelit apo popullorët evropiane aleatë të PD-se dhe te djathtës shqiptare. Qëndrimi i tij ne mbështetjet Ramës është tërësisht ideologjik . Ne se ai do te fliste si Ministër i Jashtëm, i Gjermanisë dhe jo si politikan socialist nuk duhet te ishte deklaruar publikisht pa takuar edhe kreun e opozitës z. Basha .
Nuk mund te ndodhe ndryshe . Sigmar Hartmut Gabriel është një majte, një socialist , një internacionalist e ndoshta edhe nje komunist si Edi Rama .

qa te thote mo i ziu njeri, me ashiqare se kaq, vetem me kamikaze si luli merren zgjedhjet aforfe…
Basha largohet nga ringu i friksum

Luli, Luli …dil nga Cadra…:joy_cat:

Kapo, nje popull qe se kupton lirine, nuk e meriton ate. Edi Rama eshte kryeministri i duhur per ate vend, sipas kokes dhe festen. Nuk eshte e habitshme qe nje pjese vazhdojne te blihen ne te drejten e tyre per liri nga varferia, pa folur per te indoktrinuarit qe jo vetem votojne me vetedije, por perpiqen te na mbushin dhe ne mendjen. Une nuk do votoja kurre per Ramen, por do isha i lumtur nese ai sundonte, mbi ata qe pranuan ta kene mbi koke, ne nje menyre apo tjetren. Trishtim per njerezit e drejte por ky eshte realiteti.

1 Like

jo mor jo. nuk diskutohet qe kjo eshte qeveri hashashi dhe qe zgjedhjet mund te jene fasade.
ketu diskutohet cila eshte menyra me e mire per ta luftuar kete qeveri hashashi dhe keto zgjedhje fasade.

Propozimi i Bashës: Sistemi zgjedhor, 100 deputetë dhe mazhoritar i pastër

“Kjo është Republika e Re që në projektin e saj kryesor ka transferimin e pushtetit nga partitë te qytetarët. Sot partitë vendosin kush ju përfaqëson, prandaj ato nuk ju përfaqësojnë se besnikëria e deputetit nuk është ndaj qytetarëve, por ndaj deputetit të partisë. Ky është një gabim i përbashkët, ku PD ka përgjegjësinë e saj për ndryshimet kushtetuese të vitit 2008. Në Republikën e Re ku nuk ka 140 deputetë, nga të cilëve 120 nuk u dëgjohet zëri për asnjë ditë në 4 vjet.

Në Republikën e Re ku do të mjaftonin 100 deputetë, çdo deputet do të ketë zonën e tij elektorale, qytetarët për t’u përgjigjur vetëm para tyre. Harroje zonën, harroji qytetarët dhe e shikon ç’të punojnë qytetarët me votë.

Ky është mekanizmi që siguron lidhjen e vetme me demokracinë. Deputeti do ta ketë fatin të lidhur vetëm me qytetarët. Kështu do të shmangim këtë skenar të zymtë, ku kemi një parlament fasadë”.

Me fal ti ku banon o Makso? Une banoj ne Shqiperi dhe dua qe edhe femijet e mi te banojne ketu, e prandaj perkrah kete qeveri se eshte pro reformes ne drejtesi dhe pro bashkimit ne BE.

1 Like

Mire Aleko.

Po ti na ke care k… cdo koment kunder Ilir Metes.
Tani qe Iliri u be president po e duartroket se ashtu tha shefi.
Nuk behet Shqiperia me komunista si puna jote.
Cfare lesh Europe kerkon Edi kur ka penguar me muaj dhe me shpirt integrimin e Shqiperise,sa ishte ne opozite.
Tani qe eshte ne pozite ska bere asnje hap konkret qe te afrohet me BE-ne.
Ta mbani me shendet mbretin Rama!

po ç’rëndësi ka do i njohë apo jo gjermania,kur i njeh populli?? rama do i fitojë këto zgjedhje vetëm si zhdukës i çetës serbe! problemi im është se boshllëkun nga falimentimi i çetës do ta frutëzojnë ca partira gjysëm sorrosiste! le të shresojmë që vdekja e pd-së do të sjellë lindjen e të djathtës shqiptare.

Kush do ta beje te djathen ne Shqiperi?
Ata qe kane mbetur atje jane ne shumice dermuese komuniste fanatike nostalgjike te Hoxhes.
Mjaft te shikosh sondazhin e OSBE per nostalgjine e shqiptareve te mbetur ne mememedhe per Enver Hoxhen dhe kjo shprese jote per lindjen e te djathes nacionaliste ne Shqiperi bie poshte.
70% e shqiptareve mendojne se nacionalistet jane Balli Kombetar dhe Legaliteti qe vetem hane pula…se ashtu jane edukuar nga filmat e Hoxhes qe jepen 24/7 ne kanalet shqiptare.

1 Like

jo,nuk do lindë as nga balli dhe as nga legaliteti! do të lindë nga shqiptarët e pampleksuar, me dinjitet vetjak e kombëtar! do të lindë nga shqiptarët ,që për momentin janë pak në shqipëri.

3 Likes